Close

Rezultati i Sondazhit: I paguani mjeket

Votues
30. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • I paguaj ne shenje respekti

    15 50.00%
  • I paguaj i detyruar sepse i kerkojne vete

    12 40.00%
  • Jo nuk i paguaj

    3 10.00%
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 32
  1. #-19
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,883

    I paguani Mjeket Shqiptare?

    Njerez jemi edhe semuremi, detyrimisht na takon te shkojme edhe spitaleve apo ambulancave. Por desha te pyes dhe te shtroj kete tematike problematike: A' i paguajne qytetaret shqiptare mjeket e vendit te tyre. Dhe nese e kryejne kete veprim e bejne nga respekti, te detyruar, apo ndryshe nuk i ofrohet ndihma.
    Mjeket shqiptare perfliten shume prandaj thashe te diskutojme njehere sebashku ketu.
    Pres komentet tuaja.


    Dito.

  2. #-18
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar mė parė nga Dito
    Njerez jemi edhe semuremi, detyrimisht na takon te shkojme edhe spitaleve apo ambulancave. Por desha te pyes dhe te shtroj kete tematike problematike: A' i paguajne qytetaret shqiptare mjeket e vendit te tyre. Dhe nese e kryejne kete veprim e bejne nga respekti, te detyruar, apo ndryshe nuk i ofrohet ndihma.
    Mjeket shqiptare perfliten shume prandaj thashe te diskutojme njehere sebashku ketu.
    Pres komentet tuaja.


    Dito.
    Perfliten shume eshte e vertete.
    Jam ndodhur ne nje vdekje...dhe sigurisht filluan te gjithe te flisnin per shendetin e per semundjet.Keshtu ndodh gjithmone
    Ne mes te bisedes hidhet nje tip qe nuk e njihja, nuk ja kisha pare bile as fytyren ne ate qytet dhe filloi te fliste per nje mjek se si i kishte kerkuar para qe t'i shtronte ne spital te jemen etj etj. Per ironi te faktit ai mjeku ishte aty ne te njejten dhome, po kur thone po fole pa menduar edhe turperohesh. ne fakt mjeku nuk i tha as edhe nje fjale po u hodh dikush tjeter dhe ja plasi troc. se mjeku qe ai po tregonte ndodhej para syve te tij. E kuptoni se cfare situate u krijua, nuk e mbanum dot te qeshuren dhe ne keto raste sa me shume te perpiqesh aq me shume te qeshet.


    A marrin leke mjeket nga populli, sigurisht qe marrin...
    a eshte gabim, sigurisht qe eshte.

    Po a nuk me thoni... nje mjek qe te vazhdoje te ruaje nivelin e mire duhet te ndjeke njohurite shkencore bashkekohore, seminar, konferenca, etj neper vende te ndryshme te botes, keshtu bejne edhe te tjeret. Pastaj mjeku ka edhe shpenzime te tjera. A e dini ju sa kushtojne librat e mjeksise? Disa qindra dollare nje liber. vetem nje stetoskop Litman i mire kushton 200 dollare, kjo nuk eshte loder, por vegel pune dhe mjeku duuhet ta blere vete. nuk po flas per rroba se ka gabi sa te duash kostume dhe kravata.
    vetem shpenzimet per te ruajtur nuivelin shkencor jane shume me te larta se rroga e mjekut.
    Pastaj mjeku ka familje, por me kete pjese nuk po zgjatem se eshte e perbashket me te tjerat familje.

    Nuk dua ta vazhdoj me tej mendimin tim se do filloj te bej gabime...
    DP
    sereno

  3. #-17
    "Kostove" qe ka shkruar dp17ego do i shtoja edhe vite te tera studimi per te mbaruar shkollen dhe specializimin. Kjo eshte nje nga arsyet qe ky profesion duhet te jete nje nga me te paguarit. Por te vjen keq kur degjon raste te mjekeve shqiptar, qe harrojne ate betim qe kane bere kur kane zgjedhur profesionin, dhe per hir te lekut nuk marrin parasysh asgje tjeter. Ka ardhur koha qe shteti duhet te nderhyje per te vendosur nje sistem per sigurimet mjekesore, ku mjeku te marr ''shperblimin'' per punen qe ben dhe pacientet pavarsisht nga situata financiare te marrin ndihmen e nevojshme mjekesore.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #-16
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,320
    Disa here me ka rene rasti te ndodhem neper ambiente ku shqiptaret diskutojne rreth ketij fenomemi, qe vlen per tu thene qe eshte teper i permendur ne Shqiperi dhe te them te drejten ne shume raste pajtohem me njerezit tek i degjoj te shprehen per hallet e tyre, qofte edhe duke kaluar ne vulgaritet! Kuptohet qe, gjendja financiare e shumices se shqiptareve le shume per te deshiruar, gjithashtu edhe fakti qe sherbimi mjeksor ne Shqiperi edhe falas te ben te pajtohesh me rrudhat qe shikon ne fytyrat e disa, si rrjedhoje e pakenaqesise nga vizita mjekesore! Ketu nuk po permend ato te zakonshmit e pijetoreve qe e kane gojen e zemren me aromatike sesa vrima e jashteqitjes, por po flas per hallexhinjte e thjeshte dhe te ndershem te cilet nuk i kane kushtet per te perballuar kerkesat e majme te mjekeve te sotem...

    Por, perpara se te gjykojme mjeket dhe sidomos kete fenomen prezent, duhet te mos harrojme qe nje individ ndryshon nga tjetri dhe nuk mund ti fusim te gjithe ne nje thes. Gjithashtu edhe situata ndryshon nga situata. Ky titulli i temes, punen e ben (dmth mua me beri te klikoj ) packa se do kisha pershtypjen se mund te shtrohej disi ndryshe, ne menyre qe edhe diskutimi te behej konstruktiv...

    Mjeket shqiptare marrin para, por haram, haram e perseris, atij qe merr para nga nje hallexhi, ose qe kerkon para vete, dmth jo te dhena me zemer e kenaqesi nga pacienti! Tani te analizojme pak mjekun dhe pastaj te dalim me tej...

    Mjeku, si profesion, eshte nje shkalle me lart se cdo profesion qe mund te keni njohur deri me sot! Mjeku eshte ai, qe duke mos qene Zot, arrin prape se prape te plotesoje lutjet e njeriut, te pakten ne 75% te rasteve. Mjeku eshte ai, te cilit vec kur t'ja kesh nevojen, ja kupton vleren (mos ju rafte per t'shku) ...Te behesh mjek i mirefillte duhen nja 9 vjet studim intensiv universitar dhe me pas nje jete e tere neper libra per tu perfeksionuar. Cdo mjek ka dicka teper humane brenda tij, ndjesi kjo, qe ne kohen kur cdo student zgjedh nje dege shkollimi per ti sherbyer shoqerise ku jeten, studenti yne, i shtyre nga deshira te beje mire, te sheroje njerez e te mbaje jeten gjalle, zgjedh profesionin me te veshtire e me me shume pergjegjesi ne jete...te behet mjek!

    I rritur ne nje familje me nje mjek, who happens to be my dad, kam arritur ta njoh mjekun nga afer, ta njoh mire! Te kuptoj sa i rendesishem eshte ai per njerezit ne momente nevoje. Te ndjej dhimbjen qe provon mjeku ne raste kur pacienti eshte ne gjendje teper kritike ose shkelqimin ne syte e tij, kur nje jete ishte shpetuar nga kthetrat e vdekjes! Kam njohur njerez prej lloj lloj karakteresh, te cilet para mjekut behen te gjithe njelloj, tek e shohin si shpetimtar, si te shenjte!

    Bukuri...

    Ti analizojme mjeket ne pergjithesi tani dhe ti hedhim nje sy perciptas faktoreve qe sjellin ne kete fenomen, i cili e shnderron mjekun nga ai humani qe pershkrova ne nje gerrmues e rrjepes xhepash dynjaje! E para se te dalim atje, duhet te permendim ambientin dhe kushtet ne te cilet mjeket ushtrojne ate detyre...

    Mjeket shqiptare (si dhe mesuesit) fatkeqesisht, fatkeqesisht dhe turp...kane rrogat me skandaloze! Vallai ja vlen per tu permendur fakti qe,babai im ka nje jete ne mjekesi dhe per dy vjet del ne pension, ndersa une jam nje cope emigranti qe punon cdo lloj pune pa asnje shkollim apo profesion dhe kur vjen puna tek krahasimi i fitimit mujor...rroga ime mujore eshte te pakten 25 here me e larte se e tij! Kjo eshte pak e veshtire per tu kaperdire, pamvaresisht nga ndryshimi i shteteve ku jetojme, duke llogaritur qe Shqiperia eshte nje shtet europian! Gjithashtu, paradoksi dhe llumi qe ka zabtuar Shqiperine vitet e fundit, ku nje langaraq vishet e jeton si kont, ku nje kriminel e nje hajdut nuk lejne shtet pa bredhur gjate pushimeve verore e dimrore, ku qeverine e cdo instuticion e ka zabtuar inkompetenca e rryshfetet pas skenave dhe katnari qe nuk di abetaren ka hapur lokale e eshte majmur nga mireqenia...e ben nje mjek te ndjehet nje morr koke dhe (jo se po mbroj parane e kerkuar, e thashe edhe me lart - haram) kjo eshte ajo qe ben mjekun te pranoje parane e dhuruar jo ketu e jo aty!

    Fakt: Spitalet shqiptare nuk kane ilace mjaftueshem ose ato perkatese! Spitaleve shqiptare u mungon higjena e duhur, e cila vjen si rrjedhoje e sanitareve te punesuar ne saje miqesirash e inkompetent per punen! Sallave te operacionit u mungojne mjetet e duhura, per te mos permendur rastet kur fiken edhe dritat (skandal). Dhomat per pacientet kane kushte primitive. Shumica e mjekeve te rinj, jane femijet e filani fistekut ose mjeshterit e parase (iku koha e mjekeve qe nxirrte Dulla)! Te blesh nje liber ne menyre qe njohuria te rifreskohet (sic permendi dhe antari me lart) dhe te jesh ne kontakt me avancimet e mjekesise, nuk eshte e lehte, pamvaresisht nga cmimi, sepse mungojne librat cilesore (perkthyer ne shqip) ...me pak fjale kushtet jane mizerabel!Te bleje nje valixhe (te porositur ne New York), te pajisur me shumicen e veglave te nevojshme per operacion, nje lluks i domosdoshem per nje mjek, te kushton sa qimet e kokes!

    Nejse, u zgjata pa pasur nevoje. E di qe ka lloj lloj mjeku. Une fola disi ne pergjithesi dhe sidomos per ate qe njoh une, qe i puth doren qe me dha shtyten ne jete e mendjen qe me dhuroi, packa se emrin nuk ja nderova sic meriton, por ama jam i sigurte qe ka edhe lloj lloj karakteri andej verdalle...

    Mos harroni edhe rendesine e vleren e mjekut (kur te beheni per te do e kuptoni), as sistemin e dobet qe permendi edhe Shigjeta me lart, por mos harroni edhe huqet vari hejbet te disa shqiptareve, qe ketej te dhurojne para me shpirt gjasme e nga ana tjeter, pasi e kane bere qimen tra...pergojojne mes pazarit si lahpera!

    Pershendetje dhe pergjigja ime eshte...po, i kam dhene para mjekut (ne nje rastin e shokut tim ne Vlore) dhe ja kam dhene me qejf...i qofshin hallall, sepse nese qejfi nuk blihet me para, shendetin e jeten nuk ka gje qe e blen!

  5. #-15
    e embel
    Anėtarėsuar
    12-10-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    173
    Degjo qe ne sjetojme dot pa mjekesi kete e dime te gjithe dhe ska asgje te re por qe mjeket tane nuk i meritojne leket dhe kjo eshte e ditur tashme.
    mua me ka ndodhur vete ne nje operacion ku mjekun e pyeta "sa ???" dhe pa ju dredhur qerpiku me tha"une mund te them shifra maramendese......keshtu qe me mire me jep sa te duash""
    kjo nuk eshte pergjigje e nje mjeku fisnik, te urte e te zote.
    nqs duan specializime kjo nuk eshte ceshtja ime kjo eshte e shtetit shqiptar i cili ka marr fund.
    as infermjerja ste hedh syte po si fute minimalisht nje 5mije lekesh per nje gjilpere po ajo do beje specializime??apo do lexoj libra???
    e dime te gjithe realitetin e shemtuar shqiptar. para disa kohesh flisja ndryshe por kur u gjenda vete ne spital e u perballa me doktore "te zote " qe zhduken kur i do dhe me infermjere neperka me vjen keq po nuk gjej asnje justifikim per ta.
    tani jam nje moment qe i urrej bluzat e bardha dhe jo ti shoh si te shenjte, em duken nje tufe te paaftesh qe shohin nga duart pacientet dhe qe sjua ndjen fare kur ju ngelesh ne dore. thjesht ngrene duar lart dhe thone "beme te pamunduren"
    kam degjuar nje shprehje " mafia me e madhe e shqiptareve jane bluzat e bardha"
    keshtu qe me keqardhje them qe kam dhene leke sepse perndryshe sdonte tj adinte njeri per mua.
    urimi im eshte qe mos ju cofte fati asnjehere atje ne spital!!
    tung

  6. #-14
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Nuk do te doja te hyja prape ne kete teme, per shume arsye.
    Megjithate me shtyn nje ndjenje qe me mundon, megjithse e di qe sado qe te flas nuk do te mundem te them gjithshka, dhe nuk do te mundem ta them ashtu si duhet.
    Shkurt dua te sqaroj qe tek mjeku bashkohen fuqishem dy elemente kontradiktore te jetes: mjeku(profesioni) dhe njeriu(familjari, prindi, bashkeshorti)
    Per te analizuar sjeljen e mjekut duket te shqyrtoni vec e vec seicilen nga keto pamje.
    Njera e zakonshme qe e vendos kete njeri para te gjitha veshtiresive te tranzicionit, e ul deri ne llum dhe tjetra ajo e profesionit qe e ngre lart lart. Por atje lart duhen krahe shume te fuqishem qe te qendrosh, duhet karakter. Sa e veshtire eshte... kur sheh qe nuk ke mjaft lek per te studjuar femijen tend; kur sheh qe dikush qe nuk i ka dhene asgje shoqerise, ka rrembyer miljona dhe femijet e tij studjojne ne universitetet me te mire te botes.
    Bastardim i turpshem..ja c'fare eshte ky tranzicion qe po kalojme.
    Ty te vjedh cdo fshatar ne treg...cdo gjykates (jam privat te thote dhe te merr per nje firme 1000 lek te reja sigurisht), te rrjep cdo mekanik i makinave.1000$ per nje maskarino makine, vetem per disqet e bukura dhe kur vjen puna tek operacioni.....mjeku eshte ai qe ju ngelet ne mendje.
    Mjeku meriton te marre aq rrooge sa te mos ketenevoje te pranoje leket e pacienteve, ky eshte mendimi im.DP
    sereno

  7. #-13
    Nuk eshte aspak gabim qe mjeku te vleresohet. Eshte tradita komuniste e shqiptarit qe ta kete dhe shendetin "falas". Kur nje njeriu nuk i vjen keq te paguaje mijera per nje makine, masazh, pushime ne Llogara... e me the e te thashe, pse i ardhka keq te paguaje per shendetin????
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  8. #-12
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,722
    Clidhje ka tradita komuniste me shendetin falas.Pak shtete te tjera te ofrojne te njejten gje?

    Me te shumtat jane thene,profesioni i mjekut ne Shqiperi nuk vleresohet nga ana ekonomike sa duhet,shto ketu edhe rrogat e mjera dhe te turpshme qe marrin infermieret.Nje profesion super i paguar ne Perendim.

    Kur jetoja ne Athine pas nje aksidenti me motorr,per te operuar doren doktori me kerkoi hapur(njerzve te mi) nje shume te caktuar,te cilen e pagova.
    Po njerez qe vertet munt te mos kene gjendjen ekonomike,te paguajne kurimin e nje semundje?
    Shpresoj ne raste te tilla te tregojne humanizmin e profesionit per te mos e shendrruarr ne leter higjenike Betimin e Hipokratit................
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  9. #-11
    Citim Postuar mė parė nga kolombi
    Clidhje ka tradita komuniste me shendetin falas.Pak shtete te tjera te ofrojne te njejten gje?

    Me te shumtat jane thene,profesioni i mjekut ne Shqiperi nuk vleresohet nga ana ekonomike sa duhet,shto ketu edhe rrogat e mjera dhe te turpshme qe marrin infermieret.Nje profesion super i paguar ne Perendim.

    Kur jetoja ne Athine pas nje aksidenti me motorr,per te operuar doren doktori me kerkoi hapur(njerzve te mi) nje shume te caktuar,te cilen e pagova.
    Po njerez qe vertet munt te mos kene gjendjen ekonomike,te paguajne kurimin e nje semundje?
    Shpresoj ne raste te tilla te tregojne humanizmin e profesionit per te mos e shendrruarr ne leter higjenike Betimin e Hipokratit................
    Arsyeja pse permenda traditen komuniste eshte shume e thjeshte. Si shqiptare ne jemi stervitur te mendojme se shendeti eshte falas. Ne asnje vend te botes njerezit nuk cuditen se duhet te paguajne mjekun, perkunderazi jane te ndergjegjshem qe kur shkojne ne spital duhet te fusin doren ne xhep, jane te ndergjegjshem se nuk ka asgje me te shtrenjte se shendeti, jane te ndergjegjshem se shendeti eshte falas persa kohe eshte i mire.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  10. #-10
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,754
    SKANDALI, MJEKET DIAGNOZA "TE RREME", PER PERFITIME PERSONALE

    ISKSH, i kerkon Ministrise se Shendetesise ngritjen e nje grupi ekspertesh per te verifikuar diagnozat .Kontrolle ne te gjithe vendin per mjeket qe ndryshojne diagnozat e te semureve, me qellim qe te japin barna te caktuara me rimbursim.

    Ne poliklinikat e Tiranes rezultojne qindra diagnoza te ndryshuara vetem gjate muajit maj, kryesisht nga ana e mjekeve specialiste kardiologe. Ne kompleksin e diagnozave kardiologjike te periudhes se kaluar nuk eshte evidentuar nderlikimi i insuficiences kardiake ne shume te semure qe vuajne nga tensioni i larte i gjakut.

    Vihet re se ky evidentim eshte bere gjate fundit te prillit dhe muajit maj, periudhe ne te cilen jane vendosur percaktime ne listen e barnave te rimbursueshme per disa medikamente si Valsartan, Olmesartarn, Lercanil etj.


    Manjola Zeka
    Ka plasur "sheshit" skandali ne mjekesine shqiptare. Per te mbushur sa me shume xhepat e tyre dhe per te zhvatur pacientet, mjeket shqiptare po bejne lloj lloj marifetesh. Sipas zedheneses se shtypit te ISKSH se, Etiola Kola, ky institucion ka nisur kontrolle ne te gjithe vendin per mjeket qe ndryshojne diagnozat e te semureve, me qellim qe te japin disa barna te caktuara me rimbursim, te cilat aktualisht jane percaktuar per nje kategori te semundjesh, bazuar ne logjiken mjekesore.

    "Me konkretisht, kemi sinjalizme sidomos ne Tirane, (dhe per kete arsye po kryhet nje kontroll i rrepte) se mjeket ndryshojne ne menyre te pargumentuar diagnozen per te perfituar psh. diovanin edhe personat qe nuk kane realisht nevoje per te. Diovani eshte i percaktuar per personat qe kane insuficence kardiake kronike, ndersa per pacientet me hypertension, mjeku ka te drejte te gjykoje dhenien e barnave te tjera te grupit qe nuk e kane kete percaktim, duke respektuar kriteret e protokolleve perkatese te perdorimit" pohon Kola.

    Sipas nje kontrolli te ISKSH se, ne poliklinikat e Tiranes rezultojne qindra diagnoza te ndryshuara vetem gjate muajit maj, kryesisht nga ana e mjekeve specialiste kardiologe. Keshtu, ne kompleksin e diagnozave kardiologjike te periudhes se kaluar nuk eshte evidentuar nderlikimi i insuficiences kardiake ne shume te semure qe vuajne nga tensioni i larte i gjakut.

    Vihet re se ky evidentim eshte bere gjate fundit te prillit dhe muajit maj, periudhe ne te cilen jane vendosur percaktime ne listen e barnave te rimbursueshme per disa medikamente si Valsartan, Olmesartarn, Lercanil etj. Nga kontrolli rezulton se ndryshimi i diagnozave eshte bere pa argumenta te mjaftueshem.

    "Interesimi" per pacientet, ndryshojne diagnozat
    Vihet re gjithashtu, kalimi i menjehershem nga stadi i dyte i semundjes se hypertensionit ne stadin e trete ne menyre qe te jepet bari lercanidipin, i cili eshte i percaktuar te jepet vetem per kete stad. Edhe ne keto raste ndryshimet e diagnozes nuk justifikohen me dokumentimin perkates.

    Mjeket, "te interesuar" per pacientin, ndryshojne diagnozat ne menyre qe te jepen vetem disa medikamente te caktuara, te nisur nga interesa qe lidhen me firmat farmaceutike, duke shkelur mbi profesionalizmin mjekesor dhe njeheresh, duke renduar ne kete menyre, buxhetin e shtetit. Nen drejtori i ISKSH se Arben Runa eshte shprehur se te ndryshosh diagnozen pa patur ne kartele dokumentat e barazvlefshem qe e vertetojne nje gje te tille, eshte e patolerueshme, pasi diagnoza nuk eshte dicka qe shitet e blihet sipas vleres se tregut.

    ISKSH ja do te nderhyje per te shmangur keto abuzime duke penalizuar mjeket, ne rast se keto shkelje hasen tek mjeket e familjes. Masat qe do te merren nisin nga gjobat, zhdemtim demi e deri ne paralajmerim e me pas prishje kontrate me mjekun.

    "Ndersa per mjeket specialiste, te cilet nuk kane kontrate me ISKSH ne dhe ku fenomeni eshte me i shprehur, kemi kerkuar nderhyrjen e ministrise se shendetesise per ngritjen e nje grupi ekspertesh me mjeke te QSUT se per te verifikuar diagnozat, ne menyre qe mjeket te mos abuzojne me parate e taksapaguesve shqiptare qe shkojne per barna te rimbursueshme, duke i kanalizuar sipas interesave te ngushta e te dyshimta.

    Ne fund te procesit te verifikimit, i takon ministrise se shendetesise dhe institucionit te Urdhri i Mjekut, te marin masat perkatese penalizuese per te gjitha "diagnozat e rreme" dhe mjeket pergjegjes" shtoi Runa.



    ==============================

    Pra s'besoj se ka shume nevoje per fjale apo komente te tjera pas kesaj qe po postoj

    Sigurisht qe mjeket shqiptare jane korrupsion i gjalle..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  11. #-9
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Mosha
    36
    Postime
    4,063
    po............................!!!!

  12. #-8
    Citim Postuar mė parė nga zemrushja
    Sigurisht qe mjeket shqiptare jane korrupsion i gjalle..
    sa mire e ke gjetur zemerushe, sa mijera paciente kalojne neper duart e mjekeve shqiptare??? Sa ndihmohen keta mjeke nga ligji, nga shteti, nga teknologjia???
    Per aneksa dhe per llogje eshte shume kollaj.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  13. #-7
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    [QUOTE]
    Citim Postuar mė parė nga Zemrushja
    SKANDALI, MJEKET DIAGNOZA "TE RREME", PER PERFITIME PERSONALE
    E lexova me vemendje kete postim...
    Problemi i mjeksise shqiptare eshte me i komplikuar.
    Instituti i Sigurimeve Shendetsore, ne bashkepunim me Ministrine e Shendetsise kane perpiluar nje liste me medikamente qe jane te rimbursueshme. Ne kete liste jane medikamentet me te lira dhe te tilla te kane efekte shume te cunguara. Psh Nuk rimbursohet asnje cefaleksine e serise se dyte dhe as ato te serise se trete.
    Do mundohem te sqaroj me gjate:
    Ampicillina dhe amoksicillina jane penicillina gjysemsintetike. Efekti i tyre eshte i ulet, rreth 60%, pjesa tjeter e mikrobeve jane rezistente. Per te bere keto medikamente me te efekshme u shtohet acid clavulanik ose nje kripe e tij(clavulanat potasiumi) qe ja rrit efektin shume(nuk po hyj ne shpjegime shkencore).Ilaci i ri quhet augmentin, dhe nuk eshte i rimbursuar per nje semundje te pakomplikuar. Si ju duket kjo?
    Nje mjek qe e di se si duhet mjekuar nje "mesues" i semure me tonsillitis nuk e mjekon dot se ai nuk ka para qe te blere mjekimet....Tani fillon hilja...Shume here mjeket shtojne nje semundje shoqeruese si Bronchitis(i cili edhe mund te jete prezent por nuk eshte i evidentuar mire klinikisht-tonsilliti kurre nuk vjen i paster, pure. Dhe kjo vetem qe te mundin te ndihmojne ate te semure qe nuk merr dot ilacet.
    Por kjo gje boshatis arken e institutit dhe sigurisht ai do te reagoje duke aktivizuar levat qeverritare shtypin, pregatit opinione qe mjeket vjedhin, etj, etj. E njejta gje ndodh edhe me medikamentet e zemres. Kete loje e kam bere edhe vete kur kam pare shenja te lehta komplikacioni te semundjes fillestare, vetem per te ndihmuar ata qe nuk blejne dot ato ilace te paefektshme qe ka lista e institutit.
    KJo do te zgjidhet vetem kur ISSh te rimbursoje te gjitha ilacet.
    Kane atje ne institute ca mjeke te deshtuar, qe ju japin rroga te majme te pavarura nga Ministria e Shendetsise qe dine vetem te hakmerren karshi shokeve te tyre ne baze. Jo vetem kaq, por Instituti vepron si gjysem privat dhe ne bordin e tuj ka edhe ministrin e shendetsise dhe i jep edhe atij nje rroge te mire qe te haje brenda llojit.
    Mos lexoni vetem gazetat por pyesni mjeket si jane punet ne shendetsi
    DP
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dp17ego : 10-08-2006 mė 15:10
    sereno

  14. #-6
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,754
    Per kete ka faj shteti..!!!

    Sigurisht qe aparaturat ne shqipri jane shume poshte.. dhe te ralla jane ato vende qe mund te jene te pajisura me aparatura speciale si psh cmund te gjenden ne Tirane.. Por mos harro.. Detyra e mjekut ne kete bote eshte te sherroje jo te semure njerezit.. dhe per me teper.. kur ska aparaturat e mjaftueshme ti dergoje pacientet ne Tirane.. Ne shqipri me sa kam pa une nuk ka bashkepunim mes mjekeve.. nuk ka bashkepunim si ne kohen e xhaxhit.. Pse ne kohen e xhaxhit kishte gje aparatura e?? ncncncnc dhe prape sheroheshin pacientet qind here me mire se tani.. qe gjasme ka ca kushte me te mira.. Puna eshte se tani ka filluar ambicia e lekut.. kush jep lek me shume.. shpeton kush jo.. mudnet dhe te kaloje me ca aspirina ne raste dhibmjesh :P ne kuptimin figurativ.. Po shteti ca ben?? Pse nuk i ndihmon?? Gjith ato ndihma qe kane ardh per mjekesine ku jane?? Apo ato i harrojme te gjithe ne..

    Nejse.. te flasesh per kete teme do dite e nate..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  15. #-5
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Mosha
    36
    Postime
    4,063
    OPo kam thene & po e them prap as mjekesi nuk kemi as ushtrri skemi zoti per qeverine ,Qeveria per Popullin , Populli per Mjeket .

  16. #-4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Po populli per mjeket sepse mjeket jan per popullin e di apo jo Qe ta dish te them

  17. #-3
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar mė parė nga BaLLaKumi
    OPo kam thene & po e them prap as mjekesi nuk kemi as ushtrri skemi zoti per qeverine ,Qeveria per Popullin , Populli per Mjeket .
    Jo nuk eshte ashtu...Me lejoni ta shtjelloj pak me qarte ate qe dua te them.
    -Niveli i mjeksise shqiptare eshte mjaft i mire, por mjeksia moderne kerkon shume investime. Ne jemi njerez me nivel intelektual te mire dhe s'ka pse te mos kemi mjeke te mire. Problemi yne eshte tek sistemi jo i pershtatshem i organizimit te shendetsise dhe shperndarja jo e mire e te ardhurave.Nuk mund te zhvillohet ne nivele shkencore europjane vetem mjeksia jone. Ajo shkon perpara bashke me ekonomine, por jo vetem me ate. Ajo shkon perpara bashke me njeriun tone, me ate njeri qe vodhi dhe shkaterroi 2200 qendra shendetsore me 1997.
    -Nuk e shihni sa e veshtire eshte per te hyre ne Fakultetin e Mjeksise? Ata nxensa qe shkojne atje jane me nivel shume te mire intelektual. Kjo vertetohet edhe nga fakti qe jane po keta mjeke te dale nga Tirana qe kane perballuar nivelet me te larta te provimeve ne USA dhe sot punojne si mjeke po ne USA.
    -Marredhenjet mjek-shtet jane ndertuar fare te njeanshme. Shteti pra, vendos rregulla si te doje per te detyruar mjeket qe te punojne per ate. Nga ana tjeter ne menyre te vetvetishme, pa pasur nevoje qe te analizojne situatat mjeket vjedhin nga shteti(populli) ato te ardhura qe duhej t'i mirrnin ne menyre te ligjshme. Rregullimi i rrogave te mjekeve eshte nje gje fare e lehte per shtetin, mjafton qe ai te mbledhe taksat ne rregull.Mjafton cdoganimi i 10 kamjoneve(mauneve) me cigare per te dyfishuar rrogat e te gjithe mjekeve shteterore.
    Sa duhet te jete rroga e mjekut. Une mendoj aq sa e nje dyqani te mesem. Keshtu e kane edhe vendet fqinje. Dentistet marrin me pak se mjeket ne Greqi, France, Angli... USA. Ne Shqiperi nje farmacist(ne fakt ai eshte nje shites i thjeshte qe njeh medikamentet(nivel kolegji-undergraduate ne USA), pra nje farmacist merr 10 here me shume se mjeku edhe 20 here nganjehere(po flas me here, me kuptoni? Pse? Sepse shteti nuk eshte i afte qe te ballancoje pagat. Sepse shteti nuk taton nje dyqan qe shet embelsira dhe nxjerr fitim 3 here me shume se mjeku. Pse? Pse pra shteti e le nje dyqanxhi qe te fitoje aq shume dhe keshtu krijon kontradikta te tilla midis niveleve te ndryshme te popullit qe sjellin ato pasoja qe dime?
    -A jane mjeket njerez te mire. Po Hipokrati me betimin e tij?
    Po jane, per mua jane njerzit me te mire ne bote. Edhe kur nuk jane lindur te mire ata duke qene ne lufte te paprere me te keqen permiresohen, behen cdo dite me te mire. Nuk uroj te kini nevoje per mjek...ata qe kane pasur e dine. Mjeku punon punen e tij profesionale si gjithe te tjeret dhe prape kur shkon ne shtepi apo kudo qofte vazhdon te mendoje per ato qe ka bere gjate dites, panderprere, me vetmohim, pa u mburrur, ja ashtu perhumbet ne mes te bisedes me miqte e tij dhe mendon perseri ndonje rast te rende qe ka lene ne spital. Dhe kur te gjithe kthehen ne familje s'eshte cudi qe ai shkon dhe e sheh ate te semure prape. Vetem ai qe eshte mjek i di keto. Ju mund ti lexoni, edhe t'i kuptoni edhe te thoni qe paskam te drejte, por kurre nuk do t'i ndjeni me te vertete...kurre. Duhet te ndjesh kenaqesine e fitores mbi vdekjen dhe humbjen para saj per te ndjere se ku eshte fusha e punes se mjekur.
    Fushbeteja e mjekut nuk eshte as ne spital, as ne klinike, por ne nje nivel midis jetes dhe vdekjes, ku vetem mjeku mund te shkoje. Asnje profesion nuk kerkon perqendrim, fokusim, devocion aq te madh sa mjeku.

    Kush flet si keta me siper nuk ka per te kuptuar kurre ato qe them une.

    NUk kini pare ju miq te dashur si djersin ai kirurgu ne salle ne nje operacion qe shkon nganjehere edhe 4-5 ore, dridhet nga emocionet per te shpetuar nje jete edhe kirurgu me me eksperience. Dhe kur mbaron operacioni ai do disa kohe per te mbledhur veten....
    DP
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dp17ego : 10-08-2006 mė 19:03
    sereno

  18. #-2
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Mosha
    42
    Postime
    836
    Citim Postuar mė parė nga dp17ego
    ... Ne Shqiperi nje farmacist(ne fakt ai eshte nje shites i thjeshte qe njeh medikamentet(nivel kolegji-undergraduate ne USA), pra nje farmacist merr 10 here me shume se mjeku edhe 20 here nganjehere(po flas me here, me kuptoni?....
    1. Farmacisti me Pharmacy Technician (P.T) jane 2 gjera te ndryshme ne USA;PT behesh dhe me shkolle te mesme kurse per farmacist duhet te mbarosh universitet jo aq te forte sa mjekesia po aty afer. Eshte te pakten nje 3-4 vjecar tjeter pas kolegjit.

    2. Mos e nenvlefteso punen e farmacistit. Me dukesh djale i zgjuar dhe me pelqejne postimet e tua POR farmacisti nuk eshte thjesht nje shites. Shume "injorante" me fal per shprehjen merrnin ilacet ne farmaci dhe nuk i pinin sipas keshillave te farmacistit, po nuk e ndoqe kuren ne fund nuk te jep efekt. Ata semureshin prape, iu rikthehej semundja; rrjedhimisht dilte qe ilacet ishin "te skaduara". Keta tipa po ne Amerike i shikoj qe marrin ilacet dhe prape vazhdojne mos i pine sipas rekomandimeve te farmacistit dhe hedhin tezen qe marrin ilace te skaduara mqse ja u japin pa leka se kane (FREE CARE a MEDICARE) ; ilacet e mira i mbajne valla per ata qe paguajne parane.

    3. Per gjithe te tjerat sa ke shkruar me lart jam 100 % dakort. Puna e mjekut eshte nje pune qe nenvleftesohet dhe prandaj mjeku nga Shqiperia vjen ketu jep provime si ke thene ti dhe merr hakun e tij. Eshte me mire per nje mjek te punoje perkthyes ne Amerike e te marre 10-12 $ ne ore se ne Shqiperi te degjoje klithma si keto ne forum: "Mjeket jane kafshe, hajdute dhe kanibale". (keto gjera jane thene dhe ne tema te tjera). Une po te isha mjek ne Shqiperi me mire do kisha ardhur ne Amerike te punoja pastrues se te degjoja VRERIN e vazhdueshem te njerezve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Isomer937 : 15-08-2006 mė 10:04
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  19. #-1
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Mosha
    48
    Postime
    1,081
    Citim Postuar mė parė nga dp17ego
    Jo nuk eshte ashtu...Me lejoni ta shtjelloj pak me qarte ate qe dua te them.
    -Niveli i mjeksise shqiptare eshte mjaft i mire, por mjeksia moderne kerkon shume investime. Ne jemi njerez me nivel intelektual te mire dhe s'ka pse te mos kemi mjeke te mire. Problemi yne eshte tek sistemi jo i pershtatshem i organizimit te shendetsise dhe shperndarja jo e mire e te ardhurave.Nuk mund te zhvillohet ne nivele shkencore europjane vetem mjeksia jone. Ajo shkon perpara bashke me ekonomine, por jo vetem me ate. Ajo shkon perpara bashke me njeriun tone, me ate njeri qe vodhi dhe shkaterroi 2200 qendra shendetsore me 1997.
    -Nuk e shihni sa e veshtire eshte per te hyre ne Fakultetin e Mjeksise? Ata nxensa qe shkojne atje jane me nivel shume te mire intelektual. Kjo vertetohet edhe nga fakti qe jane po keta mjeke te dale nga Tirana qe kane perballuar nivelet me te larta te provimeve ne USA dhe sot punojne si mjeke po ne USA.
    -Marredhenjet mjek-shtet jane ndertuar fare te njeanshme. Shteti pra, vendos rregulla si te doje per te detyruar mjeket qe te punojne per ate. Nga ana tjeter ne menyre te vetvetishme, pa pasur nevoje qe te analizojne situatat mjeket vjedhin nga shteti(populli) ato te ardhura qe duhej t'i mirrnin ne menyre te ligjshme. Rregullimi i rrogave te mjekeve eshte nje gje fare e lehte per shtetin, mjafton qe ai te mbledhe taksat ne rregull.Mjafton cdoganimi i 10 kamjoneve(mauneve) me cigare per te dyfishuar rrogat e te gjithe mjekeve shteterore.
    Sa duhet te jete rroga e mjekut. Une mendoj aq sa e nje dyqani te mesem. Keshtu e kane edhe vendet fqinje. Dentistet marrin me pak se mjeket ne Greqi, France, Angli... USA. Ne Shqiperi nje farmacist(ne fakt ai eshte nje shites i thjeshte qe njeh medikamentet(nivel kolegji-undergraduate ne USA), pra nje farmacist merr 10 here me shume se mjeku edhe 20 here nganjehere(po flas me here, me kuptoni? Pse? Sepse shteti nuk eshte i afte qe te ballancoje pagat. Sepse shteti nuk taton nje dyqan qe shet embelsira dhe nxjerr fitim 3 here me shume se mjeku. Pse? Pse pra shteti e le nje dyqanxhi qe te fitoje aq shume dhe keshtu krijon kontradikta te tilla midis niveleve te ndryshme te popullit qe sjellin ato pasoja qe dime?
    -A jane mjeket njerez te mire. Po Hipokrati me betimin e tij?
    Po jane, per mua jane njerzit me te mire ne bote. Edhe kur nuk jane lindur te mire ata duke qene ne lufte te paprere me te keqen permiresohen, behen cdo dite me te mire. Nuk uroj te kini nevoje per mjek...ata qe kane pasur e dine. Mjeku punon punen e tij profesionale si gjithe te tjeret dhe prape kur shkon ne shtepi apo kudo qofte vazhdon te mendoje per ato qe ka bere gjate dites, panderprere, me vetmohim, pa u mburrur, ja ashtu perhumbet ne mes te bisedes me miqte e tij dhe mendon perseri ndonje rast te rende qe ka lene ne spital. Dhe kur te gjithe kthehen ne familje s'eshte cudi qe ai shkon dhe e sheh ate te semure prape. Vetem ai qe eshte mjek i di keto. Ju mund ti lexoni, edhe t'i kuptoni edhe te thoni qe paskam te drejte, por kurre nuk do t'i ndjeni me te vertete...kurre. Duhet te ndjesh kenaqesine e fitores mbi vdekjen dhe humbjen para saj per te ndjere se ku eshte fusha e punes se mjekur.
    Fushbeteja e mjekut nuk eshte as ne spital, as ne klinike, por ne nje nivel midis jetes dhe vdekjes, ku vetem mjeku mund te shkoje. Asnje profesion nuk kerkon perqendrim, fokusim, devocion aq te madh sa mjeku.

    Kush flet si keta me siper nuk ka per te kuptuar kurre ato qe them une.

    NUk kini pare ju miq te dashur si djersin ai kirurgu ne salle ne nje operacion qe shkon nganjehere edhe 4-5 ore, dridhet nga emocionet per te shpetuar nje jete edhe kirurgu me me eksperience. Dhe kur mbaron operacioni ai do disa kohe per te mbledhur veten....
    DP
    qe mejku ne shqperi eshte i nenvleresuar eshte ashtu sic eshte edhe farmacisti ne pune shteterore flas.nje mjek ne nje klinike private dhe nje farmacist i punesuar te garantoj une dp se mjeku paguhet me teper biles shume me teper.keshtu qe krahasimi qe ben me lart seshte dhe aq real.privatisht farmacistet bejne lek kuptohet por edhe mjeket ama.nuk e di por mund te ti them ca me emra si halim kosova,krenar preza,kastrioti,spiro qirko keto duhet ti njohesh besoj.
    dyqanxhiu ben me teper edhe ne amerike besoj pronaret e wallmart jane nga me te pasurit ne bote edhe pse sjane mjeke.
    problemi ne shqiperi eshte tek sigurimet shendetesore qe pacientet nuk i kane.pra mungesa e organizimit shendetesor.kur te rregullohet sigurimi shendetesor them qe do behet shume me mire.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  20. #0
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Meqe ke hapur kete teme ,kur te dalesh nga spitali shendosh e mire na thuaj edhe sa te kushtoj , keshtu do ta marrim vesh me mire dhe realisht.

    Sherim te shpejte
    larguar forever

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 18-04-2021, 15:10
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •