“Ēdo njeri, ēdo popull, qė tė rrojė dhe tė tregojė veten, mė parė nga tė gjitha duhet tė organizojė Kaosin, qė gjendet brenda nė “Unin” e tij”. (Niēe)
Branko Merxhani
Dy pjesė tė mendimtarėve tė viteve ’30 mjaftojnė qė tė iluminojnė sot nė ditėt tona shqiptarėt e pasditeve 2000. “Pėrralla pellazgjike ėshtė njė hipotezė xhaba. Njė absurditet. Kėtė sofizmė duhet ta neveritim. Sot s’ka mbetur asnjė turk i ditur qė tė ėndėrrojė pėrrallat turanike. Asnjė grek, me mendje tė shėndoshė, sot nuk mburret se ėshtė stėrnipi i Periklidit. Edhe Romanėt e sotėm e kanė harruar prej shumė kohe origjinėn e tyre: jeta e popujve nuk ėshtė veēse Mrekullia e Zhvillimit, qė rregullon valėt e mėdha tė shekujve”, shprehet Branko Merxhani...
Shqipėria jonė e sotme ėshtė njė Botė kaotike e vogėl. Nė rrembat tona rrjedhin shumė hidhėrime dhe helme, gjurmė tė prishjes, tė robėrisė, tė njė tronditjeje historiko-shoqėrore tė pakapshme. Trazimi dhe anarkia, qė mbretėrojnė sot nė gjuhėn tonė, nuk janė veēse vetėm njė pjesė, njė pamje, njė fazė e prishjes sonė historiko-shoqėrore. Gjithė ky trazim, gjithė kjo anarki mbretėrojnė edhe nė tė gjitha shfaqjet e tjera tė dinamizmit tonė qytetėronjės. Nė idetė dhe tendencat tona shoqėrore, ca mė shumė nė kuptimet tona mbi formėn dhe esencėn e instituteve tona shoqėrore. Ėshtė njė anarki, e cila ka thėthitur tė gjithė pothuaj jetėn tonė. Ideale s’kemi. Racionalizmi ynė ėshtė pothuaj si i djemve. Dispozita pėr njė gjurmim tė ngulur shkencor dhe sistematik na mungon krejt. Ku e ka rrėnjėn e saj kjo e keqe? A ka vallė arsye historike? Nga pikėpamja e kuptimit sociologjik cili ėshtė shkaku i kėsaj gjendjeje?
Ja disa pyetje qė Neo-Shqiptarizma pėrpara Djalėrisė sonė intelektuale dhe idealiste. I vė dhe shton: pa dhėnė pėrgjigje nė kėto pyetje, s’mund tė bėhet asnjė hap pėrpara! Ka shumė kohė qė shkoi ajo epokė nė tė cilėn Nacionalizma ishte shoqe e Romantizmės. Nacionalizma e sotme e ēmon kryesisht realitetin. Ėshtė shprehja e gjallė e Sociologjisė si shkencė, njėfarė toke zbatimi tė Higjienės Shoqėrore, njė Laborator i sėmundjeve psikologjike-shoqėrore. Si vlerė pozitive ka vetėm gjurmimin. Zbulimin e rrėnjės sė tė keqes. Kėrkimi themelor i Neo-Shqiptarizmės nga Djalėria – nga ajo Djalėri e cila, e ndritur me fenerin e mendjes, ndjen pa dyshim pėrkundrejt fatit historik tė Atdheut njė respekt tė thellė dhe ėshtė vėnė me mish e me shpirt nė rrugėn e fatit dhe tė sė ardhmes ėshtė ky: Tė ndjekė njė formė shkencore nė gjurmimet dhe nė pėrkufizimet, si dhe njė kuptim filozofik tė plotė dhe tė tanishėm nė idealizmin kombėtare.
Njė intelektual shikon rrezikun mė tė madh dhe mė tė tmerrshėm: tė bjerė nė hendekun e gabimit dhe tė vetėgėnjimit, po tė dojė tė bėjė njė udhėtim nė sferėn e pasosur dhe kaotike tė fantazisė sė tij. Kjo sferė pėrmban vetėm botė tė rreme, vlera tė vdekura, qė bien vetėm gjumė dhe “utopistė gjenialė”. Drita ėshtė Shkenca, bota e realiteteve. Jetėn politike nuk duhet ta pėrcaktojmė pėrmes romanticizmit dhe fantazisė. Problemi i jetės, misteri i sė ardhmes, kanė nevojė pėr kėtė dritė. Jetėn nuk duhet ta shohim pėrmes prizmės sė fantazisė sonė. Vėshtrimin tonė duhet ta kthejmė pėrkundrejt jetės, d.m.th ta shohim jetėn ashtu siē ėshtė dhe jo siē e duam ne tė jetė. Jeta do njė zgjidhje. Kjo zgjidhje nuk gjendet lart nė qiellin kombėtar, po ėshtė e fshehur thellė nė shpirtin kombėtar.
Ja pika nga e cila nisemi. Tė ndriēojmė shkaqet e thella tė anarkisė sonė shoqėrore, qė na la trashėgim e shkuara, me fenerin e shkencės sociologjike. Dhe ja pika e drejtimit tonė: Pėrmbi germa dhat e Shqipėrisė sė djeshme, tė prishur dhe tė robėruar, tė krijojmė njė Shqipėri tė nesėrme, tė mbaruar, tė ndritur, tė qytetėruar – njė Shqipėri jo historike, po qytetėronjėse.
Krijoni Kontakt