Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Shqipëria me 18 universitete dhe 7 shkolla të mesme bujqësore!

    Julian XHELILI,
    Përparim HALILI


    Në çdo 3 milionë banorë, 1% e popullsisë duhet të jetë studentë, por vendi ynë është rekord bote për numrin e lartë të universiteteve dhe numrin e ulët të studentëve, mbasi sipas standarteve të nënshkruara, duhet të ketë 3 universitete dhe afro 60 mijë studentë.

    Problemi i strukturimit të arsimit të lartë në vendin tonë, në vend të marrë formën e duhur institucionale e funksionuese, po deformohet akoma më tepër, duke qënë e mbetur peng i administratës e administrimit politik të punëve. E kemi fjalën për numrin e universiteteve që duhet të jenë në aktivitet, si ato publik dhe privat. Aktualisht, në Shqipëri ka 13 universitete publik (shtetëror) të profileve të ndryshme, duke përfshirë këtu dhe akademitë e (një)profilizuara, të cilat jo vetëm quhen, por janë universitete të plota, madje më të kompletuar për nga infrastruktura. Gjithashtu ka dhe 5 universitete private. Kjo na nxit të bëjmë prezent një problem, të cilin bota, madje fqinjët dhe partnerët tanë ndihmës e mbështetës të integrimit europian e kanë të sanksionuar dhe të mbrojtur me normativa standarde, të pacënueshme, të patolerueshme. Shtetet e botës, kanë një numër të caktuar shkollash të larta, po kështu një numër studentësh.

    Sistemi i arsimit të lartë në këto vende, megjithëse me mbizotërim privat, nuk ka asnjë “shkelje” të kornizave ligjor e normative të përcaktuara nga shteti në numrin e universiteteve, studentëve, pedagogëve, programeve misimore. Jashtë “kuotës” së përcaktuar, pra jashtë këtij numri, as mund të dilet, as propozohet të dilet, sepse brenda e sipas këtij rregulli, ndërtohet dhe realizohet politika e shpërndarjes së specialistëve të shkencave, që menaxhojnë e zhvillojnë shoqërinë e një vendi në gjithë spektrin e vet. Kjo nuk është respektuar e nuk ka shenja të nis ky hap në Shqiëpri, duke e tjetërsuar arsimin e lartë në një parcelë eksperimtalo-elektorale në shërbim të partive politike. Shtrohet pyetja: Sa universitete duhet të ketë Shqipëria? Sa janë aktet normative të detyrueshme për të hapur 1 universitet, në raport me një numër të caktuar popullsie e studentësh? Si është ky raport tek ne? Po në shtetet e tjerë? Bota e qytetëruar, jo vetëm i mbron, por dhe i forcon raportet e shoqërisë me shkollën e lartë. Ajo nuk hap universitet pas universiteti për çdo qendër banimi, nëse nuk plotësohen dy treguesit normativ: numri i popullsisë dhe numri i studentëve.

    Në shtetet e tjera, nuk ndodh si në Shqipëri, ku hapen 13 universitete publike për 3 milionë banorë! Që do të thotë, 1 universitet për 240 mijë banorë me 1-2-3 e deri në 7 mijë studentë. Nëse bëjmë një shpërndarje të tyre, sipas numrit të rretheve, rezulton që në 1/3 e rretheve të kemi 1 universitet. Ndërkohë, ka dhe një qytet të vetëm, si Vlora ku ushtrojnë aktivtet 2 universitete: Universiteti Shkencave Social-Ekonomike dhe Akademinë Ushtarake Detare! Ky inflacion “universitetesh” me kapacitet studentësh sa numri i shkollës së mesme të Farkës në Tiranë, apo Poshnjës në Berat, nuk është tregues zhvillimi e ristrukturimi arsimor. Nëse do ta ndërtonim statistikën në mënyrë globale, rezulton që 33% e rretheve të vendit, të kenë universitete. Përqëndrimi i universiteteve në Tiranë, nuk e bënë evidente këtë statistikë. Po paraqesim një tjetër statistikë globale: Nëse do t’i kishim të 3 milionë banorët në Shqipëri, duhej që 1% e popullsisë të ishte studente, ndërkohë që sipas popullsisë faktike, ekzistente në vendin tonë, llogaritur kjo me afro 1.2 milionë banorë të ikur në emigracion, rezulton të jetë studente mbi 1.5 % e popullsisë. Mesatarisht, kemi 2300 studentë për një universitet, madje dhe 1500. Sipas këtij fakti, vendi ynë është rekord “Gines” i paaritshëm në botë, për numrin e lartë të universiteteve dhe numrin e ulët të studentëve.

    Duke patur parasysh periudhën e parë të pluralizmit në vendin tonë, pra vitet 1990-1992, kujtojmë që pushteti i atëhershëm u nënshtrua përballë kërkesave të studentëve e pedagogëve, duke bërë disa zgjidhje të detyrueshme politike në këtë drejtim, si ndryshimi i emërtesave të disa shkollave të larta 3 vjeçare, heqja e kufizimit për vazhdimin e shkollës së lartë etj. Dihet tashmë nga të gjithë, se për shkak të kësaj, kategoria e shkollave të larta (institute) u tjetërsua në universitete, duke vazhduar të mbahet kjo "zgjidhje" edhe prej qeverisjeve të mëpasme. Aktualisht, kemi universitet në Elbasan, Vlorë (2 univeristete), Gjirokastër, Shkodër, Kamëz, Korçë, Tiranë, ndërkohë që sivjet shtohet dhe ai i Durrësit. Kemi Akademi Rendi, Akademi Mbrojtjeje, Akademi Artesh, Akademi të Flotës Detare, Shkollë Magjistrature! Këto qëndrime, me hapje universitetesh që e kanë tejkaluar edhe numrin e shkollave të mesme profesionale e bujqësore, nuk kanë patur synim forcimin dhe standartizimin europian të arsimit lartë në vendin tonë, por kanë qënë vetëm zgjidhje të “efektshme” politike të kohës, për të qetësuar “gjakrat” e atyre njerëzve, të cilët me me greva urie e mitingje, kërkonin të kishin universitet në qytetin, fshatin madje dhe në lagjen e tyre, siç ndodhi në Vlorë, Korçë, Shkodër, Fier, Berat, Durrës, Kamëz etj. Madje në ato momente “liberale” në këtë drejtim, nëse do të ngriheshin në protesta për hapje universitetesh dhe banorët në Përmet, Dibër, Skrapar, Sarandë, Lushnjë, Memaliaj, Leskovik, Laç e Fushë-Arrëz, patjetër do të pranohej të hapeshin të tillë! E megjithëse është e domosdoshme të realizohet ndërhyrje, në vitin 2005 patëm një tjetër shpërthim prej qeverisjes, për të hapur “politikisht” tre universitete të tjera në Berat, Fier, Durrës, gjë të cilën, qeverisja e pas 3 korrikut 2005 i bllokoi për Fierin e Beratin, duke lënë në fuqi vetëm universitetin e Durrësit.

    Si mund të quhet normal, vendimi për hapjen e tre univerisiteteve në fjalë kur vendimi për to u muar 50 ditë përpara fillimit të vitit akademik?! Eshtë e pamotivuar të ketë universitet në Berat, kur nga ky qark (Berat, Kuçovë, Skrapar), çdo vit përfundojnë shkollën e mesme vetëm 1450 nxënës. E aq më tepër, kur i drejtohen shkollës së lartë vetëm 350 prej tyre. Këtë e dëshmon edhe fakti i regjistrimeve të bëra në universitetet e (pa)hapura, ku në Durrës u regjistruan 567 student, në Fier u regjistruan 312 studentë dhe në Berat u regjistruan 208 studentë! Ndaj dhe këto universitete u konsideruan hije dhe “jetuan” vetëm sa për procesin fals të regjistrimeve dhe emërimin e dekanëve! Ky tejkalim normativash e standartesh europiane në arsimin e lartë shqiptar, nuk po korrigjohet ende, duke mbetur peng i zgjidhjeve arbitrare administrative e politike, që nuk kanë asnjë lidhje me interesat e konsolidimit të këtij niveli arsimor.

    Këtu nuk është fjala për të frenuar përfshirjen e maturantëve në univeristete,përkundrazi, kërkesat që paraqiten për vazhdimin e studimeve, nuk arrijnë kuotën standart të numrit të studentëve që duhet të ketë një universitet. Problemi qëndron tek numri i lartë i universiteteve me copëzime në disa rrethe të vendit, brneda të cilëve ka shumë pak studentë. Po sa universitete duhet të ketë Shqipëria? Sipas "metrit" të vendeve të tjera prej nga ne kemi marë modelin në vitin 2001 (Karta e Bolonjës), në vendin tonë duhet të ketë 3 uinversitete me afro 60 mijë studentë. Kjo normativë është përcaktuar pa llogaritur 5 universitetet private, të cilat kanë dhe duhet të respektojnë të njëjtin status funksionimi në numrin e studenteve e degëve, ashtu si 13 universitetet publike. Mund të bëhet (kundër)pyetja: Mos vallë duhen mbyllur 9 universitetet e tjera që janë hapur nga shteti? Po univeristetet privatë që janë numër suplementar e që ulin normativat e pranimit deri në minimum? Fjala nuk është tek mbyllja, por tek riorganizimi i tyre.

    Sot.com.al
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Standartet e caktuara nuk eshte e thene te realizohen..

    Shqiperia ka studentet me te mire.. por ka dhe mangesite e saj..

    Nuk do te thoja te organizonin universitetet sesa te shmangnin manipulimet qe behen gjate konkurimit.. dhe u mohojne te drejten shume studenteve te afte per ate dege dhe pranojne disa qe se kane haberin fare nga shkolla.. duke ulur nivelin e arsimimit ne vendin tone.. Kjo eshte paresorja qe duhet te shmanget aty.. dhe per mendimin tim.. tu jepet e drejta te gjitheve.. per te fituar.. sepse kur kam qene une konkurente aty nga 1500 konkurente vetem 260 veta dolem fitues.. Dhe shumica prej tyre e fituan shkollen duke paguar lek.. Kjo dukuri duhet te shmanget ne universitetet tona dhe me pas le te bejne organizimin e universiteteve shqiptare...
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •