Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga antares
    Dengalat qe ke mesuar (te tipit te merhum-Pashkos qe shkaterroi ekonomine e Shqiperise) nuk impresionojne njeri!
    Meso me mire modelet qe kane 10-15 vjet qe rriten me 10% ne vit apo shko (pak e veshtire ndoshta per trurin tend te gjelber/njome) 70 vjet perpara ne studimin e modelit Nacional-Socialist qe dha 35% rritje ne vit deri ne prag te Luftes!
    Mos u lodh tu japesh leksione njerezve qe nuk ti kane kerkuar ato!
    Lexo po deshe Fridrih Listin me mire (duhet ta kesh degjuar deri sa pretendon te kesh minimumin e haberit nga ekonomia politike) dhe mos tringello "provimkat" e nje shteti debitor (trilionash)!
    He vajze e mbare!
    Antares, akuzon te tjeret per "hartime patetike" ama si keto qe qendis ti nuk ka te krahasur. Une s'jam ketu te mbush mendjen as njerit, as tjetrit. Shkollen e bej per vete, jo per ty. Ti me ate qe ke shkruar me lart e ke treguar injorancen tende, ose me keq se injoranca eshte njeanshmeria deri ne idiotesi e ideve te tua.

    Sa per List, ku e mori frymezimin? Ne cilin vend? Jo ne burgun e Gjermanise, por ne US. Nejse pak rendesi ka, Listin e kam lexuar dhe studiuar ne aspektin historik te zhvillimit te deges se ekonomise dhe e di mjaft mire trashegimnine e vepres se tij. Ama kam aq tru sa te dalloj ndryshimet midis rrethanave historike (gjeo-ekonomike) te shek. 19, dhe atij 21. List advokonte qe sistemi i skllaverise eshte i mire, sepse i sherben ekonomise se shtetit . Do te na flasesh dhe per moral te kuq pastaj.
    Pffffff, vazhdo mbaj kujen ti ate bej, te tjerat, jeta dmth shkon perpara.

  2. #22
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Akoma nuk ka paska ngordhur qelbesira?.....E kisha fjalen per Antares.....Ne te semes te Kastros dhe ky me te te shkoje!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Fundi i afërt i "Comandante"-s

    Fundi i afërt i "Comandante"-s

    shkruar nga Luan RAMA
    ( ai luani .. filmologu e diplomati e kulturologu e jo ai luani i dado nanos..shenimi im..brari)

    Një mjegull dhe zhurmnajë e madhe nderet sot mbi Kubën. Analistët e botës i janë kthyer liderit kuban Fidel Kastro dhe historisë së tij me pyetjen e madhe: Vallë kemi të bëjmë me fundin e regjimit? Çdo të ndodhë me largimin e tij? Lajmi ra si një rrufe në qiell të hapur. Hamendjet janë të shumta, provokative apo realiste, por që herë herë shkaktojnë reagime të egra dhe absurde të funksionarëve të lartë kubanezë se "gjoja " Amerika po përgatitet të pushtojë Kubën". Një legjendë e vjetër tashmë, edhe pse "patrullat revolucionare" kanë filluar të shfaqen në rrugët e Havanës për t'i paraprirë çdo lloj rebelimi apo "kundër-revolucioni" siç deklaron vazhdimisht "Gamma", gazeta e Partisë. "Është absurde ideja e një invazioni ndaj Kubës", përgjigjet sekretarja e shtetit amerikan Condolenza Rice.
    Gjendja në Kubë duket e pasigurt, por sidoqoftë nuk duhet spekuluar rreth jetës së një lideri, edhe pse gazetat braziliane, të afërta me regjimin kastrist, shkruajnë për një "kancer intestinal" dhe për një gjendje të rëndë të "Liderit Maximo", siç preferojnë ta quajnë Fidel Kastron në Amerikën Latine. Të tjerë deklarojnë se ai do te rivijë në detyrë pas disa javësh. Por kjo është hipotetike. Siç shkruhej nga lideri kubanez dhjetë ditë më parë, në një komunikatë të lexuar nga sekretari i afërt i tij, por i firmosur nga një dorë që dukej se ishte dredhur, e formuluar jo në fjalorin e zakonshëm të "Comandante"-s, "provizorisht ai ia kalon pushtetin vëllait të tij Raul Kastro". Vallë ka ardhur fundi? Apo një përgatitje për të dalë nga skena politike?
    Një vit më parë, gjatë një interviste, (kur më parë ishte rrëzuar në tribunën e një ceremonie zyrtare), Kastro kishte thënë se "ne nuk jemi të përjetshëm dhe nuk do të jetojmë 1000 vjet, dhe se një ditë duhet të zëvendësohemi". Kuptohet që çdo pushtet i një individi, sado i gjatë, do të ketë një fund, i lidhur ky me jetën reale të njeriut i cili s'mund të jetë "mbinjeri" edhe pse mund ta proklamojë me zell atë. E pra jeta fizike e ka detyruar Kastron të largohet. Për 47 vjet me radhë, që nga viti 1959 kur ai zbarkoi në Havanë, historia e këtij vendi është vërtitur vetëm rreth këtij njeriu, popullit i është folur vetëm nga ky lider dhe njerëzit kanë bërë vetëm çka kërkuar. Fjala e tij ka qenë ligji, e drejta, e "ardhmja". Një skemë e njohur prej shekujsh në historinë politike. Makiaveli na flet shumë për një pushtet të tillë. Dihet se qëndrimi i gjatë në pushtet e bjerr dhe e dëmton si individin ashtu dhe shoqërinë. Mungesa e alternancës pengon progresin, zhvillimin, madje shpesh sjell paranojën, dhe kjo atëherë kur kundërshtarët futen nëpër burgje apo zhduken në mënyrë misterioze. Burgosja e kundërshtarëve politikë dhe pengimi i alternancës, mungesa e një pluralizmi dhe demokracie të vërtetë janë fajet e këtij lideri, jeta e të cilit ngjiz e ngërthen si meritat revolucionare e patriotike të rinisë së tij dhe ëndrrës së një "Kube të shoqërisë ideale të barazisë" ashtu dhe praktikën totalitare, ekstremiste, të dhunshme.
    E tillë do të mbetet jeta dhe vizioni historik i këtij lideri, i cili gjatë më shumë se 30 vjetësh do të jetojë me paranojën anti-amerikane dhe idenë e pushtimit eminent. Madje dhe në komunikatën e tij të fundit, ai do të shkruante se "në rrethanat specifike të Kubës dhe për shkak të planeve të Perandorisë (pra SHBA-së), gjendja ime shëndetësore duhet të mbahet sekret shtetëror". Kjo atmosferë e sotme na kujton padyshim fundin e Enver Hoxhës. Me sa duket, në fundin e jetës së tyre, udhëheqës së tillë përjetojnë një paranojë të fortë me idenë se ç'do të ndodhë pas tyre, ç'do të ndodhë pas ikjes së "Zotit" të atij vendi, pa të cilin gjithçka mund të bjerë në greminën e madhe të kaosit dhe kataklizmës.
    Me sa duket, në Kubë një gjë është e qartë: edhe pse Fidel Kastro ka firmosur për transferimin e pushtetit në duart e vëllait të tij 75-vjeçar, ministrit të Mbrojtjes Raul Kastro dhe numri 2 i regjimit, në Havanë një udhëheqje kolegjiale po merr formë dhe instalohet, e bazuar në ekipin e ngushtë të besnikëve të "Comandante-s", që të gjithë konservatorë dhe të linjës së ashpër. Por analistët po habiten me qëndrimin e Raul Kastros. Prej dhjetë ditësh që nga komunikata e famshme, ai nuk është shfaqur në skenën politike, veç ndonjë shkrimi për historikun e tij revolucionar në krah të Fidelit dhe një deklaratë e shkurtër ku ai ka pohuar se "Trashëgimia e Fidelit nuk mund të mbartet nga askush, ai mund të zëvendësohet vetëm nga Partia!"…
    Ashtu si të gjithë njerëzit që e njohin pushtetin, Raul Kastro, ky njeri që u rri larg gazetarëve dhe mediave, e di se regjmi kastrist nuk mund të jetojë pa "fidelizmin", siç mund të thoshim dikur se PPSH-ja nuk mund të jetojë pa "enverizmin" apo PK e Kinës s'mund të ekzistojë pa "maoizmin", etj.
    Vallë kemi të bëjmë me fillimin e një tranzicioni? Ndoshta…Por atmosfera e sotme në korridoret e Komitetit Qendror të Partisë kubaneze na kujton atmosferën e Kremlinit në vitin 1953 kur pritej fundi i gjendjes koma të Stalinit dhe vdekja e shpejtë e tij, kur secili nga të afërmit e tij ishte në mëdyshje të merrte përsipër trashëgiminë e "udhëheqësit suprem" pasi kjo mund të ishte e rrezikshme për fatet e tij…
    Pra, si do të jetë ky tranzicion? Një tranzicion sipas rregullave të ortodoksisë komuniste apo drejt hapjes dhe një vije tjetër, duke bërë të tyren politikën dhe përvojën kineze dhe vietnameze, atë të bashkëjetesës së politikës komuniste me hapjen dhe zhvillimin kapitalist. Vallë një "Havanastroika", nëse do të bënim një krahasim me "perestroikën" e Gorbaçovit, edhe pse Kastro e kishte kritikuar politikën e Gorbaçovit duke e parë atë si një kapitullim para kapitalizmit, Perëndimit dhe për më tepër ndaj Amerikës. Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, Fidel Kastro e kuptoi se kishte humbur aleatin dhe mbrojtësin më të madh, se tashmë do të qëndronte i vetmuar dhe se ditë të errëta do të vinin për të.

    Frika e disidentëve
    Disidenca kubaneze e ka të qartë se momente të tilla janë momente të rrezikshme për të, çka mund të sjellin përplasje të mëdha. Njerëzit e mësuar me pushtetin prej dekadash me radhë nuk ikin kollaj nga ky pushtet. Funksionarët e lartë politikë kërkojnë të tregojnë forcën dhe çdo protestë duket se mund të sjellë gjakderdhje. Shumë disidentë kubanezë, veçanërisht dhe me valën e re të burgosjeve të intelektualëve disidentë në burgje gjatë vitit 2003, vazhdojnë të qëndrojnë të dënuar me burgime të gjata. Oswaldo Paya, disident dhe ish i dënuar politik, i vlerësuar me " çmimin Sakarov" për mbrojtjen e mendimit të lirë, dhe udhëheqës i " Lëvizjes Kristiane për Çlirim", e konsideruar klandestine nga regjimi, e sheh këtë moment si " një periudhë të rrezikshme", analizë që ndan edhe grupi tjetër i opozitës kubaneze, gjithnjë klandestine, "Todos Unidos". Lëvizja tjetër e quajtur "Zonjat e bardha" vazhdon të kërkojnë me forcë lirimin e të gjithë të burgosurve politikë, por kjo thirrje bie në vesh të shurdhët, veçanërisht në një moment të tillë kur "milicia popullore" ka vërshuar nëpër rrugë dhe partia ka bërë thirrje për të "ngritur vigjilencën" revolucionare, parulla këto të njohura për shqiptarët dhe popujt e tjerë të Evropës Lindore. Burgjet kubaneze sot janë të mbushura me kundërshtarë politikë që kanë luftuar për mendimin e lirë dhe zgjedhjet demokratike, për pluralizmin, "Shtetin e së Drejtës" dhe hapjen e Kubës drejt botës. Më 8 prill 2003, gazetari dhe poeti Raul Rivera u dënua me 20 vjet burg, ekonomistja disidente Marta Beatriz Roque me 20 vjet burg, Vladimir Roca, mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe biri i një prej "guerrilleros"-ve më besnikë të Kastros, është burgosur disa herë; po kështu profesori i filozofisë dhe themeluesi i Komitetit për të Drejtat e Njeriut, Elizardo Sanchez, apo shkrimtari i njohur Reinaldo Arenas dhe qindra të tjerë.
    Në bregun tjetër të oqeanit, lajmi i largimit të " Comandante"-s është pritur me gëzim të jashtëzakonshëm nga anti-kastristët. Në Florida jetojnë 800 mijë emigrantë kubanezë të organizuar nga "Fondacioni kubanezo-amerikan" me seli në Miami, një shoqatë kjo mjaft e organizuar dhe e mbështetur fuqimisht nga qeveria amerikane. Por sigurisht, thirrjet e disa kubanezëve emigrantë dhe krerë të këtij fondacioni duken euforike kur "bëjnë thirrje për kryengritje të ushtarakëve apo civilëve për ta çuar Kubën drejt demokracisë", çka duket për momentin si një aventurë e rrezikshme. Vetëm për vitin 2007-2008, qeveria amerikane ka akorduar një ndihmë prej 80 milionë dollarësh "për të mbështetur procesin demokratik në Kubë", "për të mbështetur shoqërinë civile" dhe radiot e lira kubaneze apo televizionin "Tele-Marti", që transmeton në drejtim të Kubës. Që prej tri vjetësh qeveria amerikane ka krijuar dhe "Komisionin për të ndihmuar Kubën e Lirë", ku bashkë-presidente është vetë sekretarja e Shtetit Condolenza Rice. Amerika nuk e ka fshehur asnjëherë se kërkon një tranzicion demokratik. Siç e deklaroi dhe presidenti Bush, ditët e fundit rreth lajmit të transferimit të pushtetit në Kubë, "Amerika i bën thirrje popullit kubanez të punojë për një ndryshim demokratik dhe i siguron kubanezët që aspirojnë demokracinë për një mbështetje totale dhe të pakushtëzuar". Edhe Departamenti i Shtetit amerikan nëpërmjet zëdhënësit të saj deklaroi se "ne i inkurajojmë kubanezët të qëndrojnë në Kubë që të punojnë për ndryshime pozitive". Kuptohet, Amerika nuk do dyndjen e kubanezët gjatë apo pas një ndryshimi politik në brigjet e saj, siç ka ndodhur me "boat pople", jo vetëm me Shqipërinë, por dhe me vende të tjera të botës.
    Më 13 gusht të këtij viti, pra pas një jave, Fidel Kastro mbush 80 vjeç, dhe askush nuk di se cila do të jetë atmosfera e kësaj dite. Po kështu në 2 dhjetor të këtij viti do të zhvillohen festimet e 50-vjetorit të zbarkimit të Fidel Kastros me guerrilasit e tij në Kubë dhe fillimin e Revolucionit kuban. A do ta shohim me siluetën e luftëtarit shtatlartë dhe me mjekër në tribunën popullore?

    Guerilleros-i Kastro
    Fidel Kastro është padyshim një nga figurat e njohura të skenës internacionale, i njohur për revolucionin kubanez, rrëzimin e gjeneralit Batista dhe si një nga liderët më të mëdhenj të Lëvizjes së Vendeve të Pa-angazhuara apo të Botës së Tretë. Veçanërisht fillimi i Luftës së ftohtë dhe "kriza e misileve" midis Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, si dhe "eksportimi"i revolucionit në vendet e Amerikës Latine apo dërgimi trupave në Afrikë, e bëri atë një figurë të njohur politike dhe shumë mediatike dhe një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Amerikës. Për këtë arsye, CIA u mundua disa herë ta eliminonte, siç shkruan dhe Fabian Escalante në librin e tij "Castro", ku numëron 637 tentativa eliminimi. Ndoshta teprohet, por një gjë është e sigurt, Kastron kanë dashur në mënyrat nga më të ndryshme: nga dërgimi i cigareve të helmuara apo guackat eksplozive e deri te vendosja e produkteve kimike në këpucët e tij.
    Por kush është në të vërtetë Fidel Kastro? Të parët e Fidel Kastros ishin spanjollë nga Galicia, që kishin zbarkuar në kohën e "Luftës së Kubës". Ai lindi në vitin 1926 dhe babai i tij ishte një pasanik tokash ndërsa nëna një shërbyese e tij, me të cilën ai do të ketë tri fëmijë. Student i universitetit "Havana" ai kërkon të bëhet avokat dhe ka rezultate të shkëlqyera, por shpejt e tërheq lufta politike, duke u regjistruar fillimthi në formacionet e djathta. Shpejt avokati i ri spikat në lëvizjen revolucionare dhe udhëheq një grusht shteti kundër Batista-s, në 23 korrik të vitit 1953. Batista e shihte atë si "agjent të komunizmit", meqë në shtëpinë e tij ishte gjetur dhe një libër i Leninit. Por grushti i shtetit dështon. Ai dënohet me 15 vjet burg dhe dërgohet në "Ishullin e pishave", ku në letrat dërguar gruas shkruan për Plutarkun, Robespierin, Dantonin apo Napoleonin. Por nuk do të kalojë shumë kohë dhe ai do të lirohet në bazë të një amnistie që proklamon Batista. Sapo doli nga burgu, Fideli mendon strategjinë e luftës civile dhe vendos të krijojë organizatën "Lëvizja e 26 korrikut" me më besnikët e tij, dhe si gjithnjë me vëllain e tij Raul Kastro. Në vitin 1955, në ishull rifillojnë trazirat. Ai e kupton se revolucioni apo grushti i shtetit duhet të përgatitet mirë dhe se për këtë duhej ikur në Meksikë. Sapo shkon në Meksikë ai njihet me argjentinasin Ernesto Çe Guevara, i cili e bën për vete me inteligjencën, kulturën e madhe dhe kurajon që ka. Ishte Guevara ai që do ta fuste atë në botën e "Kapitalit" të Marksit. Në Meksikë, Fidel Kastro do të inspirohet nga figurat mitike të Revolucionit meksikan, Panço Villa e Emiliano Zapata. Pikërisht në malet e Meksikës, Kastro mbledh revolucionarët e ndryshëm që ka njoftuar në disa vende të Amerikës dhe emigrantë kubanezë, duke krijuar njësitet e para të cilat stërviteshin për sulmin e ardhshëm. Të gjithë tashmë e thërrisnin "Comandante". Ndërkohë në Havanë, disa oficerë të rinj tentojnë një grusht shteti por pa rezultat. Në malet e Meksikës, Fidel Kastro ka vetëm një ide fikse: të zbarkojë dhe të sulmojë Batistan. Më së fundi, arrin të gjejë një motobarkë për 25 persona (por ku do të hipin 82 luftëtarë të armatosur gjer në dhëmbë) dhe në nje det të tmerrshëm, duke kaluar përmes ferrit, formacioni luftarak i Fidel Kastros arrin të zbarkojë në 2 dhjetor të vitit 1956 në brigjet e Kubës. Por Batista tashmë është në dijeni dhe aviacioni i tij bën kërdinë. Fidel Kastro mezi arrin të shpëtojë dhe "guerilleros"-it e tij shpërndahen nëpër pyjet e Maestra-s por më pas ata arrijnë të bashkohen. Më 1 janar të vitit 1959, Fidel Kastro me luftëtarët e tij që quheshin "barbutos" (me mjekra) sulmon kazermat në Mankada dhe hyn fitimtar në Havanë. Batista është rrëzuar. Asambleja parlamentare shpërndahet. Një epokë e re revolucionare do të fillojë për luftëtarin Kastro: "krijimi i shoqërisë ideale". Por kjo do të ishte tepër e vështirë, e komplikuar, e pamundur. Në moshën 32 vjeçare, si shef i Forcave të armatosura e më pas kryeministër i Kubës, ky njeri do të donte të hynte patjetër në histori. Mjerisht bashkë me eliminimin e ish bashkëluftëtarëve të tij dhe proceset politike. Pas prishjes me SHBA-në vitin 1961, Kastro kthehet nga Moska dhe në vitin 1962 ai autorizon vendosjen e misileve bërthamore sovjetike, që për pak mund të shkaktonte Luftën e Tretë Botërore. Kastro ishte në kulmin e lavdisë, por me tërheqjen e Krushovit nga kjo kundërvënie e rrezikshme me Amerikën, Fidel Kastro do të ndjehej i zhgënjyer nga Bashkimi Sovjetik. Njihet shprehja e famëshme e Fidel Kastros kur i thanë se Krushovi i ktheu anijet që ishin nisur për në Kubë me misilet bërthamore. I zëmëruar ai kishte klithur: "Nikita mariquita!...Nikita pede! Ajo që ofrohet nuk kthehet mbrapsht!" Megjithatë ai do ta kuptonte më pas se Krushovi i kishte bërë një të mirë të madhe: Kuba nuk do të pushtohej! Periudha e dekadave të fundit të jetës së Fidel Kastros është e njohur: po ai qëndrim revolucionar, intransigjent, me delirin e revolucionit të përhershëm dhe fillimin e paranojës totalitare. Guerrilleros-i i dikurshëm tashmë është plak. Tani s'ka më asnjë betejë për të bërë. Tashmë i duhet të shkojë dhe të lërë historinë ta gjykojë…


    ............tirana observer..

  4. #24
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Të hajë gëzuar ditëlindjen sot. Nesër kushedi ç'sjell perëndia.
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Monumentet e Shqiperise te cilat jane ne rrezik!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-04-2011, 22:46
  2. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-01-2005, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •