Lexova se ne mes te Korces vidhet busti i rilindasit Naum Veqilharxhi.
Me poshte argumentohej se eshte vjedhur per tu shitur si skarp,dhe se vlera ne peshe e sasise se bronxit sillej rreth 50 mije lekeve.
Keto detaje nuk kane rendesi fare,por i solla ne formen qe shtypi shqiptar i paraqet.Lexon njeriu perdite absurditete nga me te pabesueshmet,por nuk gjen kerkund nje analist qe te trajtoje tema te tilla si keto raste te perseritura te dhunimit te trashegimise kombetare.
Mjafton nje udhetim ne cilindo drejtim te Shqiperise per te pare anes rrugeve ose ne hyrje te qendrave te banuara lapidare me lloj lloj grafiti mbi to,te tjera gjysem te rrenuara,te tjera rrafsh me token.Keshtu eshte edhe me kalate e vjetra apo urat e vjetra.Por edhe ne objekte fetare ndodh e njeta gje,vidhen,dhunohen ne menyre sistematike.Me kujtohet para disa disa javesh pashe nje emision me nje grup te huajsh(me duket se ishin britanike) qe vizitonin pjesen e bregut,dhe me te vertete qe ishte nje emision i bukur deri ne momentin kur diku ne nje fsaht aty shfaqet nje kishe shume e vjeter,dhe ne momentin qe ata futen ne kishe gjeja e pare qe te bie ne sy jane zhgaravinat neper muret e brendeshme te kishes.O Zot sa turp.Ju kujtoj rastin e shkaterimit te bustit te Shotes ne Fushe-Kruje,rastin e dhunimit te varrit te Faik Konices,dhe shume te tjera si keto.
E bera nje hyrje te gjate,por desha te dal diku tjeter:
Ne pretendojme rendom se armiku na shkateroi treshegimine tone kulturore,e keshtu me rradhe.Por po te shohesh realitetin duket se nuk ka nevoje armiku fare te shkateroje asgje,sepse vete ne i shkaterojme ato pa meshire.Bile duket se kur kemi qene nen sundime te huaja gjerat jane ruajtur shume me mire.
Me kujtohet nje debat per armet e Skenderbeut qe jane ne Vjene: E pra le te rrine atje se mire jane,se ne nuk do te jemi ne gjendje ti mbajme edhe sikur eventualisht te ndodhte.Dikush do te kerceje si gjel dhe do te me thote se fukarralleku keshtu e ashtu i ben njerezit te tille,por kjo nuk qendron aspak.Kete e ka treguar historia boterore,kur popuj te ndryshem edhe ne kushte shume me te veshtira se keto qe po kalojme ne,kurre nuk ngriten dore kunder trashegimise se tyre kombetare.Tani po te kerkohet me qiri mund edhe te gjehet ndonje rast i izoluar,por tek ne ndodh perdite.Pra ku eshte kultura jone?C'fare nenkuptojme ne me kulture?Ku eshte ineligjencia shqiptare?Ku jane figurat morale te kombit tone?(ne qofte se ka ngel ndonje).
Nuk e di,por personalisht u lodha me keto fenomene qe nuk po i duket fundi.
Krijoni Kontakt