Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    "Miqte" qe zoterojn pushtetin e miqve te tyre!!!

    Prevalenca (epėrsia) e «miqve» si forcė e mbivendosur pushteti, nė realitetin e sotėm ėshtė mė shumė grryese se pėrvoja proverbiale, e cila e ka nė majė tė shumė gjuhėve, pra edhe tė shqipes sonė, tė thėnė e stėrthėnė: «Mė mirė njė mik, se njė ēiflik». Sepse siē do tė thonin ata ku bėj pjesė dhe unė, qė gjithė qeveritė komuniste tė shekullit tė shkuar, i thėrrisnin nėn okelion «kėta», pra «kėta» qė e kanė kapėrcyer padrejtėsisht shekullin e tyre, duan edhe mikun edhe ēiflikun, bile ca mė tė mėdhej akoma.

    Dikur ishte blloku, me njerėzit dhe miqtė e tij tė shumtė, qė qeveriste nė njė nepotokraci legale, po aq legale sa edhe diktatura. Tani qeveritė e mbivendosura tė majta, qeverisin nė bllok, duke promovuar miqėsitė dhe klanet e miqve pėr vlera progresiste, demagogjinė pėr alternativė, vėllazėritė e jeniēerėve tė administratės shtetėrore, si potencė integrimi, potencė e cila rrezikon ta pėrvijojė vendin nė njė sistem tė mbyllur oriental eunukėsh. Pėr mentalitetin e jeniēerit-mason, ishte pak e papritur dhe gati e habitshme qė Bashkimi Europian, me gjithė heqjen e barrierave politike, pėr tė cilat ka meritė tėrėsisht opozita, refuzoi shqyrtimin e vendimit tė hapjes sė negociatave tė Asociim-Stabilizimit tė Shqipėrisė me BE, pėr njė kohė tė mėvonshme. Por pengesa ishte pikėrisht ky mentalitet dhe realitet i federatės sė desintegruar tė miqve, qė e kanė asfiksuar administratėn shtetėrore nė pikat e saj mė delikate e tė rėndėsishme, qė si vlerė tė vetme kanė miqėsinė me Nanon apo Metėn, apo tė themi fqinjėsinė klasike me Meidanin, vlera kėto qė, pavarėsisht nga integriteti ose jo i emrave tė mėsipėrm, i kthejnė nė zero shanset e pėrgjithshme tė integrimit. Ndryshimet e papėrballueshme, bile edhe prej opozitės, tė qeverive tė majta me shumicė, kanė sjellė rregullisht edhe ndryshime tė federatės sė lidhjeve miqėsore (friendship) nė dogana, tatime, polici, media me njerėz qė pėr njė gjė jemi tė sigurtė se nuk u mungon vlera si njeri-mik (friendman). Dhe aq e dukshme e megaskopike ėshtė kjo, sa tė bėhet objekt debati dhe objeksionesh nė Kėshillin e Ministrave tė Europės.

    E drejta pėr tė patur miq ėshtė njerėzore dhe e paevitueshme. Po ashtu siē ėshtė e natyrshme dhe e paevitueshme qė miqtė tė jenė tė zotė dhe tė pazotė. Pėr mė tepėr, kur vjen nė pushtet «miqtė» shumohen nė mėnyrėn mė arrogante. Por arroganca mė e keqe ėshtė qė pushtetin ta kthesh nė njė klub, pėr tė joshur klientelėn miqėsore, nė njė klub shokėsh a kunetėrish. Kėta tė fundit luajnė njė rol tė madh, nėn lėkurėn e shtetit, aq sa kulti i kunatit e ka kthyer administratėn nė njė konjatokraci tė pacipė, qė menaxhon e vjedh paratė e tenderave me njė jeniēerizėm tė pashembullt si nė rastin e pasaportave dhe kartėmonedhave tė parave, parą, qė po nisin t’i quajnė tani vonė edhe parą socialiste! Nėn lėkurėn e mikut qė tė jep gjithēka, pėr t’ia dhėnė kėshtu vetes, tamam si nėn lėkurėn ēuditnuese tė Shagrenit, qė ndonėse thuhet ishte lėkurė prej gomari, brenda saj kishte tė shkruar fjalėt misterioze: «Duke mė zotėruar mua, ti do tė zotėrosh gjithēka. Po jeta jote do mė pėrkasė mua. Kėshtu deshi Zoti! Dėshiro dhe dėshirat e tua do tė plotėsohen. Po mati dėshirat e tua me jetėn tėnde. Kėtu mė ke. Nė ēdo dėshirė unė do tė shkurtohem si ditėt e tua. A di tė mė zoterosh?


    Miqtė janė tė gjithėpushtetshėm edhe atėherė kur shkarkohen miqėsisht nga detyrat e rėndėsishme, prej tė njėjtėve miq qė i kanė emėruar po ashtu miqėsisht. Nė njė emision tė njėrit prej kanaleve private, s’do ta kishe besuar si gjė tė shkarkuar njėrin prej shefave tė neopolicisė sekrete, sikur njėri nga gazetarėt e ftuar tė mos ishte i kujdeshėm duke iu drejtuar gjėsė miqėsore tė shkarkuar, "zoti ish-!"

    Jo rrallė tė bien nė sy shqytarėt e politikės apo Sanēot e shtetit, tė cilėt jo rrallė tentojnė t’ua kalojnė nė aventura publike zotėrve tė tyre, kalorėsve tė pushtetit. Shqytarėt e papėrgjegjshėm dhe halabakė qė, pasi kanė pėrmbytur qytetarėt dhe u kanė kėrkuar atyre gjobė pėr shtėpitė dhe jetėt pa leje, u kanė ofruar barkėn e Noes tė dorėhėqjes prej shqytari, me tė njėjtin cinizėm qė tė kujton markezin Pompadur (Pas meje, u bėftė kijameti). Aleanca pėr shtetin ka degjeneruar nė njė shtet tė privatizuar prej miqve dhe kunetėrve nga qeverisja e tė cilėve prodhohen skandale nė ēdo 24 orė. Witgenshtain thotė se ēdo gjė e konceptueshme mund tė ngjasė, por e keqja nuk ėshtė se ndodhin gjėra tė pakonceptueshme, por skandalet konceptohen si progres, prekja e tabusė sė fasadave si jakobinizėm, federata jeniēere e miqėve dhe kunetėrisė masonike, si reformim i haureve tė shtetit politik, tė cilat vėshtirė se mund t’i pastrojė njė komision bipartizan, i cili ulet gati pėrditė tė endė "pėlhurėn e Penelopės" tė reformės zgjedhore dhe nė pėrgjithėsi tė reformave, nė mėnyrė qė "mtonjėsit" e pushtetit, tė jenė sa mė larg nga pushteti i miqėve, kunetėrve dhe gjithė friendmenėve tė tjerė.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    JuVenTuS Maska e KilleR-X-
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    160

    Thumbs down Hmm Alba

    Hallall lal po se kuptoj perse je lodhur kaq shume
    duke bo copy paste mjaftoni qe te shkruaje nga vetja jote dy reshta te shkurter edhe me kuptim ...ta them une do ishin me me vlere..

    P.s : Ej me hiq nje kuriozitet nga cila faqe interneti apo forum tjeter e ke bo copy paste se jam kurioz ???
    KilleR-X-

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Killer x- artikkuli eshte aq i plote sa nuk doja te shtoja me gje. Ah, se pata harruar te tregoja burimin "Rilindja Demokratike, artikull nga Halit Shamata". Per fat une nuk kam "copyright 2002" tek footer, sic e ke ti. Jam ende e re te filloj me copyrighte
    Tu shuajt kurioziteti killer-x?
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Tema tė Ngjashme

  1. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  2. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  3. Berisha bėn publike emrat e 38 intelektualėve nga shoqėria civile
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 22-02-2005, 12:33
  4. Zgjedhjet ne Serbi, radikalet marrin pushtetin
    Nga Judges of Ur nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-12-2003, 19:48
  5. Kur ngaterrohet shteti me pushtetin.
    Nga bursa33 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-06-2002, 18:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •