gazeta shqiptare shkruan per dasmat..
D.J, tendenca e re e dasmave shqiptare
Por nuk ėshtė e thėnė qė nė njė dasėm tė ketė patjetėr njė orkestėr dhe njė kėngėtar qė kėndon Live, ashtu sicc jemi mėsuar gjithmonė. Tendenca e re e dasmave ėshtė ajo ku orkestra zėvendėsohet nga D.J. Pronarėt e lokaleve i kanė marrė masat pėr kėtė gjė dhe tashmė kanė futur nė ambjentet e tyre edhe te gjitha materialet qė i duhen njė D.J pėr tė krijuar atmosferėn e duhur. Dhe ia kanė dalė me sukses sepse dasmat me kėtė mėnyrė po bėhen gjithnjė e shumė nė modė. Kėshtu, mjafton tė ēosh mė parė njė listė me kėngėt qė dasmorėt duan, dhe disqe ka sa tė duash nė treg. Mjafton qė ti heqėsh dhe ti vėsh nė kohėn e duhur nga aparatura dhe dasmorėt mbeten tė kėnaqur. Madje nė kėtė mėnyrė mund tė kėnaqėsh edhe shijet e mė tė rinjve qė pėlqejnė tė kėrcejnė kėnge me ritme Hip-Hopi apo Hause, tė cilat nuk mund ti ofrojnė orkestrantėt tradicionalė. Nė mes ėshtė edhe leverdia ekonomike, pasi dasmat me D.J kushtojnė mė lirė.
Biznesi i dyqaneve tė luleve
Zbukurimet e makinave, biznesi i ri
Nga kali e mushka te kabrioleti e Limuzina. Nėse dy tė parat nuk kushtojnė kėta tė dytat kushtojnė sa qimet e kokės. Tė zbukurosh njė makinė kushton njė thes me para. Njė benz kabriolet, nė tė cilin ka vend vetėm pėr nusen dhe dhėndėrin, kushton 20 mijė lekė tė reja vetėm pėr ditėn e dasmės. Ndėrkohė qė nusja mund tė zgjedhė tė bėjė njė xhiro nėpėr Tiranė edhe me njė Limuzinė luksoze, qeraja e tre orėve kushton plot 50 mijė lekė tė reja. Ndėrkohė qė po kaq shtrenjtė kushtojnė edhe zbukurimet e makinave. Kėtė e kanė kuptuar edhe njė pjesė e mirė e dyqaneve tė luleve nė kryeqytet, tė cilėt sė bashku me lulet kanė gjetur edhe njė mėnyrė tjetėr fitimi. Fjongot, buqeta e luleve qė do tė vendoset pėrpara kushtojnė deri nė 5 mijė lekė tė reja. Sigurisht qė dyqanet e luleve nuk i lėnė tu ikė rasti nga duart dhe kėrkojnė qė me ēdo kusht tė pėrgatisin edhe buqetėn qė do tė mbajė nusja nė duar. Lulet e buqetės do tė jenė tepėr tė veēanta, ashtu si nusja dhe kushtojnė deri nė 10 mijė lekė tė reja.
Kėngėtarėt e njohur kėrkojnė miliona
Kėngėtarėt e njohur janė edhe mė tė shtrenjtit. Disa shkojnė vetėm me miqėsira, ndėrsa disa tė tjerė vetėm pėr disa orė. Gjithsesi prezenca e tyre ėshtė shumė e shtrenjtė, por kjo nuk ėshtė njė arsye pėr ti stepur tė zotėt e shtėpisė pėr tė marrė nė dasėm njė kėngėtar tė njohur. Sigurisht qė bėhet fjalė pėr ata qė kanė shumė para sepse tė tjerėt ia lėnė nė dorė vetė orkestrės ose preferojnė qė njė zgjedhje tė tillė ta bėjnė dajat. Kėshtu nėse do tė zgjidhje qė nė dasėm tė kėndojė Irma Libohova duhet tė bėsh gati 2 milionė lekė (tė vjetra) dhe po kaq kėrkon edhe Valbona Mema, e cila ėshtė mjaft e preferuar, sidomos nė dasmat tiranase. Njė tjetėr kėngėtar i kėrkuar ėshtė edhe Sinan Hoxha, kėngėtar edhe ky qė kėrkon po kaq para pėr tė kėnduar nė njė dasėm. Ndėrsa Ermal Mamaqi qė pas suksesit me lalin kėrkon plot 1 milionė lekė tė vjetra vetėm pėr tre orė. Janė edhe plot emra tė tjerė kėngėtarėsh tė njohur, tė cilėt pranojnė tė kėndojnė vetėm nėse paguahen me shifra marramendėse. Dhe ofertat nuk mungojnė.
Punimet e dobėta lanė pa ujė qytetinReportazh/ 6 orkestrantėt qė qėndrojnė te Muzeu Historik
Pazari, nė varėsi tė atyre qė hedhin dasmorėt
Kosovarėt qė kėndojnė nė dasmat e shqiptarėve
Kemi dasėm. Kaq mjafton pėr tė krijuar njė efekt tė jashtėzakonshėm tek tė gjithė. Duke e ditur se sa qejfli jemi ne shqiptarėt, jo mė kot populli ka nxjerrė edhe atė fjalėn e urtė njė martohet, 100 tėrbohen, e cila na vjen aq shumė pėr shtat. Tė gjithė duan tė hedhin njė valle vendēe, njė valle nga ata qė i kemi mėsuar qė nė fėmijėri dhe qė kemi kaluar orė tė tėra pėr tė mėsuar lėvizjet, por sot vallja kushton shtrenjtė. Si pėr atė qė ka gėzimin nė shtėpi, ashtu edhe pėr atė qė i ka mbėrritur tashmė ftesa e dasmės, pasi i duhet tė mbushė mirė xhepat. Pėr tė kėnaqur tė gjithė tė ftuarit, duhet tė pėrzgjidhet me kujdes orkestra dhe kėngėtari, njė nga ata zanatcinj tė vjetėr, qė, sapo tė fillojnė tė luajnė melodinė e parė, dasmorėt tė ēohen tė gjithė nė kėmbė. Por qė tė luajė mirė do vajisur kjo e shkretė, thonė orkestrantėt dhe fėrkojnė gishtat. Tashmė edhe vallet blihen me para, tė cilat janė veccmas bakshishit qė do ti lėnė tė zotit tė shtėpisė.
Orkestra
Pazarin e bėjnė vetėm me burrat e shtėpisė. Vetėm me ta pranojnė tė bisedojnė pėr shpenzimet e ditės sė dasmės, kėngėt qė do tė kėndojnė dhe pagesėn. Gjithēka funksionon shumė thjesht. Saidi qė ėshtė edhe kryetari i kėtij grupi orkestrantėsh, tė cilėt qėndrojnė ēdo ditė para Muzeut Historik Kombėtar, nė pritje tė myshterinjve, tė jep numrin e telefonit. Dhe mė pas bėhet takimi kokė mė kokė midis burrave, ku secili ngul kėmbė nė pretendimet e tyre. Sazexhinjtė duan qė tė marrin sa mė shumė para, ndėrsa ata qė kanė dasmėn, duan tė nxjerrin nga xhepi sa mė pak. Nė fund tė bisedės, pavarėsisht nėse bien dakord apo jo, burrat i shtrėngojnė duart njėri-tjetrit dhe nuk harrojnė tė urojnė lumturi pėr cciftin e ri. Ata janė 6 persona dhe janė nga Kosova. Kanė parė qė biznesi i dasmave mund tė jetė mjaft fitimprurės nė Shqipėri dhe kanė zgjedhur pėr ta ushtruar kėtė profesion pikėrisht nė Tiranė, pasi kėtu mund tė gjesh nga tė gjitha zonat dhe nga tė gjitha shtresat. Janė tė gjithė ezmerė dhe sigurisht qė pėr tė kėnduar apo pėr ti rėnė njė vegle tė caktuar nuk kanė bėrė ndonjė shkollė tė veēantė, por falenderojnė nėnėn natyrė pėr dhuntitė qė u ka falur. Saidi, qė me personazhin e njohur tė telenoveleva e bashkon vetėm emri, pėrpiqet ta menaxhojė sa mė mirė biznesin nė kryeqytet. Dhe dasmat nė kėtė sezon vere nuk janė tė pakta, aq sa ata nuk kanė kohė tė marrin frymė. Pasi bien nė ujdi pėr tė gjitha gjėrat, bėhen gati pėr dasmėn. Saidi thotė se nė shumicėn e rasteve tė gjithė kanė mbetur tė kėnaqur.
Ēmimet
Pavarėsisht se janė nga Kosova, i njohin traditat e dasmave tė ēdo zone tė Shqipėrisė. Ai e di se cilat nga zonat e Shqipėrisė janė mė dorėshpuara dhe hedhin para nė dasėm dhe cilat zona mjaftohen vetėm me peshqeshin qė i lėnė tė zotit tė shtėpisė dhe nuk hedhin fare verdhushka ndėrsa tė afėrmit e tyre tėrheqin vallen. Ndaj gjėja e parė pėr tė cilėn Saidi tė pyet ėshtė zona se nga cila je, pasi duke ditur zakonet e secilės prej tyre bėn edhe llogaritė se sa para do tė kėrkojė. Tjetėr ēmim kanė pėr njė dasėm ku do tiu duhet tė shkojnė dy ditė rrjesht dhe tjetėr pėr njė dasėm qė do tiu duhet tė kėndojnė vetėm njė ditė. Nė zonat, tė cilat nuk hedhin para, tregon Saidi, ne kėrkojmė mė shumė lekė dhe nuk i marrim fare lekėt qė hidhen nė dasėm ose mund tė japim njė ēmim tė mesėm dhe marrim edhe paratė qė mund tė mblidhen.por kjo ėshtė gjithmonė me rrezik, thotė ai. Ndėrsa ka dasma qė ne preferojmė tė marrim lekėt qė mblidhen gjatė valleve, pasi hidhen shumė lekė tregon ai. Ai thotė se ēmimet e tyre pėr njė ditė dasme shkojnė deri nė 500 mijė lekė tė vjetra, por gjithēka vendoset vetėm pasi tė bisedohet me tė zotėt e shtėpisė. Duhet tė kemi parasysh se kėto para ndahen mes njė grupi prej 4 personash, tregon ai, ndėrkohė qė ėshtė pėr tu paguar edhe kėngėtari. Ai tregon se ka pasur dasma ku kanė dalė duarbosh, ashtu siē ka pasur edhe nga ata dasma ku kanė mbetur shumė tė kėnaqur teksa numėronin paratė e grumbulluara. Saidi tregon se pjesė e kėtij grupi orkestrantėsh janė edhe dy kėngėtare. Njėra nga vajzat kėndon kėngė tė repertorit tė Jugut tė Shqipėrisė dhe tjetra tė Veriut, thotė Saidi, duke mos humbur kėshtu asnjė myshteri. Ndėrkohė qė pjesa mė e madhe e kėrkesave iu vijnė kryesisht nga zonat veriore. Ndėrsa ai tregon se ka edhe njė pėrvojė tjetėr pasi e ka ushtruar kėtė profesion dy vjet edhe nė Zvicėr, nė lokale qė frekuentoheshin nga shqiptarėt.
Oferta e bankave: Nėse nuk ke para, mund tė marrėsh kredi
Dasmat me kredi, milionat qė harxhojnė shqiptarėt
Si kanė ndryshuar ceremonitė
Dasmat sa vijnė dhe bėhen mė tė shtrenjta, aq sa nėse nuk ke para mund tė marrėsh edhe njė kredi. Ndėrsa ata tė tjerėt, tė cilėt nuk ua mban xhepi, e evitojnė ceremoninė nė tė bardha dhe me paratė e kursyera nisin udhėtimin e muajit tė mjaltit. Por pavarėsisht kėsaj ēmenduritė e dasmave nuk kanė tė sosur. Fustane me mėndafshe tė sjella nga India, koktelje tė shtrenjta me shoqėrinė, kurse danci pėr vallėzimin e ēiftit, fotografė profesionistė e pėr qindra marrina tė tjera si kėto, ata qė martohen i bėjnė llogaritė e harxheve me miliona. Sigurisht kėto janė dasmat e parellinjve, pasi njė pjesė tjetėr nuk shpenzon as pėr tė blerė kostumin e dhėndėrit, por preferon ta marrė me qera.
Dasmat moderne
Lista e aksesorėve qė duhen pėr ta bėrė njė dasėm sa mė tė mirė sa vjen e shtohet. E bashkė me to shtohen edhe zerot qė duhet tė paguash pėr natėn me tė bardha. Ata qė punojnė nėpėr administrata preferojnė tė bėjnė njė dasėm moderne, nėn dritėn e qirinjve dhe markėn e njohur tė shmpanjės apo verės, me pak tė ftuar, por qė pėrzgjdhen me kujdes. Njė dasėm larg tradicionales, por qė kushton njė thes me para dhe ku zakonisht tė ftuarit nuk humbasin rastin pėr tė bėrė ca thashetheme pėr kolegėt dhe shefat e tyre dhe merren me tė gjitha detajet e ceremonisė. E thėnė shkurt njė dasėm, si ata qė jemi mėsuar tė shohim vetėm nėpėr filma. Njė fustan i porositur tek njė stiliste e njohur, me mėndafsh special, qė vjen nga India enkas pėr nusen, shkon deri nė 2 milionė lekė tė vjetra, shumė kjo qė do tė mjaftonte pėr tė bėrė njė dasėm nga ato ku tė mbeten tė kėnaqur dyqind vetė. Po kaq kushton edhe kostumi i dhėndėrrit qė nė fund tė fundit mund tė vishet edhe nė raste tė tjera. Me finesė pėrzgjidhet edhe ambjenti ku do tė bėhet ceremonia, lulet, markat e pijeve, gotat e kristalit, qirinjtė aromatikė nė sinkron me tė ftuarit, tė cilėt nuk harrojnė tė lėnė zarfet nė tavolinėn e dhuratave. Kursi i dancit pėr vallėzimin final tė ēiftit kushton disa dhjetėmijėshe, ndėrsa pėr tė paguar dhomėn e hotelit tė mbushur me petale trėndafili ēiftit mund ti duhen deri nė 500 mijė lekė tė vjetra. Sigurisht nėse nuk ke para pėr kėtė tė vijnė nė ndihmė edhe bankat qė duke pėrfituar nga egoizmi i atyre qė kanė prerė datėn e martesės, kanė shpikur trukun e kredisė. Nėse do tė martohesh, mund tė marrėsh njė kredi dhe gjithēka ėshtė mė e lehtė. Nė fund tė fundit njėherė martohet njeriu.
Tradicionalja
Njė dasėm ku ti bėhet qejfi gjithė fisit. Si ata qė jemi mėsuar gjithmonė. Ku vallja e parė tėrhiqet nga njėrėzit e shtėpisė dhe mė pas vjen radha e dajave, hallave, tezeve, e deri te kushėrinjtė e shtatė, pa lėnė pas dore as komshinjtė. Njė dasėm ku nuk mungojnė veshjet tradicionale dhe ku tė gjithė kėrkojnė tė kėecejnė napolonin dhe shohin njėri-tjetrin sa lekė hedhin nė valle. Prenotojnė njė lokal afėr shtėpisė, ku karrigia pėr njė person kushton 200 lekė dhe rakia e fresh-i derdhen lumė, aq sa tė gjithė dasmorėt, kur vjen ora pėr tė mbyllur banketin mezi qėndrojnė nė kėmbė. Sigurisht qė nuk mungojnė as lotėt pėr vajzėn qė del nga shtėpia, por as sherret. E thėnė me pak fjalė njė dasėm alla shqiptarēe, ku kėnga dhe vallja nuk pushojnė, por qė nė fund tė fundit nuk kushton shumė para. Njė dasėm nga ata ku tė zotėt e shtėpisė duhet tė trokasin gotat me tė gjithė fisin dhe ku dasmorėt nuk harrojnė tė marrin me vete edhe copat e mishit qė nuk kanė mundur ti mbarojnė nė tryezėn e banketit. Njė dasėm nga ata ku gratė nuk harrojnė tė hedhin raki nė gjurmėt e nuses (me qėllim qė tė prishin syrin e keq) dhe ku tė vegjėlit grumbullohen para pallatit pėr tė pritur lekėt e hekurit qė hidhen sė bashku me orizin e mbarėsisė.
Esmeralda Keta
e.keta@gazetashqiptare.com
---
te zgjebosur por ama bishtin e mbajme terpjete..
Krijoni Kontakt