Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 67 prej 67
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pra hapsi temes ka dashur te thote..plazhi si ne koh te enverit..

    por si eshte e verteta..

    plazhet.. nuk krijohen nga njerzit..por nga Natyra..nga mijra shekuj veprim e kunderveprim midis detit dhe tokes..

    jan te bukur thone plazhet ne karaibe apo tajlande apo ne australi egjetke..

    jan te bukur se i ka bere natyra jo fideli apo enveri apo duvaljeja..

    e bukur eshte llogaraja se e ka bere te bukur Natyra..mijvjecaret ..jo njerzit dje apo sot..
    e bukur eshte zona e valbones apo e lures po nuk eshte veper e saliut apo Zogut apo mehmet shehut..

    pra jan ceshtje gjeologjike.. ceshtje miljona vjetesh.. pra aty ku deti gjen nje toke ..Ranishte.. apo zhavorrishte krijon ate brezin e qendrueshem ku deti dhe bregu krijojne ate mrekulli natyre..qe i themi plazhe.. pra ku njeriu shkon kollaj..ecen kollaj mbi kte breg dhe ku po kollaj hyn e del nga deti.. etjetj..

    po njeriu ca ka te beje..
    po ka dhe njeriu..
    psh po te te hedhin naten me parashut e sdi ku ke rene.. ne mengjez edhe pa pasur harte e dallon se.. je ne malet e zvicer austrise apo te shqiperise..

    pra aty ku ka pasur me shekuj qeverri e kulture i gjen malet pothuajse sic i ka krijuar natyra..me pyje e bar e ujra te kulluara.. aty ku kan jetuar barbaret e ska pasur qeverri i gjen malet te shpyrfytyruara .. te shkatrruara bimesine pyjet kafshe e shpeze etj..

    sa me thelle shkojme ne historin shqiptare aq me te bukura i gjejme pyjet apo plazhet.. e same kendejza vijme aq me te bastarduara i gjejme natyren..

    pra i bie qe ne kohte qoftlagut..enverit pra ne rastin tone aq me te mira i kishim plazhe apo pyje se sa sot..sepse shekujt ja lan me te mira pyje e plazhe enverit se nanos apo berishes.. sepse enveri lindi me 1908 kurse nanot me berish ne 50 .. pra 50 vjet me vone..


    pra njeriu eshte faktor tek ne i shkatrrimit.. kurse ne rastin e zvicer austrise..njeriu ka qen faktor i nje fare ekuilibri.. natyror..

    pra plazhi ne koh te dulles pa diskutim ka qene me i mire se sot..

    durresi..ska me plazh..
    zinxhiri shumkatshave nga ura dajlanit deri ne golem.. eshte faktor minus per plazhin.. sepse prish natyren prish ate proces natyror mes tokes dhe detit..pra mamane qe krijon plazhet..
    dhe duke qene se zinxhiri shum katshave nuk eshte vec nje palesh po shum palesh.. pra nga bregu deri tek kodrat nuk jan nje pale shumkatshash por pafundesi radhesh me shumkatsha athere kiameti eshte bere shum me tragjik..

    Fieri apo lushnja dhe kavaja (bregdeti i kesaj zone) ala se ka ngrene.. pra ala nuk e kan pesuar ate qe pesoj plazhi klasik i Durresit.. dhe do Zoti qeverria firako lushnjaro kavajso rrogozhinse e kupton kte perparesi.. dhe i thot ndal "kapitalizmit" alla durres ne breg det..

    plazhi .. sic thame eshte krijim i mijra shekujve te betejes det-toke.. dhe natyra i ka krijuar si reren apo kumin si fundin e detit si zhukat e ferrat e shkurreta po pyllin .. breza breza sipas terrenit e klimes.. dhe po u prishen keto ska me plazh..

    Ndryshe nga greqia apo jugosllavia ne i kishim fal shekujve..miljona viteve.. keto cilesi te plazheve tona..

    Enveri nuk vuri dore shume mbi plazhet e kjo eshte nje mrekulli sepse u ruajt ajo cka kish krijuar natyra pra nena e plazheve..
    edhe ato ndertimet ne durres ne kohet zog-enver nuk arriten ta shkaterrojne plazhin.. deri diku mbeti plazhi aq sa ti thoshim plazh..

    me ardhjen e anarkise keto 20 vite te fundit.. morri fund plazhi i durrsit.. dhe quhet pllazh akoma vetem se ata qe shkojne jan injorante te llojit katundar tetovaro kosovar qe sdin cfar eshte plazhi..

    pyjet e pishave ne zonen plepa golem e tutje morren fund me sulmin frontal qe i beri dhe i ben cdo dite betoni i mafies..

    po mundohet sala tani te korigjoj dicka por e ka kot..
    deri sallaku ne vitet kur ishte prokuror (vazhdon te jete) eshte marre me gjueti plazhi.. pra me gllaberim trojesh .. pra pronesim siperfaqesh zhuko ferro ranishto-pyllore dhe o burra mbi te pallate hotel bordello..
    Kur me i madhi i mbrojtjes se shtetit eshte luftetar aktiv ne cetat apo hordhite qe shkaterrojne krijesen miljono vecare ..te natyres..pra plazhet.. mendo cbejn qent e vegjel..
    Deri Kadareja i madh apo i famshem.. lol.. merr pjese ne pronesim-ndertim vilo betono pyje zhuko shkurre -rrafshim.. mendo tjeret..
    deri meto shtangisti kryeminister qe duhet ti mbronte plazhet.. i sulet trojeve ranore pyje halore te bregut te bej vila per vete e per skraparllinj te inatosur mendo tjeret cbejne..
    edhe filozofi me parkinson arber xhaferri ka futur kthetrat ne kte procesin anti-plazh.. pra ka bere vil a hotel ne zonat ku epokat mijra vjecare krijuan plazhet..

    pra tek ne njeriu eshte armiku i plazheve..
    Thame pra se plazhi eshte krijes miljona vjecare.. dhe i duhet lene atyre qe do vijne pas mijra vjetesh..

    po keshtu sic po behet.. do i leme nje hale te madhe.. diku zhiv e nitrate e graso e nafte.. diku gure e hekurishte e mbetje azotikesh.. sic la enveri ne ca zona.. vlor e gjetke.. apo m.ut e shu.rre e plehra e beton sic po lene mekso nano metat..

    pse eshte zemeruar braho zabitet me berishen.. se berisha kerkon te beje ekuiliber mes qejfit te gjeneratave te sotme dhe plazhit si krijes natyre miljonavjecare.. qe i duhet dhe shqiptareve te viteve 2300 mirpo boset e bordellove e hoteleve pra mafia e ndertimit kan tjera aspirata.. e keta bose jane brahot me shoke..
    pra ceshtja e plazhit eshte ceshtje politike me rendesi te dores se pare..
    Ta ruajme plazhin qe na e fali natyra si nje plus te madh per kombin per cdo pjestar te kombit.. qofte korcar a tetovar skelar apo refugjat .. apo ta bejme PRONE te nje grushti qe duan ti nxjerrim fundin..dhjamin.. yndyren per xhepin e tyre e qe te ardhmes ti lene nje Hale gjigande te pa riparushme..

    disa e kan gjetur zgidhjen..

    len dashnoren si administratore ne hotel bordellin qe kane ne plazh..dhe vet me grate e tyre shkojne ne antalia apo korfuz.. apo dardhe apo paris..

    mirpo ..



    ketu ku jetoj un nashi.. plazhi eshte keshtu..

    dku nja 300-500 metra nga deti te le makina apo otobuzi.. me biciklet shkon dhe 100 metra afer.. pastaj afrohet njeriu te pylli.. aty heq rrobet e trasha e del me brek..e zbathur .trajset ne kurriz.. pastaj hyn neper shtegun e pyllit e mbas 50 100 metra neper p.ill del mes dunave te reres.. ku gjelberojne zhukat e shkurret.. e gjineshtrat e pastaj kalon mes tyre.. gjithnje duke ecur zbathur neper rere.. e del ne brezin e reres.. aty ulet ku te doje.. e diku me tutje pran pyllit ka dushe wc e cezma per gjith popullin.. pa leke.. e diku me tujte tek tuk..ndonje akullore-restaurant.. me veranda me dru te thjeshta..e plot drite e hije e cte duash.. kshu ishte dikur plazhi dhe ne shqiperi.. te pakten deri ne vitet 1960 -70 sic thone ekspertet.. pastaj u dh.je.. jo bunkeri jo zon kufitare..jo ste le polici jo ushtari jo fabrika llambes.. jo baza ushtarake.. jo blloku jo turizmi.. jo derdhja e marinzes jo gjanica e zeze jo nitrati i vlores jo delta shkumbinit me mbetje metalurgjiku..
    etjetj..

    nejse..po nje pis milet ska si ruan plazhet..

    edit durhami ktu e 100 e ca vjet me pare e vuri re barbarine shqiptare..


    qashtu.. ose q.ishtu..

    dhe ne fund.. ju ftoj te shijoni nje keng te denje per tu degjuar ne plazh..

    http://www.youtube.com/watch?v=zL0la...%20herzegovina
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 16-08-2006 më 02:00

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Brar, 2 fjale edhe une per plazhet ne Shqipni.

    Ne trasheguem plazhe te virgjena me 1945 per disa arsye;

    1) Si popull i vorfen e shume i mbrapambetun, shqiptaret (ashtu si ne pergjithesi popujt me influenca orientale) nuk e kane pase kulturen e plazhit-turizmit.
    edit Durham shkruen se ne fillim shek 20 kishte shume probleme me prefektat/mytesarifet turq qe i kerkonin me ngul shkakun e vizites ne Shqiperi, sepse udhetimi "per qejf"-turizem ishte jasht konceptit te tyne.

    2) Shumica e bregdetit ishte pa infrastrukture dhe e pa-banuar per shkak te mocaleve, kenetave, mushkajave.

    Ne kohen e pushtimit italian u bane disa ndertime te bukura neper plazhet kryesore Durres-Vlone-Sarande, masterplane moderne, vila etj, por qe per fat te keq (mire ishte te vazhdonte lufta edhe nja 4-5 vjet) pra mbeten pergjyse.

    Komunistat dhe Enveri nuk e ruajten aspak plazhin per hir te natyres o Brar.

    Perkundrazi, ne kohen e Dulles u mbushen plazhet me bunkera, pjeset ma te bukura u bane rezervat per Byrone e "udhheqesat" ose "zona kufitare". Populli kishte vetem nji cope rryp per ngjeshe si sardelet, po edhe ate nuk mund ta gezonte per arsye se duhej mik per ate numer te kufizuem kabinash, e sidomos te "prekurit" rralle u jepte kush kabine apo hotel.
    Pervec kesaj shume prej atyne barakave, nuk kishin as uje e as WC brenda, keto ishin publike.

    Pra populli i thjeshte duhej te shkonte ne plazh vetem te dielen (te shtunen ishte pune atehere), duke u rrase neper autobuza, trena apo ne kambe.
    Natyrisht ato te diela qe nuk kishte pune vullnetare apo "aksion per bujqesine".

    Natyrisht qe plazhi do te ruhet, kur te mos kete njerez qe ta perdorin.
    Po a pati ne kohen te Dulles, ndoj plan per zhvillimin e turizmit me hotele, rruge, infrastrukture.

    Nji M.... mender jush. Dulla nuk e donte aspak qejfin e as turizmin e as te huajt neper kambe. Ai donte punen e detyrueme e fukarallekun per me mbajte sistemine vet kriminel.

    Pra u ruajten plazhet se nuk u ruajt populli u Brar, qe nuk bani nji dite qejf.

    Ne rast se don me pa si ruhen vertete plazhet, shko jo ma larg se ne Mal te ZI (nuk po shtyhem per ne perlat e Kroacise etj).
    Aty megjithse asht shfrytezue me qindra-mija pushues ne vit prap jane shuma ma ne gjendje te mire se plazhet tona.
    Pse? Sepse asht menaxhue mire parja, edhe populli ban qejf edhe taksat mbidhen edhe investime e mirembajtje bahet, e edhe pare fitohen.

    Tek na pikerisht se kishte ket uri e injoprance e mungese plani, u ba masaker neper plazhe.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anëtarësuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Në tokat shqiptare
    Postime
    237

    Arritën fotot

    Citim Postuar më parë nga vrojtuesi
    [B]
    E kishte filluar e para Shoqata e malorëve të Gjakovës të cilët kishin buajtur me tenda aty dhe më pas e kishin vazhduar edhe shum qytetar tjerë. Një shok i imi kishte shkuar me biçikletë(!) dhe kishte vazhduar edhe gjer në Durrës. Për këte guxim të tij bile ia hapa edhe një temë në forum:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=71023
    Disa foto të bukura nga Valbona që mi solli ky biciklisti i temës së cekur
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anëtarësuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Në tokat shqiptare
    Postime
    237
    .................................................. ................???????????

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    flm Vrojtues, kishe sjelle gjera te bukura ne forum ne lidhje me ate qe kisha pyetur diku me larg

    ke pare ti qe cdo njeri perpiqet t'i beje reklame vendit te tij, dhe duhet bere kjo ne fakt

    duhet te zbulojme cdo cep te vendit tone
    e kemi te bukur
    turistet nuk e njehin akoma, se do te behet shqiperia e frekuentuar dhe e preferuar per ta

    edhe une kam kujtime te bukura nga dise udhetime qe benim ne valbone ne vere me klasen ose familjen gjate stines se pranveres dhe veres

    lumi, natyra, uji, ajri, ......................
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  6. #66
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202
    Po Ngadale Davius Po Si Mendon Me U Rregullue Gjerat Aq Shpejt Ne Plazhet E Durrsit Ku Deri Dje I Patur Bunkeret E Enverit Rreth E Qark Plazhes E Nuk Shkon Ajo Pune Aq Shpejt E Sa Per Pasterti Ne Let E Kemi Vetem Shikoj Qytet Shqiptare E Kosavare Se Si Duken E Ata Qe I Ndotin Qytetet Jane Edhe Ata Qe I Ndotin Plazhet E Bukura Te Durrsit Se Edhe Vet Isha Para Disa Ditve Ne Durres Por E Pash Shka Kishte Aty Mirpo Nuk E Zgjata Shum Dhe Ika Nga Aty Se Ishte Me Te Vertet Papasterti Qka Puntoret Per Pastrim Ishin Nonstop Ne Pune Mirpo Nuk Arrishin Te Pastronin Sa Kishte Papasterti Mirpo Siq Thash Duhet Kohe Qe Te Ndryshojn Keto Gjera Dhe Shpresoj Qe Do Te Permirsohen Gjerat Shum Shpejt Se Te Them Mikpritje Per Mua Ka Qenen Shum E Mir Nga Durrsaket Flm Shum Si Per Vete Edhe Per Familjen Time Tung

  7. #67
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Shifrat zyrtare tregojnë për 25 mijë turistë shqiptarë jashtë vendit duke shpenzuar mesatarisht 1200 euro secili

    Shqiptarët shpenzuan 30 milionë euro për pushimet jashtë



    Lindita Çela



    TIRANË- Rreth 30 milionë euro janë konsumuar nga turistët shqiptarë për të kaluar pushimet e tyre jashtë Shqipërisë vetëm gjatë dy muajve të fundit. Shifrat zyrtare tregojnë se rreth 25 mijë shqiptarë kanë kaluar pushimet e kësaj vere jashtë Shqipërisë duke shpenzuar mesatarisht 1200 euro secili. Të gjitha këto para kanë dalë jashtë vendit në një kohë kur mund të ishin shpenzuar ose investuar këtu. Ndërkohë, kësaj shifre duhet t’i shtohet edhe numri jo i vogël i pushuesve shqiptarë që kanë kaluar pushimet jashtë vendit duke u organizuar vetë pa kaluar nëpërmjet agjencive zyrtare të udhëtimit. Kësaj kategorie njerëzish i shtohen edhe agjencitë e vogla e të palicensuara si në kryeqytet ashtu edhe nëpër rrethe. Zyrtarisht në vendin tonë veprojnë 92 agjenci të ndryshme turistike, të cilat ofrojnë paketa të ndryshme udhëtimesh që fillojnë nga 400 euro për person, deri në shuma marramendëse.
    ***
    Shqiptarët që kanë shkuar jashtë vendit, sipas agjencive turistike, kanë udhëtuar kryesisht për në Turqi, Egjipt, Malin e Zi por edhe në Spanjë. Ndërsa sipas të dhënave të marra nga Tirana Airport Partners, mësohet se vetëm në muajin korrik, trafiku i pasagjerëve që kanë fluturuar me avionë e tipit “charter” nëpërmjet Rinasit, shkon në 10 800 pasagjerë në total. Duke iu referuar paketave turistike të ofruara nga agjencitë, mësohet se ato variojnë sipas kushteve të hoteleve nga 400 euro në 1200 euro për person. Ekspertët e agjencive tregojnë se mesatarisht çdo shqiptar, që ka udhëtuar jashtë, ka paguar të paktën 800 euro vetëm për paketën e tij turistike. Për 25 mijë persona, llogaria e thjeshtë aritmetike nxjerr se janë paguar rreth 20 milionë euro vetëm për shërbimet që ofron paketa turistike, pa llogaritur këtu shpenzimet e tjera, normale për një vizitor në vend të huaj si shoping, suvenire, aktivitete jashtë hotelit, shpenzime për mjekime të rastit, etj. Mesatarisht një personi që e ka parapaguar udhëtimin, fjetjen dhe ngrënien në hotel sipas paketës turistike, do t’i duhen mesatarisht 40 euro në ditë për shpenzime ekstra, domethënë rreth 400 euro për 10 ditë. Në total shpenzimet e turistëve shqiptarë jashtë vendit kanë arritur tek 1200 euro për person ose një total prej rreth 30 milionë eurosh. E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të mungesave të shumta të turizmit vendas si infrastruktura, kushtet e këqija por edhe çmimet e larta, të krahasueshme me pjesën më të madhe të zonave turistike të Europës.
    ***
    Edhe këtë viti Turqia mbetet vendi më i preferuar nga shqiptarët për të kaluar pushimet. Agjencitë turistike thonë se destinacioni i përzgjedhur nga shqiptarët për të pushuar ka qenë Turqia me plazhet e saj ekzotike. Aq i lartë ka qenë numri i kërkesave saqë agjencitë turistike kanë shtuar në mes të sezonit numrin e avionëve specialë. Bëhet fjalë për plazhet e Turqisë si Antalia, Kemeri, Bodrum, Alanya etj. Nga informacioni i marrë pranë disa agjencive turistike në Tiranë, mësohet se një numër jo i vogël pushuesish kanë preferuar të akomodohen në hotele luksoze me pesë yje, me sistemin “all includet” apo “ultra all includet”. Megjithatë punonjësit e agjencive shpjegojnë se kërkesat varionin nga hotelet me një yll, deri tek ato me pesë yje. Duke marrë parasysh edhe eksperiencat e viteve të shkuara këtë verë shqiptarët kanë preferuar hotelet me pesë yje pasi realisht në Turqi sistemi i yjeve në hotele nuk ka fare lidhje me sistemin që vepron në të gjithë botën. Turqia, si pjesa më e madhe e hoteleve turistikë në vendin tonë, i vendos yjet sipas dëshirës. Shifrat zyrtare tregojnë se në një hotel me pesë yje, paketa turistike për 10 ditë, për dy persona fillojnë me shumën minimale të 1200 eurove. Këto hotele ofrojnë jo vetëm tre vaktet falas brenda paketës, por edhe vakte të ndërmjetme, pije, snack-e, si dhe pishinën, palestrën, saunën, argëtime të tjera, disko, pub dhe programe të përnatshme. Në hotelet me tre yje, që janë oferta të mesme, çmimet shkojnë deri në 1300 euro në çift për 10 ditë pushime me të gjitha të përfshira. Në hotele me katër yje ofertat janë më të kushtueshme dhe shkojnë deri në 1600 euro në çift për dhjetë ditë pushime, por edhe më shtrenjtë.

    Shifrat


    25 mijë persona kanë lënë Shqipërinë për të pushuar këtë vit jashtë vendit
    Mesatarisht çdo person ka paguar një paketë turistike prej 800 eurosh
    Përveç paketës së pushimeve janë shpenzuar mesatarisht rreth 40 euro në ditë
    Në total paketat e pushimeve i kanë kushtuar shqiptarëve rreth 20 milionë euro
    Ndërkohë shpenzimet ekstra i kanë kushtuar pushuesve edhe 40 euro të tjera
    Gjatë dy muajve nga vendi kanë dalë 30 milionë euro, të shpenzuara për pushime
    Gjate dy muajve ne vendin tone kanw mbërritur rreth 80 mijë turistë të huaj.


    Shekulli
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema të Ngjashme

  1. Letrat e pashkruara
    Nga laguna blu në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 13-08-2015, 16:49
  2. Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 22:08
  3. Histori gjuetie me ish-udheheqjen komuniste
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 04:22
  4. Mrekullitë natyrore Shqiptare.
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 347
    Postimi i Fundit: 16-03-2003, 21:15
  5. Si do e kaloni sezonin e veres?
    Nga bursa33 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-07-2002, 13:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •