Por njė gjykatės liron kushėririn e Agim Ēekut dhe bosin e "Dukagjinit"
Kontrabanda, arrestime tė bujshme nė Kosovė
PEJE
Arrestime tė bujshme nė Kosovė. Kontrabanda dhe armėt kanė sjellė arrestimin e katėr kosovarėve nė Pejė. Nė pranga njė kushėri i afėrt i Agim Ēekut, ish-komandant i UĒK-sė, si dhe bosi i njė prej firmave mė tė fuqishme kosovare, "Dukagjini".
Por buja e kėtyre arrestimeve ėshtė sfumuar nga njė gjykatės kosovar, i cili ka urdhėruar lirimin e VIP-ėve tė vėnė nė pranga. Arrestimet janė bėrė nga Policia Ushtarake e Brigadės Ndėrkombėtare tė Perėndimit me ndihmėn e UNMIK-ut. Aksioni ėshtė zhvilluar mbrėmjen e sė hėnės nė Pejė. Dy prej tė arrestuarve kryesorė janė: vėllai i komandantit tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, Agim Ēeku, dhe biznesmeni 47-vjeēar, Ekrem Lluka. Policia e UNMIK-ut ka sekuestruar nė njė depo plot 260 tonė cigare kontrabandė. Pėrposė cigareve, janė sekuestruar njė sasi shumė e madhe armėsh dhe municionesh. Policia ka sekuestruar nė dy shtėpi 5 pushkė automatike kallashnikov, katėr pistoleta, katėr radio transmetuese, 6 tabela pėr autovetura dhe 400 fishekė pėr armė. Po kėshtu, policia ka konfiskuar edhe njė maskė antigaz, katėr aparate marrėse-dhėnėse. Gjithashtu ka gjetur edhe dokumente tė falsifikuara, si dhe shumė materiale pėr tė pro-dhuar dokumente tė falsifikuara. Tė katėr tė arrestuarit e fundit nė Kosovė sė bashku me tė gjithė materialin e sekuestruar, i janė dorėzuar policisė sė UNMIK-ut, e cila po thellon hetimet lidhur me kėtė rast. Ky ėshtė njė ndėr sekuestrimet mė tė mėdha tė bėra nė territorin kosovar. Megjithėkėtė, njė gjykatės kosovar nuk ka vonuar t'i lėrė tė lirė tė katėr tė arrestuarit e kėsaj ngjarjeje, qė solli njė prej sekuestrimeve tė sasisė mė tė madhe tė cigareve kontrabandė tė ndėrmarrė ndonjėherė nė Kosovė. Nuk dihet se si ėshtė marrė ky vendim, duke pasur parasysh qė tė katėr tė arrestuarit kanė qenė "nė duart" e UNMIK-ut dhe u njoftua njė thellim i hetimeve lidhur mė kėtė rast.
________________________________________
___________________________________________
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt