SPIUNAZHI KOMPIUTERIK.

Spiunazhi kompiuterik ka tė bėjė me zbulimin e “informacionit”, apo “evidencave”. Njė spiun industrial mund tė kėrkojė tė zbulojė informacione sekrete mbi njė laptop tė njė manaxheri projektesh tė Mikrosoftit, i cili nė mėnyrė specifike ka tė bėjė me tė ardhmen e kompanisė duke neutralizuar sistemet operuese. Nė varėsi tė informacionit, ai mund tė pėrpunohet nė evidenca tė caktuara. Veē informacionit dhe evidencave, ka dy koncepte tė rendėsishme nė spiunazhin kompiuterik : Aktiviteti ėshtė tipikisht i panjohur dhe i paautorizuar. Nė shumė prej rasteve, viktima nuk shkon tė japė lejė tė saktė apo tė nenkuptuar pėr tė lejuar dikė tė fusė hundėt nė kompiuterin e tij. Pėrjashtime mund tė jenė rastet e vendeve tė punės, nė tė cilat tė punėsuarit monitorohen.



Konkluzion.

Cybercrime – krimi kompiuterik, ėshtė njė e keqe e vazhdueshme ndėrkombėtare qė kapėrcen kufijtė kombėtarė, nė njė mėnyrė qė e bėn kėtė formė tė krimit tė organizuar njė shqetėsim global. Cybercrime mund tė shfaqet nė forma tė ndryshme, pėrfshi mashtrimin online, vjedhjen dhe terrorizmin kompjuterik. Tashmė njė nga arsyet kryesore qė lehtėsojnė kryerjen e kėtij krimi tė tillė ėshtė globalizimi i teknologjisė dhe pėrparimet revolucionare tė Teknologjisė sė Komunikimit dhe Informacionit dhe (TKI), duke ndikuar kėshtu mbi aktivitetin kriminal. Mjetet dhe paisjet elektronike dhe kompiuterike po pėrdoren gjithnjė e mė shumė pėr kryerjen e krimeve.
Pėrhapja e shpejtė dhe nė rritje e pėrdorimit tė teknologjisė. si ndihmė nė kryerjen e aktivitetit kriminal dhe krimit kompjuterik. meritojnė mė tepėr vėmendje duke i dhėnė prioritet miratimit dhe marrjes sė masave tė pėrshtatshme ligjore dhe implementimit tė mjeteve efektive teknologjike dhe shtėrnguese, qė reduktojnė aktivitetin kriminal kompiuterik.

Tendencat aktuale tregojnė se nė tė ardhmen, krimi kompiuterik do tė zėrė vend si objekt kryesor nė zbatimin e politikave globale pėr luftimin dhe parandalimin e kėsaj forme tė organizuar krimi, pėrmes shkėmbimit tė informacionit, rritjes sė shkallės sė intelektit human, koordinimit tė pėrpjekjeve ligjore nė nivele kombėtare, rajonale dhe ndėrkombėtare, si dhe krijimit tė njė rrjeti botėror nė nivel tė lartė tė bashkėpunimit mes agjensive dhe institucioneve tė zbatimit tė ligjit.