Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Arkani ne Shkoder me Gazideden

    Nje bum gazetaresk apo nje e vertete e hidhure!



    Arkani ne Shkoder me Gazideden

    Deklarate e forte e Ministrit te Rendit Luan Rama: Krimineli me i madh i shqiptareve dhe Ballkanit, eshte pritur ne Shqiperi nga ish shefi i SHIK, Bashkim Gazidede. Vizita enigmatike ne qytetin verior, e komandantit te trupave te tmerrshme paramilitare "Tigrat" ne kulmin e luftes ne Bosnje. Ne ate kohe Tirana zyrtare akuzohej per thyerje te embragos me ane te trafikut te karburanteve drejt Serbise dhe Malit te Zi

    "Zheljko Raznjatovic i njohur me pseudonimin Arkani, ka ardhur ne Shqiperi ne kulmin e luftes ne ish Jugosllavi dhe eshte takuar me Shefin e Sherbimit Informativ Kombetar, Bashkim gazidede". Akuza bombe, eshte pohuar mbreme publikisht nga ministri i Rendit Luan Rama, gjate emisionit "SHQIP" ne "Top Channel". I cili duke analizuar zhvillimet e fundit per hetimin e veprimtarise se SHISH, ka kerkuar shtrirjen ne kohe dhe hapesire te veprimtarise se ketij sherbimi gjate gjithe ketyre 10- 12 viteve te fundit. Nje akuze e forte, per ish shefin e sherbimeve sekrete gjate kohes se qeverisjes se Partise Demokratike, ne diten kur Komisioni Parlamentar "Ngjela" deklaroi se perfundoi hetimin e punes dhe veprimtarise se SHISH, gjate 5 vjeteve te qeverisjes se Partise Socialiste. I perfolur prej disa kohesh ne disa qarqe, lajmi eshte bere publik per here te pare mbreme pas 7 vjetesh, nga nje prej ministrave me te rendesishem te qeverise Nano, per krahun e djathte te Sllobodan Milloshevicit. Shefi i rendit, madje ka kembengulur disa here per faktin qe lidhet me Arkanin, i njohur si nje nga kriminelet me te medhenj serb kunder shqiptareve dhe popujve te tjere te ish Jugosllavise, gjate luftrave te dekades se kaluar.

    "Deklaroj me pergjegjesi te plote zyrtare dhe qytetare, se Arkani ka qene ne Shqiperi"- tha mbreme ministri i Rendit Luan Rama. Burimet e "Korrierit" prane zyrtareve me te larte te shtetit shqiptar, saktesuan mbreme edhe detaje te tjera intriguese, rreth takimeve ne Shqiperi te kryekriminelit te shqiptareve. Burimet qe nuk pranuan te identifikoheshin, saktesuan se behet fjale qe kjo vizite eshte realizuar ne vitin 1995 dhe se mendohet qe takimi eshte zhvilluar ne qytetin e Shkodres. Nje fakt i tille eshte perfolur gjeresisht ne kete periudhe ne kryeqendren e veriut te Shqiperise, por askush nuk dinte te thonte se vertet ai qe kishte vizituar qytetin e tyre ne kulmin e lulezimit te kontrabandes se naftes drejt Malit te Zi, ishte pikerisht ai: Zheljko Raznjatovic. E aq me pak,- megjithe thashethemet qe qarkulluan ne ate,- dikush mund te ishte ne gjendje te saktesonte se me ke ishte takuar bujtesi famekeq i qytetit te tyre. Por, tani pas kaq vitesh, mjergulla eshte shperndare papritur, kur nje nga zyrtaret me te larte te shtetit e ka pranuar kete fakt. Madje ministri Rama, la te kuptohej se ishte ne dijeni te plote te te gjitha provave, fakteve dhe deshmive te njerezve qe kane pergatitur, pare dhe asistuar ne kete ngjarje. Qe do te thote, se ai eshte ne dijeni te informacioneve te rezervuara,- per shkak te detyres,- ne lidhje me kete fakt. Prej shume kohesh, kishte zera qe e lidhnin kete takim me qendrimin e Arkanit edhe ne ambjentet e Hotel "Dajti" ne qender te Tiranes, ndersa disa te tjere, kane perfolur nje vizite te mundshme ne nje ambjent prane kryeqytetit.

    Megjithate ajo qe vertetohet tashme zyrtarisht eshte fakti se Arkani ka qene ne shqiperi dhe eshte pritur ne nje takim te vecante nga shefi i sherbimit sekret Bashkim Gazidede. Ministri Rama tha dje se nderkohe qe per SHISH dhe ish shefin e tij Fatos Klosi ka tashme nje hetim, per SHIK dhe Gazideden nuk ka asnje veprim hetimor te organeve kopetente qe do te hidhnin drite mbi faktij nese jane ruajtur sic duhet interesat dhe sigurimi kombetar, sipas detyrave kushtetuese qe duhet te permbushi sherbimi sekret shqiptar.

    Nuk dihet me saktesi data e ardhjes se Arkanit ne vitin 1995 ne shqiperi, por ajo qe dihet tashme eshte fakti se ne nentor te atij viti u firmos ne SHBA Marreveshja e Dejtonit per Paqen ne ish Jugosllavi qe i dha fund luftes ne Bosnje. Duke i dhene fund, edhe trafikut te karburanteve drejt Serbise dhe Malit te Zi, per te cilen jo rrallehere qeveria e asaj kohe u akuzua e bashke me te edhe firma ekonomike "Shqiponja" e PD.

    Pasaporta e nje supekrimineli

    Me emrin e Arkanit jane te lidhur te gjithe formacionet paramilitare gjate 10 viteve te luftrave ne ish Jugosllavi. Gjate luftes se Bosnjes, formacionet paramilitare "Shqiponjat e Bardha", qe drejtoheshin nga Zheljko Raznjatovic (Arkani) u organizuan nen nje armate te re private qe u emertuan Rojet Vullnetare Serbe "Tigrat". Njerezit e Arkanit ishin vete pjesetare te Ministrise se Puneve te Brendhme. Keshtu, policia e Krajines stervitej ne Lindje te Sllavonise, ku ishte pikerisht kampi i stervitjes se Arkanit. Ai organizoi ne te njejten menyre trupat paraushtarake ne Kroaci dhe pastaj edhe ne Bosnje.

    Arkani akuzohet si autori i masakres ne Sllavonine Lindore ne vitin 1991. Ne kete represion u vrane 1400 muslimane. Ai e kishte kampin ne Erdut, ku deri ne vitin 1996, sipas Komitetit te Helsnkit, kaluan rreth 20.000 refugjate. Ajo qe e bente me te tmerrshem figuren e tij ishte grumbullimi rreth vetes i elementit me te inkrimuar ne Jugosllavi. Ai afroi disa nga emrat me te frikshem te botes jugosllave te krimit si Aleksandar Knezevic, Bojan Banovic, Bane Grebenarevic, Zoran Dimitrov-Zuca dhe Nebojsa Djordjevic. Keta ishin te skeduar nga organet e specializuara, si kriminele te pashpirt. Paradoksi ishte se ne vitin 1996, Arkani nuk figuronte ne listen e 75 krimineleve me te njohur nga Gjykata e Hages per Krimet ne ish Jugosllavi. Vetem ne vitin 1997, nje ekspert i Kombeve te Bashkuara e tregoi me gisht ne nje emison direkt te CNN, duke deklaruar: Ky eshte superkrimineli. Qe atehere, Interpoli e konfirmoi ate si nje nga kriminelet me te rrezikshmit dhe me te kerkuarit te Jugosllavise. Por, ai ishte i njohur dhe per shume polici te tjera neper Bote. Ne maj te vitit 1998 u rizgjodh Kryetar i partise se Unitetit Serb, pas nje votimi unanim te Asamblese se saj. Ai ishte shume i pasur ne Serbi sepse zoteronte Hotel "Jugosllavia" dhe dy kompani, nje radiostacion pervec se edhe nje klub futbolli. Per te mendohet se ka qene edhe ne Kosove ne Drenice, gjate kohes qe doli ne skene faktori UCK. Megjithate burime te partise se tij e kane hedhur gjithmone poshte. Ne 15 janar te vitit 2000, vrases-profesioniste e eliminuan figuren me te tmerrshme te luftrave te Jugosllavise, pas Milloshevicit, ne hollin e nje hoteli te Beogradit. Mbi trupin e tij u gjenden 38 gezhoja ndersa plumbat e kishin pershkuar ngado qe nga syte, koken dhe fytyren. Ai ka qene i martuar me Cecen, nje nga kengetaret me te famshme dhe te bukura te Jugosllavise. Kohet e fundit, ajo ka ftuar per nje koncert ne Beograd, kengetaren italiane me origjine shqiptare, Ana Oksa.




    --------------------------------------------------------------------------------
    19/10/2002



    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Komisioni parlamentar NGJELA po kontrollon ose sa ka filluar te kontrolloje SHISHI-in dhe kjo ka vene ne panik mafien socialiste.

    Kjo shpifje e Luan Rames eshte vazhdim i shpifjeje qe ben Braho e kompani prej kaq vjetesh.

    Rama nuk mohon dot se ishte shefi i tije Nano qe u takua me shefin e Arkanit, Milloshevicin.

    Rama nuk mohon dot se ishte META , shefi i Rames , qe perzuri nga Tirana para 10 ditesh perfaqsine e Kosoves dhe qe lidhi ambasadat me Beogradin e qe eshte beniamin i Serbeve gjakatare.

    Kot e ka Rama qe genjen se Gazidede eshte atdhetar i mire e aspak mik i Serbise.
    Kete e dine te gjithe.

    Paniku ndaj Ngjeles i ka bere te dridhen ujqerit.

    Pse pikerisht dje e nxjerr Rama kte fakt??
    I eshte dhimbsur Rames figura e Gazidedes?
    Jo..aspak..

    RAMA, Meta. Braho, Zabiti, Mejdani, Ramizi e gjith rraca e shtabit te rebelizmit te 97 jane mobilizuat t'i rezistojne procesit te zbulimit te ndyresive te mafies se PPSH-se sot e dje.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Berisha: Me paratė e kryekriminelit serb Arkanit u ngritėn skemat piramidale nė Shqipėri

    Sipas Radio 21:

    TIRANE, 19 tetor - “Me paratė e Arkanit u ngritėn skemat piramidale”. Kėshtu ka reaguar kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha pas deklaratės sė bėrė dje nga ministri i Rendit Luan Rama, i cili foli nė njė kanal televiziv pėr njė takim tė mundshėm mes kriminelit serb Zhelko Razhnjatoviē, i njohur me nofkėn Arkan, dhe ish-kreut tė Shėrbimit Informativ Kombėtar, Bashkim Gazidede. “Arkani mund tė jetė takuar me vetė Ramėn, ose shokėt e tij. Tė gjithė e dinė se kush i ndėrtoi firmat piramidale nė Shqipėri”, tha Berisha. Lidhur me deklaratat e fundit tė kryetarit tė komisionit parlamentar hetimor pėr Shėrbimin Informativ Shtetėtor, Spartak Ngjela, Berisha tha se nuk prononcohet pa u njohur mirė me hetimin parlamentar. Kreu i PD-sė u shpreh se ėshtė pėr ēdo hetim transparent, edhe pėr kohėn e Gazidedes. Sipas tij, socialistėt kanė hetuar ēdo dokument tė qeverisė sė kohės sė tij dhe nuk kanė qenė tė aftė tė ngrejnė asnjė akuzė konkrete.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Lesi: Tė publikohen emrat e bashkėpunėtorėve tė SHISH, nga media dhe politika


    TIRANE, 19 tetor - Partia Demokristiane e Shqipėrisė kėrkon publikimin e emrave tė politikanėve dhe gazetarėve agjentė, apo bashkėpuntorė tė Sherbimit Informativ Shteteror. Kryetari i Partisė Demokristiane, Nikollė Lesi, nė njė konferencė pėr shtyp deklaroi se "duke nisur nga java e ardhshme do tė ndėrmarrė njė iniciativė ligjore nė parlament pėr tė hartuar njė projektligj, ku do tė kėrkohet publikimi i tė gjithė emrave tė deputetėve, politikanėve nė nivel kryetar partie, zv/kryetar partie dhe sekretar tė pėrgjithshėm, emrat e botuesve dhe drejtuesve tė gazetave, pronarėve dhe drejtuesve tė radiotelevizioneve private analistėve tė medias, tė cilėt aktualisht janė agjentė ose bashkėpunėtorė tė shėrbimit sekret". Lesi, duke u nisur nga njė deklaratė e ministrit tė Rendit Publik, Luan Rama, dje nė njė kanal televiziv, pėr njė takim tė mundshėm tė kriminelit serb Arkan me Gazideden, ish shef i shėrbimit sekret shqiptar deri nė fillim tė vitit 1997, kėrkoi gjithashtu edhe hetimin e veprimtarisė sė SHIK-ut gjatė periudhės sė drejtimit tė saj nga Bashkim Gazidede.

    Ngjela: Bashkėpunėtorėt e SHISH, tė largohen nga media dhe politika


    TIRANE, 19 tetor - Kryetari i Komisionit parlamentar tė hetimit tė SHISH Spartak Ngjela, deklaroi sot se do tė kėrkojė qė tė gjithė gazetarėt dhe politikanėt qė bashkėpunojnė me Sherbimin Informativ Shteteror, tė largohen nga profesionet e tyre. I pyetur se si do arrihet nje gje e tille, ai tha se do kerkohet hartimi i njė ligji tė posaēėm pėr kėtė. "Do tė kėrkojmė nė parlament, miratimin e njė ligji, qė tė parashikojė largimin e bashkėpunėtorėve tė SHISH nga puna e tyrė nė media dhe nė politikė", deklaroi Ngjela. Njė ditė mė parė, ai sqaroi, se Komisioni qė drejtoi pėr disa muaj, tashmė e ka mbaruar mandatin e tij.

    PS: Tė emėrohet sa mė shpejt kreu i Shėrbimit Sekret


    TIRANE, 19 tetor - Burime nga Kryesia e Partise Socialiste te Shqiperise deklaruan se nje nga ēeshtjet kryesore qe jane diskutuar ka qene dhe zvarritja e emerimit te kreut te sherbimit sekret. SHISH ka disa muaj pa Drejtor. Fatos Klosi eshte shkarkuar nga kjo detyre para tre muajsh.Deri tani asnje nga kandidaturat e propozuara nuk eshte miratuar.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,256
    Postimet nė Bllog
    22
    Luan Rama besoj kete pronocim e ka bere me kerkese te Fatos Klosit, me shprese qe vemendja e opinionit te levizi nga ceshtja penale Klosi.

    Procesi i nisur i hetimit te administrates shteterore, do tu hedhi hekurat shume "te paprekshme" qe dalengadale po marrin avionat njeri pas tjetrit. Pak rendesi ka nese keta kane sherbyer ne administraten e demokrateve apo socialisteve. Drejtesia nuk njeh ngjyra politike por vetem shkelje te ligjit.

    Ngjyrat politike i shohin vetem njerezit e vegjel.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    [...........]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 21-10-2002 mė 01:21

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Deputeti i PS-sė shprehet se njė takim i tillė ishte planifikuar nė raportet e SHIK-ut


    Braho: Gazidede e ka takuar Arkanin me lejen e Berishės

    TIRANĖ - Ish-shefi i SHIK-ut Bashkim Gazidede ėshtė takuar me Arkanin, njė ndėr kriminelėt e masakrave qė u kryen kundėr shqiptarėve tė Kosovės. Kėtė e konfirmoi dje deputeti Spartak Braho. Ai tha se pėr kėtė vetė qeveria shqiptare e asaj kohe dhe ish-presidenti Sali Berisha kanė patur dijeni, prandaj ky i fundit duhet tė japė shpjegime. Braho mbėshteti deklaratat e bėra dy ditė mė parė nga ministri i Rendit Luan Rama nė emisionin "Shqip" tė publicistes Rudina Xhunga. "Deklaroj me pėrgjegjėsi tė plotė zyrtare dhe qytetare, se Arkani ka qenė nė Shqipėri",- tha dy ditė mė parė ministri i Rendit Luan Rama. Ėshtė bėrė e ditur, nga burime jozyrtare se, njė vizitė e tillė ėshtė realizuar nė vitin 1995 dhe mendohet se qė takimi ėshtė zhvilluar nė qytetin e Shkodrės. Ministri Rama nė intervistėn e tij la tė kuptohej se ishte nė dijeni tė plotė tė tė gjitha provave, fakteve dhe dėshmive tė njerėzve qė kanė pėrgatitur, parė dhe asistuar nė kėtė ngjarje. Ministri dhe institucionet e tjera shtetėrore duket se janė nė dijeni tė zhvillimit tė kėsaj vizite nė kulmin e luftės mes Serbisė dhe Bosnje Hercegovinės, ndėrkohė qė nė kufirin shqiptaro-malazez lulėzoi kontrabanda e naftės nė veēanti.
    Zoti Braho, duke patur parasysh deklaratėn e ministrit tė Rendit se ish-shefi i SHIK-ut Gazidede ėshtė takuar nė Shqipėri me Arkanin, ēfarė dini ju pėr kėtė takim?
    Unė di qė atėherė ky takim ishte planifikuar nė raportet e SHIK-ut. Siē thuhet nė kėtė raport, ata u takuan. Arkani ka qėndruar pėr rreth dy ditė nė vitin 1995 dhe ka takuar Bashkim Gazideden nė atė kohė kryetar i SHIK-ut. Natyrisht kjo vizitė nuk ėshtė bėrė pa dijeninė e Sali Berishės. Nė atė kohė Jugosllavia ishte nė luftė dhe qeveria shqiptare e asaj kohe ishte bėrė njė nga furnizueset kryesore tė Serbisė me karburant dhe motori i luftės sė Milosheviēit lėvizte me karburantin qė ēonte shoqėria "Shqiponja" e PD-sė. Natyrisht hollėsira tė kėtij takimi nuk dihen, por ky ėshtė njė fakt i ekspozuar para shumė kohėsh, natyrisht tani merr vlerė tė ritheksohet, aq mė tepėr qė bėhet edhe nė kuadrin e vizitės sė Del Pontes nė Shqipėri.
    A ka patur ndonjė ndikim konkret negativ ky takim?
    Fillimisht duhet qė tė prononcohet ish-presidenti i asaj kohe rreth kėtij takimi dhe nėse ka dijeni duhet tė bėjė tė njohur se ēfarė ndikimesh ka patur kjo vizitė e Arkanit nė Shqipėri, duke patur parasysh edhe rolin qė luajti Arkani nė luftėn kundėr shqiptarėve tė Kosovės dhe masakrave qė organizoi me batalionet e egra.
    Mendoni se ato ēka janė biseduar nė takimin e Arkanit me Gazideden kanė patur lidhje edhe me kėtė rol qė ai ka luajtur kundėr shqiptarėve?
    Unė nuk mund tė flas pa pėrgjegjėsi dhe pa patur dijeni. Unė mund tė konfirmoj qė ky ėshtė njė fakt i njohur botėrisht nė atė kohė, por qė asnjėherė nuk ėshtė zbardhur nga drejtuesit e shtetit tė asaj kohe dhe nga vetė Sali Berisha.
    Intervistoi: Darina Tanushi


    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  8. #8
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Serbet provuan te fitonin mbi Shqiptaret me lufte dhe rezultati qe nje deshtim i plote. Tani serbet po lozin karten e fundit por me frytdhensen me shqiptaret. Perēarjen, hidh gurin e s'ka nevoje te fshehin doren. Peēarja ky mallkim shekullor mes shqiptareve, kjo urrejtje e niveleve te papara mes gegut e toskes, mes kaurit e myslymanit, mes unit dhe te kundertes ose asaj qe mendojme qe eshte e kunderta. Vertet kur shikon se sa shpejt shqiptari shet veten e vet per inat te shembelltyres se vet gjen prehjen tek ajo thenia e At Gjergj Fishtes.

    Sot Shqiperia eshte gati te hedhe hapin e pare drejt hyrjes ne Evrope dhe kjo fale marrveshjes mes dy 'prijesve' te shqiperise,
    mes 'komunistit' dhe 'demokratit', mes 'toskes' dhe 'geges', mes 'grekut' dhe 'serbit', mes 'xhuxhit' dhe 'viganit', mes '*****' dhe 'shurres'. Por ja qe kjo si pelqen hienes me emrin serbi qe na ka kercyer mbi shpine qysh prej 15 shekujsh e po na shqyen pjest e trypit copa-copa. Atehere te perdorim armen fatale ndaj shqiptarit: perēarjen.
    'Gazidede takon Arkanin', 'Sala zbraz barkun para komisionit Evropina duke u kerkuar deri ndihme per te shkarkuar Edi Ramen', 'Sala akuzon: me parate e Arkanit jane ngritur firmat piramidale' e hopa tek hapet rruga per nje konflikt dhe nje gjurulldi per nja dhjete vjet te tjera. Populli, ky popull qe me barkun bosh qan vajzat e djemte rrugeve te Botes, qe mes perbyzjes e vuajtjeve jane burimi i pseudo-ekonomise se ketij vendi dhe i vamprieve qe pretendojne se e udheheqin, ky popull i mjere qe s'ka ditur kurre ti vere para pergjegjsise 'prijesit' e tij rri e veshtron. Mos valle ky popull kete meriton ??
    Pyetje e veshtire po jo e pakuptimte!

    Beni qef serb e grek se shqiptari s'ka ndryshuar. Biles s'keni nevoje te paguani, shqiperia siē thoshte dhe gjermani gjate luftes II 'eshte i vetmi vend ku spiunet i gjen falas'.

    Boll me. Nese vertet ne qe i themi vetes se jemi shqiptaret e ndershem, qe punojme e jetojme me djersen e ballit, qe si kemi shitur motrat, nenat, bashkeshortet per nje tufe me kart-monedha, jemi shumica atehere duhet ti themi ndal kesaj situate. Pendryshe, nese e leme kete llym te na ndyj me teper se sa na ka ndyre atehere jo Kosove te pavarur s'do te kete ndonje dite por dhe Shqiperia do perfundoje me keq se shteti me qesharak i Afrikes.

    S'di ē'te them me .... Jam mbushur me urrejtje por se di ndaj kujt !!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hmmmmm ...lol.

    E mendova kte sapo doli qe do jete kurdisje "....ala Braho".

    Ai eshte i njohur per spekulime te tilla.

    Brahon sic duket ata "lart" e kane vene para dilemave..
    Ose sajo nji shpifje te forte ose e ke procesin e hapur si per drogen e Portit si per bomben e shkallnurit si per pasaportat qe i beri ne emer te METES per dy ish bodigardet e Brahos kapur si drogmene ne Itali..

    Dhe Braho ka fabrikuar ngjarjen.

    Gazidede ishte model i nenpunsit te ndershem te Shtetit.

    Jane keta hajdutet qe punuan ne qeverine Meksi qe tremben sot se mund te jene spiuna te Klosit dhe ndihmojne "partine" me informata te "verteta".

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edhe nji gje tjeter...se tash e lexova aty lart..pra ne emision te RUDINA XHUNGES doli kjo..
    hmmmmmmmmmmm..
    RUDINA eshte pikerisht nji MATA HARRI e vertete.

    AJo ka shume interes personalisht te hedhi kto dite bomba tymuese..
    RUDINA personalisht eshte e implikuar ne vrasjen e AZEM HAJDARIt si dhe ne projektin per vrasjen e Berishes..

    Po hyri Ngjela mire ne SHISH..RUDINA me 120 % del lakuriq si agjente personale e Fatos Klosit.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 12:10
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. LDK-ja nėn terrorin e pol-potistave
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •