BASHKIM MUĒA
Krijimi i kombit shqiptar ėshtė bazuar tek etniciteti (gjaku, gjuha, shtrirja gjeografike etj.), i cili ka qenė i vetmi element unifikues. Nacionalizmi shqiptar, nuk i pati bazat e veta tek parimet liberale apo bashkimi kulturor, si nė disa vende tė tjera, pėr shkak tė izolimit nga gjithėpėrfshirja nė mendimin evropian si pasojė e dominimit tė bejturqve konservatorė qė penguan zhvillimin e nacionalizmit. Por shqiptarėt kishin njė mitologji kombėtare qė krijoi mitin e njė prejardhjeje krenare dhe tė lashtė pėr popullin dhe shtetin. Kjo mitologji nisi me prejardhjen e shqiptarėve nga ilirėt e lashtė mbretėria e tė cilėve ka ekzistur nė kohėn e mbretit Hillus (rreth =====1200 para erės sonė) qė mbijetoi deri nė kohėn e mbretit Gent (rreth 160 para erės sonė). Gjithashtu natyra unike e gjuhės shqipe pėrbėnte njė bazė pėr mitin kombėtar. Periudha 1443-1468, ose siē njihet periudha e Skėnderbeut, pėrfaqėson tė parėn shprehje tė nacionalizmit shqiptar, i cili u amortizua shumė pas pushtimit turk dhe u ringjall sėrish mė 1878, pas Kongesit tė Berlinit ku u vendos lėnia e disa trojeve shqiptare jashtė perandorisė otomane pėr llogari tė Malit tė Zi, Serbisė dhe Bullgarisė. Shekulli i 19-tė shėnoi konsolidimin e mendimit nacionalist shqiptar, nėpėrmjet asaj qė u quajt periudha e Rilindjes Kombėtare. Nė atė kohė Shqipėria ishte e ndarė nė 4 vilajete: Vilajeti i Kosovės, Vilajeti i Shkodrės, Vilajeti i Manastirit dhe Vilajeti i Janinės, ndėrsa shoqėria shqiptare nė dy grupime kulturore: gegėt dhe toskėt. Nė Shqipėri ishin ishin ravijėzuar 4 besime fetare: myslimanė, bektashinj, ortodoksė dhe katolikė. Lidhja e Prizrenit, e cila pasoi Kongresin e Berlinit, shėnon pėrpjekjen e parė pėr institucionalizimin e nacionalizmit dhe njėkohėsisht tė kombit shqiptar. Kėrkesat e saj ishin bashkimi i trojeve shqiptare nė njė territor tė vetėm me autonomi tė plotė nėn Perandorinė Osmane. Qė kėtu lindi nocioni i Shqipėrisė Etnike, ku pėr herė tė parė shqiptarėt do tė shprehnin aspiratat e tyre kombėtare.
Fazat kryesore tė krijimit dhe tė konsolidimit tė kombit shqiptar janė: 1878-1881 ku u ravijėzua dėshira e shqiptarėve pėr tė qėndruar tė bashkuar nė njė njėsi tė vetme shtetformuese; 1912-1914 kur u institucionalizua krijimi i kombit shqiptar; 1921-1925 kur filloi pėrpjekja pėr bashkimin kombėtar tė tė gjithė shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm. Nga viti 1925 e deri sot Shqipėria ka kaluar nė disa modele tė ndėrtimit tė shtetit tė saj, 1925-1928 ka pasur formėn e republikės, 1928-1939 ka pasur formėn e monarkisė absolute, 1939-1944 ėshtė drejtuar nga qeveri kuislinge nėn pushtimin fashist italian dhe mė pas nazist gjerman, 1944-1990 ka pasur formėn e republikės nėn njė sistem totalitar komunist, 1991-nė vazhdim ka formėn e njė republike demokratike parlamentare. Ndėrkohė gjatė gjithė kėsaj periudhe, pothuajse gjysma e shqiptarėve mbetėn jashtė kufijve tė shtetit amė, pėrkatėsisht nė Serbi, Mal tė Zi, Bullgari (mė pas Maqedoni) dhe Greqi. Komuniteti mė i konsoliduar ndėr shqiptarėt jashtė shtetit amė ka qenė ai i shqiptarėve tė Kosovės. Kosova ka qenė vazhdimisht njė nga faktorėt mė kyēė qė ka ndikuar nė marrėdhėniet mes shqiptarėve dhe serbėve, mes qeverive pėrkatėse tė Shqipėrisė dhe Serbisė, mes Shqipėrisė dhe faktorit ndėrkombėtar. Varėsisht nga qėndrimi ndaj ēėshtjes kombėtare, serbėt kanė mbėshtetur ose jo, grupe politike nė Shqipėri si gjatė periudhės sė Zogut ashtu edhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Qė prej vitit 1878, Kosova ka qėndruar nė tė gjitha planet, nė atė historik, politik dhe etnik, mes Shqipėrisė dhe Serbisė. Shqipėria ka dashur vazhdimisht, tė paktėn deri nė fillim tė viteve 90-tė, ta bėjė Kosovėn pjesė tė saj, ashtu si edhe vetė shqiptarėt e Kosovės kanė dashur t i bashkėngjiten trungut amė, ndėrsa Serbia ka dashur ta mbajė atė me forcė nėn okupim.
Pas pėrfundimit tė Luftės sė Ftohtė dhe rėnies sė komunizmit nė Evropė, proces nė tė cilin u pėrfshinė edhe ish- Jugosllavia dhe Shqipėria dhe, mė pas, fillimit tė njė procesi integrues tė shteteve tė Evropės nė njė union tė vetėm, problemi i bashkimit tė shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm ka pasur ulje- ngritjet e veta. Shpėrbėrja e ish- Jugosllavisė pati pasoja tė rėnda pėr shkak tė shfaqjes nė terren tė ultranacionalizmit serb dhe pėrplasjeve tė mėdha ndėretnike.
Aspiratat e shqiptarėve tė Kosovės, kanė ardhur duke u kanalizuar sipas mundėsive tė brendshme dhe koniunkturave evropiane. Deri nė vitin 1968, pėrpjekjet e shqiptarėve tė rajonit tė Ballkanit janė pėrqėndruar nė bashkimin kombėtar. Pas kėtij viti, nė kushtet e njė izolimi tė gjatė brenda njė sistemi komunist gjysmėliberal, si ai i ish Jugosllavisė, shqiptarėt e Kosovės pėrshkallėzuan pėrpjekjet e tyre, duke u pėrqėndruar fillimisht nė krijimin e njė njėsie shtetformuese brenda ish Jugosllavisė dhe duke e konsideruar kėtė gjė, si njė hap tė parė drejt bashkimit kombėtar. Nė vitin 1974, Kosova arriti tė fitojė statusin e njė krahine autonome brenda Serbisė, ndėrsa nė vitin 1981 dhe mė pas mė 1989, lėvizjet paqėsore tė shqiptarėve zyrtarizuan kėrkesėn e tyre pėr republikė brenda federatės ish jugosllave, qė do tė thoshte shkėputje de jure nga Serbia. Nė pėrgjigje tė pėrpjekjes mė tė fundit, regjimi serb do t i hiqte Kosovės edhe autonominė e fituar mė parė, duke e okupuar praktikisht atė. Pas vitin 1990 nė kontekstin e zhvillimeve tė reja europiane, shqiptarėt e Kosovės u organizuar nė mėnyrė tė pavarur politikisht dhe u pėrpoqėn tė krijojnė institucionet e tyre paralele shtetėrore, tė pavarura nga Serbia. Gradualisht ata institucionalizuan kėrkesėn e tyre pėr ndėrtimin e njė shteti tė pavarur si nga Serbia ashtu edhe nga Shqipėria, duke hequr dorė nga kėrkesa pėr bashkimin kombėtar, si e vetmja mundėsi pėr tė siguruar mbėshtetje ndėrkombėtare. Por rezistenca paqėsore ishte e pamjaftueshme pėr tė realizuar kėrkesėn e shqiptarėve tė Kosovės pėr pavarsi. Kėshtu qė ata u detyruan t i drejtohen mjetit tė fundit, luftės sė armatosur e cila me mbėshtetjen e komunitetit ndėrkombėtar i dha fund dominimit afro njė shekullor tė Serbisė mbi Kosovėn. Kosova u vu nėn njė protektorat ndėrkombėtar tė udhėhequr nga OKB-ja.
Krijoni Kontakt