Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Muzika e dhomës "pushton" Durrësin

    Instrumentistë të njohur nga Austria, Italia, Greqia, Zvicra dhe Shqipëria, kanë nisur të hënën në mbrëmje në Durrës, Festivalin e parë Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës. Në mjediset e Muzeut Arkeologjik, ansambli arok nga Italia “Il cenacolo della chimera” interpretoi për dëgjuesit, pjesë të repertorit të muzikës së shek.XVI, XVII dhe XVIII.

    Instrumentistët italianë Enrico Groppo, Filippo Burchietti dhe Gabriele Palomba luajtën me instrumente të epokës disa nga pjesët më të mira të autorëve Vivaldi, Albinoni, Corelli, Merula, Cima, etj. Organizatorja e këtij festivali, Nevila Kalaja tha: “Në katër mbrëmjet muzikore, të cilat do të organizohen kryesisht në mjedise historike të qytetit bregdetar, do të jenë protagonistë edhe artistët e kuartetit “Bridge” të Athinës, me instrumentistë të kombësive të ndryshme”. Në koncertin e parë kanë interpretuar me sukses violinisti austriak Ëolfgang David dhe pianistja shqiptare Elda Laro.

    Nata e fundit i është rezervuar ish-nxënësve të shkollës së mesme artistike të Durrësit, të cilët interpretojnë tashmë në skena të ndryshme të botës. Orkestra e harqeve të artistëve shqiptarë do të drejtohet nga dirigjenti zviceran, Emanuel Siffert. Festivali i parë i muzikës së dhomës organizohet nga shoqata “Arti dhe kultura italo-shqiptare”, më mbështetjen e Ministrisë së Turizmit
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Manifestim i bukur, eshte dicka tradicionale dhe mendoj se duhet te rruhet sepse eshte nje trashegimi qe nuk e ka fatin cdo popull te kete!
    ¿Quién ganará la Champions? = BARÇA

Tema të Ngjashme

  1. Muzika klasike, 101 pjesët më të bukura
    Nga Tannhauser në forumin Muzika botërore
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 21-10-2023, 16:25
  2. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  3. Muzika, si po deformohen shijet
    Nga Davius në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 21:03
  4. Muzika - thjesht një melodi, apo ndoshta një gjenerator ndjenjash dhe emocionesh?
    Nga EXODUS në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-02-2004, 12:00
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2003, 18:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •