Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 67
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    flm lioness per shkrimin
    po fshati valbone zor se ndahet nga lumi, se ato aty bashke jane, por megjithate po flisja ne aspektin turistik sic u fol per zona te tjera me siper

    a eshte ngritur ndonje hotel, a ka vizitore

    isha ne spanje tani ne vere
    dhe turistet fotografonin dhe filmonin pa nderprere pjese relievi te ndryshme sidomos ato malore
    dhe i krahasoja me ato te vendit tone,
    e them me bindje se i kemi me te mira, por na mungojne ca gjera, qe nuk e di kur do rregullohen, se turistet do thitheshin si me magnet pas perlave te vendit tone, bregdetare dhe malore
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,030

    u shkeputa pak caste nga pushimet e mija ne(www.lagodigarda.it)&(www.montebaldo.com)

    Velipoja, plazhi kurativ dhe ekonomik

    Plazhi i Velipojės ėshtė njė nga mė tė preferuarit jo vetėm pėr pushuesit nga Shkodra, por dhe nga rrethe tė tjera tė Shqipėrisė apo dhe nga vendet fqinje. Ky plazh shtrihet nė jugperėndim tė qytetit tė Shkodrės, 30 km larg tij. Pėr tė shkuar atje pėrveē se nga Shkodra, pėr vizitorėt nga qytetet nė jug tė saj mund tė shkojnė pa hyrė nė qytet. Nė vendin e quajtur Harku i Bėrdicės kthehesh majtas dhe vazhdon rrugėn e cila deri nė fshatin Trush i Poshtėm ėshtė rikonstruktuar.

    Plazhi i Velipojės ka filluar tė funksionojė si i tillė nė fillim tė viteve 70 kur u ndėrtuan kabinat e para si dhe disa njėsi tregtare qė mė vonė u pasuan nga ndėrtime tre dhe katėr katėshe me hyrje tip apartamenti si dhe me lokale tė tjera. Ndėrtesat tre dhe katėr katėshe me disa hyrje egzistojnė akoma. Pas vitit 1991 nė plazhin e Velipojės u bėnė ndėrtime tė shumta private si dhe lokale. Janė 480 tė tilla ku pushojnė njė numėr i madh pushuesish. Nė pikun e sezonit, 15 korrik-15 gusht, numri i pushuesve nė kėtė plazh vitin e kaluar ka qenė rreth 80.000 ndėrsa nė periudhat dy javore 15 qershor-15 korrik dhe 15 gusht-15 shtator nė secilin afat dy javor pushuesit kanė qenė 30-40 mijė. Ndėr 480 ndėrtime, 350 janė hotele qė vihen nė dispozicion tė pushtuesve. Ka ndėrtime tė tjera familjare dhe mbi 20 restorante.

    Nė plazhin e Velipojės ka energji elektrike 24 orė nė sezonin e plazhit, ndėrsa uji pėr pėrdorim ėshtė siguruar me anė tė shpimeve nė tokė dhe vendosjes sė elektropompave nėpėr ndėrtime. Uji i pijshėm pėr konsum blihet. Nė shėtitoren nė qendėr tė plazhit do tė vendosen nga komuna pika tregtimi sezonale, uniforme nė tė dyja anėt e saj. Plazhi i Velipojės paraqet njė interes tė madh pėr turizėm. Ai ka njė vijė bregdetare pėr shfrytėzim 14.5 km nga grykėderdhja e Bunės deri pranė Ranės sė Hedhur, me njė trashėsi rėre 0-300 m. Rėndėsinė turistike kėtij plazhi tė Adriatikut ia shton dhe pozicioni i favorshėm gjografik (vetėm pak kilometra larg zonave turistike mjaft tė zhvilluara tė Malit tė Zi si: Ulqini, Tivari, Budva etj). Thellėsia e vogėl e detit nė brigjet pranė plazhit tė Velipojės dhe gjatėsia e shtrirjes 300-500 metėr, krijon mundėsi pėr ndėrtime nė trajtė pirate nė det.

    Plazhi i Velipojės ėshtė njė perlė e natyrės shqiptare ku gėrshetohen aq harmonishėm deti, lumi, plazhi, pylli, laguna dhe mali. Rėra e pasur e cila nė dy cepat e plazhit ėshtė pak e shfrytėzuar, ka pėrqindje tė konsiderueshme jodi duke i dhėnė kėtij plazhi vlera kurative. Kushtet klimatike janė tė favorshme dhe rreth 100 ditė nė vit janė me temperaturė mbi 25 gradė. Uji i kulluar, baticat dhe zbaticat, laguna e Vilunit, rezervati i gjuetisė ofrojnė bukuri mahnitėse. Nė kėtė plazh lahesh, shėtit me varkė, gjuan kafshė apo zė peshk si qefull e levrek. Rezervati i gjuetisė ka njė sipėrfaqe 694.5km katrore dhe aty gjenden katėr kėneta tė mėdha.

    Nė rezervat ka 182 hektarė pishė e plep kėnete. Ndėr shpendėt, mė tė shumta janė rosat e shumllojta sidomos kryekuqėt. Kėtu takohen dhe turtuj, guashė, fazanė apo dhe kafshė si lepuj, ēakej, dhelpra e derra tė egėr qė janė mė tė shumtė. Kėnetat, bimėsia, shpendėt pėrbėjnė njė nga vlerat e rralla nė Shqipėri. Aty ruhen tė qetė spontanisht nė gjendje natyrore. Pylli dhe prania e drurėve tė lartė kryesisht plepa nė tė gjithė plazhin siguron freski dhe ajėr tė pastėr. Zona e Velipojės sipas specialistėve i ka tė gjitha mundėsitė pėr tė furnizuar me peshk, mish, qumėsht, vezė dhe mjaltė tregun turistik tė plazhit nė njė sezon katėr mujor.

    Nė shėrbim tė turizmit vitet e fundit janė ngritur mjaft hotele dhe shtėpi luksoze me komoditetet e nevojshme. Rrjeti tregtar ėshtė i kėnaqshėm. Restorantet kanė menu evropiane, tradicionale shkodrane dhe sipas dėshirave. “Bellavista” ėshtė hotel 3 katėsh 310 m larg nga bregu, mes pishave me dhoma pėr katėr persona. Ai ka dhe bar, restorant, parking, ajėr tė kondicionuar, banjo tė pajisura me pajisje bashkėkohore, tv, telefon, aspirator etj. Hotel “Argenti”, ka 4 kate me 50 dhoma. I vetmi qė shėrben si hoteleri dhe plotėson kushtet e tė qenurit me tre yje. Ai ėshtė i lidhur me agjensi turistike nė Zvicėr, Maqedoni dhe Kosovė dhe nė tė mund tė qėndrosh me ditė dhe jo si tek tė tjerėt, dy javė patjetėr. Pagesa ditore nė kėtė hotel luksoz ėshtė 18-20 euro pėr natė.

    Ai ka restorant pėr 400 persona, bar, dhoma komode tė pajisura me mjete tė kohės, lavanteri, godinė tė veēantė pėr personelin i cili ėshtė i kualifikuar. Kjo pasi ka katėr vjet qė nė hyrje tė qytetit tė Shkodrės funksionon hotel “Argenti”. Para hotelit nė plazh ka njė sipėrfaqe rėre prej 2000 m katrore e cila administrohet nga ky hotel dhe ėshtė nė dispozicion tė pushuesve tė tij. Kjo sipėrfaqe i ėshtė marrė me qera komunės dhe pastrohet dhe shėrbehet nga punonjėsit e hotelit. Ai ėshtė njė investim privat prej 315.000 dollarėsh, 312 m larg bregut. Nė planet e afėrta ėshtė ndėrtimi i njė diskoje, pub-i , salle argėtimi etj. Prenotimet nė kėtė hotel kanė filluar kryesisht nga qytete tė Shqipėrisė dhe vende tė tjera. Hotel “Fantazia” ka restorant, bar, tavernė, pishinė dhe 23 dhoma pėr katėr persona secila.

    Nė dhoma ka pajisje bashkėkohore si dhe ndodhet mes pyllėzimit dhe fare pranė detit. Kėtu shėrbehet hotel dhe restorant me prenotim dyjavor ose ditor. Pagesa nė pikun e sezonit 15korrik-15gusht ėshtė 40.000 lekė ndėrsa nė dyjavorėt e tjerė zbret 30% mė pak. Pėr shkollat apo grupet e organizuara jashtė sezonit veror zbret 40 % mė pak. Hotel “Et’hemi” ka 20 dhoma dhe ka ēmime qė shkojnė 25000-35000 lekė. Nė dhomat e kėtij hoteli mund tė gatuhet nga vetė pushuesit familjarė tė cilėt kanė pajisje bashkėkohore dhe tė domosdoshme nė tė. Hotelet apo komplekset e tjera vihen nė dispozicion tė pushuesve me ēmime qė nė periudhėn 15 qershor-15 korrik janė 15.000-25.000 lekė ndėrsa nė pjesėn tjetėr 25000-35000 lekė.

    Ka dhe ndėrtime mė tė vogla tip vile me 3-10 hyrje dhe ēmimet e tyre nė varėsi tė sezonit janė 20.000-40.000 lekė. Kėto janė zakonisht nė lagunėn e Vilunit apo pranė grykėderdhjes sė Bunės apo rezervatit tė gjuetisė ku pylli apo rėra e pashfrytėzuar kanė pasuri tė madhe. Mbi 20 restorante ndodhen nė plazh ku ka dhe pub-e dhe pushuesit shėtisin deri nė orėt e vona tė mbrėmjes nė qendėr ose buzė detit. Nė plazh ka dhe disa kabina tė thjeshta pa pajisje dhe orendi ku ēmimet janė 10.000-20.000 lekė. Ėshtė organizuar dhe shėrbimi shėndetėsor, postė-telekomunikacioni, telefonia fikse me kartofona etj.

    Plazhi i Velipojės shfrytėzohet dhe pėr turizėm ditor nga banorėt e qytetit dhe zonave pranė tij. Vitin e kaluar kėtu kanė ardhur rreth 3000 turistė tė huaj nga Maqedonia, Kosova, Gjermania, Italia etj. Prenotimet kryhen individualisht nga tė interesuarit pėr tė pushuar kėtu.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,030

    dhe po postoj ndonje gje per ti bere edhe qefin vetes sepse atje do shkoj keto dite

    Saranda, perla e Jonit

    Ėshtė qyteti mė i bukur bregdetar nė Shqipėri. Duket sikur vetė Zoti e ka krijuar kėtė vend me penelin e tij. Njė sipėrfaqe shumė e vogėl ku gjenden kaq shumė monumente kulturore, historike dhe natyrore. I shtrirė mes blusė sė detit, me njė breg krejtėsisht shkėmbor, rrethohet nga njė ujė i pastėr, i thellė dhe nga njė gjelbėrim i jashtėzakonshėm. Sė bashku me Vlorėn deri nė qafėn e Llogarasė, bregdeti i Jonit ėshtė 137 km dhe thellėsia e detit ėshtė 200 metra. Ėshtė qyteti mė i preferuar nė Shqipėri si nga turistėt vendas dhe nga ato tė huaj. Sot me pėrkujdesjen e qytetarėve ky qytet jeton kryesisht me turizėm, i cili nuk zhvillohet vetėm gjatė muajve tė nxehtė tė verės, por gjatė gjithė vitit. Karakteristikė e klimės sė Sarandės ėshtė njė harmonizim i mrekullueshėm mes tė nxehtit dhe freskut tė erės sė detit qė asnjėherė nuk ta lejon ta pėrjetosh tragjikisht zhegun e vapės. Temperatura nė Sarandė nė verė ėshtė 30 gradė celsius dhe ka mbi 260 ditė diell nė vit. Ėshtė stinė e lagėsht dhe me shumė jod. Ėshtė shumė e kėshillueshme pėr njėrėzit qė kanė nevojė pėr jod ndėrkohė qė ato qė vuajnė nga reumatizmat e kanė pak problem klimėn e lagėsht.

    Sot nė Sarandė ka mbi 30 mijė banorė, njė popullsi e cila shtohet shumė nė muajt e verės, nga fluksi i madh i turistėve bėhet dy ose tre herė mė i madh. Vendasit, sarandiotėt kanė njė natyrė me tė vėrtetė europiane, ato janė pak a shumė natyra indiferente nė lidhje me mentalitetet, dhe krejtėsisht tė sjellshėm me turistėt dhe tė huajt. Mikpritja ėshtė karakteristike nė ēdo vend, pėr tė mos u ndjerė asnjėherė i huaj nė kėtė qytet. Prej kohėsh sarandiotėt veshjen e tyre karakteristike kanė pantallonat e shkurtra, kanotieren dhe tė folurėn me pak dialekt minoritar. Fakti qė popullsia ėshtė e pėrzier ka krijuar mė shumė harmoni mes njerėzve dhe oportunitet. Saranda ėshtė njė vend i qetė, pa skandale, njė qytet qė ruan karakteristikat e tij me fanatizėm, njė qytet qė lashtėsinė e tij e ka ngritur nė piedestal me monumente tė shkėlqyera. Sigurisht qė problemet e infrastrukturės rrugore janė akoma pėr tu zgjidhur, por biznesi vendas ka nisur me inisiativėn e tij tė pėrmirėsojė diēka. Gjithashtu problemet e ujit dhe tė dritave janė pėrmirėsuar shumė dhe nuk janė pengesė pėr pushuesit gjatė kohės sė verės. Ajo qė ndoshta ēalon pak ėshtė rruga pėr tė vajtur deri nė Sarandė, por shpejt ajo harrohet pėrpara mrekullisė sė kėtij vendi tė virgjėr tė natyrės shqiptare.

    Ushqimi karakteristik nė Sarandė duke qenė njė vend peshku janė karakalecat me vezė. (Lyhen karkalecat me vezė tė rrahur dhe skuqen. Mė pas sipėr tyre hidhet pak majonezė.) Ėshtė ushqim i veēantė qė nuk shijohet nė asnjė vend tjetėr tė botės.
    Njė ushqim tjetėr karakteristik janė kocat, tė cilat tė pjekura nė zgarė shoqėrohen me verėn e kuqe tė Delvinės. Pėrveē detit, natyrės, ushqimit, nė Sarandė turisti ushqehet dhe me vlera tė vėrteta kulturore. Dihet qė Butrinti ėshtė njė nga vendet mė tė bukura arkeologjike pranė Sarandės. Njėkohėsisht pranė saj gjendet Syri i Kaltėr, Manastiri nė Mesopotam njė manastir qė i pėrket viteve 1400 me njė arkitekturė shumė tė veēantė. Mund tė vizitohet dhe Shėn Vasili, ku gjendet njė kishė e vjetėr ndėrtuar nė 1600 me tiparet e njė kishe katolike nė njė vend krejtėsisht ortodoks.

    Qyteti i vjetėr i Sarandės quhej Pornest, ka qenė njė vend prej 10 ha, i rrethuar me mure tė lartė, i krijuar nė vitet 700-800 dhe nė trekėndėshin e saj ka patur kulla shumė tė larta. Hyrjen e ka patur nė anėn perėndimore tė qytetit. Saranda si qytet para pushtimit grek ka patur kryeqendrėn nė kalanė e Lėkursit. Mė pas ajo u shkatėrrua dhe qyteti u shtri aty ku ndodhet sot. Nė klimėn mesdhetare qė e pėrshkon Sarandėn bima karakteristike ėshtė bukovilja, njė bimė kacavjerrėse qė lulėzon gjatė gjithė vitit dhe nuk rritet nė asnjė vend tjetėr. Atė e gjen tė ēelur nė ēdo oborr dhe gati nė tė gjitha parqet e hoteleve dhe tė rrugėve. Gjithashtu karakteristikė janė edhe Fiqtė e detit. Nė Sarandė ēdo strukturė ėshtė e ndėrtuar nė mėnyrė qė pushuesi ta ndjejė veten shumė mirė. Pjesa mė e madhe e hoteleve ėshtė e pajisur me tė gjitha komoditetet duke futur kėtu dhe lodrat pėr fėmijė. Restorante, pube, Self service, piceri, disko, videogames, lojėra fati, poker, pista vallėzimi ku kėrcehet muzikė e lehtė, njė jetė qė mund ta shijosh nė pushimet e tua, 24 orė pa pushim. Disa hotele tė ndėrtuara kohėt e fundit kanė dhe pishina tė mbushura me ujė tė kripur, me ujė deti.

    Nėnuji ėshtė i pasur me florė detare, dhe tė gjithė ato qė janė tė apasionuar ndaj sporteve tė ujit mund ta ushtrojnė atė.
    Nė Sarandė ushtrohet shumė dhe turizmi familjar, me shtėpi qė jepen me qira. Zakonisht nė korrik dhe nė gusht shtėpitė jepen me qera 3000 lekė tė reja. Ndėrkohė qė nė shtator ēmimet bien goxha dhe koha ėshtė shumė e bukur
    Brenda nė qytet tė gjitha lokalet dhe dyqanet janė tė niveleve europiane. Ndėrkohė mund tė vizitohen dhe muzeu arkeologjik nė qendėr tė qytetit. Pushuesit mund tė furnizohen me libra nėpėr libraritė e qytetit, ndėrkohė qė mund tė frekuentojnė dhe Bibliotekėn e qytetit, tė rinovuar nėn kujdesin e bashkisė sė Sarandės. Turistėt mund tė kėrkojnė dhe guida pėr kalimin e pushimeve tė tyre ose t’i drejtohen dhe agjensisė turistike Albtorus D, me filialin e tij nė Sarandė me zotin Ramiz Kasaj.


    Janar, shkurt Saranda frekuentohet nga pushuesit dimėrorė dhe temperatura ėshtė 16-18 gradė celsius.
    Hotelet normale e kanė ēmimin 3000-3500 lekė tė reja duke siguruar dhe mėngjesin. Nė Sarandė secili turist mund ta gjejė komoditetin e tij sipas xhepit, ka hotele nga njė yll deri tek 5 yje qė ėshtė hoteli i Butrintit. Hoteli i Butrintit 13000 lekė njė natė, ndėrkohė qė suita shkon deri tek 500 Euro nata. Ėshtė hotel me pesė yje, i quajtur njė nga hotelet mė luksoze tė Ballkanit. Pika tė tjera turistike qė mund tė shkohet pėrreth janė Borshi, Gėrneci, Ksamili, ndėrkohė qė ėshtė hapur dhe njė vend tjetėr qė quhet Pema e Thatė, njė vend i mbushur me rėrė tipike si ajo e Durrėsit, njė rėrė e bardhė si sheqer. Nisja pėr kėtu bėhet me anije nė tetė tė mėngjesit dhe kthimi nė orėn 18. Ēmimi 500 lekė pėr person.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,030
    Korca dhe shpirti i saj i ėmbėl

    Kur tė nisesh pėr nė Korcė, dy gjėra duhet t’i kesh patjetėr me vete: rrobat e trasha dhe shpirtin e ėmbėl. Nė kėtė mėnyrė do ta shijosh vėrtet qytetin e borės dhe tė serenatave. Kjo nuk ėshtė njė klishe, ndryshe nga sa mund tė mendohet pėr gjėrat e thėna e tė stėrthėna, korēarėt vėrtet mblidhen para njė gote vere dhe kėndojnė gjithė natėn serenata shoqėruar me kitarė.
    E filluam mbrapsht. Nė fakt, mė bukur do tė ishte tė parapėrgatiteshe pėr darkėn duke thithur ajrin dhe duke shijuar atmosferėn e qytetit. Tė endesh nėpėr Korēė ėshtė njė udhėtim i vogėl nė histori: rrugica tė ngushta prej guri, shtėpitė e vjetra karakteristike (nėse ke mundėsi tė hysh nė njėrėn prej tyre), tė vizitosh katėr muzetė: Muzeumin e Arsimit Kombėtar, Muzeun e Artit Mesjetar, Muzeun Arkeologjik dhe Muzeun Bratko (i vetmi nė Ballkan pėr kulturėn e Lindjes).
    Pėr ēdo drejtim duhet t’i referohesh qendrės (ku ndodhet edhe Katedralja e Madhe); ne morėm rrugėn pėr nga lagjja e vjetėr e Mitropolisė.

    Shtėpia 110-vjeēare
    Nė fakt, Korca duhet tė ketė mė shumė se njė muze. Mahnitesh kur hyn brenda nė shtėpitė e vjetra, si ajo e Valentinės dhe Dhaskė Xhumelikut. E gjetėm Valentinėn duke gatuar, por ajo u shqetėsua vetėm se i kishte ende flokėt me karfica dhe vajti menjėherė t’i rregullonte. Dhaska na ngjiti sipėr nė katin e dytė tė shtėpisė: dhoma e ndenjjes ishte e madhe dhe e lartė, dyert ishin tė dekoruara me mozaik xhamash me ngjyra, ndėrsa muret tė punuara dhe pikturuara me dorė. Kur erdhi Valentina (Pupi e thėrriste i shoqi), ata na treguan diēka nga 45 vitet e bashkėjetesės, pėr familjarėt e tyre qė kishin ndėrtuar atė shtėpi, sendet antike tė ardhura nga Kajro apo Izmiri para 100 vjetėsh. Duke parė fotografitė e vjetra dhe dy pleqtė ulur afėr njėri-tjetrit, na u duk se kishin kaluar njė jetė tė bukur, tė pasur me histori, nga ato qė tė zbusin zemrėn dhe tė bėjnė tė ėmbėl si vera e kuqe.

    Pazari i vjetėr
    Ėshtė njėlloj sikur tė kėrkosh sende tė ēmuara nė njė pirg mbeturinash. Pazari, i zhytur nė baltė, nė fillim tė ndjell dėshirėn pėr t’u larguar, por diēka fshinte ajo baltė, si dikur rėra piramidat.
    Nė u gjendėm atje nga pasditja, nė tė perėnduar tė diellit: kur tregtarėt kishin ikur, duke lėnė tezgat dhe rrugicat bosh.

    “Hani i Elbasanit”
    Diku nė pazarin e vjetėr ndodhet njė nga hotelet mė tė vjetra nė historinė e hotelerisė shqiptare; nė fakt, ai kishte mė shumė hijen e njė hani tė vjetėr. Arkitektura tejet e veēantė: pasi kaloje derėn e madhe prej druri e gjeje veten nė njė oborr, i cili nė fakt ishte edhe qendra e “Hanit”. Dritaret e ndėrtesės nė formėn e katrorit binin mbi oborr, nė mes tė tė cilit ndodhet njė pus. Menjėherė nė tė majtė tė derės sė madhe ishin shkallėt nė formė turjele, qė tė ngjisnin nė katin e dytė tė hanit; shkallėt ishin prej guri dhe njė nga ustallarėt qė ndodhej nė klubin e “Hanit”, tregonte edhe vetė ēudi se si qėndronin ato shkallė guri tė vendosura pa mbajtėse poshtė.
    Dy kthesa mė poshtė ndodhej ish-qendra tregtare. E ndėrtuar diku mes viteve ’30, ėshtė njė ndėrtesat mė tė bukura nė Korēė: dykatėshe, fasada e punuar nė gur dhe merr formėn e njė harku. Ishte ndėrtuar nga njė prej tregtarėve mė tė pasur tė Korēės; Rako ia thoshin emrin...

    Ku tė zini vend dhe tė hani

    Nė qendėr tė Korcės ndodhen hotelet “Grand” dhe “Behar Koēibelli” (3 yje). Pozicioni i tyre i bėn njė vend tė preferueshėm pėr turistėt (sidomos ata pa makinė). Ēmimet e dhomave variojnė nga 2500-3000; mėngjesi zakonisht pėrfshihet nė ēmimin e dhomės, ndėrsa pėr kafen e parė nuk do t’u kėshillonim barin e hoteleve nė fjalė pasi ēmimet e kripura nuk e justifikojnė cilėsinė.
    Po afėr qendrės ndodhet hotel “Regency”, njihet nga vendėsit si “Hoteli i amerikanėve”. Zakonisht klientėt e tij janė tė huaj, lidhur kjo edhe me ēmimet relativisht tė shtrenjta.
    Por nėse doni tė shihni gjithė qytetin, duhet tė zini vend nė hotelin “Kristal” (dikur kampi i punėtoreve), i cili ndodhet mbi kodra. Mė e sigurt do tė ishte tė lėviznit me automjet deri atje (20 minuta nga qendra); dhomat janė tė mira, por restoranti lė shumė pėr tė dėshiruar. Ndėrkohė qė njė sėrė hotelesh dhe motelesh tė vogla janė tė shpėrndara nėpėr gjithė Korēėn, si: hotel “George”, “Konti”, “Stefania”.

    Restorantet
    Ėshtė pak e vėshtirė tė gjesh kuzhinė tė mirė nėpėr restorantet e Korēės (edhe pse nėpėr qytet gjen restorante dhe fast-food-e pa fund. Mė cilėsoret mund t’i njohėsh qė nga pamja e lokalit (vende qė ngjallin besim) shumica janė tė vendosura rreth qendrės ose afėr Parkut. Mė i pėrmenduri ndėr to ėshtė “Dolce Vita”, pozicionuar afėr kinemasė “Milenium”.


    Retro
    40 vjet nė celuloid
    Na u desh tė endeshim nė rrugicat e kalldrėmta pėr tė gjetur shtėpinė e fotografit tė famshėm tė Korēės. Shoqėruesja ime e njohu shtėpinė nga pllakat e gurta tė vendosura nė pragun e portės…
    Ėshtė njė shtėpi tipike korēare nė lagjen e Mitropolisė: kur hymė brenda, minutat ngecėn dhe ne pamė Korēėn e vjetėr, ashtu siē e kemi njohur gjithmonė, me historinė dhe elegancėn e saj.
    I biri i Kristaq Sotirit (tashmė edhe ai i thyer nė moshė) u gjet i papėrgatitur nga vizita jonė, mezi arrit ta pushojė qenin e lidhur nga tė lehurat dhe na ftoi brenda te dhoma e sobės.
    “Nuk ka shtėpi nė Korēė qė tė mos ketė njė fotografi nga babai”, - e filloi historinė Gjergj Sotiri.
    Pothuaj pėr dyzet vjet ka funksionuar nė Korēė studio “Sotiri” dhe nė arkivėn e saj ėshtė fiksuar gjithė historia e qytetit, me personazhet e ēuditshme, vendet qė ende janė tė njėjta edhe sot dhe gjithēka e huaj qė ka kaluar rastėsisht nė rrugėt e tij.
    Njė koleksion prej 15 mijė fotografish, shumica tė punuara nė studion e parė fotografike tė Korēės; jeta nė fakt dukej shumė e bukur po ta shihje pėrmes makinės fotografike tė Kristaq Sotirit: fytyrat ruajnė pėrgjithėsisht atė hijen melankolike tė kohės (vitet ’30); fotografitė e ciganėve (pėr tė cilat Sotirit i duhet t’u paguante para personazheve tė tij) dhe fotot e peizazheve rreth qytetit. Njė nga mė tė famshmet ėshtė “fotografia sy”, panoramike e gjithė qytetit. Shkrepjet janė bėrė nga kodrat, prej ku qyteti duket si nė pėllėmbė tė dorės...
    1 napolon fotografia
    Thonė se vajzave qė kėrkonin tė martoheshin me shkesi, fotografitė ua bėnte Kristaqi, por (tregohen histori) se shpeshherė ndodhte qė dhėndri zhgėnjehej nga pamja e vėrtetė e vajzės…
    Mjeshtri punonte vetėm me dritėn e diellit, ndaj nė studion e tij duhet tė shkoje nė orare tė caktuara 14.00-17.00; aty mund tė kaloje mė shumė se njė orė duke ndjekur udhėzimet e tij, bėnte shumė shkrepje derisa t’i mbushej mendja se kishte arritur diēka tė bukur. Gjithė javėn priste klientėt e tij, ndėrsa tė premten i retushonte fotot dhe tė shtunėn i shpėrndante. Gjithė kjo kushtonte njė napolon floriri…
    Historia
    17 vjeē Kristaq Sotiri, si shumė korēarė tė tjerė, iku nė Amerikė. Fillimisht nė Nju-Jork punoi si punėtor nė njė studio fotografike, derisa mėsoi zanatin. Kishte dėgjuar pėr njė fotograf tė famshėm qė jetonte nė Los Anxheles, George Steckel, ndaj niset. Pėr tetė vjet jetoi nė Los Anxheles, duke punuar pėr Steckel-in derisa fitoi pėrvojėn dhe paratė pėr tė hapur njė studio tė vetėn nė Nju-Jork. Por fatkeqėsitė familjare e kthejnė nė Shqipėri (1923) dhe po atė vit ai hap studion fotografike “Sotiri” nė qytetin e Korēės, duke u bėrė edhe ai rrėfyes i njė copėze tė historisė sė kėtij qyteti.

  5. #45
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Hmmm, cfare eshte me e vlefshme se perla? Diamanti? Jo per gje, po nqs Saranda eshte perla e Jonit, do gjetur nje sinonim tjeter per Vloren .

    (Shaka, arturo) flm per postimet.

    PS: Davius, ia gjete website atij mehrumit qe t'i thuash te lexoj FSH ? Se po humbet rastin kot e vete ne "qoftelarg" kur ka perla, diamante, safire verdalle, lol.

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,030

    ja edhe Berati me Onufrin e pavdekshem

    Mustafa Arapi, restaurator pėr pikturėn mesjetare dėshmon pėr gjendjen nė tė cilėn ndodhen 50 m2 pikturė murale e Onufėr Qipriotit nė kishėn e Shėn Kollit. Vetėm pėr 10 milionė lekė s'ėshtė ēudi tė shkėrrmoqet para syve, njė pjesė e historisė dhe kulturės 400-vjeēare

    c'ėshtė ky Qipriot


    Rėnia katėrqindvjeēare e afreskeve nė kishat e kalasė sė Beratit nuk ndodhi sot. Ka 25 vjet. Shėn Triadha me afreskėt e piktorėve anonimė, Shėn Vllaherna e pikturuar nga Nikolla Onufri, biri i mjeshtėr Onufrit dhe kisha e Shėn Kollit ku ka punuar Onufėr Qiprioti, Mustafa Arapi, i mban mend nė kėtė gjendje prej 25 vjetėsh. Ndėrhyrja e parė me vernik bėrė nė atė kohė, ka ēuar nė shpėrbėrjen e ngjyrave tė pikturės murale, qė tani rrinė nė sfondin e suvasė sė re e gėlqeres. Arapi, piktor restaurator, shef i departamentit tė artit mesjetar pranė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, konfirmon gjendjen e frikshme dhe rrezikun e zhdukjes sė afreskave tė Onufėr Qipriotit, nė kishėn e Shėn Kollit shek.XIV. Nga ana tjetėr, ai jep disa dėshmi tė reja pėr autorin e ardhur nga Qipro e Venediku, pėr tė cilin do tė flasė mė gjatė nė njė libėr.

    Sa kohė bėhen nga kjo gjendje e kishės sė Shėn e Kollit e pikturave murale tė Qipriotit?
    Para 20-25 vjetėsh ėshtė ndėrhyrė pėr herė tė parė e tė fundit dhe ėshtė investuar shumė pak. Nė ka monument qė paraqet rrezikshmėri dhe kėrkon ndėrhyrje urgjente ėshtė kisha e Shėn Kollit. Kjo ėshtė kisha ku Onufėr Qiprioti shfaqet pėr herė tė parė nė Shqipėri.

    Me ēfarė elementėsh ėshtė ndėrhyrė?
    Janė bėrė ndėrhyrje qė kanė shkatėrruar edhe mė pikurėn. Eshtė bėrė lyerje me llak, vernik sa qė nuk arrijmė tė kuptojmė vlerat origjinale tė Qipriotit. Me kalimin e kohės, verniku ėshtė dekompozuar duke marrė me vete edhe pelikulin. Kanė ndikuar njėkohėsisht tymrat dhe rėniet e mureve.

    Po tani si e gjykoni gjendjen?
    Para dhjetė ditėsh, bėmė njė ekspeditė. Kisha e Shėn kollit ėshtė njė alarm. Ajo nuk mund tė vazhdojė mė gjatė. Dy muret, veriori dhe jugori, kanė formuar hark nė interier. E gjithė piktura ėshtė thuajse e shkėputur nga suvaja dhe rrezikon tė bjerė. Mbahet vetėm nė disa pika. Afresku mban peshėn e vetė dhe tė murit. Ka njė dalje rreth 30-40 cm. Kjo gjendje ėshtė konstatuar kohė mė parė. Drejtoria e atelierit tė Beratit dhe Instituti i Monumenteve tė kulturės kanė bėrė projekte, por nuk kanė gjetur mbėshtetje financiare. Pėrfundimisht, mbetet njė nga monumentet mė tė rrezikuara. qė kėrkon ndėrhyrje kardinale, duke hequr plotėsisht pikturėn. Dhe kjo mund tė merret pėrsipėr nga specialistėt tanė. Tė restaurohen muret, duke dokumentuar ēdo gur dhe pastaj tė rivendoset piktura.

    Sa shans ka?
    Nga ana shkencore japim garanci maksimale pėr ta bėrė kėtė punė, por problemi qėndron tek fondet financiare.

    Tė mjerueshme dukeshin edhe afresket e Shėn Triadhės…
    Kisha e Shėn Triadhės bashkė me Kishėn e Shėn Vllahernės, kėrkojnė ndėrhyrje restauruese. Shėn Triadha si arkitekturė ėshtė e fortė, por afreskėt janė nė gjendje shumtė tė keqe estetikisht, pikturat nuk kuptohen. Kupola e saj ėshtė njė kryevepėr. Piktori ėshtė anonim i shek.XIV. Nė kishėn e Shėn Triadhės kemi pikturat paleologe qė ėshtė periudha mė e ndritur pėr ikonat e pėr afresket. Kėshtu kėto dy kisha kanė nevojė vetėm pėr restaurim, ndėrsa e Shėn Nikollės kėrkon ndėrhyrje rrėnjėsore.

    Nė ēfarė niveli ėshtė piktura murale e Onufėr Qiprioti nė raport me dy mjeshtėrit e tjerė, Onufri dhe Nikolla Onufri?
    Me kaq sa kemi nė kishėn e Shėn Kollit mund tė themi se Qiprioti ėshtė nė lartėsinė e duhur qė do tė kishte mė pas me ikonat apo me afreskat e Vrahogoranxisė nė Gjirokastėr. Eshtė nė fazat e njė piktori jo plotėsisht tė formuar.
    Ai ėshtė njė nga tre piktorėt qė ka kontribuar nė shkollėn e Beratit dhe qė i pėrkiste elitės sė asaj kohe. Ēėshtja ėshtė qė edhe dėmtimet ia kanė hequr vlerėn reale.
    Nė portėn veriore ka njė mbishkrim nga vetė autori qė flet pėr personat qė kanė investuar pėr kėtė kishė. Studiuesit Theofan Popa e Dhorka Dhamo theksojnė se ky ėshtė mbishkrim i shkruar nga Qipritioti. Kisha ėshtė ripikturuar, pasi Qiprioti ėshtė njė piktor i porsashfaqur nė Berat. Ai vjen nga vende tė tjera, pasi ka ikur nga Qipro vite mė parė. Pasi ėshtė rindėrtuar kisha, njė kapelė e thjeshtė, ai ka bėrė pikturimin. Por emri i tij nuk del. Por pėr mua ėshtė stili qė e vėrteton, kaligrafia e Onufėr Qipriotit, dhe jam i bindur pėr kėtė.

    Mbi derėn e kishės ndodhet njė ikonė pikturuar nė njė stil tė veēantė dhe jep njė imazh disi ndryshe tė Krishtit.
    Kėtu Qiprioti, i panjohur pėr kalanė e Beratit, ka menduar tė fusė edhe tiparet e veta, pra ka bėrė edhe njė lloj autoportreti. Eshtė i pari nga ikonografėt qė shkruan emrin e vet nė ikona. Nė afreskė, piktorėt shkruanin gjithmonė emrat, por jo nė ikona. Qiprioti e bėri kėtė. Kjo ėshtė kisha e parė ku marrim sinjalet e para pėr kėtė autor.

    Nga vinte ky autor, pasi kishte lėnė Qipron. Ku ndodhen e veprat e tjera tė tij. Ka punuar nė kishėn e Vrahogoranxisė nė Gjirokastėr. I pėrket vitit 1622. Sa pėr origjinėn e tij, i pari qė e pėrmend ėshtė Theofan Popa, qė thotė se ėshtė nga Qipro.
    Kam gjetur dokumente qė flasin se ka ikur nga Qipro me pushtimin e saj nga turqit dhe nuk dihet se ku vendoset, pėr njė kohė tė gjatė. Mė 1591, pasi kanė kaluar mė shumė se dy dekada shfaqet nė Berat, ku dihet, ka qenė njė atelier i formuar, nėn drejtimin e Onufrit tė madh. Nga tė dhėnat dhe datimet qė kam qenė del se Qiprioti nuk ka punuar nėn drejtimin e Onufrit.

    Jeni duke bėrė njė libėr pėr kėtė autor ēfarė burimesh tė panjohura ka pėr tė?
    Sipas dokumenteve qė kam zbuluar, Johan Qiprioti ose Onufėr Qiprioti, pasi ikėn nga Qipro vendoset nė Venedik dhe mendohet tė ketė qėndruar aty pėr 20 vjet. Vjen nė Berat mė 1591, nė moshėn 40- vjeēare, kur Onufri i madh mund tė ketė qenė rreth moshės 90-vjeēare. Ka mundėsi qė Qiprioti nuk e ka gjetur fare Onufrin. Kėshtu qė bie poshtė teza e hedhur nga studiuesit se Qiprioti ka punuar nė drejtimin e Onufrit. Nėn drejtimin e tij ka punuar i biri Nikolla, bashkėkohės me Qipriotin. Sigurisht qė ky i fundit ėshtė influencuar nga veprat e mjeshtrit tė madh, por me njė ndryshim: ėshtė nga ata piktorė qė shkruan emrin e vet dhe kjo koincidon me piktorėt e shkollės sė Kretės. Nė Berat ai ka pikturuar vetėm nė kishėn e Shėn Kollit. Ndėrsa ėshtė autor i rreth 30 ikonave qė janė ekspozuar shumė pak ose fare, tė cilat do pėrfshihen nė kėtė librin qė kam nė duar. Onufėr Qiprioti mund tė ketė vdekur nė vitin 1634, nė moshėn 63- vjeēare.

    Nėse Onufri ėshtė mbajtur pėr tė kuqen e tė paimitueshme, Qiprioti pėrse do tė ishte i tillė?
    Onufri i pėrket mė sė shumti shkollės sė Kostandinopojės me pikturėn paleologe, se sa asaj kreto-veneciane, nė Malin Athos. Kurse Qiprioti mund tė futet pa frikė tek shkolla kreto-veneciane, me shmangien nga kanonizimet. Imazhet e shenjtorėve qė jep ai janė me tipare mė njerėzore, mė jetėsore. Pelerinėn e Krishtit dhe tė Shėn Marisė e dekoron me lule. Ai ka sjellė edhe shumė elementė nga Venediku, dekoret floreale dhe ka dekoracionet nė sfondin e ikonave.Tek ky autor ndihet shumė influenca e Perėndimit.

    Kujtesė
    Nga udhėtimi i gazetarit italian nė vitet ‘38-'40, nga i cili do tė shkruante "Shqipėria njė dhe njėmijė"

    Berati, njė betlehem i bardhė

    Berati ėshtė njė qytet i bardhė.
    I parė nga larg, tė duket njė qytet prej kartoni, ashtu siē do tė mund ta ndėrtonte njė Walt Disney qė ka zėvendėsuar gjeometrinė me poezinė. Shtėpitė, tė gjitha tė bardha me grilat e gjelbėra (fillon ndikimi grek), janė njėra mbi tjetrėn, nė garė kush mbėrrin e para nė majėn e njė shkėmbi tė djegur nga dielli e qė rryma e fuqishme e Osumit e ka ēarė mė dysh. Tė shfaqet papritmas duke ardhur nga Fieri, nė kthesėn e rrugės, atje ku fusha e Myzeqesė ngushtohet nė hinkėn e kėsaj gryke qė i zbret pėrsipėr pėr ta prerė pastėr si njė gijotinė. Njė Urė e Vjetėr* por pa Ēelinin* bashkon dy lagjet e qytetit tė poshtėm. Por mė pas ėshtė qyteti i epėrm, i shkėputur, i huaj, njė ballkon i shfaqur mbi Tomorr, Antelaun shqiptar: njė muze i gjallė i ngujuar midis kurrizeve tė thyer tė majės shkėmbore, me njė fortesė, natyrisht, qė e mban kyēur. Pasi ke pėrshkuar harkun e kėsaj fortese, humbet papritur, automatikisht, pesė shekuj historie dhe ecėn nė mes tė Katėrqindės, por tė njė Katėrqinde tė stilizuar, pak prej murgu, e kuintesencuar, me Krisht e me Popė, me kisha tė vogla ortodokse tė ngjashme me shtėpi tė vogla dhe shtėpi tė vogla tė ngjashme me kisha tė vogla ortodokse, tė cilat janė tridhjetė e dy, pothuajse njė pėr ēdo familje.

    Nuk e di si ndodh, sepse ekonomikisht kjo rrėnojė e Katėrqindės nuk duket tė jetė shumė aktive, por gjithēka kėtu ka njė pamje fisnike dhe tė pastėr, prej qendre tė vogėl aristokratike province, e pėrkorė por jo e varfėr, si dhe njė stil tė stėrholluar: rrugėt e parehatshme dhe tė pastra, njė qetėsi e madhe, pjesėt e brendshme tė lustruara, fanatiket tė veshura me tė zeza, vajzat tė veshura me tė zeza si fanatiket dhe pak fanatike dhe ato vetė nė moshėn pesėmbėdhjetėvjeēare. Burra nuk shihen gjėkundi: duhet tė kenė zbritur tė gjitha nė qytetin e poshtėm pėr tė bėrė tregti; ata pak qė kanė mbetur duhet tė jenė duke u marrė, nėpėr dhomėzat e tyre tė zhveshura dhe tė pastra, me punė tė imta gdhendjeje e argjendarie. Fshatar nuk duhet tė jetė askush e as bari. Mė do mendja se disa paragjykime kaste i dėnojnė kėto zanate.

    Kreu i kėsaj San Marinoje shqiptare, qė pėrbėn racė nė vetvete, nuk ėshtė as njė kryebashkiak, as njė prefekt, ėshtė metropoliti, njė zotėri shumė i nderuar dhe mikpritės, me njė goxha mjekėrr tė verdhė e me njė barrakan tė madh, tė zi, me sy tė kaltėr me forcė hipnotike: njė Rasputin pa vese, i rrethuar dhe i mbrojtur nga njė nderim i pėrgjithshėm, njė defensor fidei i fide-s ortodokse, ashtu siē ka qenė gjithnjė metropoliti i Beratit, pėr shkak tė misionit historik shekullor. Sepse njerėzit e Beratit bėjnė vetėm dy gjėra nė jetėn e tyre tokėsore: punojnė dhe luten. Luten qė tė mund tė punojnė edhe nė jetėn e tyre qiellore.
    *Ura e vjetėr-Urė nė Firence, Itali
    *Ēelini-Benvenuto Cellini (Firence 1500-1571), shkrimtar, argjendar e skulptor, me gdhendjet e tij zbukuroi shumė oborre nė Firence, Francė etj.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,030

    Gjirokastra

    Gurė, gurė bėhet Gjirokastėr

    Linja ndarėse mes dy botėve ėshtė pjesa ku mbaron asfalti dhe fillon rruga me kalldrėm: ndahet pjesa e vjetėr e Gjirokastrės dhe ajo e reja. Duken si njė qenie e vetme prej guri ato shtėpi tė vendosura sipėr njėra-tjetrės, me dritare tė ngushta me kanata druri; dyer shtėpish tė prodhuara si dikur, tė rėnda dhe tė forta. Nė Gjirokastėr nuk ecėn, por “ngjitesh” sepse rrugėt marrin gjithmonė tė tatėpjetėn: kėshtu, duhet tė ngjitesh disa metra derisa tė arrish te qendra nė sheshin “Ēerēiz Topulli”. Nė pjesėn e vjetėr janė disa lagje karakteristike, secila ka njė histori tė vetėn: Dunavat, Cfakė, Pllakė, Pazari i Vjetėr, Palorto, Manalat dhe Varosh. Mėnyra mė e mirė e lėvizjes ėshtė shėtitja nė kėmbė, pėr tė njohur qytetin do t'ju duhen tė paktėn dy ditė, por nata ėshtė e gjallė nė Gjirokastėr, ndaj do tė gjeni argėtim edhe nė orėt e vona. Shumica e ndėrtesave tė rėndėsishme pėr t'u parė shtrihen poshtė kėshtjellės, si: Muzeu Etnografik (nė lagjen Palorto), Xhamia (nė Mexhite) dhe pjesa e Pazarit (nė lagjen e Pazarit). Rrugėt e kalldrėmta janė tė ngushta dhe tė papėrshtatshme pėr makinat, edhe pse lėvizja e tyre brenda qytetit tė vjetėr ėshtė diēka normale. Nėse jeni tė uritur, do ta keni pak problem nė fillim, sepse nga rruga lokalet dhe baret kanė pamjen e pijetoreve tė papėrshtatshme; nė fakt pamja e tyre tė bėn tė mendosh se vitet '90 dhe urbanizimi nuk janė dukur andej kėto vitet e fundit. Eshtė pothuaj magjike ndjesia e tė rikthyerit mbrapa nė kohė, sidomos pėr ata qė nuk e kanė jetuar asnjėherė: do t'u duket sikur kanė hyrė brenda njė filmi tė vjetėr. Gjithsesi, duhet t'i besoni instinktit dhe banorėve tė kulturuar gjirokastritė; nė lokalet e tyre mund tė gjeni mish dhe gatime tė shijshme tradicionale. Njė nga kėto ėshtė edhe pijetorja e Kujtim Dumit; nė fakt, ai ėshtė punonjės nė Qendrėn e Monumenteve tė Kulturės, por e ka blerė kėtė qoshe (pjesė e kalasė) qė 10 vjet pėrpara. Ai vend ka ekzistuar si lokal qė nė vitet 20 - nė mes tė rrugės sė Pazarit tė Vjetėr, pėrballė Klubit tė Gjuetisė. Aty gatuhen shumė mirė bretkosat, gjithashtu edhe mezet me mėlēi dhe sallatra tė freskėta. Djathi ėshtė meraku i pronarit dhe ai nuk pėrton tė kėrkojė gjithė Gjirokastrėn pėr djathė tė mirė deleje (nėse nuk ka klientė tė tjerė, t'ju tregojė njė histori tė kėndshme se si e gjeti djathin mė tė mirė tė qytetit vetėm pėr klientėt e tij).

    Paraditja (nėse ju ndihmon koha) do tė jetė e kėndshme vetėm duke vizituar qytetin; pasdite vonė mund tė zbrisni poshtė nė qytet. Ka dy rrugė: njėra tė nxjerr menjėherė nė rrugėn kryesore tė pjesės moderne tė Gjirokastrės, ndėrsa tjetra do t'ju sjellė rrumbullak. Gjithsesi, ėshtė bukur: kėtė shėtitje mund ta pėrjetoni me emocion nėse ecni lirshėm, shijoni perėndimin dhe erėn e lehtė qė fryn nga lugina.

    Jeta e natės
    Gjirokastra ėshtė njė nga qytet e pakta nė Shqipėri qė ka jetė nate. Kjo sepse universiteti mbledh tė rinj nga i gjithė Jugu dhe ata e mbajnė gjallė qytetin. Natėn mund tė pihet njė makiato e kėndshme nė klubin “The First”, njė ndėrtesė dykatėshe: kati i parė ėshtė piceri, ndėrsa i dyti ėshtė bar. Duke iu ngjitur sė njėjtės rrugė, mund tė gjeni hapur dy-tre pub-e ose disko, ku buēet muzika deri nė orėt e vona (nė qoftė se studentėt nuk kanė shumė pėr tė mėsuar); nėse ju merr uria papritur - pa problem- edhe pas orės 12 mund tė gjeni fast-food-e hapur.
    Mulliri i Babės
    Rreth 20 minuta me makinė larg qytetit ndodhet njė pikė turistike tepėr e veēantė. Nė Virua mund tė kalohet gjithashtu njė ditė (ose natė) pasi natyra ėshtė shumė e qetė dhe ajri i pastėr. Nata ėshtė njė mrekulli aty: mund tė kaloni natėn nė hotelet aty pranė duke shijuar natyrėn e paprekur dhe pamjen mbi liqen. Pak mė poshtė ndodhet “Mulliri”, njė nga vendet pėr t'u vizituar para se tė vazhdoni nė rrugėn e kthimit.
    Ėshtė njė si shtėpi e vjetėr dykatėshe prej guri, sipėr janė disa dhoma pėr natėn, ndėrsa kati i parė ėshtė restorant. Karakterizohet nga njė ambient rustik - duket si shtėpi e madhe fshati: dekori ėshtė njė fantazi e vėrtetė dhe ushqimi i mirė gjithashtu. Kjo zonė dallohet pėr mishin e shijshėm tė qengjit (tė rritur nė kullotat me trėndelinė), ndaj ju kėshillojmė njė pjatė me paidhaqe dhe njė gotė raki fshati.
    Menu
    Paidhaqe 600 lekė
    Sallata 150 lekė
    Gotė me raki 100 lekė
    Shtėpia gjirokastrite
    Ėshtė njė labirint dhomash, korridoresh dhe hyrjesh tė fshehta: zakonisht ėshtė 3- ose 4-katėshe. Kati i parė ėshtė i pabanueshėm (zahire) dhe pėrdorej si depo ushqimesh. Gjėja e gjallė (bagėtia) nuk strehohej aty pėr shkak tė temperaturave tė ulta; mund ta krahasoni me njė frigorifer gjigant, ku pjesėtarėt e familjes si bletėt ruanin ushqimin e dimrit.

    Nė katin e dytė ishin tė ashtuquajturat “dhomat e dimrit”, ku familjarėt kalonin muajt e ftohtė. Ky kat ėshtė mė i ulėt se tė tjerėt dhe dritaret janė mė tė ngushta: oxhaku i dhomės sė ndenjjes nė kėtė kat ėshtė mė i madhi dhe mė i bukuri i gjithė shtėpisė. Po kėtu ndodhet edhe kuzhina, ose qilari nė gjuhėn popullore, ndėrsa ngjitur saj ėshtė dhoma e ngrėnies. Familjet aristokrate tė Gjirokastrės kanė qenė tepėr tė pasura, ndaj kishin tė zhvilluar kulturėn e tė jetuarit mirė dhe tė tė ngrėnit mirė. Dėshira Tena, punonjėse nė Muzeun Etnografik, tregon se gjatė kėrkimeve nė shtėpitė e pasura tė Gjirokastrės janė gjetur edhe qypa me flori, “madje edhe lugėt dhe pirunėt me tė cilėt hanin ishin prej floriri”, thotė ajo. Dhoma e gatimit ėshtė e gjitha prej guri, nė krahasim me dhomat e tjera ku mbizotėrojnė punimet nė dru, pėr tė shmangur zjarret. Gjithēka ėshtė e menduar mirė nė kėto shtėpi: vendi ku laheshin enėt (nekrolit) dhe ku vendosej hapėsira e gatimit.

    Nė katin e tretė janė dhomat e miqve: tė mėdha dhe plot dritė. Ēdo dhomė ka nga katėr dritare, tė mbuluara me perde tė punuara me dorė dhe qėndisma tė rralla. E veēantė ėshtė dhoma e grave - vendi ku mblidheshin gratė dhe fėmijėt kur kishte tė huaj nė shtėpi - pasi atyre nuk u lejohej tė dilnin kur vinin miqtė. Secila dhomė, nė ēdo kat, ėshtė e pajisur me 3 ndarje tė tjera: musandėr (pėr tė vendosur dyshekė, mbulesa), hamali (dhoma e larjes) dhe banja.

    Dėshira tregon se shtėpitė e mėdha ishin plot hyrje dhe dalje tė fshehta, porta qė ngjanin me dollapė tė futur nė mur, por po t'i pėrshkoje, mund tė tė nxirrnin edhe pėrjashta mureve tė shtėpisė.
    Ushqimet tradicionale tė qytetit
    Gjirokastra shquhet pėr kulturėn e sofrės, ndaj kuzhina e qytetit ėshtė e pasur mė receta tė veēanta dhe tė shijshme. Pėrgjithėsisht janė receta turke, por tė mbrujtura nė kulturėn gjirokastrite, marrin njė tipar tė veēantė. Njė nga pjatat mė tė njohura ėshtė pashaqofte (quhet kėshtu sepse gatuhej pėr Ali Pashė Tepelenėn) dhe pėrbėrja ėshtė: qofte orizi me mish, tė gatuara nė salcė tė bardhė ose tė kuqe.

    Shapkat gatuhen nė tepsi: ėshtė lloj byreku me miell misri dhe spinaq. Nė vend tė lyrės pėrdoret gjalpi, i cili i jep pėrzierjes njė shije tė veēantė.

    Qifaitė kanė veēanti sidomos mėnyrėn e gatimit - tigani nė tė cilin skuqen ėshtė me 10 gropa, ku vendosen 10 qofte me oriz, mish dhe erėza. Ky tigan ėshtė njė nga enėt e kuzhinės tradicionale gjirokastrite dhe mund tė gjendet e ekspozuar nė Muzeun Etnografik.

    Pėr t'u ėmbėlsuar, frutat e thara janė karakteristike e kuzhinės shqiptare, por nė kėtė zonė preferohen fiqtė e tharė (oshafka).
    Kalaja e Argjirosė
    Kalaja tė zotėron menjėherė, sidomos kur gjendesh poshtė kėmbėve tė saj: shtrihet e gjatė dhe e lartė. Nė cepin jugperėndimor dallon njė kullė, nė formė katrore dhe sahati qė ngrihet pėrmbi tė. Ndėrsa nė skajin e kundėrt gjendet kulla e dytė - brenda saj gjenden pjesė muzeale. Nė pjesėn ballore, nėpėr gurėt e murit qė lidh dy skajet, janė strehuar qindra zogj (janė sorra, por i shtojnė kalasė hijen e legjendės) dhe lule kacavjerrėse u janė ngjitur mureve tė vjetra. Ngjitesh nė njė rrugėt e kalldrėmta, tė cilat rrotullohen si spirale nėpėr kodėr dhe mė nė fund arrin tek porta kryesore - aty duhet tė paguash biletėn - njė shumė modeste 200 lekė.
    Brenda kalasė bie shi
    Hyrja e gurtė ka formėn e njė tuneli dhe nga muret pikon ujė, aq shumė sa duket si shi. Zhurma bėhet e mbytur dhe dėgjohet pikat e ujit qė bien; tuneli zgjatet, nė tė janė vendosur njė ekspozitė armėsh nga Lufta e Parė dhe e Dytė - pėrgjithėsisht topa artilerie. Nga tė ēarat nė mur drita hyn e fortė dhe ēan errėsirėn, qė duket se banon aty prej shekujsh. Fundi i tunelit tė nxjerr nė tarracėn e hapur, ku shpalosen pamje tė mrekullueshme mbi luginėn e Drinosit drejt veriut. Prej andej mund tė dallosh qartėsisht gjithė lagjet e vjetra. Nė mes tė tarracės janė vendosur tre gryka topash dhe nė fund njė gjuajtės i vjetėr amerikan Lockhedd; rrethuar nga mure guri tashmė gjysmė tė rrėzuara, ai vend ėshtė ideal pėr tė organizuar koncerte apo festivale. Skena ėshtė e gatshme sepse mirėpret ēdo katėr vjet Festivalin Folkloristik. Djathtas, poshtė disa shkallėve, gjendet njė kafene e vogėl nė njė galeri tė nėndheshme me harqe. Klientėt e zakonshėm janė burra, por paraditeve me diell, poshtė tė fshehur mes gurėve shkojnė ēifte gjimnazistėsh tė dashuruar. Mund tė kalosh orė duke vizituar kalanė - gjatė gjithė atyre ecejakeve unė vrava mendjen se nga cili shkėmb ėshtė hedhur princesha Argjiro kur mori vesh se turqit kishin pushtuar kalanė…
    Historiku i kalasė
    Bėrthama e Kalasė sė Gjirokastrės daton qė nga shekujt 4-3 (para Krishtit). Rrethohet me mure ilire rreth shekullit tė 6-tė (pas Krishtit) duke hedhur themelet e para tė kalasė sė sotme. Ndėrtimi i mureve zgjati me shekuj dhe mendohet qė kalaja ka marrė formėn pėrfundimtare rreth shek. 12, duke strehuar brenda saj pothuaj 200 familje. Lagjet e para jashtė kalasė datojnė njė shekull mė vonė - duke treguar pėr rritjen e vazhdueshme tė popullsisė dhe qytetit antik. Nė shekullin e 15-tė, pas pushtimit turk kalaja zgjerohet edhe mė shumė me depo uji, furra buke, burgje (tė cilat ndodhet nė pjesėn e nėndheshme, ende sot tė papastruara) dhe hapėsira qėndrimi pėr ushtarėt. Nė vitin 1812, Ali Pashė Tepelena i shton kalasė pjesėn e saj jugperėndimore dhe njė ujėsjellės tė gjatė 12 km, i cili sillte ujin nga mali i Sopotit nė brendėsi tė saj. Nė vitin 1928 Ahmet Zogu e prish kėtė ujėsjellės dhe me gurėt e tij ndėrton burgun e kalasė, i cili ka funksionuar si i tillė deri nė 1968-ėn. Nė vitin 1971 brenda kalasė hapet Muzeu i Armėve, sot nė kėtė muze kanė mbetur vetėm armė nga luftėrat botėrore, pasi tė gjitha punimet antike shqiptare nga epokat e gurit, bronzit dhe mesjetės janė vjedhur gjatė trazirave tė '97-tės.

    Ku tė zini vend dhe tė hani

    Hotel “Ēajupi”
    Njė udhėtim nė kohė: tė fjeturit ėshtė i sigurt pasi disponon 50 dhoma- tė cilat kanė ēmime tė ndryshme: nga 400 deri nė 3000 lekė, nė varėsi tė sezonit. Dhomat e kompletuara me dush dhe ngrohje janė mė tė shtrenjtat; nėse prenotoni vetėm krevatin, ėshtė mė lirė, por do t'ju duhet ta ndani dhomėn me ndonjė udhėtar tė rastit.
    Hotel “Kotoni”
    Me fjetje dhe mėngjes nė rrugėn “Bashkim Kokona” ėshtė njė nga hotelet mė tė mira. Nė fakt, janė vetėm disa dhoma nė dispozicion, por brenda tyre mund tė gjesh njė komoditet qė nuk e ofron hotel nė Gjirokastėr.
    Hotel “Vėllezėrit Hajdari”
    Ndodhet pėrballė hotel “Ēajupi”, por ndėrtesa ėshtė tepėr e amortizuar dhe kushtet janė nga mė modestet. Gjithsesi, mund tė gjeni njė shtrat tė pastėr pėr pak para.

    Bar-restorant “Fantazia” ndodhet afėr sheshit “Ēerēiz Topulli”. Ofron ushqim tė mirė dhe pamje tė bukur.

    Pak mė poshtė ndodhet Klubi i Gjahut dhe pėrballė tij njė bar tepėr i thjeshtė. Ėshtė ndėrtuar nėn muret e kalasė dhe brenda ngjan si bunker. Pronari ėshtė shumė i sjellshėm dhe ushqimi ėshtė i freskėt dhe i lirė.

    Poshtė nė qytet ka gjithashtu bar- restorante dhe fast-food-e qė i gjen hapur deri vonė: ju kėshillojmė tė provoni ėmbėltoret, nėse ju pėlqejnė pastat e freskėta.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,030

    edhe durresi

    Durrėsi, metropoli mė antik


    Thuhet se Ciceroni nuk deshi mė tė studionte nė Dyrrahun e vjetėr, pasi qyteti ishte shumė i lėvizshėm dhe i zhurshmėm, kėshtu vajti nė Apolloni. Durrėsi ėshtė i tillė edhe sot. Edhe pse nga vetė durrsakėt pėrkufizohet si “qyteti ku nuk ndodh asgjė” pasditet e verės janė tė zhurmshme dhe plot njerėz. Gjurmėt e metropolit antik gjenden kudo nė Durrės dhe kjo pjesė e vogėl toke ruan ende njė pjesė tė historisė tonė dhe botės sė vjetėr. Vetėm 30 minuta larg kryeqytetit bregdeti i tij tradicionalisht ka qenė shtėpia e dytė e tiranasve ndėrsa vitet e fundit po kthehet nė vendpushimin e preferuar edhe nga shqiptarėt jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Ėshtė e lodhshme nė fakt gjithė rrėmuja e krijuar nga invesitmet mė tė fundit nė kėtė bregdet, por llogjika na bėn tė shpresojmė se gjithė ai invesitm do tė sjellė frytet e veta ndoshta pėr disa vjet. Pothuaj i papėrballueshėm ėshtė kontrasti mes tė cilit jeton ky qytet: rrėnojat antike mes pallateve parafabrikat tė socializmit, arkitektura intaliane e disa rrugėve dhe ndėrtesave, pluhuri i rrugėve tipike shqiptare, dhjetra pallate tė reja (tė bukura dhe tė shėmtuara), plazhe ranore, mbushur me turistė, plehrat dhe gardhet ndarėse tė atyre qė tani zotėrojnė nga njė rrip rėre dhe deti.

    Brenda nė qytet
    jeta ka njė ritėm mė tė qetė sesa nė plazhin e mbipopulluar. Pėrgjithėsisht restorantet dhe lokalet janė pėrqėndruar te shėtitorja kryesore “Taulantia” : profili i klientelės qė presin kėto lokale dallohet qė pa hyrė brenda. Kėshtu mund tė gjeni atė qė ju pėrshtatet mė shumė. Mė tė rinjtė zgjedhin Torrėn, nga veranda e tė cilės mund tė shijosh njė perėndim magjik. Atmosfera nė kėtė vend ėshtė tipike verore, muzika e lartė dhe tė rinjtė qė e frekuentojnė bėjnė tė duket njė nga lokalet mė tė preferuara. Mė tutje ndodhen edhe “London Tower” njė nga lokalet mė tė reja nė kėtė zonė, me njė mobilim shumė tė veēantė dhe kuzhinė tė zgjedhur, ka rėnė shpejt nė sy si njė nga vendet e zgjedhura brenda qytetit. Ndėr specialitet e restoranteve nė Durrės, ėshtė guzhina italiane, sidomos picat. Kėshtu pak mė tutje, nė tė njėjtėn rrugė ndodhet edhe piceria “4 Stinėt”, njė nga krenaritė e durrsakėve. Vetėm brenda nė qytet mund tė egzistojnė mbi 10 piceri, tė standarteve tė ndryshme. Mė tė shtrenjat ndodhen nė shėtitoren kryesorė tė qytetit.

    Plazhet e Durrėsit
    shtrihen nga Kepi i Rodonit deri te Shkėmbi i Kavajės: rrethuar nga pemė. Natyraliteti i kėtij vendi ndoshta po zhvlerėsohet dita ditės pėr shkak tė rrėmujės sė ndėrtimeve tė fundit. Megjithatė nga vizitat e fundit qė kemi bėrė nė kėto plazhe mund t'i pėrshkruajmė vetėm me njė fjalė: mbipopullim! Turistėt mė tė shumtė, sipas statistikave janė kosovarė.

    Mund tė thuash se zonat e plazheve ndajnė tė njėjtėn pastėrti tė rėrės dhe ujit tė detit, por gjithsesi zonat e pushimit dallohen nga shtrenjtėsia e hoteleve apo restoranteve ndėrtuar shumė afėr plazhit. Komplekset e mėdha tė pushimit janė disa dhe pėrfshijnė: hotele, restorante, pishina, qėndra argėtimi dhe lojrash tė ndryshme. Kėto janė edhe hotelet mė tė shtrenjta nė Durrės, edhe pse brenda tyre mund tė gjesh dhoma me ēmime tė ndryshme. Nė Hotel “Florida” mund tė marrėsh njė dhomė tė mirė pėr mesatarisht 3000 lek nata, ose njė dhomė jo shumė tė mirė me katėr shtretėr pėr 1000 lek nata. Disa hotele tė tjera nuk e pėrdorin kėtė praktikė dhe nuk lėshojnė dhomat vizitorėve tė rastėsishėm, pasi duan tė ruajnė njė klientelė fikse me tė ardhura tė sigurta si: “Belinda”, “Pameba”, “Benilva” etj.

    Hotelet mė tė lira, ndėrsa vijon pėrgjatė rrugės sė plazhit janė tė dallueshme qė nga emrat e tyre; disa nuk kanė asnjė tabelė treguese, por janė fort tė dallueshme ngritur rradhė buzė detit. Dhomat mund t'i gjeni pėr shumė lirė edhe sa pėr tė kaluar natėn, gjithsesi nė shumicėn e rasteve dhomat janė tė pastra dhe me kushtet minimale. Pėrsa i pėrket restoranteve, emrat e hoteleve tė mėdha ofrojnė ushqim tė mirė, sidomos tė guzhinės italiane dhe gatimeve tė detit. Restorantet popullore me emra patriotikė janė gjithashtu tė shumtė, por nuk ėshtė e garantuar cilėsia dhe pastėrtia e ushqimit.

    Pishinat pėr modė apo nevojė?
    Komplekset e mėdha turistike si “Pameba”, “Belinda”, “Adriatiku” ofrojnė edhe pishina, tė cilat frekuentohen shumė pavarėsisht ēmimeve tė kripura (700-800 lek pėr person), pasi uji ėshtė i pastėr dhe mjedisi mė i zgjedhur.

    Pistat
    Janė tė famshme Pistat nė plazhin e Durrėsit: nė darkė ato kthehen ne salla vallėzimi mbi det. Nė plazhin Iliria gjenden dy pista: e Vogla dhe e Madhja. Pasi perėndon dielli buza e detit trasformohen nė njė shėtitore dhe pistat nė kėtė plazh janė dy nga vendet ku ndalojnė pushuesit gjatė darkės. Pista e vogėl ėshtė njė mjedis i hapur dhe i kėndshėm, ndėrsa e Madhja ėshtė mė e populluar.

    Nė plazhit Teuta, ndodhet “breshka” ose njė Pistė tjetėr e vogėl, ku ka njė lokal dhe restorant. Nė darkė aty shkojnė mė shumė turistėt e ardhur nga periferite dhe mjedisi ėshtė tipik. Njė tjetėr me njė emėr shumė ekzotik ėshtė ndėrtuar nė plazhin e Currilave dhe funksionon si njė disko e madhe. Mjedesi ėshtė modern dhe muzika komercale: latine, hip-hop etj.

    Festat verore nė Durrės
    Gjatė verės organizimet festive janė tė zakonshme: zakonisht ato kanė profile tė caktuara tė muzikės, mjedisit dhe ēmimesh. Zakonisht kėto festa organizohen nė fund-javė, pasi vizitorėt mė tė shumtė vijnė nga kryeqyteti. Ato mund tė zhvillohen nė plazh, ose nė afėrsi tė Malit tė Robit.



    Durrėsi, i zbuluar
    Ėshtė e rėndėsishme ta shohėsh kėtė qytet nė kompleksitetin e vet, sepse kėshtu mund tė shijosh atė ēfarė ofron vėrtet. Zbulimet mė tė rėndėsishme dhe mė tė shumta arkeologjike nė Shqipėri ndodhen sigurisht nė Durrės dhe kėtė sezon veror ndoshta ia vlen mė shumė ta shfrytėzosh qytetin pėr turizėm arkeologjik apo kulturor, sesa pėr plazhin e tij. Mund tė shpenzosh disa ditė duke vizituar rrėnojat, mozaikėt, kishat dhe xhamitė nė kėtė qytet. Disa nga vendet pėr t'u vizituar janė:

    Anfiteatri
    Ndėrtitmi i pėrket shek I, II tė erės tonė. Pėr nga madhėsia mund tė krahasohet me anfiteatrin e Polas apo Pompeut. Ka formėn eklipsi dhe njė kapacitet prej 15-20 mijė spektatorėsh, fakt ky qė dėshmon popullsinė e madhe tė Dyrrahut antik. Brenda tij janė galeritė, tepėr interesante pėr t'u vizituar sidomos pėr mozaikėt dhe teknikėn e veēantė tė ndėrtimit.

    Bukuroshja e Durrėsit
    Sipėrfaqja e mozaikut ka trajtėn e njė eklipsi me diametėr; i madhi 5.1m dhe i vogli 3m. Nė qendėr ėshtė njė figurė shumė e veēantė gruaje, mė njė qėndrim munumental, flokė tė verdha, baluket e vogla i rrinė si kurorė dhe mbi to dallon njė diademė nė formė spirali me ngjyrė tė zezė. Punimi i veēantė dhe shumė delikat, sidomos fytyra ėngjėllorė e gruas, e ka bėrė kėtė mozaik shumė tė famshėm, duke e kthyer nė njė nga simbolet e qyteti antik. Nėpėrmjet linjave tė zeza dhe gri evidentohen qartė konturet e hundės, mjekrės, syve dhe gojės. Mozaiku ka njė punim tepėr tė veēantė: ėshtė ndėrtuar me gurė tė vegjėll zalli natyral shumėngjyrėsh tė vendosur mbi njė shtresė llaēi dhe ėshtė njė nga shembujt mė tė vjetėr tė kėsaj mėnyrė tė tė bėrit art, zbuluar deri nė kohėn tonė. Ky mozaik ndodhet edhe nė Muzeun Historik Kombėtar nė Tiranė.

    Banka e Shqipėrisė
    Ndėrtesa ndodhet nė njė nga rrugėt kryesorė tė qytetit: arkitektura e veēantė e dallon menjėherė, sidomos statuja ilire e vendosur nė ballin e ndėrtesės.

    Xhamitė e Durrėsit
    Dy mė tė rėndėsishmet janė Xhamia e Madhė dhe e Vogla “Faith”. E para ėshtė ndėrtuar nė vitet 30 dhe ėshtė xhamia e dytė mė e madhe nė Ballkan. Gjatė revolucioneve kulturore socialiste kjo xhami u dėmtua por pas viteve 90 u rikonstruktua sėrish, duke marrė pamjen e dikurshme: sot kėtu kryhen ritet fetare nga shumė myslimanė shqiptarė. Ndėr tė tjera zhamia ėshtė edhe njė vend i mėsimit tė kulturės dhe fesė muslymane. Ndėrsa Xhamia e Vogėl ėshtė shumė mė e vjetėr, ėshtė ndėrtuar rreth 500 vjet mė parė. Dokumentet e vjetra tregojnė se xhamia ėshtė ndėrtuar mbi njė kishė tė vjetėr bizantine dhe ėshtė njė momumet historiko-kulturor tepėr i rėndėsishėm i qytetit.

    Muzeu Arkeologjik dhe Muzeu Etnografik
    Muzeu Arkeologjik dhe ai Etnografik janė shumė interesantė pėr t'u vizituar. I pari ėshtė ndėrtesė moderne dhe mban brenda rreth 18000 objekte arkeologjike tė fondit themeltar tė ekspozuara. Muzeu Etnografik ka njė pamje krejtėsisht tjetėr: ndėrtesa ėshtė prej guri dhe ndjesia e familjaritetit kur hyn brenda ėshtė e menjėhershme. Oborri dhe dekorimet tradicionale shqiptare tė bėjėn tė ndihesh sikur je nė njė shtėpi tė vjetėr shqiptare, shpesh punonjėset e Muzeut, ulen nė hijen e shkallėve dhe ngjajnė me nuset e shtėpisė. Atmosferėn e krijojnė edhe punimet e traditės tė vendosura shumė natyralisht nė 5 dhomat e katit tė dytė tė muzeut.

    Ku mund tė zini vend dhe tė hani

    Restorantet
    e mira dhe relativisht tė shtrenjta janė ato qė gatuajnė ushqime deti, sidomos nė zonėn e Vollgės janė pėrqėndruar disa tė tilla, si “Orienti” ; “London Tower”; “Kėshtjella” ose nė Currila ndodhet njė nga restorantet mė tė njohura “Aragosta”, “Camel”. Ndėrsa nė plazh mė tė rregulltat janė “Green Park” , “Canal Grande”, “Benilva” (nė afėrsi tė Shkėmbit tė Kavajės); “Belinda”, “Anė Deti” (Golem).

    Hotelet ndahen nė “shumė tė shtrenjta” dhe “normale”. Mė shumė hotele tė llojit tė parė janė tė pėrqėndruara nė Golem ose nė plazhin Iliria. Hotelet mė tė lira janė ato mė pronarė shqiptarė jashtė kufijve, tė dallueshme nga emrat e qyteteve prej nga vijnė, si Tetova, Gjilani, etj.

    Varri i shenjtė dhe mozaiku pėrmbi… (Zbulimi i Sali Hidrit)

    Toka i di tė gjitha sekretet! I fsheh dhe i ruan brenda saj, deri sa vjen momenti qė t'i shfaqi sėrish. Toka i lidh njerėzit nėpėr shekuj; si gjenet qė trasmetohen nga brezi nė brez, pėrcillen njėlloj edhe historitė njerėzore. “Nė 4 tetor, vitit 1981 ora 4 e pasdites, zbulova i vetėm gėrshetin e parė tė mozaikut tė Arapajve, nė Bazilikėn e Shėn Mėhillit. Pėr rreth 8 orė nuk ia thashė asnjeriut kėtė …” thotė arkeologu dhe historiani Sali Hidri, aktualisht drejtori i Muzeut Etnografik nė Durrės.

    Saliu (63 vjeē) ndodhej nė zyrėn e tij, brenda Muzeut Etnografik, ulur pėrballė njė makine shkrimi, kur u takuam. Vitet e fundit ai nuk ka pushuar sė shkruari libra, mbi njerėzit dhe historinė e Durrėsit. “Unė vetėm kam shkruar kėto vitet e fundit” thotė ai gati me duf, sikur tastet e makinės sė shkrimit tė ishin lidhur me pulsin e kėtij burri, ende shumė energjik, pavarėsisht peripecive qė i pati rezervuar jeta. “Nė '74-ėn nė filluam gėrmimet e para nė kodrat e Mėhillit. Atėherė aty, mbi kollonat e vjetra jetonte njė plakė nė njė kasolle. Ne gėrmuam rreth kasolles dhe gjetėm muret e para tė Bazilikės” tregon Hidri. Aty ndalon sė foluri dhe mė jep njė nga librat e tij, pėr tė mė treguar vazhdimin e historisė. Nuk mė thotė arsyen, por njė vit pas zbulimit tė Hidrit dhe bashkėshortes sė tij, atė e largojnė nga Durrėsi dhe e ēojnė tė punojė nėpėr fshatra. Kjo histori e prek; ai ul sytė dhe diēka thotė pėr jetėn dhe njerėzit e kėqinj qė takojmė gjatė saj.

    Por ėshtė zbulimi i tij qė e frymėzon vazhdimisht; pėrmendėsh fillon tė mė shpegojė sesi ėshtė i ndėrtuar mozaiku. Njė skulpturė plastike dekorative, me pėrmasa 66x29 - mozaiku ėshtė njė punim tepėr fin. Sipas Hidrit, mozaiku ka temė fetare kristiane: nė qendėr tė tij qėndrojnė figurat e dy barinjve njėri me shkop nė dorė ndėrsa tjetri me njė litar, tė cilėt simbolizojnė kishėn dhe kujdesin e saj pėr besimtarėt. Figurat e qenit dhe bagėtive janė vendosur pranė tyre. Tre kuajt, (i bardhė, i zi dhe ngjyrė hiri) simbolizojnė tre kuajt e apokalipsit. Mozaiku, nuk ka vetėm funksion dekorativ pėr Bazilikėn, pasi nėn tė ėshtė zbuluar njė varr; eshtrat e gjetura tregojnė se aty janė varrosur njė grua dhe njė burrė. “Unė mendoj se varri duhet t'i pėrkiste njerėzve shumė tė njohur dhe tė respektuar, nga banorėt dhe kisha. Ndaj ky vend kosiderohej i shenjtė”, thotė Hidri.

    Muret mė tė vjetra tė Bazilikės, i pėrkasin periudhės sė Justinianit (shek.6) dhe qė nga ajo kohė e deri nė ditėt tona, kodrat e Shėn Mėhillit, konsiderohen si vend i shenjtė. Aty janė gjetur edhe tyrbe, qė do tė thotė se edhe nė kohėn e pushtimit osman ky vend ka funksionuar si faltore, ndėrsa sot nė dritaren e ngushtė tė varrit tė vjetėr njerėzit e zonės kanė ndezur qirinj.

    “Si nė asnjė vend tjetėr tė rajonit, nė Shqipėri monumentet shpirtėrore janė ruajtur si tė tilla, vetėm janė transformuar pėr t'i mbijetuar kohės”, thotė arkeologu.

    Kėshtu, nisi gjithēka me njė varr, qė u shenjtėrua. Nė shekuj shumė njerėz do jenė ulur nė gjunjė, pranė atyre rrėnojave, kanė hedhur monedha dhe kanė bėrė sakrifica qė lutjet e tyre tė dėgjoheshin. Thuhet se perandori Aleksandėr ėshtė fshehur nė tempullin antik; thuhet se tempullit i kanė vėnė zjarrin dhe brenda tij kanė vdekur tė djegur shumė njerėz. Nė shekullin XX, pikėrisht nė vitin 1974 arkeologu Sali Hidri me gjashtė punėtorė tė tjerė, hoqi dheun dhe zbuloi majėn e Bazilikės sė vjetėr, i cili ndoshta ėshtė zbulimi mė i madh i jetės sė tij. Toka ruan zinxhirin e historisė dhe Hidri qė e nxorri nga dheu, ėshtė i lidhur me tė pazgjidhshmėrisht.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    artur.. ti i ke shkruar keto?
    Ne se jo vere burimin dhe autorin..

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anëtarësuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Në tokat shqiptare
    Postime
    237

    Smile Në Valbonë për fundjavë

    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Kam dajat e mamit nga Valbona (per fshatin ne Tropoje e ke fjalen apo per lumin ne pergjithesi?!) Kam qene atje, vertete eshte perle, shume bukur dhe paster, ama per peshkim e per te pire uje, se per te notuar, te hyn tartakuti . Si bije e Jonit qe jam (edhe mbese valbone kuptohet) s'kisha lekure per ujin e ftohte atje, vetem gishtat e kembes mezi fusja brenda. Ne mes te korrikut kam fjete me jorgan e batanije lol.

    PS: Flasim gjithmone per turizmin bregdetar, por bjeshket e Malesise duhet te kene gjithashtu perspektive. Eshte nje bukuri e virgjer, mahnitese, ama dhe duhet ruajtur si syte e ballit nga fenomene si prerja e pa kontrolluar e pemeve etj.
    Pas përfundimit të asfaltimit të pjesës së së fundit të rrugës nga Gjakova për Tropojë para disa javësh, shum qytetarë nga Gjakova kanë filluar ti kalojnë ditët e fundjavës në Valbonë.

    E kishte filluar e para Shoqata e malorëve të Gjakovës të cilët kishin buajtur me tenda aty dhe më pas e kishin vazhduar edhe shum qytetar tjerë. Një shok i imi kishte shkuar me biçikletë(!) dhe kishte vazhduar edhe gjer në Durrës. Për këte guxim të tij bile ia hapa edhe një temë në forum:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=71023

    Përndryshe shum vajza nga Gjakova kanë emrin Valbonë ndërsa në rrethin tim familjar janë sëpaku dy me emër të tillë. Njëra nga këto që është mjeke specialiste dhe jeton e punon në Prishtinë, kur dëgjoi për këto lëvizje të reja ndaj Shqipërisë ishte nisur me bashkëshortin dhe djalin e saj të kaloj një ditë pushimi pranë lumit emrin e të cilit e mbante kaq vite sipas dëshirës së babait dhe në restorantin që ishte ndalur kishte kërkuar peshk për të ngrënë.

    Për fat të keq pronari i restorantit i spjegon se nuk ka më peshk dhe i ofron diçka tjetër! Mirëpo kjo "si shqiptare e vërtetë" që është i spjegon atij se ka bërë aq kilometra për të ardhur te ky vend dhe don të hajë patjetër peshk nga lumi emrin e të cilin mban!

    Pronari dhe e shoqja e tij të zënë ngusht pasi ishin kujtuar pak kishin shkuar te disa të njohur dhe kishin siguruar peshkun e kërkuar. Pas kësaj, mjekja Valbonë dhe burri i saj kishin bërë një reklamë mes të njohurve dhe ndërkohë kishin shkuar edhe shum familje tjera për të njëjtin qëllim. Bile ka raste që kanë filluar edhe të shkojnë ta festojnë ditëlindjen atje!

    Kjo është një shembull se si arrihet deri te turizmi sëpari ai lokal e pastaj më i gjërë. Asnjë strategji politike dhe asnjë projekt kombëtar nuk mund të zbatohet në "letra" pa e zbatuar vetë populli.

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Letrat e pashkruara
    Nga laguna blu në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 13-08-2015, 16:49
  2. Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 22:08
  3. Histori gjuetie me ish-udheheqjen komuniste
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 04:22
  4. Mrekullitë natyrore Shqiptare.
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 347
    Postimi i Fundit: 16-03-2003, 21:15
  5. Si do e kaloni sezonin e veres?
    Nga bursa33 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-07-2002, 13:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •