Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 67
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Nga qëndrimi


    Kjo është Shqipëria ime, e njëjta si me atë të kohës së Enverit. Nuk ka fat për ndryshime dhe me sa duket edhe me atë të atyre, që do të vinë më pas do të flasin njësoj…Më pak zhurmë. Tirana e zhuritur në pluhur dhe në diellin që nuk di ti fshihet prej vitesh që nuk mbahet mënd.

    Më duket se nuk do ushqej kurrë iluzione për vendin tim…Në fakt, ishte një ditë plazhi e vërtetë.


    Hej Davius !
    Ti nuk paske shkuar ne plazh , por ne Geto.
    Me vjen keq te debatoj me ty , pasi gjithmone me kane pelqyer shkrimet e tua. Por me duhet t`a bej kete.
    Zoteri , ne nuk mburemi se plazhi i Duresit eshte me i bukur , me i paster, me komod se ai i Miamit. Jo, Nuk e themi kete. Por ne Dures nuk eshte plazhi 10 metra katrore, e as vetem atje ku ke shkuar ti. Aty eshte fillimi i plazhit e atje shkojne gjithe fukarenjte qe nuk kane mundesi per me tej, pasi jane ne kembe, pa mjete motorike.
    Por po te kishe shkuar edhe 500 metra me tutje me siguri nje pamje tjeter do te te hapej perpara syve. Aty fillon plazhi i bukur i Duresit.
    Nuk them se nuk ka mungesa edhe aty. Por nuk eshte Bejrut, te jesh i sigurte. E ca me tej akoma ka investime edhe me te medha e me te bukura. Sigurisht qe aty ku ke qene ti i dashur mik , nuk mendoj se prisje dicka me te mire. Secili gjen veten ne kete bote. Nese mendon se vendi yt nuk eshte atje, largohu dhe mos fyej ata qe me kenaqsi degjojne BBF ne, apo hane salcicet e tymosura. Shko me tej miku im dhe kur te vish deri tek une , do te te tregoj se aty ka vende qe ti nuk ke per t`i gjetur asgjekundi.
    Me respekt Asteraki.

    Ps;
    Nese vertet te intereson te kalosh bukur ne plazh me dergo mp dhe une mund te te orientoj se ku degjohet muzike e zgjedhur, se ku ka shezlonge cilesore, se ku mund te hash si zoteri, etj.
    Me pese aspra, dashka vere te mire miku ...........????????
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Jo vetem ne Shqiperi edhe ketu ne Athine te vesh ne nje plazh te njejtat gjera ndodhin keshtu qe jane edhe te shtrenjta shume.Leja e hyrjes qe te hysh ne plazhin me te njohur te Athines eshte 17 euro vetem ne weekend edhe prap ska me shume nga ato plazhet qe jane pa leje hyrje.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,034
    Pogradeci 45 ditė kryeqytet i verės


    Sapo ngjitesh nė majėn e Qafė Thanės, befas para syve tė shfaqet hapėsira e kaltėrt e liqenit tė Ohrit. Vėshtrimi vetiu ndjek pėrkundjen e valėve dhe rrėshqet drejt brigjeve dhe pas pak si nė njė ekran tė madh tė shfaqet qyteti i Pogradecit i tėri i futur nė gjirin e liqenit me parqe tė pafund, me lule erėmira dhe trėndafil qė prej shumė kohėsh i kanė dhėnė qytetit epitetin “Qytet i Luleve”. Qyteti i Pogradecit, ėshtė qyteti i lashtėsisė dymijė vjeēare para erės sonė. Dikur qyteti ėshtė quajtur Lyhnida (qė do tė thotė dritė). Ėshte qyteti magjik qė vetėm nė ėndėrr ėshtė i vėrtetė, qyteti i turistėve tė shumtė, i adhuruari i poetėve, i shkrimtarėve dhe i piktorėve, “muaji i mjaltit” i tė sapomartuarve, kėnaqėsi e admiruesve tė ujit tė ėmbėl, qyteti i Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit, qyteti i koranit, peshkut tė rrallė qė gjėndet vetėm nė kėtė liqen, i verės artizanale qė vendasit e prodhojnė vetė dhe i gatimeve tradicionale. Qyteti i Pogradecit ėshtė njė nga mrekullitė qė natyra e njerėzit e saj me mikėpritjen, dashurinė dhe qetėsinė e tyre nuk tė lėnė tė largohesh pa marrė me vete dashurinė e mallin pėr t’u kthyer sėrish.

    Ēfare iu ofron Pogradeci pėr pushime?
    Uji i kaltėr i liqenit dhe plazhet janė njė nga tė veēantat e qytetit turistik. Shumėllojshmėria e tyre i ve pushuesit nė njė dilemė se ku duhet tė pushojnė. Ėshtė njė vijė liqenore prej 24 km plazh nga fshati Lin deri nė doganėn e Tushemishtit. Kėto plazhe fillojnė nga shkėmbi i Linit, plazhi nė zonėn e Piskupatit, plazhi i Pojskės, plazhi nė zonėn Udenish-Memelisht, plazhi tek fortesat, plazhi nė territorin e qytetit, plazhi tek vilat, plazhi nė Drilon e Tushemisht. Pėr kėnaqėsinė e pushuesve janė krijuar edhe disa plazhe private.

    Hotelet
    Ndėrtimet e reja kanė pushtuar vitet e fundit Pogradecin. Hotele dhe motele te shumta pėrgjatė gjithė bregut ku pronarėt e tyre kanė bėrė maksimumin pėr tė kėnaqur pushuesit. Pronari i kompleksit turistik nė Pojskė tė emėrtuar “Lyknida”, Naim Bregu thotė se jemi pėrpjekur tė bėjmė mė tė mirėn qė pushuesit tė ngelen tė kėnaqur. Tek Lyhnida nė Pojskė, perveē plazhit tė pastėr dhe hoteleve nė kompleksin turistik, ndodhen edhe vila tė veēanta pėr familjet, me pishinė nė mes. Hotel “Shėn Naumi” qė ndodhet pak mė tutje ėshtė i “zhytur “ i tėri nė liqen me kushte nga mė komodet, me tavernė e kuzhinė tradicionale, me dhoma nga ana e liqenit qė tė duket sikur valėt e liqenit i ke nėn jastėk.
    Nė qytet brenda, me parametra bashkėkohore, krejt i restauruar ju mirėpret hotel turizmi i dikurshėm “Enkelana” mjaft komod pėr turista, me kuzhinėn tradicionale Pogradecare. Nė qendėr tė qytetit ndodhen edhe tre hotele tė tjera “Tea”, “Royal” dhe “Borana”. Duke vazhduar me ish shtėpitė e pushimeve tė punėtorėve qė janė kthyer nė hotele turistike, “Korēa” dhe “Kalaja”.
    Suprizė ngelet “Driloni” i zhytur nė njė park tė madh prej 14 ha me lumin e Volorekės nė mes. Aty ndodhet vila “Art”, dikur rezidencė ku pushonte Hoxha, me bare, restorante, hotele nga mė komodet dhe vetėm mė pak se 1km shfaqet Tushemishti, i preferuari i turisteve tė huaj, gjermanėve, anglezėve, zviceranėve, austriakėve. Nė breg ndodhet hotel “Milenium “ ose siē quhet ndryshe hoteli i vipave. Aty befasohesh me gjithēka, me plazhin e pastėr, lulishten e rrallė, luksin e hotelit dhe kuzhinėn e veēantė shqiptaro italiane. Nga duart e mjeshtrit Tola Gusho mund tė porositni e tė gjeni gjithēka. Pronari i lokalit tė mileniumit Pandi Llakmani thotė qė ne e dimė gjėndjen ekonomike prandaj ēmimet e dhomave variojnė tek 3000 lekė nata dhe ēmimet e restorantit janė normale pėr xhepat e shqiptarėve. Nė Tushemisht ndodhen hotele dhe motele tė tjerė, aty shtrihet edhe turizmi familjar dhe pak mė tutje ndodhet restorant “Peshku”, pranė burimeve tė ujit ku mund tė serviret tava e rrallė me Koran dhe peshk tė freskėt.

    Jeta e natės
    Pasi ke shijuar ujin e liqenit dhe plazhet e bukura, drekėn e shijshme dhe ēlodhjen nė hotel, qyteti i Pogradecit tė ofron njė jetė aktive e tė gjallė. Shėtitorja buzė liqenit me parkun e madh, i cili zė njė sipėrfaqe prej 320 mijė metro katror, flladi i liqenit qė tė dhuron njė freski qė nuk mund ta gjesh nė asnjė vend tjetėr. Pėr moshat e reja funksionojnė gjithė natėn disko “Pelion” dhe disko “Vilat” nė fund tė rezidencės qeveritare. Nė mes tė parkut dhe liqenit ndodhet bar restorant 1Maji i cili funksionon gjithė natėn me muzikė e kėngėtarė live. Janė kėto disko e lokale nate qė i mirėpresin tė gjithė ata qė dėshirojnė tė humbasin kufirin midis ditės e natės.

    Ēfarė mund tė vizitoni nė Pogradec?
    Qyteti i Pogradecit e liqeni i tij rezultojnė vendbanime qė nė periudhėn Neolitike (6mijė vjet para erės sonė). Ju qė do tė pushoni nė Pogradec mund tė vizitoni :
    1) Kishėn palokristiane dhe mozaikun shumėngjyrėsh tė linit tė ndėrtuar nė shekullin e V-VI tė erės sonė.
    2) Urėn e Golikut, urė e rrugės Egnatia.
    3) Kalanė e Pogradecit qė i pėrket shekullit tė V tė erės sonė deri nė shek e XIX.
    4) Kulla e shpatit tė Blacės qė ka njė shtrirje kohore nga shekulli XII para erės sonė deri nė shekullin e III tė erės sonė.
    5) Varret monumentale tė Selcės qė datojnė me shekullin e IV para krishtit.

    Pasaporta e Qytetit Pogradec
    - Popullsia e qytetit: 40 mijė banorė nė sezonin veror dyfishohet nga pushuesit.
    - Sipėrfaqja nė km katrore: 13 km.
    - Rrugė tė asfaltuara: 14 km.
    - Sipėrfaqe tė gjelbėruara: 320 mijė metėr katror.

    Pasaporta e liqenit
    – Emri: Liqeni i Ohrit
    - Mosha: 2 –4 milion vjet
    - Vendndodhja: Shqipėri-Maqedoni
    - Ngjyra: E kaltėr
    - Gjatėsia: 30 km
    - Gjerėsia: 14.5km
    - Thellėsia max: 289 m
    - Bregliqenor: 88 km
    - Lartėsia mbi nivelin e detit 595 m
    - Sipėrfaqja e liqenit: 358 km katror
    - Tejdukshmeria e ujit:18 m
    - Uji i ndėrrohet liqenit njė herė nė 60 vjet.
    - Liqeni ushqehet: 70% nga liqeni i Prespes e nga 40 lumenj e pėrrenj qė ndodhen atje.
    - Nėn tė rriten 40 specie tė rralla midis tyre peshku mė i shijshėm qė ėshtė korani.
    - Temperatura mesatare nė verė: 27 gradė celcius

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,034
    Plazhi i Shėngjinit, njė mrekulli sidomos pėr fėmijėt


    Legjenda dhe gojėdhana thotė: “nuk ka njė lezhian me flokė tė krehun”. Kjo si pasojė e erės sė detit Adriatik qė vjen drejt brendėsisė sė tokės me erėn e jodit dhe freskinė e ujit. Natyra ka bėrė shumė mrekulli nė tokėn shqiptare duke kombinuar sirenat me shtojzovallet. Dhe njė perlė e detit Adriatik ėshtė dhe Shėngjini. Ai shtrihet nga fillimi i portit dhe mbaron nė fund tė Kunes, qė ėshtė mė ujė tė ėmbėl. Ka njė shtrirje bregdetare prej 8 kilometrash dhe njė klimė shumė tė preferueshme nė kohėn e verės, duke kombinuar hijshėm natyrėn mesdhetare me freskun e malit dhe tė gjelbėrimit.

    Pjesa mė e preferuar ėshtė Kompleksi “Dora”, qė ėshtė ndėrtuar nė qendėr tė qytetit, aty ku dikur ka qenė kampi i punėtorėve. Aty ndėrpritet plazhi dhe nė krahun tjetėr ėshtė njė tjetėr plazh natyror, i quajtur Vait. Nė kėtė vend ka njė bukuri tė rallė natyrore, por akoma nuk ėshtė investuar asgjė, pėr t’i siguruar pushuesve njė qėndrim tė rehatshėm. Shumė i njohur qė nė kohėn e diktaturės ėshtė edhe plazhi i Talies, ku rėra ėshtė e zezė dhe kokėrmadhe dhe deti mė gjithė karakteristikat e Adriatikut.

    Pushuesit nė Shėngjin mund tė nxihen, por pėrgjithėsisht ato nuk digjen. Dhe kjo ndoshta ėshtė karakteristika mė e bukur e plazheve krijuar nga natyra rrėzė maleve. Ka ditė tė veēanta qė ka pak erė. Bregu ranor ėshtė shumė i gjerė me rėrė, qė shkon deri 130 metra. Rėra ka njė pėrmbajtje tė madhe tė jodit dhe ėshtė shumė e shkrifėt. Nuk ka pėrzierje me lėndė tė huaja, dhe shkundet menjėherė. Bregdeti ėshtė i cekėt, rreth 60 metra, ku mund tė lahen fėmijėt pa asnjė lloj problemi dhe thellėsia e detit vjen graduale. Mė pas vjen njė breg i dytė i cili vazhdon rreth 200 metra nė lartėsinė e njeriut.

    Pėrveē kushteve tė pėrmirėsuara sot shteti ka marrė masa shumė tė rrepta pėr tė patur njė qetėsi harmonike dhe tė sigurt gjatė kohės sė plazhit. Policia ėshtė gjithnjė e pranishme nė bregun e detit, dhe qetėsia ėshtė ideale pėr njė pushim adeguat pėr familjet dhe pėr tė rinjtė. Dikur kanė qenė problem mushkonjat, sot ato evitohen para fillimit tė plazhit, dhe zakonisht si drejtuesit e hoteleve edhe pronarėt e dhomave kanė marrė masa paraprake pėr eleminimin e tyre. Nė pjesėn mė tė madhe banesave dhe sigurisht nėpėr hotele janė marrė tė gjitha masat pėr furnizim me ujė dhe me energji elektrike gjatė gjithė periudhės sė pushimeve.

    Peshkimi ka qenė shumė i zhvilluar, por tashmė ai ėshtė mė i ralluar. Kjo gjė i ka bėrė shumė mirė rritjes sė numrit tė peshqve. Peshku mė i zakonshėm nė Shėngjin ėshtė levreku, koca, karkaleci. Njė pjesė e peshkut shkon dhe jashtė. Shėngjini ka reth 3000 banorė, por sigurisht popullsia rritet nė kohėn e verės. Njė dhomė merret me 20000-25000 lekė pėr 15 ditė. Bimėsia ėshtė e mbjellė. Ajo ėshtė pyllėzuar nė kohėn e diktaturės dhe gjatė viteve tė demokracisė pėrgjithėsisht i ka shpėtuar zjarreve dhe dėmtimeve tė qėllimshme. Gjatė dimrit fryn era e veriut . Bregdeti ėshtė i rrethuar nga Mali i Shėngjinit, qė ėshtė me tė vėrtetė diēka pėrrallore dhe qė mund tė ketė shumė perspektivė vitet e ardhshme. Kryesore ėshtė ndėrtimi i njė teleferiku dhe ndėrtimi i njė rruge. Kjo do sillte njė frekuentim mė tė madh tė kėsaj bukurie njerėzore dhe natyrore. Klima nė pėrgjithėsi ėshtė e butė dhe nė pėrgjithėsi nė Shėngjin dhe kur bie borė ajo shkrin brenda njė kohe tė shkurtėr. Porti i Shėngjinit funksionon. Tani ėshtė ndėrtuar pjesa e Kalatės pėr tė zgjeruar thėllėsinė e portit dhe kjo do jetė njė nga sukseset mė tė mėdha nė kėtė zonė, pėr faktin se do mundet tė lidhė turistėt e huaj me kėtė vend tė mrekullueshėm

    Njerėzit
    Qytetarėt e Shėngjinit kryesisht jetojnė me tė ardhurat e emigracionit. Gjithashtu me peshkim, ka shumė tė punsuar nė port dhe njė pjesė punon vetėm nė stinėn e verės me pushuesit. Tashmė ka shumė familje qė kanė krijuar klientė tė pėrhershėm si nga Kosova, Maqedonia dhe nga Shqipėria. Tashmė dhe qytetarėt e Shėngjinit e kanė kuptuar qė e ardhmja e tyre ėshtė turizmi. Ato janė njerėza tė mirė, tė butė dhe shumė tė qetė.

    Ku mund tė akomodohesh
    Objektet kryesore janė qendra turistike “Dora“, hotel “President”, hotel “Ermiri”, ish pallati i pionierėve ėshtė rikonstruktuar si dhe njė hotel tjetėr “Kumanova”. Shėngjini frekuentohet shumė nga tiransit dhe veriu i Shqipėrisė, por dhe nga qytetarė tė tjerė tė Shqipėrisė. Nė fakt kush vjen pėr herė tė parė nė Shėngjin kthehet gjithnjė si pėr kuzhinėn dhe pėr natyrėn e mrekullueshme dhe pėr mikpritjen e vendasve.

    Kohėt e fundit plazhi frekuentohet dhe nga shumė shqiptarė tė Maqedonisė. Por Shėngjini ėshtė njė vend qė mund tė frekuentohet dhe nė fundjave, ose dhe thjesht pėr njė darkė. Me rrugėn e re qė ėshtė bėrė Tiranė – Shėngjin, 65 km, ėshtė vetėm njė orė, dhe kjo ka ndihmuar shumė nė rritjen e klientelės.

    Kuzhina
    Kryesisht nė lokalet e Shėngjinit gatuhet peshku. Supa e peshkut ėshtė karakteristike e gatimit dhe bėhet me pjesė tė peshkut. Ėshtė njė supė e lehtė dhe shumė e ushqyeshme. Karkaleci bėhet dhe i zgarės dhe i lyer me vezė. Gjithashtu pėrdoren shumė dhe frutat e detit. Ajo shoqėrohet me raki dhe me verė. Mė parė pėrdorej vera e Kallmetit, por kryesisht sot pėrdoret vera e Durrėsit.

    Plazhi i Shėngjinit ka veti tė veēanta kurative pėr pushuesit. Duke qenė me njė pėrmbajtje jodi tė lartė ai kuron pjesėn mė tė madhe tė sėmundjeve tė reumatizmės, dhe ėshtė i kėshilluar nga tė gjithė specialistėt. Gjithashtu pėr fėmijėt e vegjėl ėshtė i kėshilluar nga pediatrėt.

    Shėngjini ka njė karakteristikė tė veēantė. Duke qenė pranė Lezhės, qytetit ku ka varrin Skėndėrbeu, heroi kombėtar shqiptar dhe ku ėshtė bėrė dhe Besėlidhja e Lezhės, tė gjithė turistėt qė vijnė me pushime nė Shėngjin, kalojnė njė mbasditė nė kėrkim tė historisė sė heroit mė nė zė tė Shqipėrisė. Lezha ėshtė 5 km larg Shėngjinit dhe ka njė kala shumė interesante. Po nga Lezha mund tė shkohet pėr nė Shkodėr qė ėshtė 45 km dhe ku mund tė shihet dhe kalaja e Rozafės. Gjithashtu nga Lezha mund tė shkohet nė Krujė qė ėshtė pėrsėri rreth 45 km.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,034
    Zogaj, Plazhi i Bukur i Shkodrės

    --------------------------------------------------------------------------------

    SHTRIRJA

    Vetėm 12 km larg qendrės sė qytetit tė Shkodrės, rrėzė malit tė Taraboshit, nė brigjet e liqenit tė Shkodrės, shtrihet Zogaj, e pėrfshirė nė vijėn e verdhė tė qytetit. Ajo vjen menjėherė pas Shirokės dhe bashkė me tė janė ndėr plazhet mė tė bukura tė veriut. Zogaj ka njė sipėrfaqe prej 842620 metėr katror bashkė me bregun prane pjesės sė liqenit qė ndodhet aty. Ndėrsa Shiroka ėshtė shfrytėzuar sė tepėrmi para viteve 90-tė, Zogaj u frekuentua pas kėtyre viteve, pasi mė parė ishte zonė kufitare dhe nuk shkonin dot pushues. Aktualisht, Shiroka shfrytėzohet si pikė ndaluese dhe mė pak si plazh, ndėrsa mė i frekuentuari ėshtė plazhi i Zogajt. Kėtu ndodhen mbi 100 shtėpi me rreth 500 banorė. Ato janė shtėpi me shkallė tė gurta nė hyrje tė oborreve e tė banesave, me rrethim guri, kryesisht dykatėshe. Nė stinėn e verės shtėpitė vihen nė dispozicion tė pushuesve. Pėr tė shkuar nė Zogaj kalon urėn e Bunės, kthehesh djathtas dhe udhėton nė rrugėn rrėzė Taraboshit e cila tė ēon fillimisht nė Shirokė e pastaj nė Zogaj.

    PASURITĖ NATYRORE
    Zogaj ka njė plazh tė mrekullueshėm qė laget nga uji i liqenit tė Shkodrės. Relievi i saj ėshtė i ulėt, kodrinor. Buzė liqenit ka mjaft gjire tė vegjėl shkėmborė e plazhe me zhavor tė veshur me gjelbėrim pėrreth. Nė Zogaj ka shkurre mesdhetare si dhe bimėsi tė kultivuar tradicionalisht si ullinj, fiq, mana e hardhi. Klima kėtu ėshtė shumė e shėndetshme qė ndikohet nga prania e liqenit dhe malit fare pranė. Temperatura mesatare e korrikut ėshtė 25 gradė Celcius. Ajri i pastėr, liqeni me ujin qė nė kėtė pjesė ėshtė i pastėr, mali e pamja e bukur e bėjnė kėtė plazh shumė tė pėlqyeshėm dhe tė shėndetshėm, sidomos pėr fėmijėt. Zogaj ėshtė njė zonė e pasur dhe me bimė mjekėsore si sherebela, mendra, gjethe lari, trumza, mullaga etj. Zona e liqenit ka peshq si krapi, gjuca, ngjala etj.

    TRADITA
    Banorėt e zonės kanė profesion kryesor peshkimin dhe kėtė ua afrojnė dhe pushuesve qė kanė dėshirė tė zėnė peshk. Gratė merren me punimin e qilimave tė njohur jo vetėm nė Shqipėri. Nėpėr shtėpi pėrveē pemėve frutore tė shumėllojshme dhe perimeve qė mbillen, banorėt prodhojnė edhe nėnprodukte prej tyre qė ua afrojnė pushuesve dhe qė pėlqehen mjaft. Tė tillė janė reēelėrat e ndryshėm, thanaku i bėrė nga thanat, pistili i bėrė nga kumbullat, pekmezi i bėrė nga manat etj. Peshkimi bėhet me varka jo tė mėdha dhe kryhet me rrjeta, grepa e mresha. Nė verė pushuesit shėtisin mjaft me varka nė liqen, nga banorėt mikėpritės e dashamirės tė zonės. Njė gatim karakteristik i Zogajt i cili pėlqehet mjaft nga pushuesit ėshtė tava e krapit. Turistėt interesohen edhe pėr mėnyrėn e gatimit tė saj e cila ėshtė e veēantė. Kjo pėr faktin se pėrbėrėsit e saj merren direkt nga liqeni dhe nga kopshtet e banorėve. Qepa, hudhra, salca e bėrė vetė nga domata apo speci, pistili dhe uthulla pa kimikate e bėjnė kėtė gatim tė veēantė. Servirja e pjatave me gatime prej produkteve tė kopshtit ėshtė mjaft e kėndshme pėr pushuesit. Traditė e zonės ėshtė dhe pėrgatitja e vajit tė ullirit, proēes ky qė tėrheq vėmendjen dhe ngjall kureshtjen e pushuesve. Saragat janė njė tjetėr specialitet i zonės. Ky lloj peshku zihet nė liqen dhe tymoset duke kaluar disa etapa.

    PUSHUESIT
    Zona e Zogajt ka fuqi tėrheqėse natyrore.Prania e liqenit pėr plazh dhe klima e shėndetshme e bėjnė atė tė pėlqyeshme pėr pushuesit. Zogaj frekuentohet kryesisht nė verė nga pushues familjarė qė kalojnė kėtu dy javė apo njė muaj. Numri i pushuesve gjatė verės shkon 300-500 vetė nė pikun e sezonit, pa pėrmendur pushuesit e shumtė ditorė. Ēmimet e dhomave nė shtėpitė e banorėve shkojnė 8000-10000 lekė. Nė hotelin e vetėm qė ndodhet kėtu ēmimet shkojnė 18000 -20000 lekė pėr dy javė dhe dhomat familiare i kanė paisjet e kushtet e nevojshme. Shtėpitė ndodhen rrėzė malit ose nė pjesėn e poshtme tė tij jo larg plazhit. Rruga nga Shiroka deri nė Zogaj ėshtė e ngushtė, por lokalet e shumta buzė liqenit, njė pjesė e tė cilėve me shkallė qė zbresin nga rruga, kanė bėrė zgjerime tė pjesshme dhe vende parkimi pėr makinat. Nga ura e Bunės, nė Shirokė e deri nė Zogaj ka mbi 50 bare e restorante. Zogaj frekuentohet pėr ujin e pastėr tė liqenit, peisazhin piktoresk, klimėn, qetėsinė, mikėpritjen e dashamirėsinė e banorėve tė saj.

    “Konti i Monte Kristos shkodran” premton mrekullinė ne mes tė liqenit

    Nė liqenin e Shkodrės, sapo kalon kthesėn e parė nė drejtim tė Shirokės, shikon njė ishull tė gjelbėruar. Pranė tij janė edhe disa ishuj tė tjerė tė vegjėl tė formuar nga gėrryerjet e tokės prej ujrave tė liqenit. Shumė vite mė parė ato kanė qenė tokė e bashkuar me livadhet pranė liqenit, qė pėrdoreshin si pyje pėr t’i marrė lėndėn drusore ose pėr kullota. Ishulli mė i madh ka njė sipėrfaqe 2800 metėr katror dhe nė tė ndodhen rreth 300 rrėnjė shelgje si dhe bar i dendur. Ky ishull, pronė e dikurshme e familjes Lici, ėshtė menduar tė shfrytėzohet, pa e dėmtuar natyrėn. Mustafa Lici dhe Ismet Ademi kanė filluar investimin pėr ta bėrė ishullin njė ndėr vendet mė tėrheqėse e mė tė frekuentuar pėr vizitorėt jo vetėm shkodranė. Ato do tė ndėrtojnė njė kopėsht zoologjik me 97 lloje speciesh, ndėr to shpendė dhe 37 lloje kafshėsh tė rralla tė sjellura nga jashtė siē ėshtė dhia e bardhė, gomari i bardhė etj. Kafazėt do tė ndėrtohen tė mbėshtetur mbi shelgjet shekullore, pa i dėmtuar ato.

    Pėr tė penguar gėrryerjen e tokės sė ishullit nga rrjedha e ujrave tė liqenit, do tė bėhet izolimi i tij me rrjeta me gurė, njė metėr tė gjėra dhe tre metėr tė thella. Pėr kėtė izolim do hidhen 600 kamionė me gurė dhe 320 kamionė me pluhur guri. Nė pesė muaj tė vitit ishulli mbulohet nga uji deri nė 70 cm, dhe pėr tė evituar kėtė mendohet tė hidhen dhera tė cilat shtypen mbi shelgje dhe rrisin nivelin e ishullit me mbi 80 cm. Transporti i materialeve bėhet me tankier, ndėrsa kur tė fillojė funksionimi pėr vizitorėt do vihet nė dispozicion njė skaf 50 vendėsh qė pėr pak minuta do pėrshkojė distancėn nga rruga. Pėrveē kopshtit zoologjik nė ishull do tė ketė dhe cirk pėr fėmijėt si dhe pije freskuese. Nuk do tė pritet asnjė pemė, por do mbillen tė tjera, thotė Lici, duke shtuar se njė degė mė pak ėshtė njė dėm mė shumė. Investimi i cili kap shuma tė mėdha, mendohet tė pėrfundojė pas dy vitesh. Investitorėt Lici e Ademi kanė pėrcaktuar edhe tarifat. Pėr transportin me skaf ato do jenė 100 lekė pėr person, ndėrsa vizita nė ishull bashkė me argėtimin nė cirk do jetė 1 dollar pėr person, me njė orar tė pakufizuar.Qėllimi ėshtė shfrytėzimi i ishullit duke e bėrė mė tė bukur dhe duke e lėnė tė paprekur atė si monument natyre.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,034
    8 shtatori, festa e Ardenicės


    Nė njė varg kodrash qė shtrihen nė mes tė fushės sė madhe tė Myzeqesė, nė drejtimin veri-jug, nė pikėn mė tė lartė tė tyre ndodhet Manastiri i Ardenicės qė ėshtė quajtur “Kėshtjella e Myzeqesė”. Ai nė shekuj ka qenė njė qendėr e rėndėsishme shpirtėrore, kulturore dhe historike e Kishės ortodokse. Njė nga arsyet kryesore ka qenė afėrsia e manastirit me rrugėn e rėndėsishme “Egnantia”, rrugė qė lidhte Evropėn Perėndimore me atė lindore nėpėrmjet porteve detare tė Vlorės dhe Durrėsit. Kjo rrugė shkonte nė Kostandinopojė nėpėrmjet Ohrit, Manastirit dhe Selanikut.


    Manastiri i ėshtė kushtuar lindjes sė Hyjlindėses Tėrėshenjtė (nėnės sė krijuesit, Maria) dhe mė 8 shtator ėshtė festa e saj. Nė kishėn e Ardenicės mblidhen besimtarė ortodoksė nga e gjithė Shqipėria dhe e gdhijnė atė natė duke u lutur nė kishėn e vogėl dhe duke ndenjur pranė shtėpisė sė Zotit deri nė orėn 3 tė mėngjesit. Mė pas tė gjithė flejnė pranė kėsaj kishe duke u lutur pėr faljen e mėkateve dhe sjelljen e fatit nė jetėn e tyre. Ėshtė njė festė e pėrvitshme dhe shumė e ndjekur nga besimtarė e njerėz kuriozė.


    Kisha e Trinisė sė shenjtė, sipas disa studiuesve i ka fillimet nė shekullin e dhjetė. Por, tradita thotė; se manastiri u themelua nė shekullin 13-14, nė kohėn e Despotatit tė Epirit. Kisha qėndrore e Lindjes sė Hyjėlindėses u ndėrtua mė 1743, me kontributet e tregėtarėve voskopojarė. Ndėrtesat rreth kishės si qilarėt, kuzhina, furra, qelitė, dhomat e pritjes, mulliri i vajit, ruajnė formėn e tyre origjinale dhe radhiten ndėr ndėrtesat e ruajtura mirė tė shekullit 18.


    Kisha e manastirit ėshtė e zbukuruar e gjitha me afreske. Pikturat murale janė vepėr e vėllezėrve korēarė Konstandin dhe Athanas Zografi dhe datojnė vitin 1744. Afresket si ēdo shkrim tjetėr janė nė gjuhėn greke tė vjetėr dhe paraqesin shtatė shenjtorėt ungjillėzues tė sllavėve si dhe shėn Joan Kukuzelin nga Durrėsi, muzikantin e shquar bizantin tė shekullit 12. Shumica e ikonave tė ikonostasit janė bėrė nė 1744 nga piktori Kostandin Shpataraku, nga Shpati i Elbasanit. Ikonostasi origjinal u gdhend rreth vitit 1744 dhe u riparua mė 1804-ėn. Nė tė njėjtėn periudhė janė gdhendur dhe altari, froni episkopal, amvoni dhe njė ikonombajtės. Tė gjitha punėt me dru janė lyer me bojė ari. Nė to gjenden mjaft elemente me motive nga bota shtazore dhe bimore, me kuptim simbolik, qė i radhisin ato ndėr punimet mė tė bukura nė dru tė kėtyre trevave. Brenda kishės ka dhe elementė tė punuar nė argjend dhe nė metal, si psh kandilat prej argjendi tė ikonostasit tė datuara nė vitet 1725 dhe tė zbukuruara me motive nga bota bimore. Shumė nga objektet artistike, liturgjike dhe historike tė manastirit, ikona, punime argjendi, stoli tė shenjta dhe dokumente ruhen nė koleksione muzeale, arkivore apo private tė huaja apo vendase, nė pesė vende europiane: Greqi, Austri, Itali, Hungari dhe Poloni.
    Megjithatė Manastiri vazhdon tė ketė njė koleksion tė rėndėsishėm objektesh nė qeramikė, punime qelqi dhe pllaka tė ndryshme prej mermeri qė ndodhen nėpėr gjithė manastirin.
    Dikur manastiri ka pasur njė bibliotekė nga mė tė pasurat nė vend. Fama e madhe e tij bėri qė t’i dhuroheshin shumė libra nė gjuhė tė ndryshme. Por nė vitin 1932 biblioteka u dogj tėrėsisht, bashkė me tė gjitha gjėrat qė ndodheshin brenda saj, duke pėrfshirė dhe dokumentacionin historik dhe objektet e tjera me vlerė.


    Pas djegies sė bibliotekės, manastiri nuk ka pasur vėllazėri murgjėrore, por aty shėrbenin laikė, qė kujdeseshin pėr pronat e shumta tė tij. Aty kanė qenė internuar Kryepeshkopi Kristofor Kisi si dhe Peshkopi i Apollonisė Irene Banushi nga Shkodra. Ky i fundit e shpėtoi manastirin nga stuhia e shkatėrrimit ateist nė vitin 1967. Ai i bindi tė rinjtė qė tė mos e prishnin, sepse ky do tė ishte njė dėm jo vetėm kulturor, por edhe historik, pasi mendohet qė nė maj tė vitit 1451 kėtu tė jetė kurorėzuar Gjergj Kastriot Skėnderbeu. Disa shkruajnė se ai ėshtė kurorėzuar “Princ i epirotėve dhe shqiptarėve” kėtu, ndėrsa tė tjerė mbėshtesin idenė se ai ėshtė martuar. Manastiri i shpėtoi shkatėrrimit, por shndėrrimi i tij nė njė repart ushtarak gjatė regjimit ateist, i solli shumė dėme.


    Mė vonė manastiri u shpall monument kulture nėn mbrojtjen e shtetit dhe nė 88-ėn u hap si qendėr turistike. Ai iu kthye zyrtarisht Kishės Orthodokse nė 96-ėn dhe gjatė kėtij dhjetvjeēari tė fundit ėshtė vizituar nga shumė turistė tė huaj dhe nga vendas nga e gjithė Shqipėria. Ardenica ėshtė jo vetėm njė vend qė duhet vizituar pėr vlerat e mėdha historike, artistike dhe fetare, por ėshtė i ndėrtuar mbi njė kodėr shumė strategjike dhe i rrethuar me njė natyrė tė mrekullueshme. Njė ditė nė Ardenicė ėshtė me tė vėrtetė njė ditė e paharruar. Pėr tė shkuar atje duhet tė kaloni Lushnjėn dhe tė merrni kthesėn nė tė djathtė drejt rrugės sė Kolonjės. Ėshtė pak kilometra afėr rrugės kryesore, dhe nė rrethinat e manastirit gjenden dhe restorante dhe hotele pėr ta bėrė vizitėn tuaj mė tė kėndshme

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,034

    ne keto male te mrekullueshme kam bere ushtrine, eh cfare bukurie qe kane.......

    --------------------------------------------------------------------------------

    VERMOSHI, THETHI, RAZMA - PERLAT E NATYRĖS SONĖ ALPINE

    Rruga drejt Kelmendit ku ndodhet Vermoshi ėshtė 95 km larg Shkodrės.Vermoshi ėshtė skaji mė verior i Shqipėrisė dhe pėrfshihet nė rrethin e Malėsisė sė madhe. Pėr tė shkuar atje kalon Koplikun, Hotin, vazhdon nėpėr rapsh Starje, dhe duke kaluar drejt veriut. Nga qendra e komunės nė Tamarė ngjitesh nėpėr njė grykė mali qė tė ēon nė Selcė. Mė pas nė Qafėn e Predelecit e nė Lėpushė pranė Bjeshkėve tė Nemuna. Kėlmendi ka njė sipėrfaqe 353 km katror nė formė trekėndėshi. Dy brinjėt pėrėndimore e lindore kufizohen me kufirin shtetėror me Malin e Zi, ndėrsa ajo jugore me rrethet Shkodėr, Malėsi e madhe e Tropojė. Temperatura ėshtė e ndryshme nė zona tė Vermoshit. Mesatarja e janarit nė Cem ėshtė 0 gradė celcius, nė Vermosh –3gradė dhe nė male –8gradė.

    Mesatarja e korrikut nė Cem ėshtė 19 gradė Celcius dhe nė male13 gradė. Cemi ka 20-60 ditė me borė nė vit,Vermoshi mbi 100 ditė dhe malet mbi 120 ditė me borė. Nė Kelmend ka dy lumenj tė veēantė. Ata burojnė nga njė vijė ujėndarėse dhe pėrfundojnė nė dy dete mbi 1000 km larg njėri tjetrit. Lumi i Vermoshit, me gjatėsi 20.7 km pėrfundon nė Detin e Zi dhe lumi i Cemit me gjatėsi 30.8 km derdhet nė Adriatik. Lumi Cem ka Cemin e Selsės dhe Cemin e Vuklit, qė bashkohen tek ura e Tamarės. Ata, rrugės formojnė kanionin e Drenovės,1.4 km i gjatė dhe100 m i thellė, Gerrlėn e Selcės 900 m e gjatė dhe 25 m e thellė. Nė Cem derdhet Ujėvara e Sllapit 30 m e lartė, ndėrsa e gjithė zona ka 200 burime ujore tė ftohta si dhe grupin e liqenjve akullnajorė-karstikė tė Jezercės.

    PASURITĖ DHE BUKURITĖ TURISTIKE
    Natyra e mrekullueshme dhe peisazhi turistik i Vermoshit janė pasuri tė ēmuara tė tij. Duke kaluar, tė shfaqen bukuri natyrore tė jashtėzakonshme si fusha e Rrapsh-Starjes,730 m mbi nivelin e detit, 2 km e gjatė dhe 1km e gjerė. Karramanat e Rrapshės janė shkėmbinj tė shumtė mbi 6 m tė lartė. Nė veri tė tyre shfaqet njė humnerė 500 m e thellė qė quhet lugina e Cemit. Mė tej janė pyjet e shumtė tė ahut qė pasohen nga gjelbėrimi i Lėpushės i cili gėrshetohet me bardhėsinė e borės sė Bjeshkėve tė Nemuna. Malet formojnė kurrize dhe zėnė 59.7 pėr qind tė territorit. Ka 45 maja me emėr dhe lartėsi mbi 2000 m. Bjeshkėt e Seferēės dhe Bjeshkėt e Nemuna zėnė veriun dhe qendrėn e Alpeve Shqiptare, ku dallohen male si Sheniku, Radohima e Jezerca me 42 maja mbi 2000 m. Bukuritė e peisazhit shtohen nga luginat e thella alpine qė ndėrpresin kurrizet e maleve, me gryka e anione tė mrekullueshme. Pyjet e ahut, bredhit tė bardhė, kullotave alpine etj, ja shtojnė vlerat turistike zonės.

    Aty ka rreth 100 bimė mjekėsore si dhe 40 pėr qind tė specieve qė pėrmban flora shqiptare. Nė faunėn e Vermoshit ka 130 lloje shpendėsh, 35 gjitarė, dy lloj peshqish, trofta e Cemit dhe Salamandra. Vermoshasit njihen pėr bujarinė e mikėpritjen qė tė afrojnė, pėr pastėrtinė dhe traditėn nė pėrpunimin e produkteve blegtorale. Djathi i Kelmendit, qumėshti, mjalti janė mjaft tė pėlqyeshėm pėr vizitorėt. Veshjet e veēanta, prania e specieve tė rralla si salamandra e zezė, bretkoca e kuqrremtė, shqiponja, ariu i murrmė, lundėrza, kaprolli etj, i tėrheqin mjaft vizitorėt, ndonėse zona ėshtė e largėt.Vermoshi tė afron peisazh alpin tė mrekullueshėm, me sfond tė gjelbėr e bardhėsi bore, kreshta tė larta e tė mprehta, ujė tė ftohtė e tė kulluar, lugina akullnajore, forma tė larmishme karstike, lumenj me anione e ujėvara, liqen akullnajorė karstikė, pyje ahu e rrobulli, kafshė e shpendė tė shumtė e disa tė rrallė, troftėn e shijshme, vende historike, kostume tradicionale antike, ushqime tė shijshme etj. Kėtu takohen edhe objekte natyrore interesante, shpella, guva objekte kulturore si ura, shtėpi akomodimi tradicionale etj.

    THETHI DHE RAZMA PIKAT TURISTIKE TĖ VERIUT

    Thethi shtrihet nė verilindje tė qytetit tė Shkodrės rreth 80 km larg tė tij .Fshati piktoresk shtrihet nė zemėr tė Alpeve. Rruga pėr nė Theth gjarpėron mes pyjesh e peisazhesh mahnitėse natyrore. Kreshtat dhe majet e maleve tė larta ngrihen mbi luginat e ngushta, plot me ujėvara. Nė qiellin e pastėr fluturojnė shqiponjat e malit si dhe mjaft shpendė tė rrallė . Nė lumin e Shalės ka troftė tė mrekullueshme, e veēantė nė kėtė lumė. Nė shpatet e maleve tė veshura me pyje shekullorė, ndeshen kafshė tė egra si arinjtė, kapronjtė, zardafėt, ujqit, dhelprat, dhitė e egra si dhe shpend mjaft tė bukur.Thethi ka pamjen e njė pellgu 800m mbi nivelin e detit. Ai ėshtė i vendosur midis njė kurore majash tė thepisura si, Radohima, Maja e Arapit, Maja e Alisė, qė spikatin pėr bukuritė e rralla nė tė gjithė Alpet. Pėrmes fshatit rrjedh lumi i Shalės, me ujin e tij tė bollshėm, tė rrėmbyeshėm, tė pastėr si kristali e tė ftohtė si akulli.

    Nga malet zbresin zhurmshėm e me furi katarakte e ujėvara.Thethi shquhet pėr kontrastet e relievit, ujėvarave, bimėsisė sė dendur, livadheve e sidomos i ngjyrave. Duke shėtitur mes pyllit tė dendur tė shfaqen livadhe mahnitėse ku rrezet e diellit kanė bėrė tė lulėzojnė lulu tė veēanta e tė papara me aromė tė mrekullueshme.Njė i tillė ėshtė Bregu i Bubės mbi lagjen Gjelaj tė fshatit. Thethi karakterizohet nga pyje, kullota e livadhe alpine e subalpine. Natura i ka falur privilegje kėtij fshati ku turistėt mund tė gjuajnė kafshė tė egra, tė peshkojnė troftėn e shijshme, tė merren me alpinizėm apo tė argėtohen nė luginat me lule e bar tė dendur, si dhe pranė lumit.nė Theth banon njė popullsi e vogėl e mikėpritėse.Thethi ėshtė njė pikė turistike e cila ka qenė shumė e frekuentuar. Deri nė vitin 1990 aty ndodhej kampi i pushimeve i pėrbėrė nga disa ndėrtesa alpine.Vendasit edhe sot vėnė nė dispozicion tė pushuesve shtėpitė e tyre qė funksionojnė si hotele.

    Razma shtrihet rrėzė malit tė Veleēikut dhe ndodhet vetėm 41km larg qytetit tė Shkodrės.Ajo ėshtė njė nga vendet mė tė bukura dhe me klimėn mė tė shėndetshme tė Alpeve.Nė mes tė pishave,lėndinave,kullotave alpine,e peisazheve malore ,ka mjaft banesa tė tipit alpin.Vizitorėt e shumtė argėtohen me ekskursione alpinistike,ndeshje sportive, gjueti etj. Razma, ndryshe nga zonat e tjera turistike alpine , frekuentohet dendur nė tė gjitha stinėt e vitit, veēanarisht nė dimėr. Dėbora qė mbulon lėndinat ėshtė mjaft joshėse pėr rrėshqitjet me ski. Dhe nė Razėm ka patur kamp pushuesish si dhe hotel i cili funksionon akoma. Nė Razėm ka shumė ndėrtime alpine qė vihen nė dispozicion tė pushuesve. Tradicionalisht nė Razėm kanė patur banesat e tyre private shumė qytetarė nga Shkodra.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,034
    Borshi, bukuria qė tė josh

    Nė Borsh njeriu mund tė qėndrojė me kėmbėt nė ujėt e detit, trupin nė rėrėn e plazhit, kokėn nėn hijen e portokalleve. Borshi pėrfaqėson njė amfiteatėr gjigant natyror tė vendosur buzė detit Jon.

    Sapo del nė Qafėn e Shėn Thanasit, nė sheshin e Mėlqinės, tė shpaloset papritur njė panoramė e mrekullueshme me detin e pamatė, tė kaltėr nė maksimum deri nė atė blunė e tij gati tė frikshme nė distancė nga bregu. Ky ėshtė Borshi! Parė nga sipėr, tė krijohet pėrshtypja se bashkėjetesa e valėve tė tij me bregun, me rėrėn e plazhit, vazhdon e paqtė, ashtu si gjatė mijėvjeēarėve tė krijimit nga natyra. Nėn kalanė e Sopotit, rrėzė Picakut shfaqet e gjarpėron deri nė det lumi i Borshit me shtratin e tij tė zalltė e tė bardhė.
    Borshi ėshtė i dėgjuar nė tėrė Shqipėrinė pėr bukuritė natyrore tė tij. Nė tė gjithė morinė e shpateve tė pjerrėt, tė ashpėr e shkėmborė qė pėrbėjnė tiparin dallues tė rivierės shqiptare, territori i Borshit pėrfaqėson njė ndėrthurrje tė shkėlqyer tė relievit fushor, kodrinor e malor. Prania e formave tė ndryshme tė relievit nė njė distancė tė vogėl nė vijė ajrore lindje-perėndim i jep njė bukuri tė rrallė peizazhit tė Borshit.
    Aty formohet njė oaz klimatik, tė cilin nuk e gjen nė asnjė pjesė tjetėr tė viseve bregdetare tė Shqipėrisė, duke qenė kėshtu njė vend i privilegjuar nga natyra. Pozicioni gjeografik i Borshit, i vendosur nė mes tė bregdetit tė Jonit, lejon qė ai tė arrihet njėsoj nga tė dy ekstremet e Rivierės shqiptare, duke bėrė qė me mundėsi minimale tė realizohen nga turistėt vizitat e vendeve dhe pikave historike tė zonės.
    Turizmi nė Borsh, thjesht familjar
    Tė shkruash pėr turizmin nė Shqipėri provon njėherėsh dy ndjesi. Njėra ėshtė adhurimi dhe magjepsja ndaj asaj qė i ka falur natyra vendit tonė tė vogėl e tė varfėr dhe tjetra ėshtė keqardhja e mospromovimit tė kėtyre bukurive e mos shfrytėzimit tė tyre nė dobi tė njeriut dhe nė rastin mė tė keq, e shkatėrrimit tė tyre pėr pėrfitime vetjake.
    Turizmi nė pėrgjithėsi nė Shqipėri bazohet nė iniciativėn private tė familjeve qė aplikojnė turizmin familjar, por tė cilave u mungon vizioni ndoshta dhe mundėsia pėr njė marketing tė atyre ēka ofrojnė. Hotelet e dikurshme ndėrkohė kanė njė rimėkėmbje dhe vazhdojnė tė funksionojnė, pėr shkak tė emrit tė dikurshėm, ndoshta jo me kapacitet tė plotė, ndėrsa hotele tė vogla tė reja janė nė pėrpjekjet e tyre tė para pėr t’u promovuar. Nė kėto kushte tė mungesės sė strategjisė dhe informacionit tė plotė mbi turizmin, ka mundur tė zhvillohet mė shumė vetėm turizmi familjar, por problem mbetet forcimi kategorizimi dhe pėrfshirja nė organizmat kombėtarė, rehabilitimi dhe pėrshtatja sipas kategorive.
    Aktualisht nė Borsh, edhe pse shtrihet nė rajonin e pėrfshirė nė hartėn e agjencive turistike detare tė Korfuzit, turizmi ėshtė mė shumė njė potencial se sa njė vlerė reale. Kėshtu nė vend tė komoditetit dhe standardit tė lartė tė shėrbimit turistik, aty do tė gjesh njė mikpritje tė pashoqe, bujari qė tė bėn tė ndihesh si nė shtėpi dhe gatishmėri pėr tė tė shėrbyer.
    Nėse nisesh pėr tė kaluar disa ditė nė Borsh, nuk ėshtė e nevojshme tė shfletosh asgjė, pėr faktin e thjeshtė se informacioni mbi hotelet dhe resurset me adresat pėrkatėse nuk ekzistojnė dhe nė fakt nuk ka hotele tė mirėfillta tė regjistruara. Vendin e tyre e zėnė vila private 2-3 katėshe e ndėrtime tė vogla intime, me kapacitet tė vogėl e tė pėrshtatshme pėr njė turizėm elitar.

    Borshi, vendi i sopotarėve trima e tė ditur

    Shekujt e mbuluan me pluhurin e harresės emrin e qytetit. Por shkrimtarėt e historianėt e lashtė s’kishin si ta linin pa pėrmendur qytetin bregdetar. Midis Orikut dhe Onhezmit (Saranda) ato bėjnė fjalė vetėm pėr njė qytet, Panormusin. Rrėnoja tė ndonjė qyteti tjetėr nuk ka.
    Historia e Borshit dhe e borshiotėve ėshtė e lidhur pazgjidhshmėrisht me historinė e Sopotit, nė themelet e tė cilit jeta ka evoluar nė formėn e njė qyteti tė vjetėr antik, tė rrethuar me mure, qė nėn peshėn e shekujve janė kthyer nė rrėnoja, mbi tė cilat filluan tė hidhen themelet e Kalasė sė Sopotit rreth shek IV p.e.s. Kalaja e Sopotit kishte njė pozitė gjeografike tepėr tė favorshme pėr zhvillim. Ajo ndodhej nė kryqėzimin e rrugėve qė fillonin njėra nga Dyrrahu nė Foinike (Finiq) e Nikopol (Artė) mbi malet Akrokeraune (Llogara). Kalaja nuk i shpėtoi djegies, plaēkitjes dhe rrėnimit nga legjionet e konsullit romak Paolo Emili nė vitin 167 p.e.s.
    Nė perandorinė e Bizantit, perandori Justinian e vuri atė nė listėn e fortifikimeve nė vitet 527-565. Ndėrsa nė vitin 1458 na shfaqet nėn Despotatin e Epirit me emrin Arhonteja e Sopotit (Arcontea Sopotu) dhe nė vitin 1266, Sopoti gjendet nė pushtetin e Karlit I tė Azhuinėve francezė e mė pas nė duart e kalorėsve gjermanė e mė vonė pėr shumė kohė nėn Republikėn e Venedikut.
    Nė 1431 nė regjistrin otoman figuron si nahija e Sopotit, ku pėrfshihej Kudhėsi, Piluri, Lukova dhe lugina e Borshit deri nė kufi me ****eleshin. Mė pas, nė luftrat shqiptaro-turke, kalaja binte herė nė duart e njėrės palė herė nė duart e tjetrės derisa nė 1492 u bė pėrfundimisht pronė e sulltan Bajazitit. Nė 1571, pas shtypjes sė kryengritjes sė Bregut, vendasit e hodhėn nė erė me municion sė bashku me kalanė. Kėtė vit Borshi nė regjistrimin e ri osman figuron me 80 shtėpi. Nė 1679 Bedo Zeneli u vu nė krye tė fshatit pėr meremetimin e kalasė dhe vendbanimeve dhe mė pas i biri e lidhi kalanė me pashallėkun e Janinės. Nė vitet 1845-1865, falė emigracionit ushtarak, fshati u zhvillua shumė, nga jashtė vinte mall e pasuri, bėheshin ndėrtime madje dhe hane ku bujtnin falas nevojtarėt, tė vobektit dhe rrugėtarėt.
    Vitet e socializmit u shoqėruan me reformėn agrare nė vitin 1957, tė cilat pas rėnies sė komunizmit u shpėrbėnė nė mėnyrėn mė tė gabuar nė vitet 1990. Periudha 97-’00 ėshtė njė nga mė tė errėtat pėr Borshin, pėr dėmet nė fushėn ekonomike, sociale, demografike e tė mjedisit.
    Si mund tė shkohet atje?
    Borshi i ka mundėsitė dhe perspektivėn pėr tė potėsuar tė tre mėnyrat e transportit, tokėsor, detar dhe ajror, nė distancė tė afėrt, edhe pse cilėsia dhe niveli i tyre sot lėnė pėr tė dėshiruar. Ato qė mund tė shfrytėzohen mė shumė janė rrugėt automobilistike nga Saranda (38 km) dhe Vlora (96 km).
    Me perspektivė ėshtė edhe transporti detar me anė tė terminaleve tė vogla portuale nė Porto Palermo (4 km), Himarė (12 km), Vlorė (70 km). Nė tė ardhmen do tė vihet nė efiēencė aerodromi i Vrionit, 30 km larg Borshit, rreth 10 ha, i mjaftueshėm pėr aviona ēarter dhe turistikė si dhe pėr helikopterė. Kjo do tė bėjė tė mundur lidhjen e Borshit me basenin mė tė fuqishėm turistik nė botė, pellgun e Mesdheut.

    Kėshtjella e Sopotit, mesazh i botės sė lashtė

    Teknika dhe ndėrtimi i mureve si dhe qeramika me vėrnik tė zi e datojnė kalanė e Borshit nė shek IV-III para erės sonė. Rreth 2400 vjet mė parė nisi dhe nuk pushoi pėr muaj tė tėrė zhurma e vareve tė rėnda, qė godisnin daltat e hekurta qė shkėputnin prej malit bl**** tė mėdhenj tė rėndė sa njė kamion. Sipėrfaqja e rrethuar arrin nė 5 hektarė (50 000 m2), e mjaftueshme pėr t’u quajtur qytet.
    Jeta lindi aty nė shek IV-III. Iliria nė atė kohė mbulohej nga njė rrjet i dendur qytetesh, dhe nuk mund tė mos lindte edhe kėtu njė i tillė, sepse klima ishte e butė, toka pjellore, ujėra tė shumta burimesh dhe kryqėzim rrugėsh. Kalaja pėrmendet nė shumė libra historianėsh bizantinė, dijetarėsh venecianė, por edhe nė regjistra fiskalė turq. Ajo ka njė histori shumė interesante, ėshtė djegur e shkatėrruar dhe ėshtė ringritur nga dheu, si simbol i qėndresės sė shqiptarėve dhe dėshirės pėr ringjallje.
    Kalaja e Badhrės, vendbanim 3400 -vjeēar
    Nė tė majtė tė rugės automobilistike Piqeras- Borsh, mbi njė kodėr jo fort tė lartė, gjendet kalaja prehistorike e Badhrės, nė rrėnojat e sė cilės ruhen gjurmėt e njė vendbanimi 3400- vjeēar. Nė pjesėn mė tė ngritur tė kodrės gjenden muret e kalasė me gurė tė papunuar njėri mbi tjetrin me gjerėsi 2-2.20 m, kurse lartėsia nė pjesėn mė tė ruajtur arrin 1m.
    Kalaja e Badhrės si nga teknika e ndėrtimit tė mureve ashtu edhe nga materiali arkeologjik, paraqet njė nga fazat mė tė hershme tė ndėrtimit tė vendbanimeve tė fortifikuara, tė detajuara nė epokėn e bronxit nė vendin tonė duke hedhur kėshtu dritė mbi organizimin fisnor patriarkal tė shoqėrisė ilire, nė mijėvjeēarin e dytė para erės sonė.

    Shėrbime tė ndryshme

    Shėrbimet tregtare plotėsohen me anė tė disa dyqaneve tė tipit minimarket tė mbledhura nė qendėr tė fshtatit dhe tė tjera tė shpėrndara nėpėr lagje, duke plotėsuar kėrkesat e tregut. Shėrbimi telefonik mbulohet nga filiali i Sarandės me anė tė njė centrali automatik, por shumė e pėrhapur ėshtė edhe telefonia celulare. Ekziston edhe spitali nė njė ndėrtesė tė mjaftueshme pėr njė shėrbim cilėsor.
    Gjenden disa bar-restorante tė kėndshme me kuzhinė tė pasur, ku gatimi tradicional shqiptar ndėrthuret me kuzhinėn greke dhe italiane. Ushqimet janė tė freskėta dhe tė prodhuara nga vendasit si agrumet, ullinjtė, perimet e frutat. Peshku dhe frutat e detit janė gjithashtu tė preferuera, tepėr tė shijshme dhe tė sapozėna nga peshkatarėt borshiotė.
    Nėse dėshironi pushime absolutisht tė qeta, tė preheni nė gjirin e natyrės tė ushqeheni me frutat e saj, larg zhurmės e pluhurit tė qyteteve, ku veshi tė dėgjojė vetėm dallgėt e detit dhe fėshfėrimėn e gjetheve tė pemėve aty pranė, nėse do t’i shpėtoni rutinės pėr pak vetmi, Borshi do tė ishte njė zgjidhje e shkėlqyer.

    180 ditė banjo dielli

    Pėr Borshin tempetura e ujit 18 gradė dhe e ajrit 20 gradė si temperatura komforte pėr banjo vendosen nė mėnyrė tė qėndrueshme qė nė dekadėn e parė tė majit deri nė dekadėn e parė tė nėntorit pėr ujin, dhe dekadėn e parė tė tetorit pėr ajrin. Banjot e ujit arrijnė deri nė 180 ditė, kur Mesdheu i ka 150 ditė. Kripshmėria e ujit ndryshon midis 39-40 pėr mijė nė varėsi tė stinės. Ka ujėra alkaline me fortėsi ph. 8.08-8.40 me pastėrti tė madhe, tejdukshmėri tė mirė, tė pandotur akoma me sasi oksigjeni brenda normave 8-9mg/l pa aromė e shije anėsore.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,034
    Margaritari me emrin Dardhė

    Fshati ėshtė relativisht i ri, nėse do tė pranojmė tė tillė kohėn prej tre shekujsh qėkurse kemi tė dhėna historike. Ėshtė themeluar e rritur prej , rebelėve qė pėrndiqeshin e kishin hesape me guvernėn osmane, shpesh sepse nuk donin tė ndryshonin fenė.

    Tė duash vendlindjen, ėshtė njė ndjenjė e bukur, njerėzore. Kur dikujt i mungon, dėshmon sė paku njė shpirt tė thatė e tė varfėr. Ta adhurosh vendlindjen ėshtė njė ndjenjė pėrtej dashurisė. Kjo do tė thotė se vendlindja, bujarisht tė ka dhėnė shumė, prandaj edhe i detyrohesh shumė.

    Kėtė epitet do tė ma pranojnė vetėm ata qė e njohin fshatin tim. Tė tjerėve do t’ju duket njė teprim, ndoshta njė mburrje. Por shpjegimi i figurės “margaritar” do tė donte njė libėr tė tėrė..
    Tė duash vendlindjen, ėshtė njė ndjenjė e bukur, njerėzore. Kur dikujt i mungon, dėshmon sė paku njė shpirt tė thatė e tė varfėr. Ta adhurosh vendlindjen ėshtė njė ndjenjė pėrtej dashurisė. Kjo do tė thotė sė vendlindja, bujarisht tė ka dhėnė shumė, prandaj edhe i detyrohesh shumė. Pėr njė shkrimtar, vendlindja ėshtė mė shumė sesa trualli i kujtimeve, mė shumė sesa malli i viteve pa kthim, mė shumė se sa krenaria pa rrėnjėt. Kur merr tė shkruash pėr tė, vendlindja tė shfaqet pėrpara si njė mur qė tė shtyn e tė step pėr ta kapėrcyer dhe pas tij, t’u zbulosh tė tjerėve atė magji qė tė mban lidhur prej vitesh…Kėshtu mė ndodh sa herė mė kėrkojnė tė shkruaj pėr vendlindjen, pėr fshatin nė zemėr tė malit tė Moravės, qė kush e di pėrse ka njė emėr frytiardha!!!!

    Ku ndodhet Dardha

    19 kilometra nė juglindje tė Korēės, nė njė lartėsi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, qė vetvetiu e ēon pėrfytyrimin tek dimri i gjatė me borė, tek pranverat e ndezura nga blerimi, tek verat e puhizave e vijnė nga pyjet, tek vjeshtat me palete piktorike prej ylberi, ndodhet ky margaritar. Dardha ia ka dalė bėhet e njohur anembanė vendit!Jo vetėm pėr natyrėn dhe klimėn e saj, por sidomos pėr traditat, kulturėn e tė jetuarit dhe pėr njerėzit e shquar qė i kanė dhėnė vendit.
    Emri “Dardhė” vjen nga njė gojėdhėnė qė duket e besueshme.

    Pak histori

    Fshati ėshtė relativisht i ri, nėse do tė pranojmė tė tillė kohėn prej tre shekujsh qėkurse kemi tė dhėna historike. Ėshtė themeluar e rritur prej tė “i****e”, rebelėve qė pėrndiqeshin e kishin hesape me guvernėn osmane, shpesh sepse nuk donin tė ndryshonin fenė.
    Kėta njerėz me gen kryengritėsish, gjetėn strehė nė kėtė vend tė thellė tė maleve dhe u vendosėn rreth njė stani qė gjendej nė dardhė e egėr. Kur i pyesnin “ku gjendeni”thoshin shkurt : “Tek stani nėn dardhė”, prej nga koha nxori togfjalėshin “nėndardhė”, qė shpejt u rrudh nė fjalėn “Ndardhė”. Deri vonė , dardharėt dhe fqinjėt i quanin “ndardharė”.
    Dėshmia e parė historike der tani gjendet nė Enciklopedinė greke Pirsos (V!10,fq750) ku thuhet: “Nė Dardhė, fshat shqiptar u hap shkolla greqisht mė 1768. Nuk pritet tė gjendet ndonjė e dhėnė nėpėr dokumenta mė tė hershme osmane si tefterėt e taksave, sepse Dardha ka qenė gjithmonė fshat i lirė, i pėrjashtuar prej tyre.

    Enigma pas njė emri

    Nė librin “Gjeografia e Korēės dhe rrjetit tė saj” (Selanik 1888) thuhet se Dardha ėshtė fshati mė i madh i krahinės sė Korēės me 1454 frymė. Nė fillim tė shekullit, Dardha numėronte 400 shtėpi. Vetvetiu tė del pėrpara ;si dhe pse u mbipopullua njė vend i tillė ku toka bujqėsore ishte e papėrfillshme? Arsyetimi tė ēon tek zanafilla;dėshira pėr tė qenė tė lirė. Tė varfėr, por larg dhunės dhe poshtėrimit. Kishte familje tė ardhura nga krahina shqiptare e famshme e Sulit tė Marko Bocanit, nga fshatrat tė krahinės tė rrėnuar nė kohėn e djegjes sė parė tė qytetit tp kulturės Voskopojė, fshatra qė sot mbahen mend vetėm si emra, (Bozdovec, Linatop, Lerishtė, Qinam).
    Enigma e dytė ka tė bėjė me burimet e jetės.
    Terreni i vėshtirė i detyroi dardharėt ta gjejnė punėn aty ku kėrkohej krahu i tyre, larg vendbanimit. Larg familjeve. Vrazhdėsia e natyrės nxit pasionin pėr punėn, ashtu si bujaria e saj nxit shpesh dembelizimin. Nė njė Shqipėri tė mbyllur, dardharėt kanė qenė nga mėrgimtarėt e parė. Me jetet e punės-sopata dhe sharra. Profesioni i parė-ai druvarit. Me karvane prej 20-30 vetash, me mushka, tė armatosur, u nisėn fillimisht drejt pyejeve tė zonave greke-atėherė ende nėn Turqinė. Qė nga viti 1800 deri nė 1935 nė Olipm punon ende sharrat e dardharėve, jo dosido por me teknikėn mė tė mirė tė kohės, me ujė. Nė malet e Selitit e tė Athosit, nė Mesollongjo e Demir-Kapi, nė Anodoll, nė Rruse, nė Isekum, nė malet e Rodopit nė Bullgari e deri nė skelėn e Varnės ku bėnin tregtinė e qerestesė, dradharėve iu doli nami si si druvarė tė zotė, aq sa mbeti edhe shprehja e njohur “Ia pret me sopatėn e dardharit”.
    Pas kėtij emigrimi qė qe sezonal dhe e mbante fshatin tė populluar dardharėt “zbuluan” Amerikėn. Rrallėkush i mbeti besnik drurit. Rrallėkush mbeti pa e ēuar njė emigrant drejt kontinentit tė largėt. Aty dardharėt patėn njė rol tė madh e tė mirėnjohur nėpėr shoqėritė patriotike. Nga mėrgimtarėt e Amerikės 15 dardharė u dekoruan mė 1982 me urdhėr e medalje pėr veprimtari patriotike.

    Tradita

    Mėrgimi i largėt ishte njė dramė e gjatė, plot dhimbje. Por ishte edhe njė ēlirim. Dalja nga veēimi, nga guaska e mbylljes nė mėnyra jetese tė ngurtėsuara, solli nė shoqėrinė e ngushtė dardhare pretendimet qytetare, kėrkesėn pėr njė jetė shpirtėrore e materiale mė “europiane”, mė tė ngritur si njė rivalitet tė heshtur me vetė qytetin e Korēės qė gjithashtu pretendonte dita ditės.
    Dardha mburret me origjinėn nga e folura deri tek veshjet, kėngėt e vallet. Studimi i arkitekturės sė fshatit dėshmon pėr njė model tė veēantė tė stilit europian qė haset edhe nė fshatra tė tjera tė Jugut. Pamja qė shfaqin ndėrtimet dhe urbanistika e fshatit, ndėrtesa solide, tė bukura, prej guri tė gdhendur e mbuluar me ploēa tė hirta, rrugėt me kalldrėme , krojet e shumta, punishte pėr zeje kryesore, njėsitė tregtare deri nė fillim tė viteve ‘40-tė i jepnin fshatit pamjen e njė qyteze tė lulėzuar, ndonėse pėr shkak tė ikjeve nė mėrgim popullsia tani mezi arrinte 1000 vetė.
    E folura e fshatit ka ruajtur deri vonė disa trajta tė vjetra tė shqipes tė ngjashme me arabishten e ēamėrishten.
    Unikla ėshtė kostumi i grave , kuq e zi. Aq i bukur e i veēantė ėshtė aq sa kanė dashur ta pėrvetėsojnė. Njė “studiues” bullgar duke pėrdorur fotografi tė valleve tė grave dardhare me xibum tė viteve ’30 bėn pėrpjekje mjerane t’i paraqiste ato si “Valle nga Maqedonia Perendimore. Disa nga vallet e njohura tė grave janė krijuar nė Dardhė. Nė Dardhė bėhej njė jetė e gjallė. Nė ēdo ceremoni merrnin pjesė si burrat, ashtu edhe gratė . Diskriminimi i gruas nuk pranohej. Gruaja dardhare ishte mė tepėr njė amvise/ Ishte ZONJĖ.
    Duke qėndruar tek historia mund tė them se ky fshat paraqet njė nga modelet e bukura tė vitalitetit tonė kombėtar, tė krenarisė pėr origjinėn dhe traditat, por edhe tė etjes pėr tė lėvizur pėr tė pranuar tė renė. Njė nga shembuj e qėndrueshmėrisė sė kėtij gjeni mund tė sillet nga ky fakt. Pėr 150 vjet dardharėt mėsonin nė shkollė greqisht (shkolla shqipe u hap me 1917) por e mbanin atė thjesht si njė gjuhė tė huaj.

    E ardhmja e Dardhės

    Vitet e pushtetit tė kaluar komunist me pėrjashtim tė njė periudhe rreth njė dekade nė vitet ’60, ku funksionoi njė degė e turizmit korēar dhe njė shtėpi pushimi, janė njė periudhė rėnie, braktisjeje, gri. Dardha e sotme ka mbetur njė fshat i vogėl ku s’ka fėmijė pėr nė shkollė.
    Por duket, se vitet e fundit diēka po rilind. Dardha po hyn nė njė periudhė tė re qė ka tė bėjė me shfrytėzimin e resurseve tė saj natyrore, tė klimės dhe vlerave turistike. Si njė fshat turistik, Dardha bėri emėr qė nė vitet ’30. U botua edhe njė broshurė ku mjekė tė njohur por edhe poetė tė shquar si Lasgush Poradeci (ndėr tė tjera ai kishte gjetur nė Dardhė dashurinė e tij tė madhe sė cilės i kushtoi lirikat mė tė bukura) dhe Asdreni, shkruajnė pėr vlerat kurative tė klimės sė Dardhės, (pėr sėmundje tė mushkėrive tė sistemit nervor etj) dhe pėr natyrėn magjepėse tė saj. Nė vitet e fundit, pasi ua kthyen shtėpitė e tyre, dikur tė shtetėzuara apo tė braktisura, shumė dardharė qė jetojnė nė Tiranė apo nė Korēė po bėjnė riparime e ndryshime me karakter modernizues nė banesat e trashėguara nga prindėrit. Vetėm nė vitin qė shkoi u punua nė afro 60 shtėpi tė dardharėve. Njė sinjal premtues ėshtė ndėrtimi i shtėpive tė reja. Blerja e trojeve apo godinave tė vjetra nga afaristė tė ndryshėm tė vendit qė tani i kanė mundėsitė tė kenė vilat e tyre nė zonat turistike. Dardharėt i kanė mirėpritur, u kanė ofruar miqėsinė e tyre. Ēdo gjė qė i shėrben fshatit pėr ta ėshtė e ēmuar dhe duhet mbėshtetur. Prej disa vitesh nė Dardhė funksionojnė dy hotele me restorante ku gatuhet gjellė karakteristike dhe pritet ndėrtimi i njė hoteli tė tretė, modern. Kohė mė parė u asfaltuan pesė kilometra tė tjera tė rrugės dhe ėshtė dhėnė premtimi se ajo do tė pėrfundojė kėtė vit. Dardha paraqet vlerat e saj jo vetėm zhegut tė padurueshėm tė verės kur aty mbizotėron freskia, por edhe gjatė dimrit si terren i pėrshtatshėm pėr sportet dimrore. E pra e ardhmja e Dardhės ka vetėm njė emėr TURIZĖM……

    Njerėzit e Dardhės

    Nė vitin 1927 prifti Spiro Zenjo numėron rreth 50 djem dardharė tė shkolluar. Nė fillim tė shekullit deri sa vdiq mė 1932 nė jetėn politike tė vendit por edhe nė fushėn e arsimit dhė tė gazetarisė sė njė vend nder dardhari Sotir Peēi.
    Thoma Nasi (Nashi) ėshtė njėri nga kompozitorėt e parė shqiptarė. Duke parė prirjet e tij e mbajtėn me shpenzimet e tyre nė konservatorin e Bostonit. Regjisori i parė i filmave dokumentarė, Endri Keko (Artist i merituar) ishte gjithashtu nga Dardha ashtu siē ishte “Karmeni “ i parė i operas shqiptare mezosopranoja e rrallė Jorgjia Velo qė u vra tragjikisht nė Bukuresht. Por nė bibliotekė do tė gjeni rreth 50 tituj veprash tė autorėve me origjinė nga Dardha.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,034
    Syri i Kaltėr

    Tė gjithė sytė nga "Syri i Kaltėr"

    ''Syri i kaltėr
    ku harroj dhe ku kujtoj
    ku jetėn e gjej pėr ta shpėrndarė bujarisht
    me dy sy tė kaltėr''

    Janė kėto disa nga vargjet me tė cilat poetja gjermane Silke Blumbach, shprehu atė pėshtjellim ndjenjash, atė emocion e ngazėllim si tė njė fėmije, qė ndien gjithkush kur ndodhet pėrballė njė bukurie natyrore si “Syri i Kaltėr”.
    Ky burim i rrallė gjendet pėrgjatė rrugės Sarandė-Gjirokastėr, nėn kėmbėn e Malit tė Gjerė, nė lartėsi mbi 1500 m mbi nivelin e detit mes njė pylli me drurė tė mėdhenj qė bėjnė shumė hije. Burimi ka njė efekt tė magjishėm mbi ata qė e shohin. Sapo pėrqendron vėshtrimin nė atė vorbull uji qė buron e vėrtitet pa pushim, duket se jeta plot probleme, strese e detyrime nė qytetin e zhurmshėm atje tej, nuk ekziston. Uji i burimit qė del nga zemra e tokės vazhdon rrjedhjen e tij nė lumin e vogėl tė Bistricės, duke krijuar kėshtu edhe liqenin e Bistricės.
    Ngjyra e kėtij pellgu ujor ėshtė e larmishme, nė pjesėt mė larg ngjyra ėshtė blu nė jeshile tė errėt, ndėrsa nė qendėr tė tij nė formėn e njė syri, uji ka ngjyrė tė kaltėr tė kthjellėt. Prandaj dhe thjesht njihet me emrin “Syri i kaltėr”. “Syri i kaltėr” ka tėrhequr dhe vazhdon tė tėrheqė vėmendjen e shqiptarėve dhe sidomos tė tė huajve. Shumė vetė, zhytės e ekspertė kanė tentuar tė hyjnė nė gropėn e thellė, por askush nuk ka munduar t’ia dalė mbanė. Pėrreth tij duket sikur pemėt janė janė nė garė e janė rritur mė shumė se kudo tjetėr. Thellėsia mbetet ende e pamatur, ndėrsa prurjet e Syrit tė Kaltėr janė 5,4 m3/sek. Deri mė sot investimet dhe me to edhe ndotja ende nuk kanė mbėrritur nė kėtė qoshe tė mrekullueshme tė natyrės. Ekziston vetėm njė projekt 10- vjeēar hartuar nga fqinjėt tanė italianė gjoja pėr furnizimin me ujė tė Delvines, Qeparoit, Himarės, Dhėrmiut dhe tė gjithė bregdetit etj, gjoja pėr zhvllimin e kėtyre zonave turistike, por si qėllim kryesor ėshtė furnizimi me ujė i rajonit tė thatė tė Puljas. Pra investim, qė sipas specialistėve, do tė sjellė vdekjen e ”Syrit tė kaltėr”.

    Po cili ėshtė projekti i pėrfolur kaq shumė?

    Ka mėse 10 vjet qė fqinjėt tanė luajnė me kartėn e “Syrit tė Kaltėr”, duke premtuar gjithēka sapo shohin njė dritė jeshile pėr projektin e tyre dhe duke i tėrhequr e mbajtur peng marrėveshje tė tjera, kur projekti kundėrshtohet.
    Projekti parashikon blerjen e ujit shqiptar nė sasinė 5,5 m3/sek nga burimi i "Syrit tė Kaltėr" nė Sarandė. Ujėsjellėsi kalon mbi 100 km gjatėsi nė territorin e Shqipėrisė dhe nga Vlora, nėpėrmjet Kanalit tė Otrantos, duke pėrshkuar 83 km nėn ujė nė njė thellėsi prej 1000 metrash do tė mbėrrijė nė Pulja. Veē tė tjerash, nė projekt parashikohen degėzime tė ujėsjellėsit nė shėrbim tė qendrave dhe tė zonave tė bregdetit nė kuadrin e zhvillimeve turistike dhe marrėveshjeve tė korridorit tė 8-tė, por viset shqiptare mund tė kėnaqen vetėm me 0,7 m3/sek, qesharake kur e krahason me shifrėn qė do t’i shkojė Puljas dhe me faktin qė burimi ėshtė yni. Sipas llogaritjeve, sasia totale e ujit tė pijshėm qė do tė niset nė drejtim tė Italisė ėshtė jo mė pak se 150 milionė m3 nė vit, kostoja e projektit parashikohet rreth 6 milionė USD dhe pritet qė realizimi tė pėrfundojė brenda 6 viteve.
    Mėsohet se ky projekt ėshtė servirur nė disa tavolina dhe njėherė nė vitin ’99 ėshtė kundėrshtuar nga zėvendėskryeministri Meta, duke iu argumentuar italianėve se ky projekt mund tė sjellė shkatėrrimin e burimit dhe zonės pėrreth dhe se nė vend tė tij mund tė shfrytėzohen burime tė tjera nė Pėrmet, Tepelenė, Gjirokastėr dhe Vlorė.
    Por qeveria e re e kryeministrit Nano e gjykoi tė arsyeshme me anė tė njė vendimi tė korrikut 2002 qė ky projekt tė firmosej.

    Turizmi nė Shqipėri, pėr tė ardhur keq

    Nėse udhėton nga Ulqini pėr nė Budva, njė terren tėrėsisht malor me male qė bien thikė mbi det dhe shumė pak gjire tė vogla, kalon gjatė gjithė kohės mes maleve nėpėr tunele tė gjatė e me drita dhe pėr asnjė ēast nuk tė ndahet nga sytė pamja e detit. Tė gjitha investimet pėrgjatė kėsaj rruge janė bėrė nė kohėn e Titos dhe nuk ėshtė lėnė pėllėmbė bregdeti pa u shfrytėzuar. Shteti i atėhershėm, u kishte dhėnė kredi banorėve tė zonave pėrreth pėr tė investuar vila, por ishte bėrė kujdes qė kėto tė ngjanin si njė kompleks turistik. Njė kujdes edhe mė i madh ėshtė treguar pėr Budvėn, ku plazhet janė shumė tė vegjėl, aty kėtu tė sajuar me guralecė, por jahtet e shumtė mund tė tė ēojnė ngado. Shtėtitjet me jahte, me anije tė vogla, barka e skafe janė biznesi mė fitimprurės, kjo do tė ishte njė ide shumė e mirė edhe pėr bregdetin tonė tė mrekullueshėm. Kjo dhe investimet e studiuara, mundėsitė pa fund pėr argėtim bėjnė atė qė Budva tė ketė shumė turistė edhe pse ka pak plazhe. Nėse dihen tė gjitha kėto, nėse studiojmė dhe investojmė si duhet vendi ynė me potencialin natyror qė ka, mund tė kthehet tėrėsisht nė vend turistik. Kėshtu nuk duhet tė udhėtojmė nė tė gjithė botėn pėr tė gjetur tė bukurėn, kur e kemi atė fare pranė dhe nuk dimė ta mbrojmė e ta pėrdorim nė tė mirėn tonė. Nuk ka kuptim tė themi, po bėjmė mė tė mirėn, duhet tė kemi sukses tė bėjmė ato qė janė tė nevojshme

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Letrat e pashkruara
    Nga laguna blu në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 13-08-2015, 16:49
  2. Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 22:08
  3. Histori gjuetie me ish-udheheqjen komuniste
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 04:22
  4. Mrekullitë natyrore Shqiptare.
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 347
    Postimi i Fundit: 16-03-2003, 21:15
  5. Si do e kaloni sezonin e veres?
    Nga bursa33 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-07-2002, 13:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •