Close
Faqja 24 prej 31 FillimFillim ... 142223242526 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 301
  1. #231
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Manchesteri dy here ishte ne avancim, por nuk arriti te ruan ate epersi

    FT Newcastle U. [2 - 2] Manchester U.

    33' [1 - 0] J. Milner Shenon Golin e par Per NewCastle

    35' P. Scholes Mer karton te verdh

    40' [1 - 1] P. Scholes Shenon Golin e Barazimit edhe keshtu perfundon pjesa e par

    46' [1 - 2] P. Scholes Sapo fillon pjesa e dyt Scholes shenon golin e dyt dhe sjell avantazh per Manchesterin.

    60' G. Neville Karton te verdh

    73' [2 - 2] D. Edgar Barazaon rezultatin edhe keshtu perfundoi ndeshja ne barazim

    82' S. Parker Karton te verdh




    p.s Davius vllajo manchesteri ishte duke humbur jo duke Avancuar
    nejse te gjith bejm gabime njeriu i gjall gabon [-_^] Rrespekte man
    #VamosArgentina

  2. #232

    Post Manchesteri

    Mendoj se kesaj skuadre sdo i bie vlera ndonjehere eshte skuader e mire e fuqishme edhe e paster megjithate ndonjehere atje ku sta pret mendja humb me vendin e fundit epo ske ci ben Futbolli eshte futboll. Respekte nga _B_r_U_n_O_
    What Goes Around, Comes Around

  3. #233
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Fergi: Celsi, na kap po munde!

    5 Janar "Ne kete moment te gjithe e ndiejme eren e suksesit. Celsi ka patur shume fat ne dy vitet e fundit, por ai duket se po ndryshon drejtim


    Ser Aleks Ferguson beson se ka ardhur koha qe skuadra e tij te shijoje suksesin, pasi pa ne ndeshjet e fundit te 2006-es dhe fillimit te Vitit te Ri, se si Junaitedi fitoi terren ndaj Celsit. "Ne kete moment te gjithe e ndiejme eren e suksesit dhe kryesorja eshte qe skuadra po qendron e bashkuar", deklaroi Fergi. "Futbollistet jane te familjarizuar me njeri-tjetrin, ata njihen familjarisht dhe kuptojne piket e dobeta e te forta te njeri-tjetrit. Sa me shume kohe qe kalojne lojtaret se bashku, aq me shume forcohen marredheniet midis tyre dhe tani mund te shikosh qe ata qendrojne shume prane njeri-tjetrit". Me Celsin te mbushur me demtime, Fergusoni ndien qe me ne fund fati po kthehet ne anen e Mancesterit. Ne revisten zyrtare te klubit, "Inside Junaited" (Brenda Junaitedit), Ferguson shprehet: "Mbase fati po ndryshon drejtim. Celsi ka patur nje fat te pabesueshem ne dy vitet e fundit dhe golat vendimtare te shenuara ne minuten e fundit ndaj Uiganit dhe Totenhamit, gjate vitit te fundit, jane vetem nje prej rasteve te shumta qe me kujtohen. Ata shenuan edhe qe ne minuten e dyte ndaj nesh. Gjera te ketij lloji i kane ndodhur shpesh. Ndersa ne nuk kemi patur asnjehere fat ne ndeshjet tona. Edhe sivjet, vitin e nisem me lojtare te demtuar, si Haintze, me Nevill qe kishte probleme, Ji-Sung Park te padisponueshem, ashtu si Gunar Solskjaeri. Por, arritem t'i mbulonim keto mungesa shume mire sepse skuadra eshte shume me e forte dhe me me shume pervoje. Ne vitet e fundit kemi pasur gjithmone shume probleme me demtimet dhe kjo na ka forcuar shume".

    Trajneri i Mancesterit eshte i befasuar edhe me statistikat disiplinore te skuadres se tij. Ai thote: "Shifrat disiplinore te skuadres sone te lene gojehapur. Ne fakt, klubi yne perqendrohet gjithmone tek loja. Ndryshe nga skuadra te tjera, asnjehere nuk jemi marre me gabimet e gjyqtareve dhe i kemi pranuar ato si pjese e lojes, edhe atehere kur kane qene kunder nesh. Jam shume i kenaqur me gjakftohtesine dhe permbajtjen e lojtareve tane, sepse askush nuk e tejkalon. Edhe futbollistet e rinj qe vijne nga akademia mesojne menjehere rrugen e duhur. Futbolliste si Darren Fletcer dhe Kieran Ricardson kane nje karakter dhe temperament shume te mire". Sulmuesi Henrik Larson pritet te debutoje me fanellen e Mancesterit kete te shtune, ne ndeshjen e Kupes se Anglise perballe Aston Viles dhe Ferguson shton: "Larson eshte nje nga ata lojtare qe ka shijuar suksesin dhe ka luajtur ne maje per rreth nje dekade. Barcelona do ta kishte patur shume te veshtire te fitonte Champions League ne sezonin e shkuar, nese Larson nuk do te ishte futur ne fushe dhe nuk do te kishte krijuar dy gola
    #VamosArgentina

  4. #234
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Fergi: S’e shes Ronaldon!

    6 Janar Ser Aleks Ferguson mund te sjelle ne skuader dy lojtare te rinj gjate tregut te janarit, por ka kembengulur se nuk ka ndermend te shese Kristiano Ronaldon. Mesfushori anglez i Bajernit te Mynihut, Ouen Hergrivs, dihet se eshte ne shenjetren e Junaitedit, por skocezi nuk jep detaje per emrat e lojtareve. Fergusoni shpjegoi: “Mund te blejme dike ne janar, mund te bejme disa blerje, por e kemi skuadren per te perballuar te gjithe kompeticionet”. Ndersa per zerat se Ronaldo mund te kaloje te Real Madridi, Fergi shtoi: “Nuk na eshte bere asnje oferte, por gjithsesi nuk ia vlen te flitet per kete, nuk eshte ceshtje qe na perket neve”. Ish sulmuesi i Barcelones dhe Selltikut, Henrik Larson, eshte “rekruti” i fundit i Fergit dhe duhet te debutoje sot ndaj Aston Viles pasi u mor borxh nga Helsingborgu. Fergusoni po mendon ne do ta vere te luaje ne krah te Ole Gunar Solskjaerit pasi Luis Saha eshte i demtuar. Fergi tha: “Te dy do te perfshihen, me duhet vetem te vendos nese do ta nis me te dy apo njerin prej tyre. Ashtu si Ole, edhe Henriku eshte nje golashenues i mire. Jane te dy lojtare me pervoje mund te na vijne shume ne ndihme”.

    Eshli Kol ngushellohet me Kupen

    Eshli Kol beson se Kupa e Anglise do t’i jape Celsit mundesine per te ngritur pak moralin pas periudhes zghenjyese qe po perjeton ne Premiership. Celsi ka lene kater pike ne dy ndeshjet e fundit ne shtepi, duke barazuar 2 2 me Reding dhe Fulhamin dhe tani gjendet gjashte pike pas Mancester Junaitedit. Vizita e skuadres se kategorise se katert Mekellsfilld, e drejtuar nga Pol Ins, do t’i jape mundesi Hoze Murinjos qe te lere pushim disa nga yjet e tij, por lista e gjate e demtimeve nuk do ta lejoje qe te lere edhe aq shume. Kol, gjithsesi, beson se kjo ndeshje do t’i jape mundesine skuadres se tij qe te rikthehet te fitorja. Ai tha: “Kemi luajtur shume ndeshje dhe gjate festave e kemi pasur te veshtire. Kunder Redingut une bera nje autogol dhe me vjen keq per kete. Edhe nga goditjet standarte dukemi me te dobet dhe duhet te rregullojme gjerat sa me shpejt dhe te rikthehemi te fitoret”.
    #VamosArgentina

  5. #235
    Perjashtuar Maska e mancha
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Postime
    335
    FA Cup

    Man U vs Aston Villa 2-1

    Larsson 55',Soskjaer 87' dhe Baros 74' (villen).

    Larssoni debutoi me gol dhe fitoren Man U ja dhan pikerisht pleqte apo veteranet e klubit.

  6. #236
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    England - FA Cup

    FT Manchester U. [2 - 1] Aston Villa

    55' [1 - 0] H. Larsson Shenon Golin e par ( Manchester utd )

    74' [1 - 1] M. Baros Barazon rezultatin ( Aston Villa )

    90' [2 - 1] O.G. Solskjęr Shenon Golin e Fitores ne minuten e fundit ( Manchester utd )
    #VamosArgentina

  7. #237
    Perjashtuar Maska e mancha
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Postime
    335
    Henrik Larsson qe kishte kontrate deri me 12 mars,eshte shum afer qe te qendroj deri ne fund te sezones,duket se me qendrimin e Larssonit tek UTD deri ne fund te sezonit jane te pajtimit edhe zyrtaret e Helsiborgs.

    SAF tregi se eshte jo vetem nje super trajner por edhe shum gjenial,Lojtaret si Pol Scholes,Solskjaer e tash edhe Larsson MAN U ja kan ruajtur mjaft shum buxhetin,ne merkaton e veres Utd shpenzoi vetem 18.6 m funta per M.Carrick.
    Utd ka qene afer qe te shpenzoi milionat per te blere Torresin apo Huntelaar por duket se blerjet e medha Ferguson thote se do t'i beje ne vere.

    Duket se edhe Hargrivs nuk do te vij gjate afatit kalimtar te dimrit te Utd.

  8. #238
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ser Aleks: E merituam kete fitore

    8 Janar Pas suksesit ne Kupen e Anglise, trajneri i Junaitedit premton se skuadra e tij do te luftoje ne te tre frontet


    Ser Aleks Ferguson pegezoi skuadren e tij per fitoren e merituar ne raundin e trete te Kupes se Anglise kunder Aston Viles dhe premtoi se do te vazhdonte te luftonte ne te tre frontet kete sezon. Fergusoni po pergatitej edhe vete per perseritjen e ndeshjes kur Ole Gunar Solskjaer shenoi golin e fitoren ne minutat shtese. Pas takimit, Fergi tha: "Mendoj qe e merituam ta fitonim kete ndeshje, sepse krijuam shume raste", tha trajneri i Junaitedit. "Por me vjen edhe pak keq per Vilen, sepse e meritoi te shenonte kur u be vertet nje kercenim per ne. Dhe jam i sigurt qe edhe Martin O'Nillit do t'i vije keq qe humbi per nje gol ne minutat shtese". Goli i Solskjaerit jo vetem qe i zgjidhi ndeshjen Fergusonit, por edhe e bindi qe skuadra e tij i ka te gjitha aftesite per te rritur pretendimet ne Kupen e Anglise, Premier League dhe Champions League. "Shenimi i golave ne fund te takimit eshte nje tregues i mire per nje skuader, sepse tregon forcen e madhe te karkaterit te saj", shpjegoi skocezi. I pyetur sa optimist ishte ai per ecurine e skuadres se tij ne te gjithe kompeticionet, ai u pergjigj: "Duhet ta provojme. Nuk kemi pse te tregohemi pesimist; duhet te tregohemi optimist dhe te shohim se deri ku do te shkojme".

    Sa per dy golashenuesit e tij, Fergusoni ishte i kenaqur me lojen e tyre te pergjithshme dhe sidomos mbeti i befasuar nga Henrik Larson. "Duhet te zbulonim se cfare mund te bente dhe fakti qe luanim ne shtepi ndeshjen e pare ishte nje mundesi e shkelqyer per te zbuluar. Dhe duhet te them se jam i kenaqur me te", tha ai. "Ne stervitje me eshte dukur shume mire dhe mendoj se mund te kishte shenuar tre ose kater gola". I "pavdekshmi" Solskjaer, i cili u fut ne pjesen e dyte ne vend te Larsonit, edhe nje here shpetoi Junaitedin duke i dhene fitoren. "Kur Ole del ne ato pozicione gjithmone pritet qe te shenoje", tha Fergusoni. "Fakti qe ka shenuar nente gola deri tani eshte fantastik, nuk mendoj qe ka njeri qe pret nente gola nga Ole deri ne kete pike te sezonit".

    Trajneri i Viles, O'Nill, tha se Kirali ishte i shkaterruar pas gabimit qe beri ne pesimin e golit te dyte. "Ai ka ardhur te ne per te bere me te miren dhe i jemi mirenjohes qe erdhi per te na ndihmuar gjate krizes se portiereve qe patem disa jave me pare. Kristal Palas na dha mundesine qe ta merrnim dhe i jam mirenjohes", shtoi ai. "Ai eshte i shkaterruar, sepse ate gjuajtje duhet ta kishte ndaluar". O'Nill ishte i mendimit se Vila beri lojen me te mire pasi kaloi ne disavantazh. "Ironikishit, atehere fituam pak besim te vetja. Ishte nje moment kur Junaitedi kishte humbur dy ose tre raste dhe ne po ushtronim presion. Me pas barazuam dhe po ecnim mire; mendoj qe e meritonim". I pyetur per golin e Larsonit, O'Nill tha: "Njerezit thonin qe ai mund te shenonte ne Skoci, por nuk dihej a mund ta bente kete gjetke. Une e dija qe ka qene gjithmone i afte dhe ne vitet e fundit e ka treguar me se miri".
    #VamosArgentina

  9. #239
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    e moren veten kta. sa te marri superxhiro edhe i her chelsea.

  10. #240
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Larson-Junaited, zgjatet "dashuria"?

    9 Janar Henrik Larson deshiron te vazhdoje sa me mire aventuren e nisur per mrekulli me Mancester Junaitedin, por nuk ka thene asgje te re per te ardhmen e tij ne "Old Trafford". Ish-sulmuesi i Barcelones dhe Selltikut, 35 vjec, duhet te kthehet ne Helsingborg ne mars kur perfundon afati i huazimit. Sidoqofte, klubi suedez ka bere te ditur se eshte gati te lejoje per me gjate qendrimin e tij ne Angli. Por Larson tha: "Deri tani nuk ka asgje te sigurt. Po i marr gjerat shtruar, ndeshje pas ndeshje". Ai u detyrua te largohej te dielen pasi pesoi nje terheqje, por ka shume mundesi qe te luaje serish kunder Aston Viles te shtunen. "Ndeshjet ne Angli jane me ritem te larte dhe thjesht duhet te mesohem me kete. Por do te me ndidhmoje edhe stervitja me lojtaret e tjere. E kam thene gjithmone qe eshte e lehte te luash me lojtare te mire. Jam thjesht i kenaqur qe u paraqitja mire ne ndeshjen e pare dhe tani po perqendrohem te e ardhshmja. Qe kur kam mberritur ketu doja te luaja sa me shume te jete e mundur. Keshtu qe tani e ka trajneri ne dore".

    Pavaresisht se luajti ndeshjen e pare ne futbollin anglez, Larson ishte fantastik kunder Viles. Junaitedi mund te tundohet ta mbaje me gjate suedezin dhe trajneri i Helsingborgut, Stjuart Bakster, tha: "Edhe pse eshte heret per te hamendesuar, mund te ndodhe. Nuk jemi ne gjendje qe ta detyrojme Henrikun te kthehet. Mund ta diskutojme me vone kete ceshtje, por deri tani Henriku nuk na ka dhene asnje sinjal qe deshiron te ndryshoje marreveshjen". Presidenti i klubit, Stig Inge Fredin, ia ka hapur gjithashtu deren Larsonit per te ndjenjur me gjate ne Mancester. Ai tha: "Kjo ceshtje i takon drejtuesve tane, por nese Henriku dhe Mancester Junaitedi kane ndonje deshire tjeter, sigurisht qe do te degjojme. Megjithate, perderisa nuk ka asgje te re, nuk kemi pse te merremi me fjale. Ne kete pike mendojme qe Henriku do te kthehet me 12 mars". Bakster, i cili pa Larsonin ne televizor qe nga Dubai ku eshte me pushime, shtoi: "Duhet thene se ishte nje lavderim per kampionatin suedez. Henriku shenoi ne debutimin e tij ne kampionatin anglez dhe luajti mire. U duk se justifikoi te gjithe marreveshjen ne nje paraqitje te vetme".
    #VamosArgentina

Faqja 24 prej 31 FillimFillim ... 142223242526 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kombin shqiptar 7 milionėsh nė Ballkan e kanė mbuluar retė e zeza
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  2. Manchester United
    Nga OO7 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 726
    Postimi i Fundit: 08-04-2010, 12:13
  3. Tifozėt e Manchester United
    Nga mancha nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 499
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 19:14
  4. Ngjarjet E Fundit Ne Kosove Ne Optiken E Ny Times!
    Nga Gege Toska nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 02:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •