
Postuar mė parė nga
Mariachi
Moda Ronaldo prek edhe Zonjen
18 Janar Trajneri i anglezeve, Ferguson, kerkon te kete ne dispozicion, ne kembim te porugezit, Trezegene dhe Paladinon, dy elemente te rendesishem te skuadres bardhezi
Kristiano Ronaldo te Juventusi, David Trezege te Mancester Junaitedi. Eshte nje ide qe sapo ka lindur, nje projekt qe klubi anglez dhe ai italian jane duke diskutuar e vleresuar. Nje tratative ende e panisur, por qe po analizohet me kujdes nga drejtuesit e merkatos bardhezi dhe agjentet e Djajve te Kuq. Ne fakt, ky diskutim ka lindur ne germadhat e nje tentative te Junaitedit per te mberthyer Xhixhi Bufonin, duke ofruar portugezin qe, sipas asaj qe thuhet ne Angli, ka nje raport gjithmone e me te veshtire me trajnerin Ser Aleks Ferguson, ndaj eshte me valixhe ne duar. Shkembimi mes fantazistit te Mancesterit dhe portierit bardhezi nuk arriti te kryhej: Juventusi nuk ka nder mend qe ta lere te ike kampionin e botes, kjo edhe per shkak te mos moskonkordimi ne lidhje me te drejtat e imazhit. Por bardhezinjte, me intuiten e tyre, kane kuptuar se mundesite per te vene duart te Kristiano Ronaldo jane konkrete dhe ndaj nuk kane nderprere bisedat me Mancesterin. Ndaj, nje agjent bardhezi eshte duke vazhduar te punoje ne kete front, duke u kapur fort pas alternatives Trezege. Sulmuesi francez i pelqen shume Mancesterit, qe qe ne vere e kishte kerkuar, duke pikasur te ai pasardhesin e Rud Van Nistelroit, emirgant ne Madrid, te Reali. Por, Trezgegol nuk mjafton per te mbyllur kete marreveshje. Ser Aleks Ferguson ose, me mire i biri i tij, Xhezon (njeriu ne hije i merkatos se Mancesterit) eshte dashuruar pas Rafaele Paladinos dhe deshiron qe ta beje njeriun me te famshem te Premier League. Pra, kerkesa e Mancesterit eshte: Kristiano Ronaldon per Trezegene dhe Paladino. Dhe, ne kete pike, jane bardhezinjte ata qe nuk jane dakort. Trezege mund te shitet ne disa kushte, Paladino ne asnje menyre. Ne fakt, per djalin e ri Juventusi ka nje projekt serioz nga klubi bardhezi. Juventusi ka vene ne pjaten e merkatos, per te zevendesuar alternativen Paladino shume te rinj te tjere: Markizio, De Celje dhe Xhiovinko. Pritet pergjigjia e Mancesterit, qe po vlereson me kujdes tre djemte e ofruara nga Zonja e Vjeter. Nga ana tjeter, lajmi qe Kristiano Ronaldo nuk eshte me nje lojtar i paprekshem po qarkullon ne gjithe Europen dhe shume klube te tjera jane vene ne kontakt me Mancesterin, per te tentuar nisjen e nje tratative. Barcelona ka bere nje tentative ditet e shkuara, duke cuar perpara idene e nje shkembimi me Ksavin. Por, shume shpejt, mund te levizin lojtare te tjere te rendesishem (Valencia dhe Real, por edhe klube italiane). Juventusi, ne krahasim me skuadrat e tjera, mund te mbeshtetet ne dy avantazhe te vogla. I pari eshte i lidhur me kontraten qe Juventusi do ti ofronte Kristiano Ronaldos: te gjitha te drejtat e imazhit o te ishin te tijat, ndaj do te mund te perfitonte me shume se sa te Mancesteri. Avantazhi i dyte ka te beje me aleatin e Juventusit: firma sportive Nike, sponsori teknik i Juventusit, qe po shqyrton merkaton e klubit, shpreson qe te vijne ne skuadren e Deshampit futbolliste te tjere me peshe. Arratisja pas Calciopoli t ka varferuar kontigjentin e skuadres se Deshampit. Kristiano Ronaldo eshte nje nga njerezit me te vleresuar nga shoqeria amerikane, sigurisht entuziaste per te shfrytezuar te drejtat e imazhit. Gjithcka eshte lene per tu diskutuar ditet ne vazhdim.
Krijoni Kontakt