Federata Shqiptare e Futbollit ka pėrcaktuar dje kalendarin e Kategorisė Superiore pėr sezonin futbollistik 2007-2008. Nė prani tė pėrfaqėsuesve tė klubeve qė marrin pjesė nė Superligė, institucioni i futbollit ka shpallur kalendarin pėr kampionatin e ardhshėm. Ashtu siē ėshtė bėrė publike tashmė, nė sezonin e ardhshėm do tė ketė njė ndryshim. Kėshtu, 2 skuadra do tė zbresin direkt njė kategori mė poshtė, ndrėsa e 10-ta dhe e 9-ta e Superligės do tė zhvillojnė ndeshje Play-off-i me tė 3-ėn dhe tė 4-ėn e Kategorisė sė Parė. Shorti, nė javėn e parė i ka pėrballur kampionėt e Tiranės me Flamurtarin, takim qė do tė luhet nė Vlorė.Nė ndeshjet e javės sė parė qė do tė fillojnė mė 25 gusht, e vetmja pėrballje interesante ėshtė ajo midis Elbasanit dhe Vllaznisė. Ndėrkaq, Partizani do tė presė nė Qemal Stafa skuadrėn e Shkumbinit dhe Dinamo do tė luajė nė Selman Stėrmasi me tė rikthyerit e Besėlidhjes. Do tė duhet qė tė presim javėn e 9-t, e cila zhvillohet mė 3 nėntor pėr tė parė derbin e parė nė kampionatin e ardhshėm, teksa do tė ndeshen Dinamo me Tiranėn. Dy derbet e tjera do tė zhvillohen nė javėn e 10-tė dhe nė tė 11-tė, ku fillimisht do tė pėrballen Dinamo dhe Partizani, dhe nė javėn e fundit Tirana me Demat e Kuq. Faza e parė e Superligės do tė pėrfundojė mė 10 nėntor, ndėrsa e dyta mė 1 mars 2008. Faza e tretė do tė ketė tė njėjtėn formulė ashtu si njė sezon mė parė, teksa kalendari pėr kėtė fazė pėrcaktohet pas pėrfundimit tė dy fazave tė para.
GAZETA SOT
Krijoni Kontakt