Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 46 prej 46
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar mė parė nga dardajan
    Jam dakort me postimin tend plotesisht me perjashtim te asaj fjalie ku thuhet ( Jashteqitja e kombit ) nuk po merret vesh se kush e ka thene Albo thot qe se ka then Kadareja ti thu po , une se maj men fare kush e ka then , a ka ndonje dokument ku ta shohim se kush e ka thene, te pakten da dime me siguri.

    Nuk e di se cfare thote Albo , por prinderit e mij e kan degjuar me veshet e tyre ne radio ato dite korriku te ngujuar ne ambasaden Gjermane .

    Une nuk mund te hap arkivat e tvsh ne Shqiperi , por i rash nje sy internetit dhe gjeta nje shkrim ku deshmitari okular i asaj kohe e verteton vete thenien e Kadares .

    Ja po te sjell nje shkrim Nga: Blerti DELIA




    Nuk marr persiper ne asnje menyre te futem ne polemika me asnjeri, vecanarisht me nje korife (te pakten sipas shumices se atyre qe prononcohen!) sic eshte Ismail Kadare. Emri im eshte shume i vogel ne kete perballje te mundshme, ndersa perballe meje, vec te tjerave, eshte edhe nje kandidat i perhershem potencial per marrjen e Cmimit "Nobel" per Letersine keto vitet e fundit. Ne vitin 1973, ndersa une leshoja te qarat e para pas ardhjes ne kete bote, Kadare ishte nje person-shkrimtar shume publik, i njohur dhe i adhuruar thuajse nga te gjithe shqiptaret, brenda dhe jashte Shqiperise.

    Gjate gjithe viteve te shkollimit, me shoqeroi si edhe bashkemoshataret e mij, proza dhe vargu i Kadarese, edhe pse ne faqet e librave (sic ishte e kuptueshme) me shume reklamohej krijimtaria "per Partine dhe Udheheqjen" e gjeniut te letrave shqipe. Kane kaluar rreth 17 vite te jetes time mbi kete glob, dhe diku aty nga viti 1990, Kadare, ne menyre fare te papritur, largohet ne drejtim te Frances, por kete here duke kercenuar se nuk do te kthehet me. Shume e mirekuptuan Kadarene, i cili ndjehej i pasigurte ne fillimin e eres se demokracise ne Shqiperi. Nder ta edhe une, edhe pse diku ishte shprehur me rastin e hyrjes ne ambasadave te mijera shqiptareve ne veren e vitit 1990, se ata ishin "jashteqitja e kombit". Megjithate, dyshimi i nje adoloshenti ne prag te rinise, ishte i natyrshem: Pse u largua pa kthim, kur ai e kishte te hapur te pakten rrugen e Frances, prej dekadash? Llomotitjet e pushtetit te asaj kohe, veshtire te futeshin ne koken e nje 17-vjecari. Per te qene i sinqerte, une "kurrkushi" mora persiper te citoj emrin e korifeut, pasi rastesisht me ra ne dore nje gazete e cila sot quhet rendom "ZP" por qe ne ate kohe, ishte vertete privilegj te shkruaje, gazeta "Zeri i Popullit", organ i Komitetit Qendror te Partise se vetme ne ate kohe. Eshte janari i vitit 1974 dhe permes titullit, Kadare eshte i bindur se "Realizmi socialist – (eshte, shenimi im) arti i madh i revolucionit". Per kohen dhe vete vitet qe behet fjale, mendoj se titulli eshte i pranueshem. Ai qe quhej "shkrimtari i oborrit", si edhe shume intelektuale te tjere, duhej te tregonin "besnikerine ndaj Partise dhe Udheheqesit". Me terhoqi vemendjen jo terminologjia e perdorur ne pergjithesi, por emrat konkrete, shtetet, sistemet apo edhe menyra e goditjes se tyre. Thjeshte po citoj:

    - Epoka e kapitalizmit eshte ne perendim (?!) dhe tonin e artit boteror, kulmet e tij po i jep e do ti jape akoma me shume ne vitet e ardhshme jo borgjezia (?!), por klasa punetore (?!).

    - Ai nuk eshte ndonje shpikje e re; perkundrazi, rrenjet e tij duhet ti kerkojme thelle tek Bibla dhe Kurani, keto puse te pashterrshme idesh reaksionare (?!).

    - Fanatik i terbuar, idealizues i cdo gjeje patrialkale, apologjet i fese, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i eger i cdo perparimi. Filo italian i papermbajtshem, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i ckombetarizimit dhe i romanizimit te kultures sone. Shovinist i terbuar dhe njekohesisht kozmopolit i terbuar. (Ky eshte Gj. Fishta sipas Kadarese, ne vitin 1974, shen. i im.)

    - Letrar fashist, konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi te shfrytezonte ne vepren e tij reaksionare (?!) nje teori aq te shtrenjte per modernizmin e sotem, frojdizmin. Ai paraqitet here si nje namuslli turkoshak, here si nje gagarel evropian. ( Ky eshte Ernest Koliqi sipas Kadarese, ne vitin 1974, shen. i im.)

    - Pseudoshkrimtar dhe armik i partise (Per Fadil Pacramin), ishin kundershtare te terbuar te karakterit kombetar ne artet tona (Per F.Pacramin dhe Todi Lubonjen). Djathtizmi i T. Lubonjes e F. Pacramit, kozmopolitizmi, urrejtja per folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan edhe nje here se lufta e klasave (?!) ne terrenin e letersise dhe te arteve eshte e gjalle dhe do te jete e tille per nje kohe shume te gjate (?!).

    Gjate ketyre 15 - 16 viteve te kesaj qe e quajme demokraci, me ne fund sejcili ka mundur te krijoje nje hapesire perceptimi per te gjithe e cdo gje. Nga fillim viti '90 dhe deri me sot, te pakten tek une, kane ndryshuar shume koncepte, jane shembur shume idhuj. Ne vitin 1985, ndersa diktatori Hoxha linte kete bote dhe kete vend, e perceptova sic e percepton nje 12 vjecar, aq me shume se pikerisht ate dite, fillova tre diteshin e pushimit, i semure nga rubeola, semundje qe godiste vecanarisht femijet asokohe. Vetem disa muaj me pare, ne krah te diktatorit, pervec te tjereve, ishte edhe Kadare. Pas vdekjes se diktatorit, filluan elegjite per te, te cilave nuk i mungoi as edhe vete "shkrimtari i oborrit". Keshtu filluan vitet '90. Njerezit iu sulen ambasadeve ne drejtim te nje bote e jete me te mire. Jo direkt Ramiz Alia, zevendes i Hoxhes, por Xhelil Gjonet por edhe Kadare, hodhen mllefin me te madh ndaj shqiptareve qe lane me gjak edhe sheshet e kryeqytetit per pak arome "Evrope Perendimore", qe Kadare e thithte prej vitesh ne vilen e tij ne France. Ne pushtet, ne Shqiperi, ishte Alia, i cili eshte cilesuar edhe nga vete Kadare si shpetimtar apo amortizator i goditjeve qe i vinin ne diktatore (pa harruar edhe mburojen Nexhmije!). Ikja e Kadarese, merrte keshtu nje ngjyrim aspak te besueshem, aq me teper qe tashme, ylli i tij kishte shanse te ngjitej me lart ne epoken e Alise e Nexhit. Sigurisht, jane mendime te ardhura tash, pa shume vitesh, dhe jo ne vitin 1990. Ndryshimi i sistemit, pervec se politik, duhej te behej edhe ne sfera te ndryshme sic ishte arti, kultura, letersia. Ndersa ne politike, Alia besoi si pasardhes F. Nanon dhe S. Berishen (te dy antare dhe drejtues te PPSh - se), figura e e besueshme per artin, duhej te ishte "shkrimtari i oborrit", Kadare. Per te mbijetuar edhe ne post'90, Kadarese i duhej krijuar alibia e persekutimit. Ikja nga Shqiperia dhe deklarimet e mepasme, do ti krijonin nje aureole sigurie dhe besimi per te vijuar karrieren e tij te realizimit socialist, por me nje sistem tjeter, kunder te cilit hodhi vrer per shume vite. E ndersa degjoja shpesh pakenaqesite e shprehura nga Kadare here per Nanon, here per Berishen, apo edhe per te dy njeheresh, kuptoja qe edhe ai eshte pjelle e te njejtin sistem, e te njejtes shkolle. Qe te gjithe ne epoken e kapitalizimit (qe realisht nuk eshte e tyrja!), perdoren menyren e pershatjes permes alibive, te cilat te gjitha ua krijoi ne nje menyre apo tjeter vetem nje person, Ramiz Alia! Edhe pse nuk e meritonin, Nanos i dha spektrin e PPSh - se me nje ndryshim te vogel ne germa, Berishes i dha partine me te madhe opozitare PDSh me mentalitetin e partise-meme, ndersa Kadarese i la spektrin e mbreterimit ne letrat shqipe. Eshte Alia, mendja e vertete e te gjitha atyre qe ndodhen ne Shqiperi, eshte ai qe mund te ndihmoje daljen e vendit tone nga ky qerthull, duke pastruar jo vetem politiken, por edhe artin e letersine. Nuk mendoj, se eshte rastesi, qe prej rreth 16 vitesh, ne politike udheheqin ish - et e PPSh - se, ne sport, art, kulture, letersi, ekonomi etj, perseri jane ne udheheqje ish - et. Nder ta eshte edhe Ismail Kadare, i cili tashme edhe pse eshte kandidat i perhershem per cmimin "Nobel" per Letersine, eshte rrezuar te pakten tek une si nje idhull. Ai nuk ka asnje pasoje, pervec faktit se ka humbur fillimisht si njeri, edhe pse mund te jete shkrimtar i madh, por duke qene kamaleon gjithmone ne metamorfoze, por te pabesueshme. E ndersa televizione, radio apo edhe gazeta, vene ne sherbim te ish - eve Hoxha, Shehu, Alia, Kapo, Kadare etj, shume hapesira reklamuese, bindem se eshte koha e tyre, te pakten edhe per disa dekada, deri sa plakja fizike te beje punen e saje. Megjithate, per te pare me mire dhe me raste konkrete, se cili eshte Ismail Kadare si njeri me shume se si shkrimtar, lexoni "Autobiografia e Ismail Kadarese ne vargje" nga Petraq Kolevica. Nuk eshte rastit qe nje liber i tille, u nda vetem ne disa kopje dorazi dhe u zhduk nga shtypshkronjat apo librarite. E verteta, heret apo vone, do te merret vesh, qofte edhe per Ismail Kadarene, i cili vazhdon te mbetet "shkrimtar i oborrit", edhe kur degjojme fjale per vila te blera apo dhuruara ne Shkembin e Kavajes, apo te Pellumbave (te zinj, te turpit).
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #42
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Dardan-g u duhet ta ksihte nickun derdimen-g. Cdo gje te duket kercenim o kellire? Nuk te duket kercenim injoranca qe tregon ne forum? Si i thone asaj fjales, kendon si gjeli maje plehut! Te na tergosh ndonje histori me dhente andej nga katundi yt, apo ca ka bere ky apo ai dervish, do ishe treguar me i aresyeshem, por te na japesh mend ne shqiptareve per cfare ka ndodhur ne Shqiperi....??? Kesaj jepi pergjigje mos djale. Nuk me vjen keq mua qe po lavderoke Kadarene, se cdo qelbesire ka dhe tifozat e vet; mua me ben pershtypje se shqiptari nga injoranca i thote dhe derrit daje, madje i rreh edhe shpatullat vetes derisa t'i thyhet krahu.
    Deri dje i keni thurrur lavde PPSH-se dhe ne cdo dhome keni pasur foton e xhaxhit Enver, keni bere be per koken e tij; tani na dilni edhe me te zgjuar dhe na e shani, se ju e keni njohur me mire se ne, na lavderoni dhe Kadarene, se e njihni me mire se ne; por qe ka qene kelysh i po atij Enveri, kete po e harroni. Nejse, me ty dhe ca te tjere nga tribuna jote nuk ia vlen te harxhosh fryme. Beji lavde kujt te duash, vella. Beji lavde edhe Titos, se ju ka majt me therrime dhe me shkije.


    Alba, ca harxhon fryme kot me xhan? kur ti me gjithe familjen more rrugen e moskthimit per t'i shpetuar batakut Kadareist, dardanerat dhe shoket e tij rregjistroheshin Zvicrave si shqiptare, per te marre nje cope leter e per ca asistence...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 10-08-2006 mė 18:40
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    [QUOTE=banished][FONT="Palatino Linotype"][SIZE="2"]... Te na tergosh ndonje histori me dhente andej nga katundi yt, apo ca ka bere ky apo ai dervish, do ishe treguar me i aresyeshem, por te na japesh mend ne shqiptareve per cfare ka ndodhur ne Shqiperi....??? Kesaj jepi pergjigje mos djale. Nuk me vjen keq mua qe po lavderoke Kadarene, se cdo qelbesire ka dhe tifozat e vet; mua me ben pershtypje se shqiptari nga injoranca i thote dhe derrit daje, madje i rreh edhe shpatullat vetes derisa t'i thyhet krahu.....

    Shiqo more beasharet! Ti nuk je i dėnjė pėr asgjė mė sa duket, por megjithatė do tė jap njė pėrgjigje!
    Nuk kamė pasur fat tė jem bari i deleve dhe do ta konsideroja vetėm me fat po tė isha! Nuk ėshtė vetėm leverdia ekonomike pėr ata qė mbajnė dele, por tė jesh bari janė edhe ca pėrparėsi tė tjera, natyra dhe jeta e qetė shpirtėrore! Pastaj edhe delet janė tė dėgjueshme ,mund ti grahėsh, mund tė ecėsh mes tyre, por edhe mund tė ecėshpara tyre (prish) dhe ato tė vijnė pas!
    Por, kam pasur fat qė nuk kam qenė bari i derrave! Me derra ėshtė ca mė vėshtirė ti mbash nė fermė, pra tė mbyllur e lėre mė tė shkosh pas tyre! Para tyre s“mund tė dalėsh, mes tyre jo se jo ( sepse tė paktėn do tė pėrlyejnė)dhe vetėm duhet shkuar pas tyre dhe ata shpeshherė duhet zhdepur dru! Janė pis tė pėrlyer, torolloka dhe tė padėgjueshėm, ashtu sic je edhe ti!

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Hivzi Islami vs. Rexhep Qosja
    Padi pėr piraterinė e “Toenės” dhe Rexhep Qoses
    HIVZI ISLAMI


    19 Prill Akademiku Hivzi Islami akuzon shtėpinė botuese “Toena” si dhe akademikun Rexhep Qosja pėr pirateri tė botimit tė tij, “Spastrime etnike-politika gjenocide serbe ndaj shqiptarėve”, botuar mė 2003 nga shtėpia botuese “Dukagjini”, Prishtinė


    Pas luftės nė Kosovė, ndėrsa nė Shqipėri edhe mė herėt, sikur ishte bėrė dukuri pėrvetėsimi jo vetėm i ideve, por edhe i punės sė tėrėsishme tė autorėve dhe tė shtėpive botuese nga matrapazė tė ndryshėm. Pati edhe denoncime publike dhe ndjekje nė gjykata, por kot – piratėt vazhduan veprimtarinė e tyre pėr pėrfitime materiale, por edhe “patriotike”. Njė sėmundje tjetėr e shqiptarėve pas rėnies sė komunizmit ishte qė secili “intelektual” shqiptar donte tė shkruante sė paku njė libėr; dolėn edhe tė tillė qė me para, pėrmes shablloneve tė dhunuesve tė historisė, dėshironin t’i fusnin baballarėt, gjyshėrit apo stėrgjyshėrit nė histori si patriotė tė mėdhenj! Njė mani tjetėr viteve tė 90-ta tė shekullit tė kaluar, qė gati mė bėri tė hiqja dorė nga puna ime hulumtuese shumėvjeēare, ishte se ēdo i treti a i katėrti shqiptar i moshės madhore nė Kosovė donte tė bėhej demograf dhe kėtu sfera e migrimeve tė popullsisė u bė mė atraktivja, por edhe mė e keqpėrdorshmja. Erdhi puna deri aty sa edhe teneqexhinjtė u bėnė ekspertė nė kėtė fushė!

    Njė mik imi njė ditė mė telefonoi dhe mė tha se libri im “Spastrimet etnike – politika gjenocidale serbe ndaj shqiptarėve”, qė nė vitin 2003 doli nga Shtėpia Botuese “Dukagjini” mė ėshtė “ribotuar” kėto ditė nga njė shtėpi tjetėr botuese, por me dikend tjetėr si autor. Njėmend nuk e kuptova derisa nuk ma sqaroi: mė tha gjeje librin dhe gazetėn, ku ishte bėrė njė prezantim bombastik i botimit, siē di tė bėjė autoreklamė vetė autori pėr botimet e veta.

    I gjeta gazetėn dhe librin e paturpėsisė tė shtėpisė botuese, qė ėshtė “Toena” e F. Toēit nga Tirana dhe tė autorit pa pėrgjegjėsi profesionale e morale, Rexhep Qosjes.

    Ka shumė vjet qė te ne qarkullojnė dokumente, elaborate dhe tekste tė ndryshme tė qarqeve dhe regjimeve serbe pėr spastrimin etnik tė shqiptarėve. Disa prej dokumenteve dhe elaborateve ishin pėrkthyer nė versione tė ndryshme nė gjuhėn shqipe, por me shumė gabime sa lexuesi nuk mund as t’i kuptonte; disa ishin pėrkthyer dhe nė gjuhė tė huaja. Nė vitet e 90-ta tė shek. XX QIK-u kishte formuar edhe njė redaksi dhe kishte distribuuar nė anglisht me mija kopje tė elaborateve tė Ēubrilloviqit, tė Andriqit etj. Nė kuadėr tė edicionit “Balkan Books” tė Shtėpisė Botuese “Dukagjini”, Robert Elsie kishte bėrė nė anglishte pėrkthimin e dokumenteve kryesore. Dokumentet, natyrisht, nuk janė pronė e askujt, por pėrkthyesit e tyre kanė autorėsinė; secili krijues e lexues mund t’i ketė nė disponim dhe secili mund t’i shfrytėzojė nėse di t’i shfrytėzojė. Por nuk ėshtė e lejueshme tė pėrvetėsohet puna e tė tjerėve pa lejen e autorėve tė pėrkthimeve dhe pa lejen e shtėpive botuese. Ndėr shembujt mė drastikė tė hajdutėrisė ėshtė botimi i librit “Shpėrngulja e shqiptarėve sipas programeve kombėtare serbe” tė Shtėpisė Botuese “Toena” tė Tiranės tė autorit Rexhep Qosja.

    Libri im “Spastrimet etnike”, qė arrita ta botoj pas njė pune disavjeēare, ishte ide dhe kėrkesė e kahmotshme e Shtėpisė Botuese “Dukagjini”, por edhe imja, meqė jam anėtar i redaksisė. Faza e parė ishte mbledhja, zgjedhja dhe sistemimi i dokumenteve; disa prej tyre siguroheshin me lehtė, ndėrsa disa mė vėshtirė. Pėr pėrkthimin e tyre u angazhuan njerėzit mė meritorė, siē janė Idriz Ajeti, Rexhep Ismajli, Vehap Shita, Eqrem Basha, Salih Maqedonci dhe Mimoza Dushi. Njė pjesė tė materialeve i pėrktheva unė vetė. Pėrkthyesve qė bėnė punėn mė tė madhe u dedikova falėnderimin mė tė sinqertė, sikundėr edhe redaktorit gjuhėsor Shefqet Riza, qė bėri punėn e vet me shumė korrektėsi. Te ēdo material, nė fusnotė tregohet burimi prej nga ėshtė marrė materiali dhe shėnohet emri i pėrkthyesit.

    Kur u konsumua shumė shpejt me shkrimet nga fusha e letėrsisė, ku pretendonte se ishte “I pari” me ato librat e njohur zhdanoviste, duke imituar “babain” e kombit serb, Dobrica Qosiqin“, dhe “ati” ynė i kombit, Rexhep Qosja, nisi tė merrej me pamflete politike nė kuadėr tė “studimit” tė ēėshtjes kombėtare. Nisi tė bėnte edhe libra historikė, qė nuk ishin gjė tjetėr pos njė pėrvetėsim i punės kėrkimore tė historianėve shqiptarė tė bėrė mė se 50 vjet nė arkivat e Evropės. Njeriu qė kurrė nuk e kishte parė arkivin e huaj dhe qė nuk di asnjė fjalė nė asnjė gjuhė tė huaj na bėhet edhe historian! Po tė mos dėshtonte nė votime nė vitin 2000 (partia e tij si koalicion fitoi vetėm rreth 00,4%) deshi ta imponojė nė krijimtari dhe nė gjithė jetėn shoqėrore tė Kosovės njė kriter tjetėr – LBD-izmin! Megjithatė, ka njė mjeshtri nė hartimin e pamfleteve: ėshtė vajtues i mirė, ndonėse edhe kėtu bėhet i bezdizshėm me ato pėrsėritjet gramafonēe qė vetėm letra e mjerė i duron. Ėshtė gjithashtu i njohur vajtimi i tij pėr vdekjen e Titos nė vitin 1980!

    I dėshtuar tė paktėn qe 25 vjet si krijues dhe intelektual, i degraduar si njeri dhe pėrēarės qė shau ēdo intelektual dhe politikan nė botėn shqiptare, i nxjerrė nga politika me votėn e popullit, nė emėr tė tė cilit gjithė jetėn manipuloi (kulmi ishte Rambujeja e vitit 1999) dhe ende manipulon -, tash me botimin “Shpėrngulja e shqiptarėve...” do tė merret me punė edhe mė tė pista – me piratėri! Nga prezantimi na del “demograf”, “gjeopolitikan”, “diplomat”, “historian” e ēka jo tjetėr! Vetė i pėrgatit reklamat pėr botimet e veta, tė cilat pėrmes telallėve nė redaksi tė ndryshme i plason me moton: “i vetmi, i pari, mė i madhi, mė i dituri, ēfarė denoncuesi i politikės serbe, ēfarė patrioti”. Kėshtu ka vepruar gjithė jetėn edhe me intervistat e veta nėpėr media: tė gjitha pyetjet dhe pėrgjigjet vetė i pėrgatit dhe pastaj ua servon gazetarėve! Te botimet ka edhe njė mani: tė ketė sa mė shumė libra, nė mos po arrin qė tė bėhet kryetar i Shqipėrisė etnike! Nuk do tė jetė ēudi kur njė ditė do tė na del edhe me ndonjė libėr pėr sidėn!

    Nuk turpėrohet fare qė e pėrvetėson jo vetėm idenė, por edhe krejt punėn e tė tjerėve pikė pėr pikė, i bindur se ėshtė e natyrshme qė “I Madhi” tė ketė tė drejtėn e monopolit nė jetėn tonė kulturore, shkencore, informative etj., ashtu siē kishte privilegje dhe pushtet pėrrallor nė kohėn e komunizmit. Dokumentet serbe me pėrmbajtje gjenocidale kundėr shqiptarėve ekzistojnė. Ka mund t’i sigurojė dhe t’i botojė, nga “Naēertania” e I. Garashaninit (1844) e deri te projektet e Sheshelit tė viteve tė 80-ta e tė 90-ta tė shek. XX. Ky spekulant i pėrvetėson pėrkthimet e huaja, por pėr t’i mjegulluar gjurmėt e hajnisė origjinalin e fut nė redakturė tė dhunshme gjuhėsore. Kėshtu veproi me pjesėn mė tė madhe tė teksteve tė botimit tim “Spastrimet etnike”.

    Memorandumi i Akademisė Serbe tė Shkencave dhe tė Arteve qarkullon ka shumė vjet, por kurrė nuk i shkoi mendja “babait tė kombit” as ta komentojė e lėre mė ta pėrkthejė dhe botojė. Pesė muaj u mora me pėrkthimin e tij, duke konsultuar ekonomistė, juristė, historianė etj. Gjithė ndryshimi midis versionit tim dhe versionit tė ”Tė Vetmit” konsiston nė njė lloj tautologjie tė fjalėve: esenca - thelbi, kundėrthėnia – kontradikta, raporti – proporcioni, mjerisht – me keqardhje, sistemi – rendi, brengosje – shqetėsim, eksperiencė – pėrvojė, planifikimi – planėzimi, shkatėrrimi i vlerave – rėnia e vlerave, fantazia – imagjinata etj. etj. Vetėqeverisjen socialiste (Socijalističko samoupravljanje) do ta quajė vetadministrimi socialist, ashtu siē e quante Enver Hoxha; Dhomėn e Republikave dhe tė Krahinave (Veće republika i pokrajina) e quan Kėshilli (Veēe) e republikave dhe krahinave; Kuvendin e quan skupshtinė etj. etj. Dhe kėto janė marifetet e tij.

    Egocentristit tė kompleksuar dhe narcisoidit nuk i duhet leja pėr asgjė. “I Madhi” dhe “I Vetmi” e vetėsiguron lejen! Natyra e spekulantit shkon deri atje sa nuk u merr leje as atyre qė ua shėnon emrat si pėrkthyes nė ballinė, si p. sh. Vehap Shitės, i cili ka bėrė pėrkthimin e njė pjese tė madhe tė dokumentave. Ka tekste, tė cilat pėr ēudi i shpėtuan redakturės sė dhunshme gjuhėsore dhe aty u lakuriqua hajduti. Shembulli mė drastik ėshtė pėrvetėsimi i tekstit tė Programit tė Partisė Radikale tė Sheshelit, tė cilin e merr germė pėr germė dhe askund nuk i referohet asnjė burimi; te pika 15 vetėm fjalėn gjyqėsi e ka zėvendėsuar me fjalėn gjyqtari! Kėtė tekst gjatė kohė e pata kėrkuar nė origjinal, por nuk e pata gjetur. Pėrmes miqve nga bota e jashtme e gjeta nė gjuhėn angleze me titull “Program of the Radical Party”, Yugoslav Survey, XXXIV, 1, Belgrade, 1993, pp. 56-61. Tekstin e perktheu magjistrja e shkencave demografike Mimoza Dushi dhe nė librin tim, nė f. 374, siē shihet, jepet referenca e plotė. Sa pėr ilustrim po japim pjesė tė faksimilit pėrmes tė cilave lexuesi ka mundėsi tė gjykojė vetė. Mbetet qė e gjithė ēėshtja t’i pėrcillet gjykatės kompetente pėr shqyrtim.

    Faksimil nga libri i Hivzi Islamit Faksimil nga libri i Rexhep Qosjes

    “Spastrimet etnike” (2003): “Shpėrngulja e shqiptarėve sipas programeve kombėtare serbe” (2005):
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  5. #45
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga banished
    Kiniko, lexoji shkrimet e fundit, dhe do e kuptosh se ku e kish fjalen banished, sidomos po te lexosh shkrimin tend ku me citon.
    Prandaj e them, nje krodhe buke, ca kripe dhe dy te drejta, bejne qe shume kosovare te jene nostalgjike ndaj Titos dhe regjimit te tij.
    Nese nuk e kuptove se ku e kisha fjalen, atehere ktheju dhe njehere shkrimit tim te mesiperm. Titoja sundimin e tij totalitarist ne Jugosllavine e tij 24 etnikshe e nisi si kasap dhe katil kunder shqiptareve. Ajo qe shkaktoi degjenerimin e tij ne terror antishqiptar, ishte deshira e vetme dhe e zjarrte e shqiptareve per t'iu bashkuar trungut meme, kjo ishte edhe pjelle e zhgenjimit qe pesuan shqipet e trojeve etnike te lena nen Jugosllavi nga brigadat partizane shqiptare qe cliruan Kosoven.
    Politika e "holle" e Enver Hoxhes ishte qe te ndihmoheshin te gjithe popujt per t'u cliruar nga zgjedha nazi-fashiste nen flamurin e internacionales socialiste, sipas seciles te gjithe popujt duhet te gezonin te drejta te barabarta dhe te jetonin ne harmoni te plote. Nen kete prizem edhe e ardhmja e Kosoves dhe trojeve mbareshqiptare nen eksperimentin famekeq te quajtur Jugosllavi, duhet t'i ktheheshin Shqiperise, dmth trungut meme ne menyre paqesore si e drejte e vetvendosjes se popujve te lire. -Duke u bere keshtu edhe e pranuesheme per cdo konvente nderkombetare dhe duke u zyrtarizuar ne ombrellen e OKB-se.
    Per sa kohe qe shqiptaret e trojeve qe ishin brenda eksperimentit kundershtuan cdo lloj skeme, Titoja i perndoqi dhe i dogji edhe te gjalle. Jane pushkatuar me shume shqiptare ne kohen e Titos sesa nga kasapi Sllobo.
    Shqiptaret qe emigruan dhe qe paten "te drejta" per t'u vendosur ne bllokun e botes se lire, nese do kishin jetuar aq te lumtur ne kohen e Titos, nuk do ishin larguar fare, por do te kishin dhene kontributin e tyre per te manaxhuar investimet miljardere qe fiktivisht qeveria qendrore duhej te bente ne Kosove.
    E jo te ndertohej Kosova me financim gati teresisht privat me djerse refugjatesh.
    Plus, qe nje fakt tjeter qe ju shqipet e eksperimentit(Jugosllavise) e keni paksa te veshtire ta pranoni, eshte se shqipet e eksperimentit qe shkonin Gjermanive, Anglive dhe Shba-ve, rregjistroheshin si shqipe Shqiperie, duke i dhene keshtu edhe sllaveve nje aresye per t'u lumturuar sadopak, - gjithe bota do t'i njihte si rrefugjate shqiptare, qe po linin shtetin e pare ku kerkuan strehim(serbine), per t'u vendosur ne nje shtet tjeter te botes se lire; duke iu bere keshtu mbeshtetje tezes serbo-shoviniste qe shqiptaret ne Kosove ishin emigrante shqiptare pas luftes se dyte boterore per aresye ekonomiko-politike.
    Tani, ju mund t'i keni paksa te turbullta idete, por keto jane fakte, nuk jane deshira apo nostalgjira, dhe sado mire qe mund te keni jetuar pas viteve 70, nuk arrij te kutpoj se ku eshte nguti i nostalgjise!?!
    Ne 23 miljard $ borxh te jashtem qe thithi Titoja per Jugosllavine, sa u derdhen per Kosoven? Jo, po ju u bete me miniera... po na u bete edhe me termocentrale, po na u bete dhe me fabrika tekstilesh dhe ushqimore... E sa perqind e fitimit neto kthehej ne Kosove?
    Apo i harruat shprehjet "kosova punon, beogradi jeton"?
    Nuk e di se si mund te shprehem me qarte sesa kaq; pjesa tjeter ju takon juve, te mallengjeheni per "dashnorin" e humbur ne menyre shekspiriane, apo t'i ktheheni realitetit dhe te ndergjegjesoheni qe jeni pjese e pandare e kombit shqiptar, i cili eshte i cunguar dhe i paplote pa ju, se keni jetuar me mire se shqiptaret ne Shqiperi, por perseri keni qene te lidhur me zinxhire, dhe qe padrejtesia nuk u eshte bere vetem juve qe jetuat ne anen tjeter te kufirit, por te gjithe kombit shqiptar.
    Banished te lumte goja e tastatura, objektiviteti yt tregon pastertine e mendimeve tua dhe une nuk kam cfare te shtoj tejeter se i ke thene pothuaj te gjitha!
    Mirembetsh

    .
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #46
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar mė parė nga Qazim RUDI
    Ne gazeten "Rilindja" te Kosoves, gjate kohes qe vdiq Tito (maj 1980), Rexhep Qosja e pershkroi me keto fjale humbjen e tij.


    NJE JO E MADHE DHE SHUME MERITA

    Tito e ka udhehequr dhe e ka sjelle deri ne triumf perfundimtar Luften Nacionalclirimtare te popujve te Jugosllavise-ja nje merite e mjafte historike per te gjitha koherat.

    Tito e ka udhehequr dhe e ka sjell deri ne triumf perfundimtar luften qe ka permbysur monarkine, duke i hapur rrugen ngadhnjimit te socializmit-ja nje merite tjeter e mjafte per historine.

    Tito na ka udhehequr shtigjeve te veteqeverisjes socialiste, te barazise, vellazerimit e bashkimit, bashkejeteses se kombeve dhe kombesive-ja nje merite tjeter e jashtezakonshme historike.

    Tito i ka prire idese se madhe qe i reziston presionit te fuqive te medha e qe sot njihet si ide e mosinkuadrimit-ja edhe nje merite tjeter, aq e madhe, aq vendimtare ne historine e perbotshme.
    Edhe Vatikani pas vdekjes,pas ekzekutimit te tij, jesusit ia shkroi historine.Te gjithe te vdekurit duhet lavderuar pasi vdesin apo i mbysim!

    Qosja s`e lavderoi asnjehere Titon sllovak as Titizmin dhe evropianizmin proserb,grek dhe sllav,per se gjalli. Kur te ngordhin futjau nga nje por*dhe ke koka! qe ti marrin eren te afermit e tij.
    Ne vitin 1972,ky Rexhep Qosja,ne radio novisad, ne kongresin e shkrimtareve te serbosllavise kishte deklaruar para kolegeve te tij: Sa per shqiptaret e "Jugosllavise" jam ne gjendje ne ēdo kohe me secilin jugosllav apo te huaj te tregoj dhe te argumentoj te drejten e tyre per vetvendosje ne "jugosllavi"!

    Gjer me sot, Kryeakademiku shqiptar R.Qosja, nuk ka bere asnje gaf kunder kombit shqiptar ne pergjithesi as kosoves dhe viseve te pushtuara nga sllavo-ortodokset ne veqanti!

    Qofte ne udhe te mbare te mos beje dhe tani e tutje dhe shendet te mire e force per pune te metejme akademike edhe pas 70 vjetorit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kurkushi : 19-09-2006 mė 21:29

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •