Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Presidenti në majën e piramidës së pagave

    Ligji i ripër pagat e vendos presidentin në majën e piramidës së pagave në Shqipëri. Ligji detyron “të pavarurit” të ulin rrogat dhe vendos një sistem për gjithë institucionet publike

    Kuvendi ka vendosur mbi piramidën e re të pagave duke e vendosur kreun e shtetit si personin më të paguar të administratës publike. Sistemi i pagave për institucionet e pavarura në Shqipëri rregullohet për herë të parë në këtë mënyrë në Shqipëri pasi deri më tani më shumë se 500 zyrtarëve të lartë të institucioneve të pavarura, konkurronin me pagë kryeministrin e vendit. Madje krerët e disa institucioneve të pavarura paguhen më shumë se presidenti dhe kryeministri së bashku.

    Presidenti, nr 1

    Aktualisht janë disa drejtues të institucioneve publike të pavarura që paguhen më shumë se kreu i shtetit. Ligji i ri pritet të vendosë në majë të piramidës së pagave pikërisht kreun e shtetit dhe më pas në varësi të koeficienteve përkatës do të renditen edhe zyrtarët e tjerë të qeverisë apo institucioneve të pavarura. Sipas ligjit, “paga më e lartë në institucionet e administratës publike, buxhetore dhe jo buxhetore, në Republikën e Shqipërisë është paga e Presidentit të Republikës”. Por pagën e presidentit do ta caktojë kryeministri, po të kemi parasysh projektligjin. Sipas të cilit “paga e Presidentit të Republikës përcaktohet çdo vit në ligjin vjetor të buxhetit të shtetit, sipas propozimit të Këshillit të Ministrave”. Paga e Presidentit të Republikës, deri ne miratimin e ligjit për buxhetin vjetor është 227 480 lekë në muaj.

    Pagat me koeficientë

    Ligji vendos hierarkinë e shpërblimeve të punës në administratën e lartë publike. Sipas projektligjit “pagat e funksionarëve të lartë shtetërorë, të institucioneve kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj, mandati i të cilëve është me kohë të plotë, përcaktohen në raport me pagën e Presidentit të Republikës sipas koeficienteve. Kështu një shkallë pas presidentit renditen kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese, të cilët do të paguhen me 89 për qind të pagës së Presidentit. Ndërsa deputeti dhe ministri do të paguhen me 68 për qind të pagës së Presidentit, krerët e institucioneve të pavarura do të jenë një shkallë më poshtë dhe do të marrin vetëm 60 për qind të pagës së presidentit.

    Ulet paga Guvernatorit

    Një problem i përgjithshëm për zbatimin e ligjit të ri do të jetë pavarësia e institucioneve kushtetuese. Pavarësia, pikësëpari është financiare e më tej politike dhe administrative. Kështu, në projektin e ri Departamenti i Administratës Publike duket se është zënë ngushtë në rastin e pagave të administratorëve të Bankës Qendrore. Kështu në pikën 1 të nenit përkatës shkruhet se shpërblimet dhe pagat për Guvernatorin, zv/Guvernatorin, inspektorin e Përgjithshëm, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, si dhe punonjësit e tjerë të Bankës së Shqipërisë, përcaktohen sipas Ligjit “Për Bankën e Shqipërisë“, pra duke njoftuar se nuk do të preken nga ky ligj. Por vetëm një paragraf më poshtë, projektligji parashikon se dispozitat e paragrafit ku shkruhet se paga e Presidentit është më e larta në administratën publike në Shqipëri do të zbatohen edhe për Guvernatorin. Pra, “de facto” me ligjin e ri, paga e Guvernatorit do të jetë nën pagën e Presidentit
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    E pse duhet te jete paga e presidentit me e larta? Ne USA, presidenti merr vetem $200K ne vit, ndersa jam i sigurte qe duhet te kete njerez ne qeverine amerikane qe paguhen me shume se presidenti!

  3. #3
    Normal de, president eshte, nuk eshte nepunes administrate..................

    Per mua edhe me shume meriton, ai ka nje detyre te rende, po ashtu cdo pergjithesi e qofte e madhe apo e vogel bie mbi te!
    ¿Quién ganará la Champions? = BARÇA

  4. #4
    ...dmth ti thua qe presidenti ka pune me te veshtire se kryeministri? Per mua, ne shqiperi, presidenti thjesht luan rol figurativ.

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Ndëron jetë presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •