Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29
  1. #11
    *KOSOVARE* Maska e Arjeta
    Anėtarėsuar
    17-10-2002
    Vendndodhja
    Danimarke
    Postime
    184
    ncncncncn marri
    [size=0.5]Sometimes friends
    cause You pain & happiness
    they come & go
    but one thing 4 sure
    they Love & miss you,
    believe me I am 1
    of them......!!![/size]

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Nuk eshte cudi nese jane takuar. Te gjithe e dijme se ne kohen e Salos Serbia furnizohej me nafte nga Shkodra. Ky komb eshte i pafat. Sa i hjeken diktatoret dhe pushtuesit i hidhen ne qafe qafirat e vete, jo se i hidhen ne qafe, por kombi e ka me veshtire me derrat e vete, se sa me pushtuesit. Shikoni cfare rrotullimi behet ne Shqiperi. Nano deri dje sulmonte demokracite perendimore, sot eshte demokrat. Ky nuk e ben kete per te mire te Shqiperise sepse ky njeri ne perendim nuk ka vlere se konsiderohet nje ish stalinist. Ky e ben kete nga deshira kronike per karier. I tille eshte edhe Berisha. Sa me shpejt te ndrrohet kjo klase politike aq me mire per Shqiperine. Mirepo kjo klase nuk shkulet nga pushteti pa u pasuruar mire. Shqiperia ka rini te afte dhe te pakomplekse e cila do ta drejtonte shtetin me mire se keto fosilet e sotme te komunizmit. Kjo klase e dalur nga komunizmi ne tere Ballkanin eshte klase politike e korruptuar deri ne fyt: ne Shqiperi, ne Maqedoni , ne Kosove, Mal te Zi , Bosnje e Serbi. Shikuar me gjakftohtesi Ballakni vuan nga politikanet e vet te semure.....

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Si shihet nga shkrimi i meposhtem do bindemi se ne truallin tone gjithmon do gjenden ndihmes te armiqeve tane nga kombi yne,ja rasti konkret ndermjetesi mes Gazidedes dhe Arkanit,kush tjetr pos nje shqipetar,prandaj mos habitemi per keto dhe gjera tjera,mos humbim forcen e kalojme ne ekstremizem.

    Pas deklaratės sė Luan Ramės zbulohen misteret e bisedimeve mes ish-shefit tė SHIK dhe serbit

    Si u takuan Arkani me Gazideden
    Kush ishte personi ndėrmjetės dhe ēfarė diskutuan


    Ministri i Rendit Publik Luan Rama nė emisionin Shqip nė televizionin Top Chanel deklaroi se, " me pėrgjegjėsi qytetare dhe zyrtare, ju bėj tė ditur se ish kryetari i Shėrbimit tė fshehtė shqiptar zoti Bashkim Gazidede ėshtė takuar me Zelko Raznjatovic(Arkan) i akuzuar si njė nga kriminelėt mė tė mėdhenj serbė gjatė luftrave nė ish Jugosllavi ". Madje, Ministri i Rendit Rama deklaroi se ai disponon fakte dhe dėshmi nga njerėzit qė kanė organizuar kėtė takim nė mes Arkanit dhe Gazidedes.

    Bėhet fjalė pėr vitin 1995, viti i fundit tė luftės nė Bosnje dhe fundit tė embargos ndėrkombėtare kundėr ish-Jugosllavisė. Ndėrkohė qė ish nėnkryetari i shėrbimit sekret zoti Bujar Rama ka deklaruar se shėrbimi sekret shqiptar nė atė kohė nuk ka pasur marėdhėnie zyrtare me Arkanin. Mė tej ish nėnkryetari i SHISH heq pėrgjegjėsinė nga institucioni, por jo nga ish shefi i tij, pėr tė cilin thotė se nėse ėshtė takuar ai ėshtė takuar nė formė private. Konfuziteti i ish numrit 2 tė shėrbimeve tė fshehta shqiptare bėhet mė i madh, kur ai thotė pėr Gazetėn se, " Arkani mund tė ketė hyrė nė Shkodėr me emėr tjetėr ", duke harruar se Ministri i Rendit nė Top Chanel nuk pėrmendi vendin ku ka hyrė Arkani apo ku ėshtė takuar me Gazideden.Nė deklaratėn e Ministrit Luan Rama bie nė sy fakti se ai flet nė ligjėratė tė drejtė, duke cituar faktin se ka folur personalisht me personat qė kanė organizuar takimin e mistershėm nė mes Arkanit tė dhe Gazidedes.

    Petrit Hamja
    Nė fund tė shkurtit tė kėtij viti, nė gazetėn e pėrditshme Dita, ėshtė botuar dy ditė rresht njė letėr e hapur e Daut Kadriovskit, trafikantit shqiptar nga Maqedonia. Nė atė kohė Daut Kadriovski, sapo ishte ekstraduar nė Itali, vend nė tė cilin ishte i dėnuar dhe nga ku kėrkohej. Nė atė letėr shumė tė ēuditshme Daut Kadriovski pėrmend emrin e njė tjetėr shqiptari nga Maqedonia, Petrit Hamja dhe tė vėllait tė tij Flamurit. Nuk kuptohet qartė se ēfarė do tė thotė Kadriovski nė letrėn e hapur tė Gazetės Dita nė mbrojtje tė vetėvetes, por ai akuzon Petrit Hamen dhe vėllain e tij si shkakun kryesor tė fatkeqėsive tė veta. Kadriovski thotė se, Petrit Hamja dhe vėllai i tij Flamuri janė ortakė tė Arkanit. Ai i akuzon ata si vrasės dhe trafikantėt e vėrtetė tė drogės, qė kanė lidhje me serbėt, Arkanin dhe shėrbimin e tyre tė fshehtė, si dhe njeriu qė ka mbajtur lidhjet e tyre me SHIK-un, pa specifikuar kėtu kohėn pėr tė cilėn flitet. Sot Petrit Hamja ish i kėrkuar nga Interpoli si trafikant droge dhe ish i dėnuar nė Jugosllavi, rezulton i zhdukur apo i vdekur pavarėsisht se trupi i tij i pajetė nuk ėshtė gjendur kurrė. Ky fakt pėrmendet nė letrėn e Kadriovskit. Vėllai i tij Flamuri jeton nė SHBA. Vėllezėrit Hamja janė nga Dibra e Madhe. Gjatė viteve tė shkuara Petrit Hamja ka jetuar gjatė nė Shqipėri, ashtu si dhe vetė Kadriovski. Nė qarqet e trafiqeve tė cilave i referohet dhe Daut Kadriovski rezulton se Petrit Hamja thirrej si kushėri i ish kreut tė SHIK-ut Bashkim Gazidede, nga ana e nėnės sė kėtij tė fundit qė ėshtė nga e njėjta zonė e Dibrės.

    Gazidede dhe Meksi
    Ministri Rama nė bisedėn televizive pyeti se a kishte pasur dijeni ish Presidenti Berisha pėr pėrmbajtjen e bisedės nė mes tė dyve. Tė besosh qė Gazidede ishte i pėrzierė nė trafiqe, nuk ka argumenta. Madje vetė Fatos Klosi, po nė tė njėjtin emision televiziv e mbrojti si njė figurė tė ndershme dhe trasparente si dhe njeri tė mirė. Pėrvec kėsaj koha pėr tė cilėn flitet pėrkon me fundin e embargos dhe tė trafiqeve njėherėsh. Tė aludosh se ishte nė marėdhėnie sekrete me UDB-nė ėshtė fantazi e shfrenuar, sepse atėherė nuk kishte sepse tė takohej me Arkanin,por me UDB. Atėherė pse tė takohej, kur Gazidede si njė intelektual inteligjent e dinte se ky takim nje ditė do tė merrej vesh. Pėrgjigjen mund ta gjejmė tek njė intervistė e ish kryeministrit Aleksandėr Meksi nė vitin 1997, pasi PS kishte ardhur nė pushtet, nė televizion me gazetarin Blendi Fevziu. Ish kryeministri deklaroi se pas 1995 ai kishte pasur marėdhėnie shumė tė kėqija me Gazideden, madje pėr njė kohė tė gjatė nuk kishin folur fare. Meksi pranoi se Gazidede i pėrgjonte, atė ish Ministrin e Brendshėm Musaraj dhe ish Ministrin e Jashtėm Shehu, shpesh duke i shantazhuar pėr shkak, gjoja tė lidhjeve me trafikun e karburantit dhe trafiqet e tjera me ish Jugosllavinė. Takimi misterioz mund tė ketė pasur qėllim, informimin pėr persona tė caktuar tė nivelit tė lartė nė Shqipėri nė lidhje me trafiqet e karburanteve gjatė 4 viteve, me qėllim qė kėto informacione tė pėrdoreshin nė luftėn e brendshme politike.

    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  4. #14
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Sic e shihni kesaj teme iu hoqen disa postime te nxehta si dhe fyerjet, duke pasur synim ==> permbajtjen e temes per te cilen u hap ky muhabet, pra Arkani & Gazidedja & co ...

    Kerkoj ndjese nqs mjellma apo starcraft nuk i gjene fjalet e tyre ketu ... dhe e kuptoj shqetesimin tuaj dhe te cdo kosovari/eje ndaj asaj qe kane vuajtur nga regjimi serb.

    Nuk dua te behem moralist por nqs duam te diskutojme per mardheniet dhe dashurine mes popujve shqiptar e serb me mire te hapim nje teme te vecante dhe te shprehemi se si jane e si do shkojne mardheniet mes serbeve e shqiptareve. (ndoshta ti alvi mund te jesh nismetar)

    shpresoj te jemi kuptuar ...

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    SHISH-i, agjentėt dhe politika

    Nga Fatos Lubonja

    I gjithė opinioni publik kėto ditėt e fundit ėshtė pėrqėndruar tek ēėshtja; SHISH-i dhe agjentėt e tij politikanė dhe gazetarė. Nė kėtė fushatė tė re politike si gjithnjė pėr shkak tė bizantinizmit + paaftėsisė sė politikanėve tanė tentohet tė preken pjesėt emocionale tė trurit tė njerėzve, tė manipulohet shumė me emrin e keq tė spiunit, tė bėhen shantazhe tė errėta, tė cilat e lėnė opinionin e gjerė si gjithmonė me pjesėn racionale tė trurit tė paralizuar nga kjo tymnajė, duke notuar nė gjysmė terr nėpėr stereotipe e paragjykime. Nė kėtė kuadėr veēohet fakti se komisionerėt tanė nuk po kanė pak durim ta mbarojnė njė herė mirė punėn kaq delikate, por kanė filluar luftrat mediatike.
    Nė kėtė shkrim dua tė bėj disa komente lidhur me paqartėsira qė ka opinioni publik me shpresėn se puna qė mendohet se do tė bėjė politika javėn qė vjen lidhur me SHISH-in do tė na nxjerrė disi mė tė qartė.

    Ēėshtja 1: Siguria kombėtare

    Me gjithė kėtė zhurmė tė madhe opinioni ende nuk ka mundur tė sqarohet se cilat janė ēėshtjet qė hynė nė ato "tė sigurisė kombėtare" me tė cilat duhet tė merret SHISH-i dhe cilat janė ēėshtje me tė cilat duhet tė merren organe tė tjera tė lidhura me Ministrinė e Rendit, psh. Pra, mė konkretisht, dimė se pėrveē zbulimit tė aktiviteteve tė agjenturave tė huaja, tė terrorizmit, SHISH-i merret edhe me krimin e organizuar ku hyjnė trafiqet e drogės, klandestinėve, prostitucionit. Por, megjithatė, kjo fusha e krimit tė organizuar duket shumė e vagullt: dmth. nuk jemi tė qartė a hulumton SHISH-i, fjala vjen, kontrabandėn apo jo, a hulumton SHISH-i korrupsionin, qė lidhet direkt me aktivitetin e politikanėve, a ka hulumtuar SHISH-i pėrpjekjet pėr destabilizim tė vendit etj. Po tė gjykojmė nga rezultatet e luftės kundėr kėtyre tė fundit mund tė dalėsh nė pėrfundimin zero rezultat dhe mua si qytetar mė lind pyetja: po pse nuk i kėrkohet llogari SHISH-it pėr kėto? Pse SHISH-i nuk ka arritur rezultate nė kėtė drejtim; mos vallė ngase SHISH-i ėshtė marrė me punė tė tjera, siē e akuzon opozita? Apo mos vallė ai e ka bėrė punėn e vet, por janė organet ekzekutive qė nuk kanė kryer tė tyren. Pse nuk hetohet kjo? Apo mos vallė opozitės nuk i intereson fare qė SHISH-i tė merret me kėto punė sepse ėshtė e implikuar edhe vetė, prandaj dhe hedh kėtė tymnajė elektorale. Kėto kėrkon opinioni, tė sqarohen dhe jo thjesht ca emra agjentėsh qoshin ata edhe shumė tė njohur, sepse tek e fundit punėt e sigurisė kombėtare nuk kanė ecur jo pėr shkak tė kėtyre agjentėve, por tė frymės sė shefave politikė qė i kanė orientuar nė drejtime tė shtrembėra kėta agjentė.

    Ēėshtja 2: Rekrutimi i agjentėve

    Varėsisht nga pėrgjigja e ēėshtjes sė parė duhet tė vijė edhe pėrgjigja e pyetjes sė dytė qė tė lind natyrshėm: Pėr ēfarė punojnė agjentėt e SHISH-it? Ta do mendja se njė agjent i SHISH-it nuk ka pse gjurmon e sipunon punėt private tė tė tjerėve, as se ēfarė mendime politike kanė ata dhe as se ēfarė mendojnė njerėzit pėr Sali Berishėn, Fatos Nanon, Amerikėn, Kinėn, homoseksualizmin, biseksualizmin, travestizmin etj.
    Atėhere ne na duhet tė na nxirren materiale qė provojnė se x agjent i SHISH-it ka bėrė punė qė nuk hyjnė nė punė qė janė nė tė mirė tė sigurisė kombėtare, por nė interesat e klaneve tė caktuara, sikurse thotė opozita. Po si mund provohen kėto? Nuk mjafton fakti se njė x politikan i PD-sė mund tė jetė agjent apo se SHISH ka nė gjirin e vet gazetarė pėr tė provuar kėtė. Duhet prova e shkruar se x agjent ka raportuar pėr njė gjė qė nuk hyn nė ēėshtjet e sigurisė kombėtare.
    Kur vjen nė kėtė pikė nuk mund tė mos tė tė vijė ndėrmend ndonjė rast e tė tė lindė njė pyetje si psh.: a ishin ngjarjet shumė tė pėrfolura tė 14 shatorit tė kategorisė qė rrezikonin sigurinė kombėtare dhe a kishte tė drejtė ligjore SHISH-i tė hetonte dhe tė dinte se ēfarė planesh bėheshin nė selinė e Partisė Demokratike, e cila kishte rrėmbyer edhe tanke? Pra tė spiunonte Sali Berishėn dhe deputetė tė tjerė nėpėrmjet agjentėve tė tjerė qė thuhet se kishte aty brenda qofshin kėta politikanė apo gazetarė? Po ashtu, a duhet tė dinte dhe tė informonte SHISH-i se Fatos Nano iku nė Maqedoni dhe me kė iku, e kė duhet tė informonte sipas ligjit. Nėse ai e ka bėrė kėtė punė a ka kuptim tė dekonspirohen informatorėt e kėtyre tė dhėnave? Dikush mund tė thotė: nėse ka pėrgjuar politikanin pa marrė lejen e prokurorit ka shkelur ligjin. Po sikur tė ketė ndodhur qė politikani ka qenė nė lidhje me njerėz tė ndjekur ligjėrisht pėr aktivitet kriminal dhe nuk ėshtė pėrgjuar telefoni i tij, por i atij tjetrit? Sikurse shihet ēėshtjet nuk janė aq tė thjeshta sa duan tė na i paraqesin diletantėt tanė tė politikės.

    Ēėshtja 3: Kur janė rekrutuar agjentėt?

    Kėta agjentė pėr tė cilėt bėhet fjalė a janė rekrutuar nga Klosi apo qė nė kohėn e Gazidedes apo edhe mė parė qė nė kohėn e Sigurimit? Apo edhe ashtu edhe kėshtu. Kjo ka rėndėsi tė dihet sepse nė kohėn e Enver Hoxhės ka pas ekzistuar njė rregullore e Sigurimit sipas sė cilės njė nga kriteret e rekrutimit ishte kapja nė fajėsi. Nuk ma merr mendja qė tė ekzistojė njė kriter i tillė nė njė shėrbim sekret demokratik, - por ndoshta edhe ekziston kur bėhet fjalė pėr agjentėt e huaj tė cilėt, pasi kapen, shtrėngohen tė bashkėpunojnė. Pėr kėto duhet tė ketė ndonjė regullore dhe publiku ka tė drejtė tė njihet edhe me tė. Sepse, nėse bėhet fjalė pėr politikanė dhe gazetarė shqiptarė qė janė rekrutuar gjatė demokracisė, atėherė kėta duhet ta kenė bėrė me vullnetin e tyre tė mirė patriotik, jo pse i kanė shtrėnguar apo kapur nė ndonjė fajėsi. Po qe kėshtu pse t'u biem nė qafė atėhere? Pse t'i krahasojmė me spiunėt e Sigurimit? Pse ta quajmė "kryespiun", me njė sens pexhiorativ, drejtuesin e njė institucioni qė na duhet pėr t'u informuar pėr rreziqet qė mund t'i kanosen vendit? Kush do ta bėnte kėtė punė nėse do tė etiketohej kėshtu?
    Nga ana tjetėr, a ka ndonjė rregullore se nė ēfarė nivelesh njė politikan nuk mund tė rekrutohet ose rresht sė qėni agjent, kur ngrihet nė ato rangje? Edhe kėtė nuk e kemi tė qartė. Po ashtu a ka ndonjė regull sipas tė cilit lejohet apo nuk lejohet tė rekrutohen agjentėt e kohės sė sigurimit tė Hoxhės, pasi njė pjesė e tyre janė rekrutuar me shtrėngim dhe ndoshta, pikėrisht pėr kėtė, kanė mbetur nė njė darė pėrdorimi tė mbrapshtė nga e cila nuk dalin dot?
    Opozita nėpėrmjet akuzave tė saj nuk ėshtė e kthjellėt lidhur me kėtė ēėshtje. Pėrgjithėsisht vihet re tendenca e demonizimit tė SHISH-it duke e identifikuar me fantazmėn e Sigurimit. Ndoshta edhe kanė gjėra tė pėrbashkėta, por ēėshtja nė thelb pėrsėri mbetet se duhet tė ndryshojė vullneti ynė politik pėr tė spiunuar dhe pėrgjuar dhe shantazhuar njėri -tjetrin, pėr tė pėrdorur SHISH-in dhe dreqin e mallkuar kundėr kundėrshtarėve tanė. E pėr kėtė pėrgjegjėsia u mbetet politikanėve, tė cilėt nuk mund tė ndreqin njė institucion duke linēuar ca njerėz me tė njėjtat metoda si ato pėr tė cilat i akuzojnė, por duke marrė mė sė pari vetė pėrgjegjėsinė pėr tjetėrsimin e kėtij institucioni.

    Ēėshtja 4: Gazetarėt agjentė

    Lidhur me gazetarėt agjentė: a ka ndonjė ligj qė e ndalon rekrutimin e gazetarėve? Nėse nuk ka ligj atėhere ėshtė e kotė tė kėrkosh tė linēosh gazetarėt e agjenturosur, ēėshtja duhet shtruar a duhet bėrė njė ligji pėr gazetarėt. Por, qė tė bėsh njė ligj tė tillė duhet mė sė pari tė shtrosh ēėshtjen: cili ėshtė gazetar nė Shqipėri? Sipas meje, ēėshtja e tė qėnit gazetar ėshtė njė ēėshtje e hapur. E drejta pėr lirinė e fjalės i jep ēdo njeriu mundėsinė tė shkruajė nė gazetė. Dihet se numri i bashkėpunėtorėve tė gazetave ėshtė i madh dhe mbulon sektorė tė ndryshėm. Teorikisht SHISH-i nuk e ka vėshtirė tė bėjė atė pėr tė cilėn e akuzon opozita, dmth. tė fusė njė informim apo dizinformim nė shtyp, nėpėrmjet bashkėpunėtorėve tė gazetave qė janė edhe bashkėpunėtorė tė tij, pa qenė kėta domosdo tė punėsuar nė njė gazetė.
    Pra edhe ēėshtja e gazetarėve ėshtė mė e ngatėrruar sesa ē'duket tendenca pėr ta thjeshtėzuar nė kėtė fushatėn e fundit qė mė shumė po krijon panik pėr qėllime politike (por edhe meskine) sesa po synon tė ndreqė punėt, ligjet dhe institucionin. Kėsaj ēėshtjeje edhe kėshtu tė komplikuar i duhet shtuar edhe njė komplikim tjetėr: sikurse dihet, shumica e gazetarėve nuk janė nėn hyqmin e SHISH-it, por nėn atė tė pronarėve. A duhet tė kontrollohen edhe pronarėt nė kėtė rast? Pra a duhet bėrė njė ligj edhe pėr ndalimin e pronarėve tė mediave tė qėnit bashkėpunėtor? Sepse, akuza qė bėn opozita nė thelb ėshtė shfrytėzimi i Shėrbimit Sekret pėr luftė politike edhe nėpėrmjet mediave, duke bėrė qė kėto tė fundit tė mos i shėrbejnė tė vėrtetės, por klaneve politike. Por a ka luftė mė tė madhe politike se ē'kanė bėrė pronarėt e mediave, qofshin apo jo agjentė tė SHISH -it, duke e vėnė median e tyre nė shėrbim tė klaneve tė ndryshme? Kjo qė them mund tė vėrtetohet edhe duke krahasuar ēfarė rrogash marrin gazetarėt nga pronarėt dhe ēfarė rrogash u jep SHISH-i agjentėve tė vet - nėse kanė ndonjė rrogė apo shpėrblim nga ky. Jam i bindur se rrogat qė gazetarėt kanė marrė nga pronarėt tė cilėt nga ana e tyre kanė pėrfituar nga politikanėt nėpėrmjet reklamave shtetėrore, tenderave, qirave tė lira etj. etj. janė shumė mė tepėr nga ē'ka mundur t'u japė Klosi me buxhetin e tij shtetėror agjentėve tė tij. Nga sa e ndjek shtypin, dhe nuk e ndjek pak, e kam pasur dhe e kam edhe sot shumė tė qartė se cilave klane politike i shėrben njė media dhe cilėve njė tjetėr, se ēfarė interesa biznesi pronarėsh fshihen pas njė qėndrimi tė njė gazete apo tė njė tjetre. Pra, sipas meje, kėto janė faktorėt kryesorė qė e kanė deformuar tė vėrtetėn tė cilės duhet t'i shėrbejė njė gazetar. Kurse deformimin nė funksion tė punėve tė SHISH-it si pjesėtar i njė klani tė caktuar politik - thuhet i Meidanit - e kam pasur tė vėshtirė ta dalloj, ndonėse nuk mund tė ve dorėn nė zjarr se s'ka ekzistuar. Por ama kam dalluar qartė nė luftėn e disa muajve mė parė midis Nanos dhe Metės se dy televizionet e pavarura kombėtare ishin rreshtuar qartazi njėri me Nanon dhe tjetri me Metėn. Pse opozita nuk thotė njė fjalė pėr kėtė manipulim tė medias, por merret me ca gazetarė qė na qėnkan nė shėrbim tė Klosit dhe ky nė shėrbim tė Meidanit. Si ka mundėsi qė tė njėjtėt gazetarė tė lidhur me opozitėn qė e kanė akuzuar Nanon dhe jo vetėm Nanon, por kė nuk kanė akuzuar, pėr agjent tė grekut, pa nxjerrė asnjė provė, sot s'lenė gur pa lėvizur pėr tė pastruar gruan e tij nga njė akuzė e tillė, ndonėse, sipas logjikės sė akuzave tė tyre tė djeshme, ato lidhur me tė shoqen e Nanos mund tė konsideroheshin superprova. A kanė hall sigurie kombėtare kėta apo pėr tė marrė pushtetin mund tė hedhin nė shesh ēdo lloj akuze dhe nė plehėra ēdo lloj sigurie? Kėto kontradikta qė tė dalin hap pas hapi kur analizon kėtė punė tė opozitės dhe gazetarisė opozitare lidhur me SHISH-in nuk gėlltiten dot, sado i trashė qė tė jesh.
    Mė nė fund dikush mund tė ngrejė ēėshtjen: e pse gazetarėt u dashkan privilegjuar ose diskriminuar - merreni si tė doni - duke mos u lejuar tė bėhen agjentė tė SHISH-it? Po ē'kanė gazetarėt mė shumė apo mė pak se - le tė themi - pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile, dmth. drejtuesit e OJQ-ve, tė fondacioneve e tė instituteve e mė the e tė thashė, tė cilėt edhe ata luajnė njė rol jo tė pakėt nė punėt e vendit?
    Do tė ishte mirė qė politikanėt tanė t'i kishin parasysh kėto ēėshtje, e plot tė tjera qė janė ngritur e mund tė ngrihen nga specialistėt, pėrpara se tė lėshoheshin nė kėtė fushatė iracionale qė nė vend se t'i shėrbejė forcimit tė institucioneve dhe shėndoshjes sė shoqėrisė mund t'i shėrbejė shkatėrrimit edhe mė tej tė tyre. Kurse nėse kanė pikėrisht kėtė qėllim atėhere duhen ndaluar sa mė parė.

    Nė vend tė pėrfundimit

    Par disa ditėsh, duke biseduar me njė ekspert ekonomist dhe tė ligjeve, mė tha se 80% e ligjeve qė janė hartuar lidhur me ekonominė dhe marrėdhėniet e shtetit me biznesin duhen ndryshuar, sepse janė ligje tė hartuara qėllimisht nga klasa e re politiko - biznesmene qė ajo tė ketė hapėsira qė tė mund tė vjedhė e tė pėrfitojė nė maksimum. Kjo ėshtė njė ēėshtje shumė e rėndėsishme kombėtare, sipas mendimit tim. Opozita, nėse do tė fitojė kredibilitet, do tė bėnte shumė mė mirė tė merrej me ekspertėt e saj me shqyrtimin dhe denoncimnin e kėtyre ligjeve dhe pastaj me hartimin e tė tjerėve qė do tė duhej tė zėvendėsonin ato. Kjo do tė ishte njė punė shumė mė e qėndrueshme, shumė mė bindėse dhe shumė mė frytdhėnėse sesa kjo tymnajė mbi SHISH-in qė po nxjerr nė pah, si gjithnjė paaftėsinė, diletantizmin dhe bizantinizmin e politikės sonė.

    ---------
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Ja edhe arsyeja se perse njerezit afer Klosit iu desh te hidhnin nje shpifje te tille ne qarkullim. Arsyeja mesa duket eshte Karla Del Ponte me viziten e saj ne Tirane.

    Majko kėrkohet dėshmitar nė Hagė kundėr Klosit

    Kryeprokurorja Karla del Ponte, me njė zarf sekret pėr veprimtarinė e SHISH-it nė Kosovė

    Arjan Lako

    Kur gazeta "55" doli para disa ditėsh nėn titullin "A ka lidhje vizita e Karla del Pontes me Fatos Klosin?", megjithėse iu paralajmėrua edhe nė shkrim, u duk sikur kjo ishte njė fantazi dhe kombinacion publiēistik. Mirėpo burime serioze bvjnė tė ditur, se takimi i Karla del Pontes me Pandeli Majkon, i pamotivuar si protokoll, por i nevojshėm si objekt pune, ka qenė i vėshtirė. Majko, duke qenė se ishte kryeministėr, edhe pse i etiketuar me vlerėsim pėr ēėshtjen e Kosovės, mban pėrgjegjėsi serioze pėr veprimtarinė e SHISH-it nė drejtim tė Kosovės. Veprimtaria e SHISH-it nė drejtim tė Kosovės, ka qėnė mėse spekulative nga pikėpamja financiare dhe politike. Rikthimi nė Kosovė i marksist-leninistėve dhe komunistėve tė nxitur nga rezidencat e vjetra tė "Sigurimit tė Shtetit", bėri kthimin e dytė tė Shefqet Peēit nė Kosovė. Mirėpo kėtu ka dalė njė problem! Se shumė nga kėta, nė vend tė vrasin serbė, kanė vrarė shqiptarė, ose pėr bindje politike, ose pėr aferat e armėve. Ndėrkaq, drejtėsia ndėrkombėtare, qė vepron me njė preēizion faktesh dhe informacioni tė shkallės mė tė lartė, nuk mund tė lerė pa ndėrshkuar cilindo qė ka shkaktuar gjakderdhje nė Kosovė. Sigurisht, do tė ketė nė ditėt qė vijnė zhvillime tė tjera, tė cilat do ta plotėsojnė kėtė kuadėr dhe kėtė pamje. Por grupi i Klosit qė ka punuar me Kosovėn, nga Sokol Bare e tė tjerė, dhe gjithė ai rrjet informatorėsh, do tė jenė pėrpara njė kolaudimi gjyqėsor tepėr tė thellė dhe tė pashmangshėm. Eshtė ky kontekst qė e bėn Majkon tė ndihet nė pozitė tė vėshtirė, por hap edhe shumė probleme, tė cilat pastaj frymėn e kundėrgoditjeve me lajme burleske pėr Arkanin, a pėr shejtanin.
    Majko ėshtė nė pritje pėr dėshmitar, Klosi po ia merr dorėn tė pandehurit kėtu nė Tiranė.

    Gazeta 55

  7. #17
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    hajde muhabet hajde
    sa i komplikoni gjerat dhe ju .po aty duket hapur qe kjo puna e luan rames eshte nje sinjal qe tosi i jep sales
    "ej sale dermani!!!!!! kujdes me keto punet e shishit ,ne veretet te lame klsh dhe komisionin e shish po jo te shkatarrosh komplet njerezit e mi.mos harro qe shteti jam une dhe nese te dhashe dore te lire ndaj klosit sdo te thote tu cashe ****** dhe njerzeve te mi"
    e pra miq mos shkoni aq larg dhe rrini me kembe ne toke
    PAUCA SED MATURA

  8. #18
    Qekur komisioni Ngjela filloi te levize dhe te nxjere ne pah ato qe gyshoheshin ne lidhje me aktivitetin kriminal tek Shish dhe te organeve te tjera shteterore te lidhura ngushte me krimin mafioz qe ka mbreteruar ne Shqiperi gjate 5 vjecarit te qeverisjes socialiste, kane filluar dhe sulmet dhe shpifjet nga ana tjeter, me qellime te caktuara politike.

    Ajo qe vihet re eshte qe sa lehte i besoj njerezit te tilla gjerave. Pra perse duhej te vinte viti 2002 qe te dilte ne shesh nje ngjarje e tille??

    Apo sepse eshte shpifje??

    Edhe sikur te mos jete, perse disa individe dhe klane te caktuara e marrin per te vertete pa patur kurrfare baze apo prove??

    Kjo gje vlen dhe per anetaret e Forumit.

    Perse i besoni menjehere nje fakti te tille??

  9. #19
    alvi
    i/e ftuar
    Une i besoj, sepse e di shume mire qe administrata e Berishes, ka thyer embargon, pra nuk me duket shume jashtetokesore te kete patur bisedime e marrveshje te fshehta me ate gjakpires.
    Ne se eshte e vertete, turp tu vije, se Arkani eshte nje nga kriminelat me te medhenj ndoshta te ketij shekulli. AI eshte ne nej piedestal me Stalinin, Maon e Pol Potin.

  10. #20
    Alvi, ti ne fillim thua qe i BESON.

    Pastaj perdor termin NESE ESHTE E VERTETE, turp tu vije.


    Kete te dyten nuk ke pse e perdor sepse ti je i BINDUR tek VERTETESIA e atij Fakti. Ose me thjesht; Ti do te besosh tek ai Fakt, pavaresisht se nuk di asgje dhe mund te jete komplet e rreme.
    Duhej te vinte viti 2002 qe ta nxirrnin ate fakt??

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 12:10
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. LDK-ja nėn terrorin e pol-potistave
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •