Vetem deri disa kohe me pare, drejtues te larte te LSI as qe pranonin te hynin ne ndonje aleance me PS-ne, sepse ishte pikerisht kjo PS, qe me formulen e "Dushkut" e rrudhi forcen e vertete te LSI-se ne zgjedhjet e 3 korrikut.
Drejtuesit me te larte te LSI-se, shpreheshin hapur dhe me nje fryme mosbesimi ndaj udheheqjes se vjeter dhe te re te PS-se dhe arrinin deri atje sa ta etiketonin PS-ne si nje force politike te paafte dhe te pabesueshme.
Me pas te dy palet nenshkruan nje aleance.
A eshte kjo aleance reale apo nje pakt antiNano?
Lexoni se si shprehej nje nga drejtuesit e saj me te larte jo me larg se 3-4 muaj me pare:
30.04.06
Interviste
Flet Sekretari i Pergjithshem i LSI, Petrit Vasili
E ndjej se kam pėrvojėn, energjinė dhe pasionin pėr ti dhėnė shumė ndryshimit tė metropolit tonė, jo vetėm nė formė, por edhe nė pėrmbajtje dhe pėr ti dhėnė njė dimension human falė edhe profesionit tim tė mjekut. Por LSI ka edhe shumė kolegė tė tjerė tė nderuar me vlera intelektuale dhe politike te spikatura qė mund tė konkurojnė denjesisht dhe te kontribuojnė pėr njė Tiranė mė humane dhe mė sociale,te tille sic e duan realisht qytetaret e saj. Kėshtu shprehet nė intervistėn e tij, Sekretari i Pėrgjithshėm i LSI-sė, Petrit Vasili.
Z.Vasili, mitingu i fundit i LSI sė Tiranės ėshtė njė paralajmėrim pėr Partinė Socialiste apo njė startim i pakthyeshėm i LSI pėr tė konkuruar e vetme ne zgjedhjet lokale?
Manifestimi i shkėlqyer i LSI sė kryeqytetit dy ditė mė parė ishte pėrmbyllja e sukseshme e njė punė disamujore pėr riorganizimin e LSI nė Tiranė pas zgjedhjeve tė 3 korrikut. Po kėshtu ishte njė mundėsi pėr tė pėrshėndetur 800 anėtarėt e rinj qė iu bashkuan kėsaj dege nė muajt e fundit. Ne nuk synojmė tė paralajmėrojmė askėnd, por punojmė pėr tė motivuar anėtarėt dhe simpatizantėt tanė pėr realizimin e programit tonė dhe tė qėllimeve politike. Jemi duke hyrė nė njė fazė tė re tė aktivitetit tonė pėr konkurimin nė zgjedhjet vendore.
Pra pėrfundimisht LSI ka vendosur tė hyjė e vetme nė kėto zgjedhje?
Pas ndėrprerjes sė konsultimeve nė mėnyrė tė njėanėshme dhe arrogante nga ana e drejtuesve aktualė tė PS-sė pėr ēėshtjet kryesore qė kishin tė bėnin me realizimin e njė marrėveshjeje serioze dhe konkrete tė opozitės, ne sigurisht qė do tė pėrgatitemi pėr tė konkuruar nė tė gjithė vendin nė tetor. Ne po punojmė pėr tė ndėrtuar njė aleancė sa mė tė gjerė, me grupe dhe forca tė ndryshme politike e shoqėrore si dhe me individė me vlera kudo pranė ēdo komuniteti.
Por PS akuzon LSI-nė si shkaktare tė prishjes sė marrėveshjes, pasi sipas tyre keni vėnė kushte tė rėnda.. Cili ėshtė komenti juaj?
Kemi tė bėjmė thjesht me njė pėrpjekje pėr manipulim tė anėtarėve tė PS-sė dhe opinionit publik nga ana e tyre. Platformės sė tyre publike, ne i jemi pėrgjigjur nė mėnyrė publike e plotėsisht konstruktive. Kemi bėrė vlerėsimet tona pozitive, por edhe propozimet tona pėr ta pasuruar dhe bėrė mė solide njė marrėveshje tė opozitės. Nėse ka diēka qė nuk shkon nė propozimet tona ne ishim tė hapur pėr tė reflektuar. Ndėrsa pėr vendosje kushtesh tė rėnda as qė bėhet fjalė. I vetmi kusht i rėndė- nėse mund tė vlerėsohet i tillė- ėshtė se raportet e bashkėpunimit midis partive tė opozitės nuk mund tė jenė ato tė Megadushkut tė 3 korrikut, pasi vetė objektivi kryesor i marrėveshjes ishte bėrja e zgjedhjeve tė parakohshme vitin e ardhshėm pėr shkak tė Megadushkut tė kėtij parlamenti. Nuk mund tė ketė dy standarte tė ndryshme pėr vlerėsimin e Megadushkut.
Por si mund tė bėhet ky vlerėsim i raporteve, kur LSI ka marrė pjesė vetėm nė zgjedhjet e 3 Korikut?
Prandaj ne kėrkuam qė tė bisedohej dhe negociohej pėr mėnyrėn e pėrcaktimit tė kėtyre kritereve nga tė dyja palėt, ndėrsa ata vrapuan tė nėnshkruanin njė deklaratė mediatike pa e ftuar zyrtarisht LSI dhe pėr ta vėnė para faktit tė kryer, duke treguar qartė se kanė tė njėjtin mentalitet si mė parė.
Deputeti i LSI, zoti Ndre Legisi ėshtė shprehur para pak ditėsh se LSI ka kėrkuar 1/3 e kandidatėve nė tė gjithė vendin. A ėshtė kjo e vėrtetė?
Unė nuk mund tė pėrgjigjem pėr bisedat informale apo shoqėrore qė zoti Legisi ka bėrė me zotin Rama apo me dikė tjetėr nė PS. LSI nuk ėshtė pėr negociata kafenesh dhe sms. Unė jam sekretar i pėrgjithshėm i LSI dhe mund tju pėrsėris se propozimet e LSI kanė qenė publike dhe i vetmi kusht i panegociueshėm ka qenė distancimi i vėrtetė nga falsiteti i rezultateve tė 3 korrikut dhe kjo ėshtė thellesisht parimore. Ēdo gjė tjetėr ka qenė e diskutueshme dhe nė varėsi tė kritereve dhe argumentave mė tė qė qenėsishėm qė do tė ofronte ēdo palė.
Por zoti Rama, ju akuzoi se LSI do copė byreku?
Nuk ja vlen tė merremi me banalitete tė tilla, tė denja pėr njerėz qė nuk kuptojnė pėrgjegjėsitė e veta nė kėtė moment tė rėndėsishėm pėr vendin dhe opozitėn. Mė duket e tepėr tė them se shumė prej drejtuesve tė sotėm tė LSI kanė qenė socialistė tė orėve tė para qė nė vitet 1991-1992, kohė nė tė cilėn zoti Rama fyente socialistėt dhe veteranėt e luftės antifashiste. Ne kemi qenė socialistė dhe tė persekutuar nga rregjimi i Berishės, kur zoti Rama bėnte ndonjė shkrim nga Parisi. Pra kemi qenė socialistė me vetėdije, me shpirt dhe me sakrifica dhe ne nuk jemi socialistė pushteti apo byreku, si ata qė u bėnė tė tillė, pasi u bėnė qeveritarė, pas 97-ės. Edhe unė mund tė kthehesha nė Romė, ku u specializova nė vitet 1988-1991 e tė dėrgoja ndonjė shkrim prej andej dhe tė prisja sa tė rrėzonin Berishėn tė tjerėt pėr tė gjetur gati byrekun, por qėndrova kėtu edhe i papunė, edhe i pėrndjekur duke sakrifikuar me socialistėt dhe shqiptarėt e tjerė pėr tė ndryshuar rregjimin e Berishės.
Zoti Meta ėshtė pėrmendur si njė kandidat i mundshėm i LSI pėr bashkinė e Tiranės. A ekziston kjo mundėsi?
Zoti Meta e ka pėrjashtuar vetė kėtė mundėsi, pasi ėshtė i zgjedhur drejtėpėrdrejtė nga populli deputet, dhe smund tė ndėrpresė kėtė kontratė te tijen me elektoratin. Pėr mė shumė, LSI ėshtė njė forcė politike qė ka shumė personalitete qė mund tė konkurojnė pėr tė fituar Tiranėn.
Po ju vetė personalisht zoti Vasili a mund tė jeni kandidati I LSI pėr bashkinė e kryeqytetit?
Aktualisht mė ėshtė besuar detyra e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė LSI, por nėse mė kėrkohet nga anėtarsia dhe forumet e LSI pėr tė kandiduar, padyshim qė do tė respektoj vullnetin e tyre. E ndjej se kam pėrvojėn, energjinė dhe pasionin pėr ti dhėnė shumė ndryshimit tė metropolit tonė, jo vetėm nė formė, por edhe nė pėrmbajtje dhe pėr ti dhėnė njė dimension human falė edhe profesionit tim tė mjekut. Por LSI ka edhe shumė kolegė tė tjerė tė nderuar me vlera intelektuale dhe politike te spikatura qė mund tė konkurojnė denjesisht dhe te kontribuojnė pėr njė Tiranė mė humane dhe mė sociale,te tille sic e duan realisht qytetaret e saj.
A ėshtė e vėrtet se ju jeni shprehur se PS pa LSI e ka tė humbur Bashkinė e Tiranės?
Jo, kjo nuk ėshtė e vėrtete, pasi ne nuk e shohim nė mėnyrė destruktive raportin e LSI me PS. Dhe po kėshtu ne nuk e shohim veten si njė shtojcė tė PS-sė. e vėrteta ėshtė se nėse do tė kishte njė bashkėpunim PS-LSI, fitorja e Tiranės do tė ishte shumė mė e thjeshtė. Por pėrderisa ata i mbyllin dyert e bashkėpunimit, ne kemi vetėm njė zgjedhje: tė konkurojmė mė vete edhe pėr Bashkinė e Tiranės, jo me qėllimin qė PS tė humbasė Tiranėn, por me objektivin qė LSI ta fitojė Tiranėn. Dhe pėr mua kjo nuk ėshtė as ėndėrr dhe as utopi, por plotėsisht e mundshme.
Edhe pėrballė Edi Ramės?
Pėrballė cilitdo. Ne nuk e mohojmė qė nė Bashkinė e kryeqytetit kanė ndodhur ndryshime pozitive gjatė kohės qė kanė drejtuar qeveritė socialiste dhe vetė Edi Rama, por jemi shumė tė bindur se mund tė ishte bėrė shumė mė tepėr nė pėrmbajtjen e modelit tė qeverisjes vendore, I cili ka shfaqur jo pak, disa nga vetė fenomenet negative tė qeverisjes sė mėparshme, sidomos nė drejtim tė klientelizmit dhe mungesės sė transparencės.
Thuhet se problemi kryesor i sė majtės ėshtė konflikti LSI-PSD. A ėshtė e vėrtetė?
Kjo ėshtė njė paraqitje e gėnjeshtėrt dhe pa asnje kuptim e vetė thelbit tė problemit qė qėndron nė mungesėn e reflektimit dhe seriozitetit tė lidershipit tė PS-sė. Deri dje edhe ne mendonim se zoti Gjinushi e provokonte LSI me vend e pa vend nisur nga interesat e tij, por tani jemi tė bindur se kjo ėshtė njė nxitje e stisur nga vetė kryetari i PS, zoti Rama, i cili nuk ka guximin tė vendosė pikat mbi i dhe tė mbajė qėndrimet parimore.
Pėrpjekjet evidente tė zotit Rama pėr tė ndikuar si kryebashkiak edhe nė mediat elektronike apo tė shkruara duke deformuar lajmet apo qėndrimet e LSI nuk do tė kenė sukses.
Nėse ai nuk do tė reflektojė, atėherė ne do tu drejtohemi anėtarėve dhe simpatizantėve tė thjeshtė tė PS-sė pėr tė mos lejuar drejtues tė tillė qė tė bėhen pengesė pėr bashkėpunimin e sė majtės pėr qėllime personale. Ne nuk na ndan asgjė me socialistėt e thjeshtė dhe nuk do tė lejojmė as drejtuesit e tjerė aktualė qė tė vazhdojnė ti mashtrojmė pėr kushtet e rėnda gjoja tė LSI-sė.
Drejtues tė PS-sė janė shprehur se LSI ka pėsuar rėnie nga rezultati i 3 Korrikut ndaj nuk duhet tė bėjė shumė naze pėr marrėveshjen?
Kjo pėr fatin e tyre tė keq ėshtė thjesht dėshira dhe propaganda e tyre e stisur nga zyrat e Bashkisė sė Tiranės, nėpėrmjet dhjetėra shkrimesh dhe analizash tė pavarura, se gjoja pas ikjes sė Nanos dhe ardhjes sė Edit nė krye tė PS nuk ka mė arėsye pėr ekzistencėn e LSI. Por tani ėshtė shumė e qartė se lidershipi aktual ka risjellė zhgėnjim dhe vetėmbyllje edhe brenda PS-sė. Gjysmėreformat e ndėrmarra kanė qenė thjesht pėr manipulim mediatik tė opinionit. Mosdistancimi nga Megadushku i 3 Korrikut ėshtė prova mė e qartė e mosreformimit dhe mosreflektimit tė tyre. Nėse kanė bindjen se elektorati i LSI ka rėnie e ndaj ska nevojė pėr marrėveshje, kėtė duhet tua thonė anėtarėve dhe simpatizantėve tė tyre e jo ti mashtrojnė se LSI na punon pėr Berishėn.
Por pas zgjedhjeve do tė marrin pėrgjegjėsitė pėr kėtė aventurė, ku po fusin partinė e tyre. Sondazheve tė porositura u ka dalė boja, ashtu si edhe orkestruesve tė tyre. Sido qė tė jetė njė ditė bashkėpunimi i PS dhe LSI do tė realizohet, duan apo jo drejtuesit aktualė tė PS-sė.
Por ekziston edhe opinioni se zoti Rama ėshtė nėn presionin e disa anėtarėve tė kryesisė sė PS-sė pėr mosbashkėpunimin me LSI. A ėshtė e vėrtetė sipas jush?
Nė fillim edhe unė e besoja nje gje te tille, por tani jo mė. Duket qartė se vetė zoti Rama nuk do bashkėpunim me LSI. Pastaj nėse ėshtė e vėrtetė se ai ka kundėrshtime me forumet e PS-sė pėr bashkėpunimin me LSI kėtė duhet tua thotė hapur anėtarėve dhe simpatizantėve tė PS dhe tė kėrkojė mbėshtetjen e tyre, pasi ata e kėrkojnė gjeresisht kėtė bashkėpunim. Gjithmonė kjo nėse e ndjen veten vėrtet kryetar tė PS, pėrndryshe do tė na duhet ne ti sqarojmė ne ata se pėrse po sakrifikohen interesat e tyre dhe tė sė majtės pėr qėllime tė tjera.
Krijoni Kontakt