ndryshimet ne ps
projekti
Drejt fundit pėrgatitja e statutit tė ri tė PS. Pėrcaktohen edhe kompetencat e kryetarit
PS, tre poste zėvendėsojnė Majkon
Sekretari i Pėrgjithshėm, kryetari i grupit dhe presidenti i Asamblesė
Aristir Lumezi
Tre poste tė reja pėr tė zėvendėsuar Pandeli Majkon. Draftstatuti i ri i PS-sė qė do tė miratohet nė kongresin e 2 qershorit parashikon ndarjen e funksioneve tė sekretarit tė Pėrgjithshėm nga ai i kryetarit tė grupit parlamentar socialist.
Por nė tė sanksionohet edhe njė post i ri nė lidhje me Asamblenė Kombėtare socialiste. Edhe pse sekretari i Pėrgjithshėm do tė ndjekė tė gjithė problematikėn e Asamblesė Kombėtare, ky forum do tė drejtohet nga presidenti i Asamblesė. “Nė funksionin e presidentit tė Asamblesė Kombėtare do tė zgjidhet njė ndėr figurat kryesore me kontribut tė spikatur politik, parlamentar dhe shoqėror”, thuhet nė draftstatutin e ri tė PS-sė. Ndėrsa kryetari i grupit parlamentar socialist do tė jetė njė anėtar i kryesisė socialiste dhe do tė zgjidhet nga kryesia. Pra funksionet e sekretarit tė Pėrgjithshėm do tė mbulohen nga kryetari i grupit parlamentar dhe presidenti i Asamblesė Kombėtare. Por draftstatuti pėrcakton edhe kompetencat e kryetarit tė PSSH-sė. Kryetari, i cili ėshtė zgjedhur nga vota e anėtarėsisė pėrmes parimit “Njė anėtar, njė votė”, veē kompetencave dhe detyrave tradicionale, i jepet e drejta tė paraqitjes sė kandidaturave pėr sekretarė tė PSSH-sė, por dhe tė listės sė kandidaturave pėr anėtarė tė kryesisė, tė cilėn ia paraqet Asamblesė Kombėtare. Por nė statutin e ri pėrcaktohen edhe rastet kur kryetari i PSSH-sė largohet nga drejtimi i partisė. Mandati i tij ėshtė katėr vjet dhe ndėrpritet para kohe kur jep dorėheqjen, partia humb zgjedhjet e pėrgjithshme legjislative apo humbet nė njė mocion mosbesimi tė kėrkuar nga 1/3 e anėtarėsisė.
Forumet
Draftstatuti i ri i socialistėve pėrcakton kompetencat dhe detyrat e forumeve tė PS-sė. Kryesia e PSSH-sė duket se ka marrė disa kompetenca tė reja nė bazė dhe tė disa strukturave tė reja qė krijohen nė parti. Kryesia, e cila pritet tė pėrbėhet nga 25 anėtarė, merr pėrsipėr tė emėrojė kryefinancierin dhe komisionin qendror tė Revizorėve, tė cilėt mė parė zgjidheshin nga Asambleja Kombėtare. Por gjithashtu kryesia emėron dhe nėnsekretarėt organizativė dhe koordinatorėt rajonalė tė qarqeve. Por statuti i ri i PS-sė pėrcakton dhe dy struktura tė reja politike tė socialistėve. Nė tė parashikohet ngritja e komisioneve pėr Iniciativė dhe Dialog qytetar, tė cilėt do tė funksionojnė nė tė gjitha qarqet dhe njė komision qendror qė ngrihet nga kryesia socialiste. Nė kėto komisione do tė marrin pjesė intelektualė dhe personalitete tė spikatur nga fusha tė ndryshme tė veprimtarisė si dhe anėtarė tė PSSH-sė nė shkallė vendi. Partia socialiste do tė ngrejė gjithashtu dhe Fondacionin Politik tė saj, i cili do tė kryejė analiza pėr hartimin e politikave dhe propozimeve tė ndryshme nė ndihmė tė PS dhe forumeve tė saj politike. Tė gjitha propozimet e fundit qė i janė dorėzuar grupit tė punės pėr ndryshimet nė statut do tė diskutohen sot nė mbledhjen e fundit tė tij. Sot grupi i punės do tė pėrfundojė tė gjitha propozimet qė i janė paraqitur dhe do t’ia dorėzojė kryesisė socialiste draftin e pėrfunduar, i cili mė pas do t’i kalojė Asamblesė e nė fund kongresit tė 2 qershorit.
pjese nga projekti i statutit te ps
Kompetencat e kryetarit tė PSSH
1. Kryetari i PSSH ka kėto kompetenca kryesore:
a. ėshtė drejtuesi mė i lartė politik i partisė;
b. ėshtė pėrgjegjės kryesor pėr drejtimin dhe bashkėrendimin e veprimtarisė sė pėrditshme tė partisė nė zbatim tė programit, tė linjės politike tė miratuar nga kongresi dhe forumet drejtuese tė partisė, statutit dhe rregulloreve tė ndryshme;
c. pėrfaqėson PSSH nė marrėdhėniet me partitė e tjera, me organizatat, shoqatat dhe institucionet brenda dhe jashtė vendit;
d. propozon nė kryesi masa tė veēanta nė zbatim tė programit dhe statutit tė partisė;
e. thėrret dhe drejton mbledhjen e kryesisė;
f. drejton e bashkėrendon punėn e sekretariatit ekzekutiv tė partisė;
g. ka tė drejtėn e kėrkesės pėr rishqyrtim tė vendimeve tė kryesisė sė PSSH-sė nė Asamblenė Kombėtare, kur e gjykon tė nevojshme. Kėrkesa miratohet nė Asamblenė Kombėtare me shumicė tė thjeshtė tė votave tė pjesėmarrėsve nė votim;
2. Mandati i kryetarit ėshtė 4 vjet. Mandati i tij ndėrpritet para kohe kur:
a. jep dorėheqjen;
b. partia humbet nė zgjedhjet e pėrgjithshme legjislative;
c. humbet nė mocionin e mosbesimit tė zhvilluar pėr tė me kėrkesėn e 1/3 sė anėtarėsisė. Mocioni administrohet nga Komisioni i Zgjedhjeve tė Partisė.
• Ndahen mandatet e sekretarit tė Pėrgjithshėm
• Sekretari i Pėrgjithshėm menaxhon vendimet e Asamblesė Kombėtare
• Asambleja Kombėtare drejtohet nga presidenti i saj, i cili duhet tė jetė jetė figurė e spikatur
• Kryetari i grupit zgjidhet nga kryesia, i cili ėshtė njė nga anėtarė e kryesisė
Fino: Kryetari, presidenti i PS
Sekretari Organizativ, Bashkim Fino, shprehet se kryetari socialist i zgjedhur nga anėtarėsia mund tė quhet fare mirė president i PS-sė. “Kemi parasysh qe kryetari i partisė zgjidhet si njė president me votė nga populli dhe natyrisht, ky kryetar duhet tė ketė disa kompetenca qė ia jep ky lloj statusi dhe normalisht ia jep nė dy aspekte. Nė statutin e tanishėm, ku ėshtė kėrkuar dhe mė parė nga vetė zoti Rama, qė kryetari i PS ka njė mandat tė kufizuar nė varėsi tė rezultatit qė partia merr nė zgjedhjet e parakohshme. Kėshtu, nėse PS-ja humb nė zgjedhjet e pėrgjithshme, automatikisht ky kryetar jep dorėheqjen dhe bėhen zgjedhje tė reja nė parti. Pra, kur kemi kėtė klauzolė pėr kryetarin, atėherė pse nuk duhet tė ketė disa kompetenca pėr drejtimin e partisė, pasi ai ka si qėllim pėr ta sjellė partinė nė pushtet. Nga ana tjetėr, Asambleja e madhe e PS-sė duhet tė miratojė qoftė komisionin pėr zgjedhjet nė parti, qoftė kryesinė e partisė, siē ka qenė dhe tani, por natyrisht, me propozim tė kryetarit tė partisė, duhet tė miratojė kjo Asamble edhe sekretarėt e PS-sė qė do punojnė me kėtė kryetar dhe me kėtė kryesi”, tha Fino.
© 2003 Gazeta Panorama
Krijoni Kontakt