Zoti dha proven e fajit
ate dite kur pa se kishte harruar
ta mbillte faren e bekuar te fatit
ne nje grusht dhe'
qe u quajt shqipni
e shpendit me dy krena.
I tha vetes...
"po pertoj me zbrit per njat grusht dhe
e po e la djerr
djalli le te baje c'ka te doje me te"
Maria e bukur e pame prej zotit
dhe prej frymes se tij e mbarsun
kish qellu me lind ne Jeruzalem.
E, Zoti asnjehere nuk e kthej kryet
me e dite cka u ba me vendin e harruem prej tij.
Vecse, do poet e ketij vendi pa fat
krijojne do Zota te vdekshem
sa per ta torite djallin teksa matet
me hedh faren e keqe.
Zoti ne fjale fliste gegnisht!
Krijoni Kontakt