Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 67
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,080
    Aventura dimėrore e Krujės

    “Ngjanjėherė them: kur turistėt vizitojnė Krujėn, duhet tė pajisėn me frerė kuajsh, qė pengojnė vėshtrimin, tė vijnė menjėherė nė muze dhe tė mos shohin se ēfarė ka rreth e rrotull”

    U turrėm drej Krujės, njėsoj si Skėnderbeu, ora ishte rreth dy. I ftohti nuk na pengoi, por shoferi jonė kishte frikė kthesat dhe akullin, e dinim: nė Krujė na priste bora.
    Pasi kalon Fushė-Krujėn dhe ngjitesh rrugės plot pisha dhe ullinj, pamja e qytetit tė del menjėherė pėrpara, dallohen qė nga aty kalaja dhe muret e vjetra. Lapidare dhe vende tė shenjta (tyrbja), dukeshin si shenjat tė cilat duhet tė ndiqje.
    Panorama u shfaq: Kruja, rrrėzė malit mbushur me borė.
    Kur nisesh nė njė vend, tė cilin nuk e njeh mirė, druhesh nga tė papriturat, ndaj pėr tė eviturar ēdo problem vendosėm tė merrnim njė shoqėrues vendas, por ende nuk dinim cilin.
    Menduam t’i besonim qytatarėve krutanė, tė cilėt njihen pėr qetėsi dhe urtėsi.
    Nė qendėr statuja e Skėnderbeut mbi kalė dukej sikur zotėronte gjithė qytetin: “Jetė tė gjatė Mbretit”, thonė aglezėt.

    Nė kėrkim tė krutanėve
    Dardani, sigurisht nuk e dinte se ndėrsa kalonte trotuarin nė qendėr tė qyteti, do t’i dilte pėrballė makina jonė. Nė fillim e pyetėm pėr rrugėn qė tė ēonte nė kala, por pasi na tha se ishte lindur dhe rritur nė Krujė, ne i kėrkuam menjėherė tė ishte udhėrrėfyesi jonė; me njė buzėqeshje tė ēuditur ai pranoi .Rruga e shtruar zgjatet deri te hyrja e kėshtjellės, nga qendra pėrshkrohet pėr 20 minuta, ngeshėm edhe pa makinė. Nė kėmbėt e kalasė gjendet njė vend-qėndrim pėr makinat, ndėrsa pėr tė arritur nė destinacion na u desh tė ngjisnim njė tė tatėpjetė tė ngushtė. Kujdes! Ndodh papritur, shfaqja e tablosė madhėshtore.

    Kėshjella, muzetė dhe fėmijėt
    Fėmijė duke luajtur nė rrėnojat e kėshjellės legjendare… Janė orėt e pasdites krutane, nė njė stinė si kjo e dimrit ku nuk shikon vizitorė tė huaj. Nėse ke fatin e mirė t’i gjesh aty fėmijėt e lagjes sė vjetėr dhe pamja nuk do tė shqitet nga mendja. Perėndimi i diellit nė njė kala tė vjetėr nuk ka tė sharė, por kur nga kalaja dallon gjithė Tiranėn, me njė kurorė tė flaktė rrethuar, tė kaplon njė ndjesi e ēuditshme: tė duket vetja pushtues i tokės. Grupet e turistėve, zakonisht i pret personeli, por nė atė orė nė muze ndodhej vetė drejtori, Hafiz Mehdiu, i cili miqėsisht na tregoi diēka mbi muzeun. “Ngjanjėherė them: kur turistėt vizitojnė Krujėn, duhet tė pajisėn me frerė kuajsh, qė pengojnė vėshtrimin, tė vijnė menjėherė nė muze dhe tė mos shohin se ēfarė ka rreth e rrotull”, tha me shaka Mehdiu. “Ėshtė e vėrtetė se muzetė janė krenaria jonė, por Kruja nuk duhet indentifikuar vetėm pėrmes tyre, por pėr kėtė duhet t’i jepet mė shumė mundėsi qytetit tė zhvillohet”, vazhdoi ai. Kur dolėm nga muzeu, dielli ishte zhdukur duke lėnė pas shtėllungėn e kuqe, nė ajėr ndihej era e oxhaqeve tė ndrezur tė Lagjes sė Kalasė, vazhduam tė zbrisnim shkallėt e gurta dhe u gjendėm tek Pazari.

    Ku tė zini vend dhe tė hani
    Tre restorante shumė tė kėndshme gjenden brenda kėshtjellės; njėri nė veēanti “Kalaja”. Ėshtė mė i vjetėr nga dy tė tjetėr dhe kėtė e dallon menjėherė sa hyn brenda. Duket sikur ke hyrė nė njė nga shtėpitė mė tė vjetra tė Krujės. Godina, dykatėshe ėshtė e ndarė nė dhoma dhe secila ka njė funksion tė vetin: dhomat e poshtme pėrdoren zakonisht pėr mbledhje grupesh tė mėdha shoqėrore ose familjare; nė katin e dytė ka dy dhoma, njėra pėr bar dhe tjetra e restorantit. Oxhaku i vjetėr, minderet e shtruar me lėkurė deleje, ose tė njohur nė gjuhėn vendase postiqe, dhe tavolinat e stilit tė vjetėr tipik, prej druri ofrojnė ngrohtėsi dhe relaks tė menjėhershme. Era e kėndshme e ushqimit, qė vjen nga salla guzhinės, tė hap oreksin: ushqimi ėshtė i gjithėfarėllojshėm, nga mishi deri te peshku. Ēmimet e menysė janė tepėr tė arsyeshme, pėr njė vend tė tillė turistik. Tė njėjtin stil dhe harmoni tė ofrojnė edhe dy restorant-baret e tjera, shtuar kėtu edhe dozėn e mjaftueshme tė mikėpritjes krutane. Dy nga baret mė tipike pėr qytetin i gjetėm brenda Pazarit, ku ngjyrat e ndezura tė shilteve dhe sėnduqeve tė vizatuara shtonin kėnaqėsinė e tė pirit kafenė: “Postiqja”, lokali nė fillim tė rrugės, preferohej nga moshat e mėdha; radioja e madhe dhe djepi i varur nė litarė krijonin njė ngrohtėsi familjare. Tė rinjtė preferonin barin disa metra mė poshtė, sikurse na tregoi Dardani. Profili i “underground”-it i jepnin barit pamjen e vendit mė “trendy” tė zonės. Brenda qytetit, janė ndėrtuar sė fundmi dy Hotel-Restorante: Panorama dhe mė i riu i ndėrtuar prej pesė muajsh, “Grand” “. I pari ndodhet nė anė tė qytetit, prej restorantit duken pamje tė bukura tė fushės tėposhtė. Arredimi i tij ishte hijeshuar me dekore tradicionale. E veēanta e hotel-restorant “Grand” ishte diskoja. Arkitektura nuk ėshtė tipike, por synimi ishte qė nė qytet tė kishte njė hotel mė modern. Menytė e tyre ishin afėrsisht tė njėjta, pa lėnė jashtė asnjė shije.

    Retrospektivė
    Pazari i Krujės, qė pėrfshin njė rrugė tė ngushtė me dyqane, pjesėrisht tė mbuluar dhe qė tė shpie drejt kėshtjellės, ka njė atmosferė aq tė lashtė, saqė duket se nuk ka pėsuar asnjė ndryshim qė nė kohėt e Skėndėrbeu.

    Pazari i vjetėr dhe tregtarėt e Krujės
    Rruga e vjetėr ėshtė e mbushur me dyqane tė vogla, rresht njėri-tjetrit. Secila derė rrezatonte drita tė zbehta; dukej sikur koha nė atė rrugė kishte mbetur nė vend. Dyqanet ishin ende hapur, ndėrsa tregtarėt rrinin nė kornizat e dyerve duke biseduar me njėri-tjetrin nė distancė. Pas orės 12, nė ditėt e dimrit krutanėt hyjnė herėt nė shtėpi, ndaj dhe tregtarėt e pazarit tė vjetėr nuk i gjen nė kėtė orar. Ndonėse ėshtė i vogėl, nė tė vėrtetė vetėm njė rrugė me dyqane, dhe ka pėsuar restaurim tė thellė, ndėrtesat prej druri janė me cilėsi tė lartė arkitekturore dhe brenda kanė njė pėrzierje tė kėndshme kafesh e dyqanesh tė vogla tė privatizuar apara jo shuė kohėsh, me suvenire e gjėra tė vjetra, qė shpresohet se do tė bėhen mė tė zakonshme nėpėr gjithė vendin. Nė Pazar ka qenė Ekspozita e Kulturės Popullore gjatė periudhės komuniste. Sipas Von Hahnt-it austriakut themelues tė albanalogjisė nė shek. XIX, “pazari i Krujės, qė pėrfshin njė rrugė tė ngushtė me dyqane, pjesėrisht tė mbuluar dhe qė tė shpie drejt kėshtjellės, ka njė atmosferė aq tė lashtė, saqė duket se nuk ka pėsuar asnjė ndryshim qė nė kohėt e Skėndėrbeu”.Meriton vėmendje tė veēantė, cilėsia e gdhenjdeve nė dru dhe e zbukurimeve, qė kanė traditė vendėse prej shek. XVIII, dhe strehėt e varura tė ēative mbi kalldrėmin e rrugės. Ndėrsa plani i pėrgjithshėm dhe pamja e jashtme e dyqaneve ėshtė tipike osmane, ato kanė njė tipar unik vendės, diēka qė gjendet nė brendėsinė e disa shtėpive tė banimit, brenda vetė kompleksit tė kėshtjellės. Nė kėtė qendėr tė lashtė tregtare zejet kanė vendin kryesor. Por siē e pohojnė dhe vetė krutanėt ato qilimat e vjetėr, shamitė dhe veshjet e linjta tė grave kanė humbur disi gjurmėt. Veshjet e sotme qė tregtohen janė larguar paksa nga ato ngjyrat e traditės, po ashtu dhe nga mėnyra e thurjes. Pėr tregtarėt e zejeve tregojnė se, nuk kanė se kujt t’ja trashėgojnė zanatin e tyre, pasi tė rinjtė janė larguar… Por, meqė krutanėt dallohen si tregtarė tė zotė dyqanet nuk i kanė asnjėherė bosh. Aty mund tė gjesh antikuare dhe objekte artistike nga e gjithė Shqipėria. “Tė gjithė vijnė kėtu tė shesin punėt artistike: qėndismat, sėnduqet, bizhuteritė apo punimet e baltės”, thotė njė tregtar. Mallrat mė tė shtrenjtė janė kostumet popullore, ēmimi i tė cilave shkon nga 2 500 lekė deri nė 20 000 lekė.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,080
    Petrela - ku flasin gurėt

    Kryeqyteti shqiptar ėshtė njė nga koktejet mė tė veēanta - pėr ta shijuar deri nė fund - malin, detin, pyjet, njė liqen tė vockėl dhe rrėnojat e njė kalaje tė vjetėr.

    Kėtyre ditėve tė prillit rrethinat e Tiranės ofrojnė njė tjetėr pėrjetim tė pranverės: ajrin e freskėt, verėn e Lundrės dhe mishin e pjekur.
    Sapo kalon Saukun, pamja ndryshon: vende tė kėndshme ku mund tė kalosh dy orė larg vrullit tė qytetit. Rrugės gjen plot restorante apo bare me tavolinat e vendosura nėn hijen e ullinjve - zhurma tė largėta makinash - gjithsesi tė kujtojnė qė edhe pėr pak dhe gjithēka do tė fillojė sėrish. Duke vazhduar rrugėn drejt Elbasanit, nė tė djathtė sheh njė xhami tė vogėl majė njė kodre (e ndėrtuar nga njė fondacion islamik i Kuvajtit) dhe mandej njė urė e vogėl, nė fillim tė sė cilės ėshtė ngritur njė tip rrethimi me gurė - ndaj ura merr pamjen e njė diēkaje tė vjetėr - ėshtė paraprijėse e asaj ēfarė do tė shohin sytė mė vonė. Rruga bėhet gjithmonė e mė e gjatė, nuk ka shtėpi pėrreth, vetėm restorante dhe hotele tė ngritura radhė; gjithmonė nė tė djathtė, majė njė shkėmbi bėhet menjėherė e dallueshme Kalaja e Petrelės.
    Mbresėlėnėse ėshtė hera e parė qė e sheh: vendosur majė shkėmbit, ngjan mė diēka tė harruar edhe nga koha; tė krijohet pėrshtypja se ai vend ka diēka pėr tė treguar. Rruga fillon gjarpėron dhe duhet pasur kujdes gjatė kthesave sepse papritur mund tė gjesh pėrpara banorė tė Petrelės duke kullotur bagėtinė ose thjesht duke u ngjitur pėr nė shtėpi.
    Qendra e fshatit ėshtė njė shesh i madh i bardhė, prej tė cilit duket e gjithė Tirana. Dy-tre restorante dhe dyqane ushqimoresh i gjen nė cepat e sheshit. Ndėrsa nė qendėr tė tij ėshtė njė burim, ku mund tė freskohesh dhe ta kundrosh kryeqytetin tė fundosur nė gropė.
    Ky ėshtė edhe vendqėndrimi pėr automjetet, pjesa tjetėr e rrugės pėr nė kala duhet bėrė nė kėmbė. Do tė jetė pak e lodhshme, sidomos pėr ata qė nuk janė mėsuar, t’i ngjitėsh rruginės sė ngushtė, plot gurė tė thepisur - nė tė djathtė nuk ka asgjė ku mund tė mbėshtetesh - vetėm hapėsirė ajri pafund.
    Shenja e patkoit tė kalit tė Skėndėrbeut (ke njė foto me shkalle guri)
    Vėmendje ku vini kėmbėt: nė kala ēdo gur ka histori tė shėnuar. Pas mė pak se 10 minutash tatėpjetė, mund tė vėreni njė gur mė tė madh se tė tjerėt me njė shenjė tė ēarė nė mes. E ēara ka formėn e nė patkoi dhe legjenda tregon se kur Skėnderbeu ėshtė ngjitur drejt kalasė, patkoi i kalit tė tij ka thyer gurin, duke e shėnuar pėrjetėsisht.
    Kalaja e Mamicės
    Ėshtė kalaja e princeshės Mamicė, tė paktėn ajo ka jetuar aty, nė kohėn kur turqin orvateshin ta pushtonin. Nė majė ėshtė mbivendosur njė tjetėr ndėrtim: i gjithi prej druri, duke pretenduar tė ruajė formėn e rezidencės sė vjetėr, bar-restorant “Kalaja”. Dikujt i paska shkuar nė mendje se vizitorėt pas njė ngjitjeje tė lodhshme do ta dėshironin sigurisht njė pije freskuese, ndaj nė rrėnojat e kalasė shekullore ka hapur nje kioskė tė kėndshme.
    Duket dora e “pronarit” tė kalasė, pasi nė cepat dhe mbi gurėt e saj janė vendosur drita, stola pėr t’u ulur dhe ornamente (topa guri, qė pėrdoreshin pėr tė qėlluar armikun me gurėhedhėse, qypa tė stėrmėdhenj, objekte tipike tė fshatit) gjithēka menduar nė mėnyrė shumė piktoreske.
    Mbrapa restorantit mund tė vizitosh edhe pjesėn e mbetur: njė nga kullat e vogla rrumbullake e vendosur nė cep - nė tė njėjtin mur mund tė dallohen edhe shenjat e principatės sė Topiajve, njė formė e ēuditshme dielli apo ylli, e formuar me gurė tė kuq.
    Pusi ku laheshin shtojzavallet
    Afėr tė njėjtit mur tė shėnuar ndodhet edhe njė pus: thuhet se kalaja furnizohej me ujė nga njė burim i fshehtė nėntokėsor. Pusi (pamja e sotme e tė cilit lė pėr tė dėshiruar) ėshtė njė nga detajet mė tė kėndshme tė pėrrallave, ndaj mund tė vini imagjinatėn nė punė: muret rreth tij janė tė dekoruara, duken si hapėsira ideale pėr njė pasqyrė, nė cep ndodhet njė e ēarė e madhe (presupozohet si dritare) prej nga duket e gjithė fusha. Prej andej ti mund t’i shohėsh tė gjithė, por pa u dukur; pikėrisht ky ka qenė vendi ku laheshin fisniket e kalasė; vizatimet dhe punimet nė mur e “thonė” diēka tė tillė.
    Restoranti mbi kala
    Deri diku nuhatja nuk ka gabuar: restoranti ėshtė i ndarė nė dy kate. Gjithēka ėshtė prej druri ngjyrė vishnje e ėrrėt; dyert kanė brava tė vjetra si ēengel dhe kėrcasin gjithmonė nga era. Pjesa e sipėrme ka formėn e njė gjysmė rrethi: dritaret, qė shohin mbi gjithė fshatin, janė nė pjesėn rrethore. Xhamat janė mbuluar me qėndisma dhe syri rikrijon mjedisin tipik shqiptar; ornamente karakteristike dhe njė oxhak kompletojnė pikturėn. Ushqimi qė gatuhet aty ėshtė tradicional.
    Udhėtimi vazhdon
    E bukura e kėtyre vendeve ėshtė se gjithmonė mund tė zbulosh tė reja; edhe pse jo shumė e pėrmendur ekziston njė tjetėr kala, rreth 45 minuta larg Kalasė sė Petrelės. Kalasė sė Persqopit (nga vendasit quhet Kalaja Ilire) nė fakt tashmė i duken vetėm rrėnojat dhe rruga pėr tė arritur deri atje ėshtė disi e ashpėr. Ka dy mėnyra: rruga e shkurtėr me automjet tė pėrshtatshėm, deri diku dhe pastaj 15 minuta duke ngjitur tė tatėpjetėn; ose rruga e gjatė 45 minuta nė kėmbė mes rrėpirave. Sipas vendasve, e dyta ėshtė mė e bukur pėr t’u parė; kėshtu ofrohet kėnaqėsi edhe pėr tė pasionuarit e ecjes nė shkėmbinj, ashtu edhe pėr ata qė nuk duan tė lodhen shumė.
    Ku tė zini vend dhe tė hani
    Ky nuk do tė jetė problem. Rrugės janė ngritur disa hotele dhe bar-restorante, secilin mund ta dallosh pėr nga cilėsia vetėm duke e vėshtruar. Ndėrtesat mė tė mėdha janė hotele me pishina, fusha futbolli, sauna dhe njė sėrė shėrbimesh tė tjera. Mė i njohuri pėr cilėsi ėshtė hotel “Europark Arturi”, nė Mullet, afėr rrugės kryesore. Hotel “Riza” ndodhet pak mė sipėr, jo aq luksoz sa i pari, por ofron njė pishinė dhe njė fushė futbolli, duke krijuar njė mjedis tė kėndshėm pėr familjarėt.
    Historia e kalasė
    Njė nga kalatė mė tė ruajtura nga koha nė Shqipėri ėshtė ajo e Petrelės, me njė pozicion shumė piktoresk, e vendosur nė majė tė njė shkėmbi, me pamje nga lumi (nė ditė tė kthjellėta mund tė shohėsh prej andej edhe kalanė e Krujės). Perandori Justinian fortifikoi kėtė vend me qėllim mbrojtjen e Durrėsit (Dyrrahut). Kulla nė qendėr tė kalasė daton nė vitet 500 pas erės sonė, ndėrsa muret rrethuese janė ndėrtuar gjatė periudhės bizantine, tė shtrira nė formėn e trekėndėshit, me kulla tė vogla rrumbullake nėpėr cepa. Si vendbanim fillestar duket se ka luajtur rol prania e ujit me shumicė nga dhjetė burime. Gjatė kohės sė Skėnderbeut kalaja ka qenė njė nga pikat e rezistencės kundėr turqve: Mamica (bija e Kastriotėve) ka jetuar nė kėtė kėshtjellė dhe sot kujtohet si njė nga simbolet e kalasė.
    Historia e Petrelės
    Petrela ėshtė banuar qė nė kohėt e vjetra. Kėshtjella ishte ndėrtuar nė njė nga ngulmimet ilire, Vilės, aty janė gjetur edhe mbeturina tė mureve ciklopike ilire. Pėr emrin e fshatit ka disa versione - ai me bazė shkencorė ėshtė se prejardhja ėshtė greko-latine, nga Petra dhe Alba, me kuptimin “Shkėmb i bardhė”. Petrela ka qenė gjithmonė me rėndėsi pėr tė siguruar rrugėn kryesore nga bregdeti nė Qafėn e Kėrrabės dhe pėrmendet prej historianit Malchus, kur u pėrfshi nė luftra me Teodorikun mė 479. Mė 1107-08 nė luftimet pėr tė pushtuar Durrėsin, Petrela u pėrdor nga ushtria bizantine pėr tė bllokuar Qafėn kundėr Bohemundit II dhe pushtuesve normadė. Emri Betrula ėshtė shėnuar gjithashtu nga kronikani arab Al-Idrizi me 1153. Mė 1601 ka pasur tri kisha nė Petrelė, ndėrsa sot nuk ka gjurmė tė tyre. Sot nė qendėr tė Petrelės jetojnė rreth 4000 banorė, shumica myslimanė ose bektashinj.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,080
    Dhėrmiu, njė nga pikat turistike mė tė frekuentuara nė Shqipėri

    Plazhi i Dhėrmiut ėshtė njė nga vendet mė tė bukura tė Shqipėrisė. Bregdeti i thyer i jep njė intimitet tė veēantė secilit prej gjireve tė vegjėl. Uji i kthjellėt krijon njė kombinim fantastik nė plazhin me guralecė.

    Nė qoftė se ėshtė e vėrtetė se jeta e njeriut ėshtė anije qė lundron, atėherė limani nė tė cilin njeriu ndalet ėshtė vendlindja e tij. Me tė tilla domethėnie tė udhėtimit edhe njeriu edhe vendlindja janė udhėtarė nė rrugė: edhe afėr edhe larg njėri tjetrit. Por vendlindja nuk zgjidhet, ajo ndodh.
    Nė kėtė kontekst, na mbetet thjesht ta njohim dhe tė mėsojmė ta duam, edhe kur vendi ku kemi lerė nuk ėshtė i pasur, edhe kur nuk ka emėr tė mirė. Kėto e ndjesi e tė tjera tė shoqėrojnė kudo ku udhėton nėpėr Shqipėri, sidomos nė jugun e saj, tė pėrfolur pėr bukuritė, por ende tė pa pėrfshirė nė hartat turistike botėrore.
    Dhėrmiu, fshati i vogėl qė premton shumė
    Fshati me emrin Dhėrmi ose Drimadės (nė greqisht Pylli me Lisa) ndodhet poshtė malit tė Ēikės, me lartėsi 2051m. Nga pozicioni gjeografik qė ka, Dhėrmiu krijon njė oaz larg qyteteve, mediave dhe zhurmės. Afėr tij ndodhet edhe shpella e famshme e Piratėve. Larg hoteleve tė pushimit, 10 minuta me makinė ndodhen tė vetmet dyqane ku njerėzit mund tė furnizohen. Fshati ėshtė i vjetėr po kėshtu dhe kisha nė majė tė malit, njė nga mė tė vjetrat nė Shqipėri. Rrugica tė vogla, pa infrastrukturė, ēdo gjė tė bėn ta ndiesh veten nė njė epokė tjetėr.
    Ndryshe nga ē'jemi mėsuar, nėpėr kėto vende nuk shkohet me makinė. Eshtė rast i mirė qė tė lėvizėsh kėmbėt dhe tė kujtosh kohėn kur kėto ishin i vetmi mjet nė dispozicion. Fatkeqėsisht, tė gjitha kėto janė prezantimi i parė pėr turistėt e huaj, qė mė pas mrekullohem nga pamjet e asaj qė quhet riviera shqiptare. Deti Jon formon shpesh mpleksje tė veēanta dhe harmonike me kodrat dhe malet. Pėrveē bukurisė natyrore, fshati ka edhe vlera kulturore e historike. Kėtu ndodhen tre kisha, tė cilat kryesisht janė greke: Shėn Mėria, njė ndėrtesė e vogėl e shekullit tė XIII-tė-XIV-tė; kisha e Ipapandit, me afreske nga shekulli i XVII dhe XIX; dhe kisha e Shėn Stefanit.
    Pėrveē plazheve tė virgjėra dhe bukurisė natyrore, Dhėrmiu ofron shumė mundėsi pėr sportet e ujit dhe hedhjet me parashutė, tė cilat krijojnė bazat e njė turizmi ndėrkombėtar.

    Po ikėn edhe rėra nė plazhin e Dhėrmiut

    Njė problem shqetėsues i plazhit ėshtė pėrdorimi pa kriter i rėrės pėr ndėrtimet e reja qė bėhen nė fshat. Ēdo ditė rritet numri i IFA-ve qė hapin gropa dhe marrin rėrėn, duke e masakruar plazhin me tė bukur ne Shqipėri. Ky fakt nervozon pushuesit, pėrfshi kėtu edhe shumė tė huaj qė kanė ardhur nga shumė vende, por nuk ka shqetėsuar aspak policinė ndėrtimore, uniformat blu dhe aq mė pak Bashkinė e Himarės nė juridiksion tė sė cilės ėshtė plazhi i Dhėrmiut.
    Vendasit tė thonė se bėhen ndėrtime tė reja nė fshat, ndėrtesa 2-3-4 e deri nė 5 katėshe, por kurrsesi ata nuk justifikojnė gėrryerjen e rėrės nė plazh. Eshtė e tmerrshme tė shikosh njė skenė tė tillė, ndėrsa pėr bukurinė e Dhėrmiut flasin tė huajt deri nga Amerika. Kjo konsiderohet njė ēmenduri e kėtyre qytetarėve, por edhe njė neglizhencė e pajustifikueshme e qeveritareve qė heshtin para kėtij fakti. Kėshtu ka heshtur Bashkia e Himarės edhe kur bėhej fjalė pėr anijen greke, qė pėrgjatė dy viteve merrte rėrė nga plazhi i bukur i qytetit tė Himarės dhe e dėrgonte nė favor tė firmave ndėrtuese nė shumė qytete greke. “Duhen ndaluar IFA-t”,- ėshtė ky alarmi qė japin vendasit, por edhe pushuesit nė Dhėrmi. Sa mė shpejt tė pengohet marrja e rėrės, pasi kur tė kujtohen organizmat shtetėrore qė merren me kėto probleme, Dhėrmiu do tė jetė shėmtuar keqas.

    Jeta nė verė

    Nė bregdetin jugor shqiptar, nė fshatin Dhėrmi, aktiviteti kryesor ekonomik ėshtė turizmi, edhe pse vitet e fundit me rregullimin e rrugės sė Llogarasė si dhe zgjatjen e pjesės sė autostradės Dhėrmiu shfrytėzohet nga turistėt kryeqytetas edhe pėr fundjavė. Nga Tirana duhen pak mė shumė se tre orė udhėtim me makinė private pa ndalesa. Por mund tė shkohet edhe duke shfrytėzuar mjetet publike. Mund tė merren autobusat apo furgonat qė mbėrrijnė nė Vlorė dhe qė nisen ēdo gjysmė ore nga Tirana, pastaj aty gjen menjėherė nė mėngjes rreth orės 9.00 autobusin qė shkon nė Himarė apo furgona tė tjerė qė bėjnė linjėn e bregdetit. Gjatė muajve tė verės vendoset edhe njė linjė direkte nga Tirana nė bregdet.
    Gjatė periudhės sė dimrit fshati duket i shkretė, sepse shumė banorė shkojnė nė Greqi pėr tė kaluar ato muaj. Tė tjerė gjenden aty duke u marrė me ndėrtime, tė cilat pėrpiqen pjesėrisht apo krejtėsisht t’i kenė pėrfunduar pėrpara fillimit tė muajit korrik, muaj ky qė shėnon edhe dyndjet me turistė. Ēdo vit, pėr shkak tė ndėrtimeve rritet numri i vendeve tė fjetjes, tė cilat janė jo vetėm hotele, por edhe dhoma apo apartamente me kushte komode nė shtėpi private. Ēmimet e fjetjes janė nga mė tė ndryshmet edhe pse nė pėrgjithėsi janė relativisht mė shtrenjtė sesa nė zonat e tjera bregdetare. Dhomat nė hotele shkojnė nga njė maksimum 50 dollarė nata deri nė 20 dollarė. Por mund tė gjenden edhe ēmime mė tė favorshme, por jo nė periudhėn 15 korrik –15 gusht. Sidoqoftė ėshtė mirė qė fjetja tė prenotohet mė pėrpara kur mendohet tė rrihet pėr njė periudhė disa ditore.

    Mbrėmje diskoje dhe dėfrimi

    Ajo qė e dallon plazhin e Dhėrmiut ėshtė gjelbėrimi i shumtė qė rrethon hotelet e vogla tė ndodhura pranė duke formuar njė kompleks shumė tė veēantė dhe tė bukur. Plantacioneve me agrume dhe ullinj aty i shtohen pishat e shumta bregdetare, rrapet me hije tė freskėta dhe shumė lulishte tė ndėrtuara dhe tė mbajtura me kujdes qė hijeshojnė ambientet rreth hoteleve dhe lokaleve. Nuk ka nevojė qė blesh ujė nė shishe, sepse uji i Dhėrmuit buron nga shkėmbenjtė dhe ruan freskinė edhe nė pikun e verės.
    Perėndimi ėshtė moment qė shijohet nė qetėsi tė plotė. Nė kėtė orė njerėzit ikin nga plazhi dhe bėhen gati tė shkojnė tė hanė darkė. Ushqimi dhe shėrbimi shpesh lėnė pėr tė dėshiruar, sepse nuk kanė patur shumė konkurrencė dhe drejtohen nga njerėz krejt tė zakonshėm, pa ndonjė specializim nė turizėm apo hoteleri. Nė shtėpitė ku mund tė marrėsh dhomė me qera, mund tė gatuash vetė por zakonisht amvisa e shtėpisė mund tė gatuajė sipas kėrkesės gjellėt tradicionale. Nėpėr restorante gatuhen kryesisht prodhimet e detit si dhe picat. Por kujdes nga ēmimet! Mos ngurroni tė pyesni sesa kushton, sepse do tė gjendeni nė moment tė vėshtirė. Pėr mė kujdes hiqni mėnjanė paratė qė ju nevojiten pėr kthim kėshtu do tė jeni mė tė qetė e mė tė sigurt.
    Ndėr hotelet, mė i njohuri ėshtė Grand Hotel Dhėrmi, me 50 dhoma ku pėr sportet nė ujė ofrohet ndihmė e pajisje si barka, canoes dhe vela sėrfi qė mund tė merren me qera.
    Nė plazhin e Dhėrmiut janė ngritur tre diskoteka verore shumė tė frekuentura nga tė rinjtė ku muzika vazhdon deri nė orėt e para tė mėngjesit. Tė jesh aty ėshtė me tė vėrtetė njė eksperiencė e bukur, sepse nė orėt e para tė mėngjesit grupet e tė rinjve e dėgjojnė muzikėn ritmike tė diskos nė rėrėn e plazhit. Shpesh gjatė bregut mund tė shohėsh tė rinjtė tė ndezin zjarre dhe tė bisedojnė gjatė rreth tyre, shumė edhe nė krahėt e tė dashurve tė tyre.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,080

    Talking per ti bo qefin---> lioness

    Vlora, e papėrsėritshme...

    Disa qytete kanė aftėsinė tė tė rrėmbejnė! Krijohet pėr to njė realitet paralel me histori dhe personazhe karakteristike, tė cilat kthehen nė simbole tė qytetit dhe e bėjnė tė famshėm. Vlora ėshtė e tillė.

    Nga Tirana udhėtimi nuk ėshtė i mundimshėm: hyrja nė Vlorė dallohet nga ullishtet e bukura qė shtrihen nė kodrat rreth saj. Prej andej duket qyteti si i zhytur si nė gropė dhe pasqyra blu e detit e bėn shumė tėrheqėse pamjen. Pavarėsisht historive me maska, rruga nė hyrje tė Vlorės, rrethuar me ullishte dhe mozaikėt nė gur me temė “realizmi socialist” krijojnė njė atmosferė tė kėndshme ėndėrrimtare pėr qytetin qė duket nga larg. Pasi zbret kodrėn, rruga vazhdon drejt brenda zemrės sė qytetit: shenja mė e saktė se jeni brenda nė qytet ėshtė statuja e famshme e Ismail Qemalit nė Sheshin e Flamurit.

    Po nė atė shesh ndodhet edhe Xhamia Muradie. Ėshtė ndėrtuar ndėrmjet viteve 1542-1557 nga arkitekti Mimar Sinani, themeluesi i arkitekturės klasike osmane. Nė mes tė qendrės sė zhurmshme xhamia e rrethuar nga njė gardh dhe pemė ėshtė njė vend paqėsor. “Njė ishull qetėsie” pėrshkruhet nga James Petiffer nė Guidėn Blu tė Shqipėrisė. Lagjja e xhamisė ėshtė edhe mė e vjetra e qytetit; ėshtė njė pėrplasje e dhunshme e kulturave: pazari i vjetėr turk ecėn rrethuar nga ndėrtesa tė stilit austriako-italian. Ndėrtesa shumė tė veēanta, por pothuaj tė rrėnuara. Tė vjen keq kur sheh njė nga pjesėt me turistike tė qytetit tė shkatėrruar nga moskujdesja e atyre qė banojnė vetė nė atė qytet.

    Kodra e Kuzum Babasė

    Nėse gjendeni nė qendėr tė Vlorės, mjafton tė ngrini sytė lart pėr tė dalluar njė nga pikat e hershme turistike nė qytet: kodrėn e Kuzum Babasė. Thuhet qė ai ėshtė vend i shenjtė. Ka dy mėnyra pėr t'u ngjitur deri nė majė: nė kėmbė ose me makinė. Mėnyra e parė do t'ju merrte minimalisht 20 minuta me ecje normale; kėshtu do ta shijoni pamjen qė shfaqet hap pas hapi. Por edhe me makinė - pa u lodhur - pamja shijon njėlloj. Prej andej duket i gjithė Vlora: ndėrtesat, porti dhe pasqyra e shndritshme e detit (presupozohet njė kohė me diell). Ėshtė vendi ideal pėr tė shkrepur fotografi. Nuk mungon aty edhe njė bar-restorant pėr tė kaluar drekėn ose darkėn.

    Pranė detit, pranė mbretit...

    Mjafton tė ndjekėsh rrugėn kryesore dhe do tė arrish te bregu i detit. Por ėmbėlsira lihet pėr nė fund! Edhe pse rruga ėshtė me pluhur, nėse ėshtė kohė e mirė, ju kėshillojmė tė ecni nė kėmbė, kėshtu do tė mėsoni shumė pėr vendin dhe vendasit, por do tė keni mundėsi edhe tė blini diēka nėpėr dyqanet mė tė mira tė qytetit; ose tė provoni ndonjė ushqim sepse nė Vlorė shumica e ushqimeve janė prodhime vendase, si: vaji i ullirit, djathi apo mishi.

    Gjatė rrugės mund tė shohėsh ndėrtesat e vjetra tė qytetit, si: teatrin “Petro Marko” apo ndėrtesėn e Muzeut Historik tė qytetit. Pallatet e reja janė ndėrtuar radhė: kanė njė stil tė veēantė nė krahasim me ndėrtimet e reja qė janė bėrė nė qytete e tjera. Janė pallate tė larta dhe tė bardha (thonė qė e bardha ėshtė ngjyra e preferuar e gangsterave), me forma tė valėzuara. Njė ndjenjė bonsesni besoj i ka bėrė ndėrtuesit e pallateve tė kėnė kujdes pėr harmoninė e godinave tė reja mes njėra-tjerės; kėtė mund tė quajmė si pjesėn mė moderne tė qytetit. Sidomos pėr shkak tė qendrės se re tregtare “Riviera”, tek e cila mund tė kalohen dy orė tė kėndshme, duke parė dyqanet ose duke ngrėnė njė drekė nė restorantin qė ndodhet brenda saj. Po nė atė zonė gjenden edhe lokale tė tjera, ku mund tė pihet kafja duke shijuar pamjen nga deti. Po nė zonėn e Skelės gjendet edhe shtėpia historike ku ėshtė ngritur flamuri nga Ismail Qemali.


    Pak histori

    Vlora njihet edhe me emrin e vjetėr tė saj Aulon, e pagėzuar kėshtu nga kolonistėt helenė qė nė antikitet. Gjatė Mesjetės, quhej Avlonya. Pas themelimit tė qytetit tė vogėl Avlon (me kuptimin kanal) preu monedhat e veta dhe fuqia e tij shtrihej deri nė zonėn e lumit tė Vlorės. Rėndėsia e qytetit u rrit sidomos me rėnien e Apolonisė, pas ndryshimit tė rrjedhės sė lumit tė Vjosės, prej njė tėrmeti tė rėndė nė fund tė shekullit III e.r. prej shek. V kishte edhe nje peshkopatė, pasi njėlloj si Durrėsi u bė qendėr e rėndėsishme krishtere. Qyteti ka njohur shumė pushtime qė nga antikiteti deri nė luftėrat botėrore, mund tė thuhet se ka pasur shumė pak periudha kur ka qenė e lirė. Ka qenė njė nga qendrat e vendosjes sė ēifutėve nė Shqipėri; rreth viteve 1519-20 kishte 609 familje ēifute tė ardhura nė Vlorė kryesisht nga Spanja. Nė zhvillimin e saj ka njohur ulje dhe ngritje tė mėdha deri nė shek XIX dhe fillimi i shek.XX, kur filloi tė merrte rėndėsi tė madhe si port.

    Sigurisht ngjarja mė e rėndėsishme pėr shqiptarėt qė lidhet me kėtė qytet ėshtė ngritja e flamurit dhe shpallja e Pavarėsisė mė 1912, kur rrjedhimisht ky qytet u kthye nė selinė e qeverisė sė parė tė Shqipėrisė sė pavarur. Sinagoga e vetme nė Shqipėri ndodhej pikėrisht nė kėtė qytet, por u shkatėrrua gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Vlora kujtohet si qytet sidomos pėr luftėrat e saj, si ajo e vitit 1920, pastaj kryengritja e vitit 1924 kundėr Zogut. Gjatė regjimit komunist ajo u bė e famshme sidomos pėr konfliktin mes Shqipėrisė dhe Bashkimit Sovjetik, i cili kishte investuar ne qendrėn ushtarake tė vendosur nė ishullin e Sazanit. Veē tė tjerave ky qytet preferohej nga Enver Hoxha, i cili ftonte nė shtėpinė e tij verore shumė personalite tė njohura tė kohės. Historitė mė tė reja tė luftės vijnė nga '97, vit nė tė cilin ēdo media e huaj pėrmendi Vlorėn dhe rebelėt e saj. Sot gjendja ėshtė mė e normalizuar, mund tė ecėsh vetėm nė rrugė, edhe pse je femėr, pavarėsisht se shpesh do t'ju duhet tė duroni ashpėrsinė e karakterit vlonjat.

    Zvėrneci dhe laguna e Nartės

    Dita kalohet kėndshėm duke e zbuluar Vlorėn dhe rrethinat e saj: pėrmes pyllit tė pishės nga veriu i qytetit dhe gjatė njė gadishulli ranor tė fshatit tė vjetėr turistik tė Zvėrnecit. Rreth 13 km larg qytetit - me njė pozicion mjaft tė bukur nė majė tė njė kodre - Zvėrnecit i shtrihet pėrballė njė tablo tepėr relaksuese: laguna e Nartės dhe njė hapėsirė deti pak a shumė e gjerė, e mbyllur dhe e rrethuar nga duna rėre. Pasi arrini qendrėn e fshatit, duhet tė ngjisni kodrėn pėr rreth 200 m; prej andej duken pamjet mė tė bukura tė bregut tė Adriatikut: poshtė kodrės pėrmes ullinjve tė shpėrndarė deri te gadishulli i vogėl, i lidhur me tokėn me anė tė njė delte tė vjetėr, qė pėrfundon nė tri kodra majft tė vogla, por tėrheqėse, tė cilat e rrethojnė nė gjerėsi lagunėn. Brenda lagunės ka dy ishuj, mė i madhi i pyllėzuar me qiparisa rreth 800 m me 100 m; ndėrsa ishulli mė i vogėl ndodhet nė veri, rreth 150 m me 100 m. Nga ana veriore e lagunės njė bisht i gjatė dhe i hollė toke ranore del nė detin e hapur me dy ishuj tė vegjėl 150 m brenda nė det, kurse pėrtej vijnė kodrat binjake tė ishullit tė Sazanit. Kjo tablo ka ngecur e tillė pėr qindra vjet, ndaj edhe tė krijon pėrshtypje tė veēanta, sidomos pamja e masės sė errėt tė gadishullit tė Karaburunit.

    Historia e Zvėrnecit tregon pėr lashtėsinė e tij. Ka qenė port tepėr i frekuentuar nė periudhėn e lashtėsisė dhe nė Mesjetė. Nė atė periudhė njihej me emrin Spinarica, kur pėr njė kohė tė shkurtėr e mbajtėn nėn drejtim Anzhuinėt e Sicilisė. Me pushtimin turk pushoi sė ekzistuari si njė qendėr e rėndėsishme portuale. Afėr fshatit janė gjetur mbetje parahistorike, ndaj mund t'u interesojė edhe tė apasionuarve tė arkeologjisė.

    E bukura Amantia!

    Rreth 31 km nga Vlora ndodhet qendra arkeologjike e Amantias: gėrmimet kanė zbuluar skulptura ilire tepėr tė bukura, qė sot gjenden nė muzeun e Tiranės, si dhe rrėnojat e ndėrtimeve ilire, helenistike, duke pėrfshirė njė anfiteatėr unikal. 5 km nga fshati i Drashovicės (rrugės pėr nė Tepelenė) ndodhet fortesa kodrinore e Zharrės. Ndiqni rrugėn pėr nė Kotė (8 km), ku rruga kapėrcen lumin dhe vazhdoni majtas (7 km) pėr nė fshatit Vajzė. Amantia ndodhet nė majė tė njė kodre konike tė zhveshur nė tė majtė tė rrugės kryesore, pothuaj 4 km larg Vajzės.

    Fshatrat e bregut tė lumit tė Vlorės

    Njė udhėtim interesant do tė ishte pėrshkrimi i fshatrave tė Bregut tė Lumit tė Vlorės; secili nga kėto fshatra ka njė histori tė vetėn pėr tė treguar pasi vlonjatėt mund tė tė mbajnė net me radhė, pėrpara njė sofre me mish dhe raki, duke treguar dhe duke treguar histori. Ėshtė njė mėnyrė tradicionale e tė konceptuarit tė qejfit, sidomos pėr burrat. Natyra u ka falur kėtyre fshatrave njė bukuri pothuaj pėrrallore: janė vende tė egra, por plot sharm; pėrzier me njė hije tė rėndė, qė tregon diēka nga karakteri i lebėrve tė asaj zone. Dua tė veēoj kėtu fshatin e babait tim, Tėrbaēin. Ndodhet nė rrėzė tė malit shkėmbor tė Tranajoit dhe ata qė e shohin pėr herė tė parė e kanė pėrjetuar si njė bukuri tronditėse; veē tė tjerave aty piqet mishi mė i mirė nė gjithė Labėrinė.

    Ku tė zini vend dhe tė hani

    Kjo nuk do tė jetė problem pasi bizneset kryesore nė Vlorė janė dyqanet, restorantet dhe hotelet. Nė qendėr tė qytetit mund tė gjenden dy-tre hotele tė rregullta, por asgjė e jashtėzakonshme. Janė tė lira 100 pėr person, por tė pastra. Hotelet dhe shtėpitė private tė disponueshme mund t'i gjeni rrugės sė bregdetit, duke vajtur drejt Orikumit. Hotel “Bolonja” ėshtė i kėshillueshėm, por mė i shtrenjtė, sidomos sezonin e nxehtė. Nėse zbrisni nė qendėr dhe jeni tė uritur, nė trotuarin e djathtė, duke zbritur nga Skela (pėrballė stacionit tė autobusėve) ndodhet njė fast-food i mirė. Gatimet aty janė tė shumėllojta, majde edhe gatime si nga dora e shtėpisė. Pastaj restorantet dhe baret me tė mira ndodhen pėrgjatė rrugės qė tė ēon nė lagjen e Skelės. Ēmimet pėrgjithėsisht nuk janė edhe aq tė lira, pothuaj njėlloj me Tiranėn.

  5. #35
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Arturo, ta paca borxh (sa veshtire e kam ta them kete shprehje.)

    Persa i perket dy postimeve kushtuar Vlores (perfshi Dhermiun) me beri pershtypje nje problem i ngritur te postimi i pare, per reren qe po merret nga plazhi. Eshte me te vertete per t'u shqetesuar dhe irrituar, dhe sidomos me pushtetin lokal qe nuk merr masa. C'paskemi qene, te na japi Zoti nje perle te tille, dhe te duam ta zhveshim nga shkelqimi pak e nga pak. Ne Mykonos, dhe ne nje ishull tjeter qe isha ne Greqi, e sillnin reren artificiale per te kompletuar plazhet atje ku nuk kishte, ndersa ne ....

    Duke lene menjane kete episod (fatkeqesisht eshte veshtire te shkruash per ndonje "picture perfect" dukuri ne Shqiperi, do kemi gjithmone dicka shqetesuese ... duke lene kete menjane, as qe diskutohet per bukurite e bregdetit shqiptar, sidomos atij Jonian. Ngadale ngadale mbase ia shohim frutet ekonomike te zhvillimit maksimal te asaj zone si epiqender e turizmit (dhe te ardhurave.) Por qeveria duhej te bej me shume per te zhvendosur fonde te posacme per kete qellim, duke mos ia lene ne dore vetem ekonomise private qe ta shfrytezoje bregdetin ne menyre te pakontrolluar apo te paekuilibruar.

    PS: Davius, hodhe gurin dhe fshehe doren, i thuaj atij merhumit te postimit te pare ne kete teme, te lexoj FSH per keshilla apo per sygjerime anti-deprisive, e te harxhoje nja dy qindarka me teper e te mari rrugen per ne Vlore a Sarande .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 07-08-2006 më 11:51

  6. #36
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    PS: Davius, hodhe gurin dhe fshehe doren, i thuaj atij merhumit te postimit te pare ne kete teme, te lexoj FSH per keshilla apo per sygjerime anti-deprisive, e te harxhoje nja dy qindarka me teper e te mari rrugen per ne Vlore a Sarande .
    Jam ne kerkim e siper te linkut dhe autorit, me qe vendi ku e morra shkrimin nuk kishte autor, tash jam duke kerkuar po e gjeje diku tjeter tekstin e njejte te publikuar me emer dhe mbiemer te sakte! Eshte botuar ne nje gazete te perditshme shqiptare, vetem kaq me kujtohet!
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    More Davius po pse nuk i shkruan keto gjera per dimer ti njeher?
    Ne gati me valixhe e ti vuuu me sulme..lol
    Te them te drejten plazhi vjet ishte pak i piset,deti mos flasim,sherbimet i lejme menjane.
    Kete vit duhet pasur kujdes se po kthehemi me ndonje semundje lekure.
    E çfare ngel?
    Ka te bukuren e vet edhe kjo situate,çti besh se jemi mesuar me keto gjera.
    Po ikim andej nga Vlora u pa puna
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Ne ndihme te Davius, per te perzene turistet nga Shqiperia.

    Mberita ne Dures.
    Koha ishte shume e bukur. Por vetem koha. Kosovaret kishin mbushur plazhin tej pertej, (te me falin miqte e mij kosovare, por jane fjalet qe do te donte ti thoshte Davius shqiptari). Vendosa te futem ne det.
    Sapo vura kembet nje ere e qelbur me cpoi hunden. Ishte era e kanaleve te ujerave te zeza qe derdheshin aty prane. Po lahem me tej thashe. Por me tej sapo nisa te notoj me erdhi perpara hundes nje fekale e stermadhe.
    O Zot ! Futa koken menjehere ne uje dhe nxitova per te dale. Qe te dilje nga deti duhej te kaloje mespermes disa plehrave notare qe nuk kishe shans te mos i pershkoje. Ishte si nje pagese per te dale qe aty.
    Dola me ne fund. Po kerkoja shapkat , por sado qe u mundova nuk i gjeta. Duket mi kishin vjedhur.
    Eca drejt cadres duke kapercyer njerezit qe rrinin shtrire e nuk me hapnin udhe.
    Sapo u fshiva me peshqir nje duhme rere me mbuloi te terin. Kerkova te lahesha , por dushe aty nuk kishte. Me ne fund duke duruar eren e paimagjinueshme te ujerave te zeza qe e kishim te pranishme gjithe diten, erdhi dhe pasditja.
    Mendova te fle pak ne shezlong. Sapo isha duke me zene gjumi, nje mushkonje tiger me pickoi, dhe pas saj edhe nja dy te tjera.
    C`mu desh mua qe theva kemben e erdha ne kete plazh. Doja te shkoja ne ndihmen e shpejte , por me thane se nuk ka gjekundi. Eh , thashe me vete; Po shkoj ne dhome te bej nje dush. Me kete qejf hyra ne ashensor , por nuk punonte. Mora shkallet me vrap dhe hyra ne banje gjithe qejf. U zhvesha dhe hapa rubinetin. Mos ! Nuk kishte uje.
    Etj, etj, etj,



    Per Davius;

    Lexo "Sirano de Berzherak" dhe do kuptosh se mund te kishe folur dhe me bukur.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    arturo na e ngrohe shpirtin me ato informacione pozitive qe ke sjelle.

    durresi dihet qe eshte bere per te vene dore, eshte punuar por ka edhe shume per te bere

    por kemi dhe pjese te tjera te bukura shqiperise ku mund te pushojme e te kenaqemi

    po nga zona e valbones a ka ndryshuar ndonje gje per mire se edhe atje eshte nje perle e rralle e vendit tone, por problemet dhe veshtiresite deri atje dihen

    nqs ke ndonje info per kete te fundit do ta lexoja me endje dhe do te jem mirenjohese
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  10. #40
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga hope31

    po nga zona e valbones a ka ndryshuar ndonje gje per mire se edhe atje eshte nje perle e rralle e vendit tone, por problemet dhe veshtiresite deri atje dihen

    nqs ke ndonje info per kete te fundit do ta lexoja me endje dhe do te jem mirenjohese
    Kam dajat e mamit nga Valbona (per fshatin ne Tropoje e ke fjalen apo per lumin ne pergjithesi?!) Kam qene atje, vertete eshte perle, shume bukur dhe paster, ama per peshkim e per te pire uje, se per te notuar, te hyn tartakuti . Si bije e Jonit qe jam (edhe mbese valbone kuptohet) s'kisha lekure per ujin e ftohte atje, vetem gishtat e kembes mezi fusja brenda. Ne mes te korrikut kam fjete me jorgan e batanije lol.

    PS: Flasim gjithmone per turizmin bregdetar, por bjeshket e Malesise duhet te kene gjithashtu perspektive. Eshte nje bukuri e virgjer, mahnitese, ama dhe duhet ruajtur si syte e ballit nga fenomene si prerja e pa kontrolluar e pemeve etj.

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Letrat e pashkruara
    Nga laguna blu në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 13-08-2015, 16:49
  2. Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 22:08
  3. Histori gjuetie me ish-udheheqjen komuniste
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 04:22
  4. Mrekullitë natyrore Shqiptare.
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 347
    Postimi i Fundit: 16-03-2003, 21:15
  5. Si do e kaloni sezonin e veres?
    Nga bursa33 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-07-2002, 13:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •