Zoti e shumėzon bukėn e ne duhet tė ndajmė bashkė me tjerėt!
(2 Mbr 4;42-44. Ef 4; 1-6. Gj 6; 1-15)
e diela 17 "B"
Ja pėrsėri nė takimin tonė javor tė sė shtunės me Fjalėn e Zotit tė sė dielės, Kėsaj herėt do tė lexojmė e meditojmė sė bashku leximet biblike tė Liturgjisė Hyjnore tė dielės sė 17-tė gjatė vitit kishtar tė ciklit tė dytė, sipas kalendarit liturgjik. Edhe kėtė tė diele kthehet tema e bukės sė bashku me temėn e pėrndjekjes e tė fitiores sė atij qė mbahet si i ligėsht para tė fuqishmėve e pushtetshmėve tė botės.
Meditimi ynė mbi Fjalėn e Zotit tė kėsaj sė diele niset nga skena e ikjes sė Elisė nga pėrndjekjet e mbretėreshės Gezabelės (2Mbr 4,42-44). Elia ėshtė i lodhur, ndjehen i vetmuar, dėshiron ta mbyll misionin e tij tokėsor e megjithėkėtė shkon drejt rrėnjės sė historisė sė popullit tė vet, drejt Horebit, malit tė shenjtė ku Zoti i pati folur Mosiut. Atje Zoti e thėrret e i ofron bukėn qė do ti japė forcė pėr tė vazhduar udhėn.
Nė pjesėn e Ungjillit tė kėsaj sė diele, Gjoni e vijon temėn e bukės nė debatin ndėrmjet Jezusit e bashkėbiseduesve tė vet, tė cilėt kėrkojnė zgjidhjen e problemeve tė tyre duke shpresuar tė vazhdojė mrekullia e shumėzimit tė bukėve. Jezusi u ofron njė bukė tjerė, njė ushqim sikur ai i Elisė pėr tė vijuar udhėn e misionit, pėr ti shėrbyer Mbretėrisė sė Atit. Bashkčbiseduesit mendojnė nė manėn, bukėn e shtetėtirės, Jezusi mendon nė Bukėn qė ėshtė personalisht Ai, i zbritur nga qielli. Ai ėshtė i dėrguari i Atit, Ai ka marrė prej Atit jetėn e atė (jetėn) e dhuron, Ai ėshtė buka e gjallė, Ai ėshtė qendra e fesė e vetėm kush beson nė Tė ecėn nė udhėn e Atit. Kjo bisedė ėshtė tepėr e lartė pėr atė qė nė Tė sheh vetėm mėsuesin e mirė, shėruesin e jashtėzakonshėm. Lind dyshimi e konflikti: si mundet njė galileas, biri i njė zhdruthėtari tė flasė kaq bukur, me njė dije kaq tė kaq tė jashtėazakonshme? Pėr ta kuptuar, njohur e pranuar Jezusin si Mesi, si Zot tė Mishėruar e Shėlbues, ti kėrkojmė dhuratėn e fesė e ndriēimin e mendjes e tė zemrės. Tė mėsojmė nga zemra e Tij hyjnore e tė jemi edhe ne tė zemė butė e tė pėrvujtė, plotė pėrdėllim ndaj tė afėrmit e sidomos ndaj atyre qė kanė uri, etje e nevojė pėr ndihmėn tonė.
Leximet biblike tė kėsaj sė diele na flasin pėr pėrdėllimin qė Zoti ka kurdoherė pėr njeriun, e sidomos pėr njeriun nė nevojė. Zoti ynė nuk ka vdekur, as nuk ėshtė Zot qė lė pas dore krijesėn e Tij. Po ėshtė Hyj At qė kujdeset shumė pėr ne nė ēdo kohė e moment. E kėte na porosit tė bėjmė ndaj tjerėve edhe ne. Jezusi, pėrmes mrekullisė sė shumėzimit tė bukėve, na tregon e varfėrinė e madhe shpirtėrore qė kemi, mund ta plotėsojė vetėm Ai dhe na thėrret tė bashkėpunojmė me Tė nė ndėrtimin e Mbretėrisė sė Atit pėrmes gjesteve tė thjeshta, gjesteve tė vogėla sikur tregon shembulli i njė djali tė pa emėr i cili i dhuroi ato pak bukė e peshqi qė pati, e nga gjesti i tij Jezusi e nisi mrekullinė e shumėzimit tė bukėve duke shuar urinė e turmės sė njerėzve.
Qoft lavduar JEZU KRISHTI
(29.7.06 RV)
Krijoni Kontakt