HAFIZ HALIT BUSHATI
( ? - 1916)
Koha ka vėnė murin e heshtjes pėr kėtė personalitet, qė me jetėn e veprėn e tij prej kleriku mysliman jo vetėm pėrtėriu traditėn e pėrmendur tė fisit tė Bushatlinjve, por pėr Shkodrėn, qytetin e tij tė lindjes, mbeti njė emėr i nderuar. Themi murin e heshtjes, sepse kohėve nuk iu kanė munguar kronikanėt, por prapseprapė mbetetjo i ndriēuar nė mėnyrė tė plotė, ndonėse asokohe zotėsia e tij si jurist nė jurisprudencėn islame i kapėrceu kufinjtė e vendlindjes dhe ishte fort i pėrmendur.
Ashtu truppakėt, i kėrrusur dhe i hajthėm nė fytyrė merrte rrugėn, kapėrcente urėn dhe drejtohej pėr nė Xhaminė e Kuqe tė Perashit. Mendohet se lidhja me kėtė xhami ishte fort e madhe, aq sa gjithherė i ka refuzuar ofiqet qė i janė bėrė pėr hierarkinė myslimane. I ndershėm,- virtyt qė e shoqėroi tėrė jetėn, po tėrė jetėn edhe besimi tek islami.
Mori ixhazet prej Hasan Podgoricės. Me njė vullnet tė madh u specializua nė jurisprudence pėr dhėnien e fetfave nė bazė tė sheriatit. Kjo fetfa u evidentua jo vetėm nė bashkėqytetarėt e tii, por edhe nė ushtarakė tė huaj apo kronikanė tė kohės.
Halit Bushati nė vitin 1870 mori dėftesėn e lirimit nė Ruzhdije, mė pas, nė vitinl 898 izaxhetnamen dhe fitoi tė drejtėn tė bėhej Myderriz.
Interes paraqet edhe jeta e tij e mėsuesisė. Nė vitin 1893 ėshtė mėsues filloreje nė mejtepin e Fushė-Ēelės. Nė vitin 1898 ėshtė mėsues nė shkollėn Ruzhdije me 300 grosh nė muaj.1
Pėrvoj a pedagogjike e Hafiz Halitit ka pasur njė shkallėzim tė natyrshėm, nė rritje, nė pėrputhje me ngritjen e tij, me shtimin e aftėsive, tė autoritetit e tė popullaritetit nė masat e rinisė e tė popullit.
Si mėsues mejtepi ai u njoh me fėmijėt dhe prindėrit e tyre, me pėrmbajtjen e programit e tė tekstit, me metodat tradicionale tė mėsimit dhe tė edukimit nė atė kohė. Mėsues Haliti u pėrpoq tė bėjė pėrmirėsime, shfaqi cilėsi personale pėr krijimin e marrėdhėnieve tė drejta me fémijėt e frymė bashkėpunimi me familjčn, fitoi njė emėr tė mirė qė e ndihmoi pėr tė ecur pėrpara. Pozitive pėrmėsuesin e ri qe pėrdorimi i gjuhės shqipe gjatė procesit tė mėsimit e tė edukimit, si dhe kujdesi i tij i vazhdueshėm qė nxėnėsit tė fitonin jo vetėm njohuri, por edhe aftėsi, shkathtėsi e shprehi praktike pėr edukimin shpirtėror e pėr zbatimin e tyre nė jetėn e pėrditshme.
Rezultatet nė kėtė detyrė, pėrfundimet e shkėlqyeshme si nxėnės i shkollės Ruzhdije, si dhe studimi i vazhdueshėm individuel krijuan njė opinion tė tillė nė popull e nė organet administrative civile e fetare tė kohės, sa Halitin e cktuan mėsues nė shkollėn Ruzhdije. Ky ishte njė rast i rrallė nė praktikėn e emėrimit tė kuadrit nė kategoritė e ndryshme tė shkollave, gjė qė tregonte formimin e mėsuesit tė ri. Njė ngjarje e njėjtė pat ndodhur edhe me djalin e tij Hysniun, qė, porsa pėrfundoi Medresenė e Pėrgjithshme tė Tiranės mė 1932, pėr rezultatet e shkėlqyeshme qe caktuar mėsues i saj.
Shkolla Ruzhdije ishte shkollė qytetėse. Ajo ishte hapur nė Shkoder nė vitin 1858, erdhi gjithnjė duke u rritur nga pikėpamja e kontigientit e duke u pėrmirėsuar nga pikėpamja e pasurimit tė pėrmbajtjes me lėndė tė reja qė siguronin njė formim mė tė gjėrė tė nxėnėsve. Numri i nxėnėsve i kaloi 100 vetėt. Drejtor i kėsaj shkolle qe patrioti i madh i Rilindjes Kombėtare, "Mėsuesi i Popullit" Daut Boriēi.
Nė dėftesat e kėsaj shkolle pasqyrohen lėndėt, si: Dituri fetare, arabisht, persisht, turqisht, ortografi e sintaksė, aritmetikė, gjeometri, gjeografi, histori, kontabilitet, vizatim e lloje tė ndryshme shkrimi.
Ėshtė pėr t'u shėnuar se nė kėtė shkollė mėsonin shumė tė rinj myslimanė shkodranė dhe pas pėrfundimit tė saj ata qenė intelektualėt e parė tė kohės. Veēori e kėsaj shkolle ėshtė se kėtu mėsonin edhe nxėnės tė besimeve tė tjera. Kjo ndodhte nga emri i mirė qė kishte fituar shkolla nė popull, nga pėrgatitja e mirė e nxėnėsve, nga mundėsia qė u jepej atyre pėr tė marrė arsim mė tė lartė nė profile tė ndryshme, nga lehtėsia qė siguronin pėr t'u emėruar nė punė, si dhe pėrtė ndjekur studimet e lartajashtė shtetit.2
Nė kėtė pėrgatitje kuadrosh aq tė nevojshme pėr kohėn kishte meritė edhe mėsuesi i kėsaj shkolle Halit Bushati, i cili Me pėrkushtim arriti tė punojė aty deri nė vitin 1905, tė arrijė rezultate tė dukshme, derisa largohet pėr tė marrė detyrėn pranė Myftinisė.
Nė vitin 1905 jep dorėheqjen nga arsimi, sepse myftiu dhe ulematė e qytetit e zgjedhin zysevvdi (teknik i deshifrimit dhe i nxjerrjes sė fetfave), detyrė tė cilėn e mbajti deri nė fund tėjetės sė tij.
Me gjithė veprimtarinė e tij Hafiz Haliti fitoi njė nderim tė posaēėm nė popull. Tek ai drejtoheshin qytetarė pėr tė pyetur, pėr te marre pergjigje pėr shqetėsimet, pėr tė marrė udhezime, porosi e kėshilla pėr zgjidhje problemesh, pėr tė shkėmbyer mendime pėr veprime, sjellje, qėndrime, detyra etj. Urtėsia, maturia, autoriteti, kompetenca e drejtėsia e tij, tė bazuara nė mėsimet islame, ujepnin rrugė nevojave e halleve tė nierėzve, bėninjehonė, rritnin figurėn e tij fetare, qytetare e qjerėzore.
Krahas kėsai Hafiz Haliti gjatė veprimtarisė sė tij ka pasur shumė kontakte me tė huajt, me vizitorė nga Lindja e Perėndimi, tė cilėt i bėnin vizita, i kėrkonin shpjegime, i drejtonin pyetje dhe merrnin sqarimet e pėrgjigjet e duhura nė sajė tė horizontit tė tii tė gjerė fetar e kulturor. Paralelisht me kėto ata diskutonin me mirėkuptim e me pėrfitim tė ndėrsjelltė pėr ēėshtje qė ishin nė interes tė pėrbashkėt apo individual.
Gjithashtu shėnojmė se Hafiz Halit Bushati qe kandidat pėr myfti nė vend tė Jusuf Tabakut qė vdiq nė vitin 1904. Emėrimi i pasardhėsit tė tij u dha shkas shumė ngatėrresave e mosmarrėveshjeve nė qytetarėt myslimanė tė Shkodrės. Myftinjtė nuk zgjidheshin nga populli, por qeverisė turke i interesonte se nga anonin simpatitė e besimtarėve pėr kandidatėt e kėtij ofiqi tė rėndėsishėm, qė deri para vitit 1944 ka luajtur njė rol kryesor nė klerin e lartė, sidomos me raste zgjedhjesh, emėrimesh, trasnferimesh e zgjidhjesh tė problemeve shqetėsuese jo vetėm tė qytetit, por tė krejt juridiksionit tė madh qė pėrfshinte ushtrimi i detyrės nė fjalė. Pėr zgjedhjen e myftisė nė atė periudhė populli i Shkodrės u nda nė dy grupe kryesore: njėri nė favor tė Adem Vehbiut e tjetri nė favor tė Halit Bushatit.
Mosmarrėveshjet mes dy grupeve u acaruan aq tepėr, sa mund tė shkaktohej njė gjakderdhje vėllazėrore. Disa qytetarė tė matur e paqedashės, duke parė rrezikun e pasojat e kėtij konflikti, e kėshilluan Adem efendinė qė tė hiqte dorė nga kėrkesa e tij, por ai refuzoi energjikisht.
Qėndrimi i Hafiz Halit Bushatit qe i kundėrt. Ai nuk dėshironte tė emėrohej myfti dhe ngulmonte nė kėtė vendim tė tij. Kjo i dha shkas arritjes sė njė kompromisi nė mes tė dy grupeve nė konflikt. Marrėveshja pėrcaktoi qė Adem Vehbiu tė emėrohej myfti, ndėrsa Hafiz Halit Bushati mysesvvid, sekretar-teknik i asaj zyre, qė do tė merrej drejtpėrdrejt me fetfana (komente juridike nė bazė tė Sheriatit-ligjit islam), pėr nxjeitjen e tė cilave ishte shumė i specializuar.
Gjesti i Halit Bushatit flet pėr humanizmin e pėr ndjenjėn e pėrgjegjėsisė qytetare, pėr mungesėn e qėllimeve karrieriste, pėr pastėrtinė e tij shpirtėrore.
Nė veprimtarinė arsimore tė Hafiz Halit Bushatit njė vend me rėndėsi zė edhe ushtrimi i detyrės sė myderrizit (profesorit). Nė atė kohė krahas myderrizėve qė punonin nė medrese, kishte edhe myderrizė privatė. Kėtė titull ata e kishin fituar nga komisione tė posaēme teologėsh tė pėrinendur e tė autorizuar pėr njė detyrė tė tillė. Ata mėsonin tė rinj qė dėshironin t'u kushtoheshin detyrave fetare, tė bėheshin hoxhė. Myderrizė tė tillė ishin tė paktė, kishin njė pėrgatitje tė thellė fetare e kulturore, dinin shumė gjuhė tė huaja, kishin fituar pėrvojė, ishin tė specializuar nė disa fusha tė degėve tė teologjisė. Nė kėtė bėrthamė myderrizėsh tė njohur e tė nderuar ishte edhe Hafiz Halit Bushati, ai i kishte tė gj itha cilėsitė dhe aftėsitė pėr tė qenė njė myderriz i kėtij kalibri.
Pranė myderrizit Hafiz Halit Bushati mėsonin tė rinj tė shumtė, me njė plan afatgjatė pėr lėndė fetare e gjuhė tė huaja. Mėsimi i kėtyre tė rinjve ishte i gėrshetuar me punėn individuale e nė grup, si dhe me studimin personal tė vet. Nė kėtė mėnyrė gjatė nje periudhe 20-vjeēare ai pėrgatiti dy breza hoxhallarėsh tė rinj. Nė pėrfundim tė studimeve, kėta kuadro tė rinj merrnin diplomėn (ixhazetin). Gjatė karrierės sė tyre e nderuan emrin e mėsuesit tė tyre Halit Bushati, zbatuan dituritė teorike e praktike qė kishin fituar prej tij, u bėnė vazhdues tė denjė tė misionit tė tyre fisnik pėr edukimin e formimin shpirtėror, islam tė fėmijėve, tė rinisė e tė popullit. Kėta hoxhallarė tė rinj mburreshin se kishin mėsuar, ishin edukuar dhe pėrgatitur tek myderrizi Halit Bushati.
Gjatėjetės sė tij si myderriz e sijurist qe zotėrues i arabishtes, turqishtes e persishtes. Si dijetarėt e tjerė islamė pati njė bibliotekė shumė tė pasur me libra shqip e tė huaj, me tematikė fetare, shkencore e letrare. Njė pjesė e kėtyre librave janė ruajtur deri nė ditėt tona. Ata dėshmojnė pėr pėrdorimin e kujdesshėm nga ana e myderrizit dhe pėr kulturėn e lartė tė tij. Nė mjaft prej kėtyre librave vėrehen nėnvizime, shėnime, pėrkthime e detyra qė tregojnė aftėsitė e tij pėr t'i shfrytėzuar nė drejtime tė ndryshme.
Jeta e tij ėshtė e ngjashme si njė pikė uji me atė tė tė birit, Hysniut, qė i kultivoi nė shpirt fenė islame dhe ky me shumė dinjitet e ndershmėri pėrdorte emrin e nderuar tė babait tė tij, Halitit. Edhe Hafiz Halitit i vdiq njė djalė, i quajtur Ahmet, nė moshėn 27-vjeēare, gjė qė e ligėshtoi shumė. Edhe Hysniut i vdiq njė djalė, i quajtur Halit, nė moshėn 27-vjeēare, gjė qė e tronditi tepėr.
Hafiz Haliti la edhe disa vjersha nė gjuhėn shqipe, tė shkruara me alfabet arab e me pėrmbajtje fetare. Hafiz Haliti ka lėnė tė shkruara me dorėn e tij edhe njė libėr, qė me siguri do tė plotėsojė edhe mė mirė figurėn e tij, me mė shumė dritė do tė ndriēojė atė kohė.
Vdiq me 27 dhjetor tė vitit 1916. Me nderimet e duhura e tė merituara ėshtė varrosur pranė minares sė Xhamisė Plakė. Mė vonė, shumė mė vonė, do tė vinte njė vit, kur diktatura komuniste do ta shkatėrronte ēdo kult e institution fetar. Ajo shkatėrroi edhe Xhaminė Plakė, humbi pėrgjithmonė edhe varrin e Hafiz Halit Bushatit, emėr, qė i ngjan njė guri xhevahiri qė ndriēon nė errėsirė dhe e sfidon atė.
Vitet e fundit Hafiz Halit Bushati ėshtė kujtuar si duhet nė veprimtaritė e shumta qė janė organizuar nė raste tė ndryshme, si: pėr dekorime, perurime faltoresh, pėrkujtime personalitetesh etj.
Nė njė mbledhje solemne kushtuar disa figurave tė shquara fetare, nė referatin e mbajtdr me temė : "Nderim pėr dijetarėt, edukatorėt dhe hoxhallarėt e shquar tė Shkodrės" theksohet ndėr tė tjera se "Disa prej tyre kryen funksione tė veēanta ... Hafiz Halit Bushati, personaliteti mė i specializuar nė jurisprudencėn islame pėr interpretimin e fetfave dhe njė nga myderrizėt mė tė shquar nė pėrgatitj en e hoxhallarėve tė rinj ... Disa nga kėta dijetarė, edukatorė e hoxhallarė u shquan edhe nė fushėn e studimeve e botimeve ... Hafiz Halit Bushati ka lėnė dorėshkrim njė libėr vjershash fetare, tė shkruara shqip me alfabet arab, studimi i tė cilave paraqet interes, pasi ka qenė njė hoxhė shumė i pėrgatitur, me horizont fetar e kulturor, me autoritet e popullaritet tė madh nė kohėn e tij."3
Me rastin e pėrurimit tė xhamisė "Ebu Bekr" nė Fushė-Ēelė tė qytetit tė Shkodrės, nė fjalėn pėrshėndetėse tė myftiut Haxhi Faik Hoxha nėnvizohet edhe se "Dijetarėt dhe edukatorėt si Halit Bushati ... e tė tjerė ju pėrkushtuan tėrė jetėn ēėshtjes sė lartė tė edukimit fetar e atdhetar tė popullit, duke qenė shembull i devotshmėrisė, i ndėrgjegjes sė lartė, i forrnimit intelektual si mėsues dhe edukatorė tė nderuar". 4
Vlerėsim pėr Halit Bushatin ėshtė shprehur edhe nė njė skicė-portret pėr tė birin e tij "Profesor Hysniu..Nė kujtim tė profesorit tė nderuar tė Medresesė sė Pėrgj ithshme, Hysni Bushatit. Kudo la kujtime tė bukura, kudo krijoi miq e dashamirės, kudo siguroi falėnderime, mirėnjohje e urime" ėshtė shkruar pėr tė. "Hysni Bushati, njė figure qė nuk i bie pluhuri i harresės. Tė huaja pėr tė zbehtėsia e indiferenca. Ėndrra e tij-besimi islam. E giithė jeta e tij aty mbeti e skalitur ... Kėtė traditė si njė gurrė tė pashterrshme ia ushqeu i ati, Haliti, njė klerik mysliman nė zė nė qytetin e Shkodrės, i pėrmendur veēanėrisht nė fushėn e drejtėsisė islame. E ushqeu..dhe pėr Hysniun figura e tė atit, "Lita begu", siē i thoshin, mbeti njė idhull, njė mit."5
Studiuesi Hamdi Bushati nė dorėshkrimin e tij tė gjatė "Shėnime pėr Shkodrėn" shprehet plot nderim pėr tė: "Ky personalitet asht njė pinjull i fisit tė Bushatllinjve. Pėr zotėsinė e tij ai punoi nė legjislaturėn islame. Meriton tė radhitet nė vargun e specialistėve ma tė njoftun tė kohės.'"6
Pėr ndihmesėn e dhėnė me veprimtarinė e tij Hafiz Halit Bushati ėshtė dekoruar nga Presidenti i Republikės Sali Berisha me Urdhrin "Naim Frashri" tė Klasit I.7
Referenca
1. Hamdi Bushati,"Shėnime pėr Shkodrėn", Hafiz Halit Bushati (doreshkrim), fq. 557-558.
2. Niazi Kazazi, Zhvillimi i arsimit tė mesėm ne Shkodėr (Nga fillimet e deri ne vitet '20 te shekullit XX", teme disertacioni, dorėshkrim, Shkodėr, 1992, faqe 32-34.
3. Faik Luli - Islam Dizdari, "Nderim pėr dijetaret, edukatoret dhe hoxhallarėt e shquar tė Shkodrės", nė gaz, "Drita Islame", Viti IV, Nr. 10 (71). qershor 1995, fq.4.
4. Faik Hoxha, "Dėshirė e plotėsuar dhe ngjarje e shėnuar pėr Shkodren e pėr besimtarėt islamė", nė gaz. "Drita Islame", Viti IV, Nr. 1 (80), tetor 1995, numer special, pėrgatitur nga Faik Luli e Islam Dizdari.
5. Faik Luli, "Profesor Hysniu - Ne kujtim tė profesorit tė nderuar tė Medresesė sė Pėrgjithshme Hysni Bushatit", nė gaz. "Rinia Islame", Nr.3, prill 1996, fq.4.
6. Hamdi Bushati, art. i cituar, fq. 557.
Krijoni Kontakt