Para se te shkruaj mendimin tim ketu dua te paralajmeroj te gjithe kalamajte qe te mos e lexojne, jo se do shkruaj ndonje gje te palejueshme per ta, por sepse nuk do e kuptojne. Dhe me kalama nuk kam aspak parasysh moshen.
Jashte teme ( por brenda diskutimit) :
Per sa i perket diferences se moshes..... Po pse o njerez perpiqeni gjithmone ti masni gjerat vetem me metrin tuaj? Ka kaq shume lloje temperamentesh njerezish dhe jane te gjithe komplekse sa eshte teper e veshtire te gjesh cfare eshte e drejte dhe cfare jo. Varet vetem nga kendveshtrimi dhe sipas kendveshtrimit tim femrat qe jane left brain, pra qe kane nje bote te zhvilluar shpirterore dhe qe priren drejt arteve, jane te prirura per lidhje me diferenca te medhaja ne moshe. Ato e gjejne tek me te rriturit ate purkujdesin romatik dhe butesine per te cilen ato kane aq nevoje. ( Hidhni nje veshtrim te shpejte ne boten e artit, sidomos te aktoreve

)Vajzat qe jane right brain, pra me te ftohta dhe te prirura drejt gjerave ekzakte, ne pergjithesi, nuk deshirojne ta konsiderojne diferencen e moshes. Ato kane nevoje me teper per nje shok, me te cilin te ndajne pervojat, te diskutojne dhe pse jo, edhe te grinden.
Nga ana tjeter, diferenca e moshes nuk percaton asgje as ne lidhjet sexuale. Suksesi varet nese personi eshte me high sex drive apo me low sex drive. Sigurisht qe mosha ka te beje, por ne lidhje mund te qelloje psh nje femer me low sex drive qe kombinohet per bukuri me nje mashkull me diference te madhe moshe. Dhe kombinime te tjera qe nuk po i permend.
Ju keni me dhjetra shembuj ne bote te lidhjeve me diferenca te medhaja moshe dhe prap nuk iu mbushet mendja qe nuk ndikon.Pra asgje nuk eshte fikse. Asgje nuk mund te pergjithesohet. Asgje nuk mund te gjykohet. Eshte thjesht zgjedhje personale.
Brenda temes:
Per mendimin tim, ti qe dashuron nje vajze 18 vjece nga interneti, nese mendon qe ajo nuk te do me, nuk ka gje qe ta ktheje mbrapsht ate qe ka mbaruar ( nese ajo vertet te ka dashur ndonjehere). Pra ne momentin qe ti sigurohesh qe ajo nuk te do me, duhet qe te perpiqesh me te gjitha menyrat qe ta harrosh. ( Per menyrat duhet te hapesh nje teme tjeter . lol. )
Krijoni Kontakt