Moj Cupka e gjithanshme, me vdiqe me ate çdo-në me apostrofë.Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce
E di cfare ? Ti fol e une po shkruaj me mire, se s'po duroj dot.![]()
Moj Cupka e gjithanshme, me vdiqe me ate çdo-në me apostrofë.Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce
E di cfare ? Ti fol e une po shkruaj me mire, se s'po duroj dot.![]()
Where does a thought go when it's forgotten?
te vdiqa? kush foli per vdekjen moj aman. "You do not die of being ill--my buddy says--you die of being alive"![]()
Summertime, and the livin' is easy...
dna, eshte nje molekule inerte. mund te gjesh dna te dinosaurve nga kockat qe kane lene sic gjen nga nje. nje burre e nje grua bejne nje femije=me teper dna!Postuar më parë nga FLORIRI
tek pafundesia
me nje afabet & mjete primitive si mors coding transmeton 10 faqe me tregime nga forumishqiptar. po me miliarda kombinacione codes te dna?
para 20 vjeteve te i pyesnit shkencetare "a beson ne zot?" shkencetari do te pergjigjej: "jam shkencetar nuk besoj ne zot"
sot te i besh te njejten pyetje, do marresh pergjigjen ""jam shkencetar dhe besoj ne zot". shkenca ka kuptuar metafiziken e universit.
"you are created as a spirit and gifted to be tested to a material experience, of which.............. and you ran in a cicle of which its secret was sitting in the center.................."
ideja e pafundesise eshte shprehur, shpjeguar, mjaft mire ne nje liber cifut. pothuajser ne llogjiken time eshte shpjegimi me i mire i pafundesise.
nuk e di e di per cfare je perjashtuar ti nga forumi por une u perjashtova sepse kerkova ketij forumi i duhet nje forum i fese izraelite qe fare mire do te kisha deshiren te postoja kete shpjegim te mahnitshem te fese cifute mbi pafundesine.
http://www.rruzull.net/shkrimi36.html
Të guxosh të mendosh mbi pafundësinë
Grekët e vjetër e vunë re praninë e pafundësisë diku rreth viteve 400 dhe 500 p.e.s. Vetë idea me pafundësinë ishte kaq e pakapshme dhe ngacmuese ndaj përvojës dhe intuitës njerëzore saqë i trulloste matematikanët dhe filozofët e lashtë. Por ky zbulim do të sillte më vonë pasoja në diturinë, matematikën, filozofinë dhe fenë deri në ditët tona.
Çifuti Jackie Jakubowski që është redaktor i revistës "Judisk Krönika" (Kronika çifute) në Suedi dhe që ka botuar disa libra, tregon se si idea mbi pafundësinë doli në shesh përgjatë arsyetimesh matematikore të filozofit grek Zenon nga Elea (485-435 p.e.s.). Për Zenonin koncepti mbi pafundësinë është i tmerrshëm dhe nuk duhej përzierë në arsyetime matematikore pasi bënte lëmsh sistemet e mirëorganizuara që njiheshin në atë kohë si ç´ishte ai i Pythagorës.
Në mesjetë idea mbi pafundësinë do të kthehej përsëri por jo si koncept matematikor por fetar.
Kabalistët çifutë e përshkruan Hyjninë si edhe "Gjithçka" edhe "Asgjë" - me shprehjen çifute ein sof e cila qëndron për pafundësinë. Këta poashtu si edhe sekti i Pythagorës dikur i veshën numrave veti hyjnore.
Pika nga e cila niseshin kabalistët për të shpjeguar krijimin e botës ishte pyetja: "Si mundet bota - me fund, ashtu si e kuptonin ata natyrën e saj - të ekgzistojë kur qenia e pafundtë e Hyjnisë, ein sof-i gjindet kudo ?
Përgjigja që ata i jipnin kësaj pyetje ishte se që gjithçkaja që e përbën botën të mund të materializohej duhej që Krijuesi "të kufizonte vetveten" (tzimtzum), "të jipte hapësirë" diçkaje jashtë sferës hyjnore.
Edhe mendimet e hershme kristiane u ndeshën që herët me pafundësinë.
Prifti Augustinus (354-430) ishte krejt i sigurtë që pafundësia ishte shenja dalluese e Hyjnisë. Ai shkroi: "A nuk do të ishte Hyjnia në gjendje të njohë të gjithë numrat meqë numri i tyre është i pafundtë ? A do të ishte dituria e Zotit e thelluar brenda një numri të veçantë dhe të mbaronte aty ? Askush nuk do të ishte kaq i marrë sa të pranonte këtë gjë".
Bërja të vetëdijshmën mbi qenien e pafundësisë do të shkaktonte dalëngadalë pasoja të zgjeruara për kozmologjinë, kuptimin e krijimit të Gjithësisë dhe krijimit të saj.
I pari që hodhi idenë mbi një Gjithësi të pafundtë ishte teologu gjerman Nicolaus Cusacus (1401-). Ajo ishte e veçantë për kohën e tij në të cilën kuptimi sundues mbi botën ishte ai aristotelo-ptolemik sipas të cilit planeti ynë, i rrethuar nga sfera planetesh dhe yjesh, gjendej në qendër të një Gjithësie me fund.
Pasardhësi i Cusacus ishte italiani Giordano Bruno (1548-1600) i cili u dogj nga ikuizicioni fetar për shkak të ideve të tija mbi pafundësinë, gjithësinë, hapësirën dhe kohën, dhe shpirtin.
Galileo Galilei e nisi aty ku grekërit e vjetër e lanë. Në traktatin e tij "Mbi dy dijetarë të rinj", të shkruar në formën e një dialogu midis të urtit Salviati dhe kokëboshit Simplicius, Galileo trajton anë të ndryshme të pafundësisë. Ai shpjegon sesi ka po aq numra në katrorë sa ka edhe vetë numra. Në të dyja rastet bëhet fjalë mbi një rrjeshtim të pafundtë numrash. Kështu pra një sasi e pafundtë (S) mund të ketë brenda saj një pjesë që është po aq e "madhe" sa edhe vetë S-ja.
Pafundësia e shprehur në formën e figurave të pamundura në litografinë e Mauritz Cornelius Escher me titull "Ngjitje dhe zbritje". Cilët prej burrave janë duke hypur dhe cilët po zbresin shkallët ?
Rrëfimi mbi "Hotelin e pafundtë" i formuluar nga fillimi i viteve 1900 nga matematikani gjerman David Hilbert e tregon më qartë këtë paradoks.
Hoteli ka një numër të pafundtë dhomash, por kur në një mbrëmje vonë vjen një mysafir për të fjetur i thonë se të gjitha dhomat janë të zëna.
Si ka mundësi ? - pyet ai sportelistin dhe pastaj sugjeron një zgjidhje: "Çoje mysafirin e dhomës 1 tek dhoma 2, atë të dhomës 2 tek dhoma 3, atë të dhomës 3 tek dhoma 4, atë të dhomës 4 tek dhoma 5 ... e kështu me rradhë në pafundësi. Unë vetë po marr dhomën e lirë me numrin 1". Në të vërtetë në këtë mënyrë mund të lirohet një numër i pafundtë dhomash në këtë hotel të pafundtë që i kishte krejt dhomat të zëna.
Kuptimi matematikor i konceptit pafundësi bien ndesh me mënyrën tonë të arsyetimit racional.
Njëri prej matematikanëve më të mëdhenj të kohës sonë që gjithashtu trajtoi konceptin e pafundësisë ishte George Cantor. Sipas tij nuk ka vetëm një pafundësi por shumë të tilla. Ai thonte gjithashtu, si edhe arriti ta provojë me anë llogaritjesh të ndërlikuara, se sasitë e pafundshme nuk është e thënë të jenë të barabarta. Atëherë a mund të mbledhim të gjitha sasitë e pafundshme për të përftuar një sasi që do të jetë pafundësia "më e madhe", "absolute", shuma e të gjitha sasive ? Jo, përgjigjet Cantor-i, është e pamundur të tregosh me metoda racionale praninë e ndonjë pafundësie "absolute", sepse një pafundësi e tillë do të ishte e përkufizuar brenda vetvetes dhe duhej të përfshinte edhe vetë veten e saj.
Më larg se kaq nuk mund të shkohet duke arsyetuar racionlisht.
Ndoshta Cantor e kuptoi se ai i ishte afruar gjëagjëzës së pafundësisë. Për të pafundësia ishte fushë e Hyjnisë.
Që njeriu kurrë nuk do të arrijë ta kapë kuptimin e thellë të pafundësisë e kishin kuptuar në mënyrë intuitive Kabalistët e moshuar. Ata kishin kuptuar edhe rreziqet që sillte hyrja thellë në këtë fushë të rrezikshme - personat nën 40 vjeç e kishin të ndaluar të studionin Kabala; pamaturia rrezikonte të çonte kureshtarin drejt luajtjes mendësh.
Georg Cantor gjithashtu shkalloi në vitin 1884 ndërsa po studionte mbi pafundësinë dhe mbeti i shtruar në spitalin psikiatrik deri sa vdiq në janar 1918.
"Pafundësia nuk është ndonjë pjesë e një sistemi të vërtetë numrash por një koncept, një mënyrë të menduari. Është kur gjithçka sillet në qark" thotë matematikani izraelian Eli Maor, "një përfytyrim, një përthithje, një hamendje".
Përgatiti: Alvin Ekmekçiu
Burimi: Dagens Nyheter.
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
Postuar më parë nga alibaba
Ne realitet pafundesia eshte pikerisht rezultat i arsyetimit racional
Numrat jane aftesia jone e te menduarit abstrakt. Kur flitet per madhesi,
Numri eshte variabel.
Meqense numri eshte pos te tjerash shprehje per sasi, ai ultimativisht kerkon
atributin e llojit.
*****************
Sa per ilustrim po ua perkujtoj anekdoten e Qumilit me shitesin dhe bleresin:
Bleresi:(hyri ne shitore dhe pyeti shitesin) Sa?
Shitesi: (Priti pak dhe iu pergjigj) Pesembedhjete!
Bleresi: (Konfuz) Cka pesembedhjete?
Shitesi: E cka "sa"?
*****************
Kur behet fjale per numrat me te cilet pershkruajme sasine, e me kete i kemi
dhene atributinm e llojit per kete lloj numri pafundesija nuk ekziston. Lloji eshte
finit, dhe mendja e njeriut e kape kete me te paren. Sa atome ka Gjithesia?
Ah, kete nuk e dijme, por e dijme se sado qe te kete do ti gjindet fundi. Per arsye
se gjithesia sado e pa fund nuk perbehet vetem nga atomet!
Mirepo kur behet fjale per madhesine e asaj qe e quajme Gjithesi, mjafton vetem
nje numer. Njeshi absolut. Ne kete sistem ekziston vetem nje numer. Ky eshte
numri me i madh dhe me i vogel njekohesisht. Jo, as zero nuk ekziston, ndersa dy
edhe me hiq. Ky eshte nje sistem singular numerik ku nuk ka as matematike te
thjeshte 1+1 = absurd! sepse ky +1 nuk ekziston. Ku e gjete edhe nje gjithesi?
Ose me ilustrativisht: 1+1=1. Nje gje qe mbledhet me vetveten s'mund te jete me
e madhe se vetja. Ose te mbledhesh dicka me vetveten eshte absurde
kete e di edhe femija qe sapo ka nisur ta flase. Thjeshte gjithesia eshte nje, nuk
ekziston asgje jasht saj. Realisht as kuptimi jasht nuk ekziston dhe si e tille
perjashton dimensionalitetin. Dhe saktesisht ne kete moment ajo arrine te behet
zero. Pra gjithesia nuk ka madhesi. Mirepo si numer sasie, ajo gjithmone eshte
nje, edhe kur eshte zero edhe kur eshte infinit edhe kur eshte aq sa eshte 1(Nje).
Ja kaq eshte edhe pafundesia.
Nga kjo e kuptojme se edhe (i cit.) "George Cantor" e kishte dallash thelle ne
rrenjen e mendimit te tij se ai me kete mashtron veten se paska gjithesia shumesin.
Eh, nuk eshte e veshtire te themi "gjithesite", kjo gramatikisht qendron por kuptimisht eshte absurde.
Me kaq po e perfundoj se nuk ma merr mendja se e bej me te qarte edhe nese e
elaboroj ne njeqind faqe te tjera.
Shendet!
alibaba cfare jane keta kabalistet cifute? pyetja do ishte me vend ne nje forum te fese cifute ne kete forum.
libri qe une po permend eshte "permbledhje nga profeti izea" ku gjendet perkufizimi,shpjegimi me i inteligjent i pafundesise.
shkrimke te shkruara 5000 vjet te shkuara. kalendari hebre cifut eshte unisolar keshtu qe data mund te jete e afert.
cfare libri eshte ky? eshte liber fantastik dhe edukativ.vertet cifutet jane populli i zgjedhur dhe i mallkuar.
ne kete forum u hap nje teme mbi vetvrasjen e te rinjve,nje tregim po ashtu nga ky liber "permbledhje nga profeti izea" e kam postuar
link: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=70758
Ndryshuar për herë të fundit nga Alket123 : 01-09-2006 më 20:49
E gjetem Mistrece prandaj zgjohu se ngele tu fjet.Postuar më parë nga Sara_MISTRECE
Krijoni Kontakt