klani zemuno duko edvinoist ka fantazi..


ja cthon gazetat..


Shekulli

---


Ndalohet piktori shkodran S.B. Tatimorėt bllokojnė tė gjitha paketat e prodhuara me imazhin kryeministror

Ndalohet prodhuesi i paketės me foton e Berishės


E.J

TIRANĖ- Policia ndalon njeriun qė ka bėrė paketat e cigareve me fytyrėn e kryeministrit Sali Berisha. Nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm, uniformat blu tė kryeqytetit kanė ndaluar prodhuesin e paketės mė tė re nė tregun shqiptar, “Sali Berisha”. Ndalimi i tij ėshtė bėrė nė bashkėpunim me policinė tatimore. Kėta tė fundit kanė bėrė edhe bllokimin e tė gjitha paketave me imazhin kryeministror. Kėto tė dhėna janė pohuar zyrtarisht dje nga burimet e policisė sė Tiranės dhe asaj tatimore por asnjė prej tyre nuk ka pranuar qė tė tregojė emrin e personit tė ndaluar. Burime jo zyrtare kanė pohuar dje se personi i ndaluar ėshtė me inicialet S.B ndėrsa numri i paketave tė gjetura nga tatimorėt rreth 30 copė.
Nxjerrja nė qarkullim e markės mė tė fundit tė cigareve nė Shqipėri, “Sali Berisha”, ka alarmuar policinė tatimore dhe atė tė rendit nė kryeqytet. Menjėherė punonjėsit e kėtyre dy organeve janė vėnė nė kėrkim tė njeriut qė kishte guxuar tė luante me imazhin kryeministror dhe ta vendoste atė nė njė paketė cigaresh. Vetėm pas disa minutash kėrkime policia ka mundur qė tė gjejė njeriun qė ka prodhuar paketat e cigareve. Grupi i gatshėm i policisė sė Tiranės ka shkuar nė shtėpinė e tij dhe menjėherė e ka shoqėruar nė komisariat. Ndėrkohė tatimorėt kanė bėrė bllokimin e paketave tė cigareve me imazhin kryeministror. Pas bllokimit tė paketave burimet e tatimorėve kanė pohuar se ato ishin tė prodhimit artizanal. “Bėhet fjalė pėr njė numėr shumė minimal paketash. Numrin e saktė nuk mund ta themi por janė pak. Nuk bėhet fjalė pėr steka ose pėr koli me paketa. Ato janė prodhuar nė mėnyrė artizanale nga njė person i vetėm dhe jo nga ndonjė fabrikė e caktuar”,- thanė dje burimet zyrtare tė Policisė Tatimore. Sipas tyre, ndaj kėtij personi do tė veprojnė ligjet nė fuqi tė shtetit shqiptar. Pas sekuestrimit tė tyre Policia Tatimore ka vėnė re se ato ishin tė pajisura me pulla fiskale tė lėshuara nga Ministria e Financave. Verifikimet e mėtejshme kanė treguar se bėhet fjalė pėr pulla tė rregullta dhe jo tė falsifikuara. Kėto pulla i janė shitur nga ana e tatimorėve kompanisė “Philip Morris”. “Ne si tatime nuk kemi pėrgjegjėsi pėr kėtė qė ka ndodhur. Personi nė fjalė ka pėrdorur pulla, tė cilat ne i kemi shitur tek kompania Philip Morris. Pullat janė tė rregullta por ne nuk mund tė kontrollojnė se ēfarė bėhet me pullat e shitura nga ne. Ai nuk kishte autorizim pėr pėrdorim tė imazhit kryeministror”-, thanė dje burimet zyrtare tė tatimorėve. Sipas tyre, dyshimet janė se pullat janė shqitur me kujdes nga paketat e markės “Marlboro” dhe mė pas i janė ngjitur paketave tė reja tė markės “Sali Berisha”. Nga ana e saj, policia e kryeqytetit nuk ka treguar detaje nga operacioni i orėve tė para tė mėngjesit. Burimet zyrtare kanė pohuar faktin se ėshtė ndaluar personi qė ka prodhuar paketat e cigareve me imazhin kryeministror por nuk kanė dhėnė detaje tė tjera. Ndėrkohė, burime jo zyrtare kanė pohuar dje se personi i ndaluar ėshtė njė piktor nga Shkodra me inicialet S.B. Ai i ka prodhuar paketat e reja duke ngjitur nė vend tė stemės sė paketave “Marlboro” dhe shprehjes sė famshme tė Jul Ēezarit, “Veni, vidi, vici”, (Erdha, pashė, fitova), fytyrėn e kryeministrit Sali Berisha.

REAGIMI
Berisha: U lėndova kur pashė paketėn
TIRANĖ- Pas hedhjes nė qarkullim tė paketave “kryeministrore” ka reaguar edhe vetė kryeministri Sali Berisha. Ai e ka quajtur cigaren si njė armik tė egėr tė njeriut dhe ka pohuar se ėshtė lėnduar shumė kur ka parė fytyrėn e tij nė paketė. “Cigarja ėshtė armik i egėr i shėndetit tė njeriut. Imagjinoni, sa u lėndova kur e pashė atė, kur vetėm njė javė mė parė ne votuam ligjin pėr ndalimin e duhanit nė mjediset publike. Pėr mua ėshtė absolutisht e papranueshme. Kėshilltarėt juridikė po shohin tė gjitha prerogativat ligjore. E theksoj dhe njė herė se nė konceptim tim duhani ėshtė njė armik i egėr i shėndetit tė njeriut. Dhe vetėm mbi kėtė koncept, qė nga viti ’77 e deri mė sot, nuk kam pirė as edhe njė cigare”,- tha dje kryeministri Berisha. Ndėrkohė zėdhėnėsi i tij, Dritan Mishta, bėri tė ditur se pėrdorimi i imazhit tė kryeministrit Berisha nė kutitė e paketave tė cigareve tė hedhura nė treg ditėt e fundit ėshtė krejtėsisht i pautorizuar dhe i paligjshėm. Sipas tij, pėr kėtė rast do tė ndiqen tė gjitha procedurat ligjore.




04/08/2006
KATEGORIA: Kronike nga Tirana

--


--------------------

Koha Jone..



E Premte, 04 Gusht 2006


KRYEMINISTRI BERISHA E PERJASHTON VETEN NGA SHPERNDARJA E KETYRE PAKETAVE

Imazhi i Berishes ne paketa cigaresh, i paligjshem.
Imazhi i kryeministrit ne paketat e cigareve, eshte nje akt i paligjshem. Jo vetem Policia Tatimore, por edhe vete Kryeministria e ka deklaruar kete fakt diten e djeshme. Vete zedhenesi i kryeministrit beri te ditur dje se "perdorimi i imazhit te kreut te qeverise Sali Berisha ne kutite e paketave te cigareve te hedhura ne treg ditet e fundit eshte krejtesisht i pautorizuar dhe i paligjshem".

Ne nje deklarate per mediat, ai shprehet se "sipas infomacioneve te ministrise se Financave, ne keto paketa eshte perdorur gjithashtu ne menyre te paligjshme emri dhe marka e kompanise, Philip Morris". Nga ana tjeter, edhe kryeministri nuk e mbeshteti shperndarjen e paketave te ketyre cigareve. I pyetur lidhur me nje fakt te tille, ai tha se personalisht ishte kunder duhanit.

"Absolutisht per mua, eshte nje gje e papranueshme. Ne konceptin tim, duhani eshte nje armik i eger" eshte shprehur kryeministri Berisha, duke lene te kuptohet ne kete menyre, se ai nuk ka te beje me shperndarjen e paketave te tilla. Duke permendur faktin se vetem disa dite me pare, Keshilli i Ministrave hartoi projektligjin e ri per ndalimin e duhanit. Nderkaq, Policia Tatimore ka ndaluar shperndarjen e ketyre paketave ne tregun e lire.

Paketat e cigareve, ishin me foton e Berishes
Ato kishin te shkruar siper tyre shprehjet "Koha per ndryshim" dhe "Veni, Vidi, Vici". Paketat e cigareve kishin siper tyre fytyren e Sali Berishes, kryeministrit shqiptar. Ato ishin shperndare ne tregun e lire dhe kushtonin 500 leke te reja. Qytetaret e Tiranes jane ne kete menyre shume kurioze per paketen qe vetem ne ane shenon "Marlboro", ndersa ne krye ka sloganin "Koha per ndryshim".

Poshte fotos se kryeministrit shenohej nje tjeter slogan: "Korrupsioni demton individin dhe shtetin". Ne pjesen e pasme te paketes se kushtueshme, e cila ka dhe pulle fiskale, eshte nje nderthurje e flamurit shqiptar dhe Komunitetit Evropian, ndersa shenohet dhe shprehja e famshme e Jul Ēezarit: "Veni, vidi, vici" qe shqiperohet "Erdha, pashe, fitova". Paketa me fytyren e Sali Berishes kushton sa nje pakete e po te njejtit lloj, por kontrabande, ndersa eshte teresisht e ligjshme dhe me pulle.

--





aiba e agim xhek duk poetit beka dhe cigare jo vetem veze..