Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 67
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    or cun jo me kopi n paste se nuk ti lexon njeri artikujt, jep mendimet e tua

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,080
    Citim Postuar më parë nga Brari
    artur.. ti i ke shkruar keto?
    Ne se jo vere burimin dhe autorin..

    per demokratin brari

    postimet jane mare nga forumi parasjsa shqiptare , dhe ai ky forum i ka mare nga ana e vet nga revista spekter

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,080
    Citim Postuar më parë nga friendlyboy1
    or cun jo me kopi n paste se nuk ti lexon njeri artikujt, jep mendimet e tua
    mendimet dhe pushimet e mija ja ku i ke:

    www.gardaland.it

    www.sigurta.it

    www.funiviedelbaldo.it

    po boj qef se ma ka bo zoti rrisk

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    artur ..pergezime per shkrimet e bukura qe ke sjelle..

    vrojtus..interesante ajo puna bicikletes..

    do ta bej dhe une ate rruge ne ate menyre sa te me jepet rasti..

    me vodhen bicikleten para ca ditesh .. ate me te miren qe pata.. nejse do ja bej dermanin.. se kam disa bicikleta..

  5. #55
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga vrojtuesi
    Pas përfundimit të asfaltimit të pjesës së së fundit të rrugës nga Gjakova për Tropojë para disa javësh, shum qytetarë nga Gjakova kanë filluar ti kalojnë ditët e fundjavës në Valbonë.

    E kishte filluar e para Shoqata e malorëve të Gjakovës të cilët kishin buajtur me tenda aty dhe më pas e kishin vazhduar edhe shum qytetar tjerë. Një shok i imi kishte shkuar me biçikletë(!) dhe kishte vazhduar edhe gjer në Durrës. Për këte guxim të tij bile ia hapa edhe një temë në forum:

    ....... Pas kësaj, mjekja Valbonë dhe burri i saj kishin bërë një reklamë mes të njohurve dhe ndërkohë kishin shkuar edhe shum familje tjera për të njëjtin qëllim. Bile ka raste që kanë filluar edhe të shkojnë ta festojnë ditëlindjen atje!

    Kjo është një shembull se si arrihet deri te turizmi sëpari ai lokal e pastaj më i gjërë. Asnjë strategji politike dhe asnjë projekt kombëtar nuk mund të zbatohet në "letra" pa e zbatuar vetë populli.
    Pse s'thua ti, do nderruar pllaka, do thene bije Valbone, dhe mbese Vlore .

    Bej shaka, flm per kete informacion. Me kujtohen gjithmone si nje enderr e bukur udhetimet cdo behar ne B. Curr, ne Valbone. Ndermjet maleve "te ashpra" dilnin lugina mahnitese ... mbaj mend nje dite ndaluam diku buze Valbones, pime uje nga nje perrua, i ftohte por plote jete. Pastaj vajtem ne nje nga kusherinjte e mamit per skamna, jaammm, si e kane lengun.
    Pahhh, c'na kujtoni ato dite ... .

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ckuptim ka titulli i temes.. plazhi si ne kohen e qoftlargut?

    na e sqaroni pakez..

  7. #57
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Brar demokrati...

    Me që autori i temës na ka humb nëpër botën e quajtur internet (lol), si hapës i temës në fjalë, ndjej pergjegjësi morale t'i përgjigjem pyetjes tënde!


    Plazhi, si në kohën e qoftëlargut

    QOFTËLARGUT = Qoft + Larg, dmth diçka që duhet të jetë larg, largnesh, apo në anët tona i themi: Largqoftë. Pra diçka jo e bukur, dhe që nuk duam të na ndodh apo nuk është ashtu në të vërtetë. Me këtë shprehje ne diçka e largojmë nga vetja!


    Davius
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Davius
    QOFTËLARGUT = Qoft + Larg, dmth diçka që duhet të jetë larg, largnesh, apo në anët tona i themi: Largqoftë. Pra diçka jo e bukur, dhe që nuk duam të na ndodh apo nuk është ashtu në të vërtetë. Me këtë shprehje ne diçka e largojmë nga vetja!
    Davius: Qoftelargu nuk asht "Larg qofte".

    Qoftelargu = Satanai (Djalli), per te mos ja permende emnin, ngase edhe permendja e emnit ka qene si fjale e pakendshme per ne familje etj, dikur, e kane quajt "qoftlargu"

    Ndersa larg qofte, perdoret ne kuptimin qe thua ti, si deshire per te mos ndodhe dicka.

    Fjalen "Qoftlargu"=djalli e kane perdore edhe per Enverin ne disa shkrime por nuk e di a asht fjala per kohen e tij ketu...

  9. #59
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Unë shfletova fjalorin elektronik shpjegues, dhe më nxorri ato që thuash ty, por duke u bazuar në fjalët përbërse të fjalës QOFTËLARGUT, mendoja se është vetëm ndërrim vendesh të fjalëve Larg + Qoft!

    Ja shpjegimi nga fjalori:

    QOFTËLARG m. euf.
    Djalli, shejtani (sipas besëtytnive).


    Të flm Labeati për korrigjimin, se Brarit i kishte mbet hatri me spjegimin tim të pasaktë.


    Davius
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #60
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Artur djali,shikon sa me vlere e sa simpatik behesh kur sjelle materiale kaq te kendshme te Atdheut tone,te vuajtur por me bukuri magjepse,me histori...............,larg carcafeve te Irak-Libanit.

    Pergezimet e mia,o bashkatdhetar.

    Para pak kohe nga fillimi i Marsit,u mrekullova me bukurine e bregdetit nga Saranda deri ne Vlore.
    Kam pare shume ishuj te Greqise,Aruba,Xhamajke,Rep Domenikane,por edhe bregdeti yne nuk ngelet mbrapa.
    Eshte perle,eshte mrekulli.
    Rruget jane rruge dhish............,nje makine mezi kalonte.Nga Qeparoja deri ne Palase rruge e pashtruar.


    Kur shihje shkrepat gri te Llogarase ti shkelnin syrin detit blu,ndjeje shpirtin te dehej deri ne marramendje............
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 15-08-2006 më 23:52
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Letrat e pashkruara
    Nga laguna blu në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 13-08-2015, 16:49
  2. Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 22:08
  3. Histori gjuetie me ish-udheheqjen komuniste
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 04:22
  4. Mrekullitë natyrore Shqiptare.
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 347
    Postimi i Fundit: 16-03-2003, 21:15
  5. Si do e kaloni sezonin e veres?
    Nga bursa33 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-07-2002, 13:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •