Spiro Ēomorra
Sikurse ngjan pas njė nate burraske dhe errėsire, kur vjen agullimi i buzėqeshur qė tė shpėrndajė brenda freshkėsis sė tij tė ėmblė mėngjezore ēdo kujtim tė keq, dhe tė pėrmbushė me dritė dhe ngrohtėsi dhen e kėrrusur dhe tė lodhur, kėshtu pikėrisht, pas kaqė shekuj vuajtjesh dhėmbjesh dhe tė hequrash, zbardhi dita e rilindjes shqiptare. Rilindja e njė populli tė lodhur. Ėsht e bukur dhe instruktive njohja e sė kaluarės sonė, kujtimi i sė cilės qėndron pėr neve pasqyra mė e qartė tė shpirtit tonė.
Nė tokėn atėrore skemi mundur kurrė tė grumbullohemi tė tėrė si kolektivitet dhe tė fillojmė njė jetė tė rythmizuar, pėrparimtare dhe kombėtare. Dhe kur rrallė-tek e gjemonė shqiptarė shkuntnė ēdo zgjedhė dhe formuan njė Shtet mė vehte, i cili ndoshta, po tė rronte mė gjatė, do pėrqafonte nė gjirin e tij tė gjithė popullin shqiptar, tė tjera fuqia tė jashtme dhe mė tė mėdha, u-shkurtuan jetėn. Dhe ja pėrse, tue ikur lark vatrės shtėpijake, kėrkuam kurdoherė nėpėr vendet e huaja punė, ndere, ofiqe, lavdi, tė holla. Shpirti shqiptar, i lodhur nė tokėn e lindjes, iku lark dhe shkriu tėrė dinamizmin e tij pėr tė mirėn e tė tjerėve dhe shėrbesėn e botės. Sikur pėrpjekjet dhe trimėrit e shqiptarėvet qė derthnė gjakun e tyre nė shėrbimin e tė huajve, tue i u dhėnė kryetrima prijės dhe mbretėr akoma, tishin bėrė pėr Shqipėrinė, vendi ynė do tė kishte fate tė tjerė. Dhe pikėrisht ajo jetė e shqetėsuar, ajo jetė emigracioni tė papeshuar nė tokėn e huaj pėr tė plotėsuar ata qėllime lėndorė dhe idealistikė qė lindem nė shpirtėt e shqetėsuar dhe trima, influencuan psykologjinė tonė, psykosynthezėn tonė. Syt e thellė kuptimshmė tė shqiptarit pasqyrojnė tėrė jetėn e tij tė shumėvuajtur. Njė e kaluarė e tėrė, njė jet e shkuar nė lufta, shtypje, pėrbuzje, ndjekje, brumosnė karakterin tonė pa shlyer aspak virtytet e moēmė tė fisit tonė ilir.
Do tishte e padrejtė tė mohojmė vehtiat tona tė shumanshme pė hir tė tė cilavet kemi mundur tė ruajmė gjuhėn dhe karakterin tonė kombtar. Ėrmi (Pavarėsisht) analfabetizmin e pjesės mė tė madhe tė popullit, ndriēon njė zgjuarsi e mprehtė. Njė zgjuarsi e brumosur sėbashku me vuajtjet dhe heqjet tona, qė nė thellėsin e saj pėrmban njė ēikė filozofi, njė ēikė dinakėri tė mėnēime. Barit malet e fushat e Shqipėrisė, dhe kqyr, studjo. Nėr kasollet e bujkut do gjėsh mikpritje, nder, rregull, jetė familjare patriarkale, djem e pleq tė zgjuar. Do gjėsh jetėn shqiptare, tė pakorruptuar prej nakarit qė na fali lavdidashja dhe dashuria e pares. Do gjėsh ēilimijtė me kokėn e rrumbullakėt, tė gjallė, mendjemprehtė, zėmėrfortė, shpirtė tė vegjil bujarė. Do dėgjosh rrėfenjadhe legjenda kryetrimash tė sė kaluarės sonė, qė ikonizojnė bujarinė, nderin dhe trimėrinė. Shpirti i popullit, me gjith se i provuar nė njė varg rrethanash tė zorshme tė karakterizuara prej dėrsitjes gjakpikonjėse, ėshtė nė tėrėsin e tij sentimental. Fyelli i bariut ėshtė kėnga e shpirtit tonė. Dhe kėnga e tij melankolike, kėndon vuajtjet dhe tė hequrat e njė fisi tė martyrizuar prej historis sė tij.
Pėrafėr virtytevet kemi dhe tė meta, siē ngjan ngahera dhe nė ēdo popull. Por njė kolektivitet i udhėhequr mirė dhe qė ka vendosur tė punojė, kapėrxen shumė pengesa, qofshin tė meta karakteri. Tė ringjallur prej lethagut tė errėt tė sė kaluarės, rrojmė sot njė jetė shteti. Veprmet tonė si komb, u-shkrinė pėr tė huajtė he nė drejtime tė ndryshme. Kishin nevojė nga njė bashkim, nga formimi i kolektivitetit shqiptar qė do punojė pėr vete, nėnė rregullin dhe rythmin e shtetit. Dhe sot shtetin e kemi. Ja jeta e re qė lint pėr Shqipėrinė. Mjetet i kemi tė gatishmė, tė dhėnė nė dorė prej vllazėrimit tė pazgjithur qė na lidh prej shekujsh me popullin italjan. Bashkimi dhe puna kolektive, tė armonizuara fashistikisht, do na japin fryte tė ēmuar: mirė jetesėn e popullit tonė dhe lartėsimin e nivelit tė jetės sė tij, trimėria dhe zgjuarėsia e mirėpėrdorur do na fuqizojnė shpirtin dhe trurin: do na shtyjnė gjithmonė pėrpara, duke patur ideale dhe parime. Mirėnjohje karshi Romės, punė tė ndershme, besim nė vetvehte dhe nė fuqirat dhe virtytet tonė; kto tė tria kėrkon e mira jonė dhe interesi ynė. Kėshtu do pėrparojė vėndi ynė.
*Shkrimtar dhe pėrkthyes i njohur. Marrė nga: Radio Rivista-viti 1941
Krijoni Kontakt