Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Politika dhe intelekti

    Branko MERXHANI,

    S'ka njeri, me pak tru nė kokė, qė tė mundij tė mohojė, na duket, se kalojmė njė periudhė me njė rėndėsi tė madhe dhe bile tė jashtėzakonshme tė jetės s'onė kombėtare. Njė periudhė decizive ndryshimi dhe transformimi nė tė cilėn jeta e jonė kolektive hedhė hapat e para pėr formimin e ndėrgjegjes sė bashkėt tė Shqiptarismės nacionaliste. Njė periudhe e tillė ka nevojė pėr dritė; bile pėr shum dritė.
    Gjendja e pėrparėshme ka qenė njė gjendje e errėt. Nuk ishte e
    vetėkuptuarshme. Kishte nevojė pėr analyzė dhe pėr ndriēim qė tė kuptohet. Rreth e rrotull Pushtetit u krijuan gardhe tė pa-kuptuarshme dhe nga ky shkak gjendja e pėrparėshme kishte humbur po thuaj ēdo kontakt me Mendimin e Pėrgithėshmė. Njė cipė mysteri ishte hapur nė ēdo pikė tė horizontit shqiptar. Brėnda nė disa lagėshtira tė rėnda ushqehesh krimbi i zemėrimit dhe i dėshpėrimit. Mendimi i Pėrgjithėshmė kishte et pėr dritė. Nuk i drejtohet ndjenjės po logjikės. Mendimi i Pėrgjithėshmė orientohet pėr nė kritere logjike - pėr nė tė drejtėn dhe pėr nė tė dukurėn...
    * **
    Duke analyzuar pak vjet mė parė nė shtyllat e njė Reviste njė nga veprat kritike mė me rėndėsi tė shkrimtarit tyrk tė njohur Aga Oglu Ahmet, shkruanim: "...Shtet dhe Qeveri, qytetrimi europian kėto gjėra i ka tė ndara. Atje Qeveri nuk do tė thotė Shtet. Shtet ėshtė emėri i dytė i Popullit. Shtet do tė thotė Komb-Nasion. Kur kėto tė dyja kuptime trazohen, kur Shteti ēduket nėn formėn e Qeverisė dhe Qeveria e poshtėron kuptimin e Shtetit, ahere lind, si pėrfundim natyral i kėsaj anarhije shoqrore dhe mendore Absolutisma (Neo-Shqiptarisma, 1930. Tre Qytetėrime, f.47)
    Pėr neve njė nga shkaqet mė tė thella tė krizės sė periudhės sė pėrparėshme, ishte edhe mos-shquarja e kėtyre dy njohjeve sociologjike. Organisma e jonė politike mbajti po thua vazhdimisht karakterin e vet gjenetik, pa qė tė mundij tė shvillohet e tė perfeksionohet, duke mbaruar pak e nga pak qėndrėn e mbėshtetjes sė saj nė sheshe mė shoqėrore, dhe pa qė tė kėrkojė tė marij jetė tė re e dritė tė re drejtė-pėr-drejtė nga burimet e fjeshta tė ndėrgjegjes kombėtare, qė ėsht duke u formuar me kohė. Kėshtu pas lindjes s'Organismės s'onė politike tė qėndruar, Pushteti, nė vėnd qė tė ndėret nė tė gjitha shtretet e jetės popullore, t'afrohet mė shumė, mbeti i rrethuar nga ngushtėsija nisėse e origjinės gjenetike, i krijoi vetėhes njė gjėndje tė koklavitur, njė udhė tė verbėr tragjike, dhe dita-ditės e kufizoi mė tepėr ēdo gjė tė gjallė, tė drejt-pėr-drejtė, tė sinqertė, tė vėrtetė. Oportuniteti e shpėrnguli nevojėn e brėndshme. Nėn tė tilla kondita nuk ishte e mundur qė Shteti dhe Pushteti t'i afrohet idealit Shtetror tė math, domethėnė tė refuzojė formimin e tij logjik..
    * * *
    Kėtu e shumė vjet mė parė njė nga sociologėt mė tė vjetėr, qė e pėrdori nė mėnyrė tė veēantė kuptimin e Mendimit tė Pėrgjithėshmė, shkruante: "Vetėm me anėn e Mendimit tė Pėrgjithėshmė sundon edhe mė i forti i Monarkėvet" (Herbert Spencer, "Principles of Sociology", f.264)
    Njė nga mėsuesit mė tė fortė tė sociologjisė gjermane tė sotme shkruan: "Marrėdhėnja midis Politikės dhe intelektit nuk varet nga forma e Regjimit; kjo marrėdhėnje mund t'eksistojė ose tė mos eksistojė nėn ēdo Regjim" (Alfred Weber, "Geist und Politik", f.337)
    Duke u mbėshtetur mbi kėto parime fare tė drejta, krizėn tragjike qė po shkon marrėdhėnja midis Politikės dhe Intelektit ndėr neve, ne ia ngarkojmė kėtij shkaku kryesor: Vėndi i ynė nuk ka asnjė klasė tė formuar e tė caktuar intelektualėsh, klasė qė tė pėrbėjė burim mendimi shoqnor tė math jetik. Vėndi i ynė s'i ka ato idera nė tė cilat mishėrohen, nė mėnyrė simbolike, elementet e njė jete intelektuale qė influencon shoqėrisht.
    Pra pėr neve problemi vazhdon tė mbajė formėn qė i dhamė me njė artikull t'onė tė vjetėr, kėtu e shtatė vjet pėrpara:
    "Nevojė pėr tė krijuar njė jetė intelektuale!" (Demokratia, 8 Dhjetor, 1928).
    Pa jetė intelektuale s'ėshtė e mundur tė punohet as nonjė ide shoqėrore; dhe pa idera, as nonjė jetė kolektive, as nonjė pėrpjekje reformonjėse, as nonjė Shtet. Idea i konditon faktet. Idetė false ose tė falsifikuara, na kanė shpurė nė faliment. Idetė e drejta do tė na ndihmojnė tė rindėrtojmė, dhe tė rindėrtojmė fort. Tėrė problemi ėsht njė problem qėndre- njė problem i organizimit tė fuqive intelektuale tė vendit me njė drejtim tė caktuar dhe me njė ndriēim tė mjaftuar!

    Botuar mė 1935

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Reformat

    Branko MERXHANI,

    Njė vjershėtor i math gjerman, i cili ishte edhe fillosof i math, fillosof i jetės dhe i natyrės, tha afro njė shekull mė parė: "Natyra krijon pa-rreshtur forma tė ra. Ato qė ka sot nuk kanė qenė kurrė mė parė. Dhe ato qė kish tjetėr herė, sot nuk jane mė".
    Natyra krijon pa-rreshtur forma tė ra. - Ja, pra, Ligji i pa-shkelshmė, gjithmonė i fortė, gjithmonė i mrekullueshmė, Ligji i jetės, Ligji i qėnies njerėzore. Kaq pėr njerėzit, sa dhe pėr popujt. Po para sė gjithash pėr popujt. Popujt qė duan tė rrojnė, popujt qė duan tė mbajnė gjithmonė lart emrin e historisė sė tyre, tė ruajnė sheshin e Qytetėrimit tė tyre dhe t'a shvillojnė, kėta popuj pothua nė ēdo periodė tė jetės sė tyre rrėmbehen nga njė dallgė reformonjėse shumė e madhe. Dhe pėrpiqen gjithnjė tė regullojnė konditat e jetės sė tyre shoqėrore sipas nevojave tė realitetit. Sipas shvillimit tė frymės sė kohės dhe mendimevet tė ra. Gjithė jeta nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė lėvizje e paprerė. Dhe ai qė ne quajmė "Pėrparim" nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė "Ndryshim".
    Kėsisoj ėshtė njė gjė e natyrėshme qė ēdo epokė historike tė ketė dhe nga njė tok njerės tė dėshpėruar. Njerės tė ndjenjės, tė nostalgjisė, po, nė njė kohė e sipėr, edhe tė reaksionit. Po Ligji i natyrės zotėron kurdoherė. Dhe njė mėngjes tė bukur, kur njė diell paraveror, si symbol i fitorės sė ideve tė ra, pėrēan befas njė re tė dendur, kėta njerės tė mirė i gjejmė tė bredhin si hije tė heshtura brenda nė kopshtin e prishur tė ėndrave dhe tė nostalgjive tė tyre. Po jeta jashtė vashdon vijėn e saj. Dhe bota ka ndruar prej shumė kohė forme dhe shpirt...
    Kjo ėshtė historia e njerėzisė. Fillosofia e jetės shoqėrore. Dhe nuk gjendet as njeri qė tė na bėjė pyetjen:
    - Ju pėlqeu, Zotėri?
    * * *
    Qė nga dita e proklamimit tė Monarkisė fryn edhe nė vendin t' onė njė erė reformonjėse. Pėr fat tė mirė pjesa e madhe e popullit e ka kuptuar thellėsisht nevojėn e riorganizimit tė jetės shoqėrore mbi baza tė ra. Ky popull, i cili mrekullisht mundi tė ruajė shpirtin e tij kombetar, ky popull, i cili luftoi trimėrisht shekuj me radhė kundėr fatit tė tij tė keq dhe shpėtoi krenarinė dhe prestigjin e tij nga rreziku i poshtėrimit dhe i ēdukjes, ky popull do t' a ketė edhe zotėsinė, edhe dynamismėn e tij pėr tė rikrijuar jetėn e tij shoqėrore sipas nevojavet tė kohės, qė tė mundet njė ditė tė tregohet i math e i fortė edhe nė lėmin e qytetėrimit tė tij kombėtar.
    Po tė jenė Shqipėtarėt, pa ndryshim feje, tė bashkuar rreth e rrotull Fronit, brezi i sotmė do pėrpiqet qė tė zotėrojė korrentin reformonjės kombėtar qė tė rojė Shqipėria, qė tė lavdohet emri i racės dhe qė tė valojė njė ditė Flamuri heroik i Skėnderbeut lart dhe me krenari, lart mbi altarin e sakrificės kombėtare, mbi altarin e virtutės kombėtare. Krijimi mė i ndritshme i kėtij korrenti do jetė fuqia e rilindjes se njė Shqiperie tė re, sė njė Shqipėrie tė synkronizuar...
    Shqiptari nuk do tė mbetet aspak nė luftėn e Qytetėrimit. Nė luftėn e rrėnjosjes sė themeleve kombėtare, nė luftėn e fitimit tė vlerave morale, nė luftėn, mė nė fund, tė pasurimit tė shpirtit kombėtar me krijimin e idealeve shoqėrore tė ra.
    Shqiptari po e bėri ēapin e parė. Brenda nė pak kohė do vihet nė sbatim Kodi Civil i ri. Ligji i fundit mbi organizimin e komuneve do t' a ndrojė nga rrėnja systemin e sotmė administratif tė vėndit dhe do japė shkak qė populli tė merret mė shumė me punėrat administrative nė mėnyrė qė tė njihet me ligj bashkėpunimi i ngushtė midis Shtetit dhe Popullit pėr tė lartėsuar sheshin mendor tė shoqėrisė.
    * * *
    Po ēapi mė me rėndėsi pėrpara ėshtė vendimi i Musulmanėvet pėr synkronizimin e instituteve dhe tė bazave tė jetės fetare. Kjo ėshtė njė ēėshtje qė ka rėndėsi shoqėrore tepėr tė madhe. Duhet tė pohojmė se ēpallja e Kryemuftiut, qė botuam nė numurin e shkuar tė gazetės, nuk na kėnaqi as pak. As, tė paktėn, na dha kurajo. Kjo gazetė, e cila ėshtė pėrpjekur gjithmonė pėr sbatimin e metodhve shkencore tė ra sa nė systemin administratif aq dhe nė organizimin e jetės fetare sė popullit t'onė, ėsht e mendjes sė njė reforme fetare e vėrtetė, e cila tė ketė pėr qėllim synkronizimin e fesė, nuk mund tė arrihet pa njė shpirt liberal tė gjerė, pa njė njohje tė thellė tė essencės sė vėrtetė dhe tė vlerės shoqėrore tė fesė, pa kurajo, pa frymė krijonjėse.
    Le tė hedhim njė sy nė lėvizjen e sotme reformonjėse, qė ka kapur pothua pjesėn mė tė madhe tė botės musulmane. Ē'bėhet nė Turqi? Ē’bėhet dhe nė thellėsi akoma tė Azis? Ē'bėhet brenda nė Afganistan? Pėr Musulmanin e vėrtetė fe do tė thotė fisnikėrimi dhe idealizimi i jetės. Turqia e sotme mundi tė bėjė mrekullira, me qenė se pati forcėn tė dėrmojė ēdo pėrpjekje reaksionare. Turqia e sotme provoi, nė mėnyrėn mė tė shkėlqyer, se dhe njė Shtet Musulman mundet fare bukur tė lartesohet nė sheshin e qytetėrimit evropjan. Arrin, po tė dojė!
    Turqia e sotme institutet fetare i pastroi nga hoxhallarėt e paditur, i dha fesė njė ekzistencė pothua autonome, tė ndarė nga Shteti, dhe atje ku mė parė mbretėronte padija dhe errėsira, sot triumfoi shkenca dhe puna, triumfon idea kombėtare dhe dashuria njerėzore, qė janė edhe essenca e vėrtetė e Islamismės.
    Njė shkencėtar i shquar Svicran, pedagogu dhe psykologu me famė zoti A.d. Ferriere, i cili vizitoi kėto ditė Turqinė dhe admiroi pėrparimet e saj kolosale, shkruan: "Shted Turk do tė bėhet model qė, ndofta njė ditė, do t'i kenė zili edhe shumė popuj tė qytetėrimit tė vjetėr".
    Kjo ėshtė e vėrteta e kohės dhe nevoja e minutės. Rreth neve po rikrijohet njė botė e re. Dhe do jetė tragjik fati i atyre njerėzve, qė nuk do jenė tė zotė tė ēmojnė korrentin e kohės, vlerėn e qytetėrimit, tė gėzojnė pėrparimin njerėzor kolektif. Mjene skllevėr tė paragjykimevet, zuzarė tė errėsirės, gėrmadha tė sė shkuarės....
    Natyra krijon pa-rreshtur forma tė ra.

    Botuar mė 1928

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Individualismi

    Branko MERXHANI,

    Kėtu e disa vjet mė parė njė Filosof frėng mjaft i dėgjuar nė kohėn e vet, duke studjuar Psykologjin e popullit italian t'atėhershėm, paraqiti njė ndarje tė re pėr kuptimin e Individualismit. E ndante nė dy pjesė: Nė njė Individualisėm tė lart (individualisme superieure) dhe nė njė Individualisėm tė ulėt (individualisme inferieure}. Dhe simbas gjykimit tė kėtij mendimtari, Individualismi qė karakterizonte jetėn shoqėrore italiane t' atėherėshme, mbante vulėn e Individualismit tė pjesės sė dytė. Qė nga koha e Fouillee-it e gjer mė ditėt t' ona kaloi mė tepėr se njė e katėrta e shekullit dhe brenda kėtij kalimi tė kohės, psykologjia e popullit italian bėri, natyrisht disa pėrpjekje lartėsonjėse dhe s'ka dyshim se shėnoi edhe disa shvillime dhe transformime pėr t'u pėrmendur. Italia pas triumfit tė Bashkimit tė saj kombėtar nė lėmin e organizimit dhe tė moralitetit shoqėror, mundi tė matet me mjaftė meritė me popujt mė tė fortė tė kohės dhe bile duke patur edhe disa fitime tė dukėshme, qė kohe mbas kohe kanė tėrhequr habitjen dhe zilin e Botės sė qytetėruar. Pėrveē kėsaj ne sot duke u bazuar mbi gjyrmime dhe pėrfundime tė reja tė Psykologjisė sė popujve, si edhe tė Sociologjisė, d.m.th. mbi njė seri punimesh shkencore positive qė u vėrtetuan qė nga gjysma e dytė e shekullit tė kaluar gjer n' epokėn t'onė, s'kemi arsye tė pranojmė klasifikimin e Fouiltee-it pėr t'i dhėnė njė pėrcaktim shum' a pak tė sakt kuptimit tė Individualismit. Per Individualismin e ulėt tė kohės sė Filosofit frėng sot themi lndividualizėm e aq. Individualismin e lartė tė tij e quajmė me njė tjetėr terme "Personnalismė". Por nėse ne bėjmė njė ndreqje tė tille rreth kėtyre temave, kėtė nuk e bėjmė vetėm pėr hatėrin e Terminologjisė filosofike. Jo.
    E bėjmė kėtė ndreqje apo ndryshim edhe pėr njė shkak krejt praktik. Duke vėrejtur disa nga ēfaqjet e jetės s'onė shoqėrore, shohim se rryma e individualismit t'ulėt, ashtu siē e pėrshkruante dikur Fouillee-i ėshtė duke u shtuar e duke u pėrgjithėsuar ndėr ne, bile gjer me njė shkallė mjaftė tė trubulltė e tė shqetėsuar. Pėr jetėn t'onė shoqėrore Individualismi i lartė, ashtu siē e ēfaqin dhe e provojnė b.f. Anglosaksonėt ose Gjermanėt, ėshtė njė fjalė qė s'ka asnjė kuptim dhe ėshtė njė vlerė qė nuk ka filluar tė duket as edhe si njė fantasi filosofike. Nėn tė tilla kushte kaotike ėshtė e udhės qė tė pėrcaktojmė mirė kuptimin e fjalėve qė pėrdorim para se tė hyjme nė bisedimin e njė theme...
    * * *
    Ku e ka shkakun e saj varfėria morale qė karakterizon sot me ngjyra kaq tė dukėshme ēfaqjet e shumta dhe tė ndryshme tė jetės s' onė shoqėrore?..
    "Shoqėria" e jonė vėrtetė kalon njė fazė transitive t' ecjes sė sajė pėrpara. Procesi qė bėn kjo ecje ėshtė ky: U gjėndėm tė ēkėputur njė ditė befas nga bota e jonė e vjetėr, nga bota e Orientalizmit byzantino-otomane dhe vetėm nevoja e thjeshtė e jetės, ose mė mirė, fuqia brutale e njė ngjarjeje politike, pa asnjė po thua kuptim sociologjik, na shtyri, ndofta pa dashur, nėpėr valat e kėrkimit tė drejtimeve tė reja. Por... pa ditur se nga vijmė, pa ndier e pa gjyrmuar "si-n" dhe "pėrse-n" e gjendjes sė krijuar, a ėshtė e mundur tė mendojmė dhe tė kuptojmė se pėr ku shkojmė? Pėr mua njė nga shkaqet mė kryesore tė andrallės morale qė paraqet po thua nė ēdo ēfaqje tė sajė jeta e jonė shoqėrore e tanishme, ėshtė edhe kjo "periodė transitive' tė sė cilės i mungon kryekėput. Ndėrgjegja e Mendimit. Nė njė "shoqėri" qė kalon nga njė etapė e tillė dhe me brume e burime tė tilla vetėm Individualismi i ulėt, ose fundi i fundit, vetėm njė Personalisėm mohonjės mund tė ketė fjalėn.
    Individualismi qė prodhon gjendja historike e jetės s'onė shoqėrore, ėshtė njė fuqi mohonjėse pa njė gjurmė ndėrgjegje. Ėshtė njė egėrsirė qė mbahet dhe ushqehet lirisht dhe vazhdimisht prej typeve tė shuarė tė rretheve tė trashėguarė. Pjella e historise s' onė. Tė gjitha fuqit shkatėrimtare tė 5, 6, 10 shekujve me radhė dhe me vazhdim, punuan pa reshtur e pa mėshirė pėr tė prishur dhe pėr tė prurė nė njė shkallė tė tillė "Strukturėn t'onė shoqėrore". Nė t'atillė vend, historikisht tė mjerė, vetėm typa tė lirė dhe krejt tė pa mvarurė nga influencime kontraste tė vlerave tė perėnduara, do tė mundin tė krijojnė njė atmosferė morale lartėsonjėse pėr tė shpėtuar shpirtin shoqėror tė Kombit nga katakombet e kėsaj pathologjie historike.
    Po si mund tė krijohen kėto type?
    ***
    Nuk jemi nė gjendje sot, ose - le te themi edhe kėshtu - nuk jemi tė pregatitur mjaft tani sa qė t'i japim njė pėrgjigje t'urtė pyetjes sė sipėrme. Por njė gjė ėshtė nė shesh: Rryma e Individualismit (tė ulėt) ėshtė duke u pėrhapur, ėshtė duke u pėrgjithėsuar dita-ditės mė tepėr ndėr ne. Pėrse vallė? Ja njė pikėpyetje tjetėr, rreth sė cilės vlen tė qėndrojmė njė ēast dhe tė mendojmė thellė-thellė. Shkaqe me njė rėndėsi themelore, qė shpesh herė na duken si tė pa kapėshme, fshihen nė brendėsirėn e kėtij fenomeni. Nga njė qėndrim gjyrmonjės pėrpara kėsaj pike kemi pėr tė nxjerrur dy fitime mendore themelore:
    A. Do t'arrijmė tė marrim vesh (shumė mė mirė nga sa mundemi sot), pėrmbajtjen e Individualismit t'onė;
    B. Do tė gjejmė shkak pėr tė bėrė pak filosofi rreth krizės morale qė po na rrethon...
    E para: "Shoqėria" e jonė nuk mundi tė fitojė ende njė bazė morale. Shum'a pak tė qėndruarshme, mbi tė cilėn do tė mund tė mbėshtetej njė veprim shoqėror me tė vėrtetė pėrtėritės. Morali i ynė i gjertanishem, morali i njė "Shoqėrie" tė pa synthetizuar, ose tė synthetizuar krejt negativisht, hem si lėndė, hem si shpirtė, d.m.th. sociologjikisht tė njė "Shoqėrie tė pa qenė" - ka qenė vetėm njė "moral asketik". Jeta e jonė shoqėrore e ndarė dhe e pėrēarė, jashtė kėtij Asketisimi, nuk ka pėr tė paraqitur as njė fije tjetėr moraliteti shoqėror. Sot e humbėm edhe kėt! Nė kohėt e shkuara, nė kohėt qė nuk kanė se si tė kthehen dhe tė pėrsėriten edhe njė herė tjetėr, ky lloj Morali hynte nė punė, gjer me njė pikė, sepse pakėsonte mjaft shkatėrimet e veseve t'ona primitive dhe ndalonte, prapė gjer me njė pikė, sundimin e pa fre t'ambicievet t'ona vehtiake. E humbėm, themi, kėtė bazė morale dhe nuk mundemi t'a zėvendėsojmė, gjer mė sot, me njė bazė morale tjetėr. Shkaku? "Faza transitive" qė u dukė befas dhe e cila vazhdon edhe sot tė vėrtitet pa drejtime midis rugėve zik-zake...
    E dyta: Faza transitive ėshtė njė fazė shvillimi d.m.th. ėshtė njė proces shkatėrimi ose rindėrtimi shoqėror - simbas kushteve brenda sė cilėve lėviz e ritet. Me fjalė tė tjera hymė pak nga pak dhe ndofta pa e ndier fare, nė njė faze tė Qytetėrizimit modern, nė fazėn e ashtuquajtur "ndarja e punės shoqėrore". Nėpėr tė tilla faza ndryshimi, morali askerik, ka shkuar kudo duke u pakėsuar dhe influenca e rij u kufizua dal nga dalė vetėm mbi njė grup tė caktuar, mbi grupin e asketėvet, tė cilėt me gjithė rrėzimet tronditėse qė shkakton ndryshimi i epokės, vazhdojnė edhe kėtej e tutje, edhe kundra rrymės t'adhurojnė dhe tė mbajnė lartė vlerėn e karakterit dhe kultin e virtytit. Mirė po sa mė tepėr thellohen dhe zgjerohen trazimet kontraste qė krijon etapa e parė e "ndarjes sė punės shoqėrore" edhe sasia e asketėvet tė vėrtetė dhe si pėrfundim tė natyrshėm tė kėtij procesi transitiv, kemi poshtėrimin e karakterit, si dhe ēvleftėsimin e virtytit. Kemi, d.m.th. fillesat e njė "krize morale".
    E treta: Pėrhapja e ngadalėshme e periodes sė "ndarjes sė punės" ēfaq edhe disa trubullime dhe eksagjėrime tė tjera. Ndryshimi i drejtimit shoqėror shkakton tronditje psyhike tė veta, tronditje tė cilat shkojnė gjer nė rrėzat e strukturės sė "shoqėrisė". Njė nga kėto tronditje, ndofta ajo qė ka rėndėsi mė tė madhe, sidomos pėr kushtet t'ona orientale tė vonuarė, ėshtė adhurimi i tepėruar e po thua mimik, qė rrėfejmė pėr ēdo gjė qė ka tė bėjė me "iden e qytetėrimit europjan". Por sido kudo tė gjithė kėta faktorė, edhe ata tė mėparshėm edhe kėta tė fundit, tė gjithė bashkė pėrfundojnė nė ēdukjen e krejtėshme tė moralit asketik, gjė e cila, nga shkaku i paformimit tė "Moralit tė ri", le ndėrgjegjet t'ona krejt tė zbrazėta nga ēdo lloi kuptimi e ēqetėsimi sociologjikisht njerėzor..
    * * *
    Mua mė duket se brenda nė tė tilla rrethe komplekse rrėzimesh morale tė pa zėvendėsuarė ende, jemi duke ecur e duke u vėrtitur tė gjithė sot. Rryma e Individualismit qė sundon haptazi e pa asnjė kufizim mbi sasinė mė tė madhe tė ēfaqjeve tė "jetės s'onė shoqėrore", ėshtė njė mohim dhe njė rebelizėm i pėrgjithshėm ndaj ēdo farė parimi moral. Hovet e ulėta t'ambicjevet vehtjake, nga shkaku i mungesės sė plot tė njė "organizimi shoqėror" tė disiplinuar, si edhe tė njė "Jete mendore" pak a shumė tė kristalizuar, gjetėn fushė tė lirė veprimi dhe njė herė qė shpėtuan nga shtypja e "moralit asketik", pa u futur nėn kontrollin e njė "morali shoqėror", u ngrenė nė kėmbė si disa shtazė tė lėna tė lirė nėpėr ara tė gjėra e tė pazotė. Faza transitive ėshtė njė fazė ndryshimi i trumbulltė ku ēdo farė lloi detyrimesh morale kanė falimentuar. Njerėz qė jetojnė nėpėr epoka tė tilla ndryshimesh shoqėrore, rrojnė vetėm simbas ambicjevet tė tyre vehtiake, rrojnė pas dėfrimevet, qejfevet, kumarevet dhe shumė-shumė formojnė njė "Shoqėri lojrash" pėr tė shkuar kohėn ose pėrmblidhen rreth njė tryeze kafeneje, kur nuk gjejnė mundėsinė ose kur nuk kanė zotėsinė pėr tė bėrė diēka mė tė mirė e mė tė lartė.

    Botuar mė 1937

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Jeta dhe ligjat

    Branko MERXHANI,

    "Nuk do tė ketė kurrė njė konstitusion tė mirė dhe tė fortė pėrveē atij ku ligja do tė mbretėrojė mbi zemrat e qytetarėve; gjer sa forca legjislative nuk do tė vejė gjer atje, ligjat do tė shkelmohen kurdoherė".
    J.J. ROUSSEAG

    Monarkia jonė e re hodhi njė ēap legjislatif me rėndėsi nė udhėn e riorganizimit tė jetės s'onė shoqėrore mbi baza tė ra. Pėrshtatja e Kodit t'onė Civil nga e Drejta Evropjane ėshtė pa dyshim vepra mė e shkėlqyer e punės legjislative, qė ėshtė bėrė gjer sot. Paragjithash ndalimi me ligjė: polygamisė, qė ishte edhe trashėgimi mė i rezikshėm i influencavet tė vjetėruara Semitike, hap pėr herė nė anėn e kalives s'onė shoqėrore tė shkatėruar njė tė ēarė tė madhe, njė dritare tė gjerė qė sheh nga Perėndimi. Kėtej do tė hyjė, me njė hov tė pambajtėshme, ryma e jetės sė Re, qė do tė lirojė nga skllavėria gratė t'ona, do tė fshijė mykun e konvencionevet t' ona, do tė forcojė damarėt qytetėronjės tė brezit t'onė, do tė na armatosė me tė gjitha mjetet e rezistencės dhe tė aktivitetit, qė na duhen pėr tė realizuar qėllimet e Neo-Shqiptarismės. Me ligjėn e re pranuam Monogaminė. Njė shkencėtar gjerman i cili afro dy vjet mė parė u muar me kėtė themė tė rėndėsishme tė shoqėrisė sė re, shkruan: "Sa pėrpiqen me kurajo dhe me vetėbindje pėr RILINDJEN MORALE tė popujvet, nuk mund veēse tė pranojnė qė monogamia, domethėnė FAMILJA, ėshtė baza e organismės shoqėrore qė thuhet Shtet".
    * * *
    Po ja edhe njė pėrvėshtrim tjetėr. Ne, qė pėrpiqemi tė kqyrim mėnyrėn e kėnaqėsimit tė nevojavet shpirtėrore dhe shoqėrore tė popullit t'onė, duke u mpėshtetur gjithėnjė mbi principet kqyrėse e kritike tė Sociologjisė dhe tė Psykologjisė Shoqėrore, ėshtė e natyrėshme tė mos e pranojmė si njė element tė mjaftė kėtė aktivitet pėrparimtar tė Legjislatorit, bile kur ėshtė puna pėr tė sabotuar nė vendin t'onė njė System tė ri iderash shoqėrore.
    Edhe ligjat akoma mė tė menēura nuk kanė zotėsin e mrekullueshme tė transformojė nė mėnyrė aksiomatike formimin biogjenetik tė njė turme shoqėrore, domethėnė nuk kane fuqinė dhe shkathtėsinė tė krijojnė vlera shoqėrore tė ra pa qė tė derdhet mė parė e me kohė edhe njė pėrpjekje mendore, qėllimi i sė cilės ėshtė qė Ligjat tė shkruhen jo vetėm mbi faqen e Kodit, po kryesisht brenda nė zemrat e qytetarėvet.
    Sa nuk besojnė nė kategorinė e njohur tė "gjysmė tė vėrtetave" (demiverites) tė Tainet-it dhe nė influencimin efektsjellės tė "Fatalismės Historike", kaq nuk besojmė edhe nė mirėsin origjinare dhe tė paēronjėsėshme tė njeriut, as edhe nė atė qė njė popull mundet tė presė marėdhėniet me tė shkuarėn e tij me njė herė dhe pa arėsye. Po as qė ėshtė e mundur qė njė shoqėri tė transformohet vetėm me masa legjislative - qė janė me "tė dhėna" ("donnes") shkencore tė caktuara, tė cilat kaq bukur na i mėsoi Gustave Le Bon-i nė veprėn e tij tė shkėlqyer "La Revolution Francaise et la Psychologie des Revolutions".
    Vlerat shoqėrore, ndryshimet dhe kryengritjet, qė tė jenė tė fjeshta dhe tė sinqerta duhet qė tė lindin nga shpirti i popullit. Kėtė na e shkruan pėrsėri Le Bon-i, i cili siē dihet, nuk i sympathizon as pak theorit e "Sovranitetit Popullor" dhe i cili shvillimet pėrparimtare tė Qytetėrimit ia ngjit rezultatit tė energjivet tė "fuqive tė fshehta" tė njė populli dhe qė vetėm njė "Elitė" e vogėl ėshtė nė shkallė t'i realizojė.
    Pra, agonia e pėrhapjes sė idevet shoqėrore tė ra, agonia, me shumė, e krijimit tė njė jete shoqėrore tė re, me gjithė Ligjat e ra dhe me gjithė Syncronizimin dhe Liberalismėn e Legjislarorit t'onė, duhet tė ketė njė nga vendet e para nė programin e aktivitetit mendor tė djalėrisė dhe tė jetė njė nga vėshtrimet kryesore tė Neo-Shqiptarismės.

    Botuar mė 1929

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Liria dashurore

    "Kemi lindur pėr dashurinė dhe vetėm me anėn e saj njohim njėri-tjetrin. Kemi nevojė pėr dashurinė si lulja qė ka nevojė pėr diell"

    WILLIAM PLATT

    Branko MERXHANI,

    Tė mos ju gėnjejė titulli i sotmė. Do tė bėj fjalė pėr FAMILJEN ashtu siē paraqitet brenda nė pėrpjekjen moderniste tė shoqėrisė s'onė dhe ashtu siē e do Neo-Shqiptarisma.
    Nuk shkruaj studime. Jap semplėrisht disa Formula, qė pėrmbajnė vijat e pėrgjithėshme tė mendimevet tė mia - mendime tė derdhura brėnda nė kallėpe tė ngushta. Pėr kėtė nuk mė intereson kėtu as shvillimi historik e filosofik i Familjes pėrgjithrisht, as influencat e saj positive ose negative mbi qytetėrimet e vjetėra, as edhe lėvizja e sotme kryengritėse kundėr institucioneve shoqėrore, lėvizje e cila passi siguroi kaq lirira politike e shoqėrore nė favor tė gravet nė Evropė e nė Amerikė, sot pėrpiqet tė arrijė edhe Lirinė Seksuale tė botės sė bukur. Tendenca narcistike e Qytetėrimit Europeo-Amerikan ndofta njė ditė do t'a shuajė krejt institusionin monogamik tė shoqėrisė sė sotme, t'i japė gruas ato tė drejta dashurore qė ka edhe burri, tė legjitimojė produktet e mėmavet tė pamartuara, djemt e dashurisė dhe tė dėfrimit. Libra e famėshme e gjykatėsit amerikan tė dėgjuar Ben Lindsey mbi "Kryengritjen e djalėrisė moderne", ėshtė libra mė e goditur e epokės. Anėtarėt e "compagnonate marriage", domethėnė e "Martesės miqėsore" shtohen dita me ditė. Qytetėrimi Europeo-Amerikan shtroi nėnė bisedim vlerėn e formės sė sotme sė martesės dhe ėshtė e vėrtetė se ata qė dyshojnė nuk janė tė paktė…
    Po tė gjitha kėto janė hypotheza, dėshira dhe pėrpjekje tė njė bote, Qytetėrimi partikolarist i sė cilės ka njė tė shkuar tė paktėn dhjetė shekujsh. Pastaj kėtė pikė e kam theksuar shumė herė: Intelektualėt t'onė duhet qė mendimet dhe vėshtrimet e tyre shoqėrore t'i puthitin, sa tė jetė e mundur mė shumė, nė sheshin e Socialitetit tė popullit t' onė. Tendencat e pėrparuara dhe ekstremiste tė Europeo-Amerikanismės janė shumė tė rėnda pėr supet t'ona. Ne kemi tė tjera kujdesje, tė tjera detyra. Sot-pėr-sot "le tė punojmė kopshtin tonė". S'jemi akoma tė pregatitur qė tė zėmė as vendin mė tė vogėl brėnda nė Pallatet e mendimit shoqėror...
    Pėrgjegjėsia realiste e peripetisė s'onė historike, domethėnė pamundėsia qė nuk patėm dot njė Shtet tė vėrtetė, me vethe dhe tė vazhduar nė as nonjė periodė tė sė shkuarės s'onė kombėtare, rrjeth kryesisht nga tė shterpuarit e shpirtit t'onė shoqėror, nga anarkia dhe panjoftėsia shoqėrore e cila mė tepėr nga ēdo gjė tjetėr dėmtoi dhe prishi Institutin Familjar. Nė kėtė s'kanė faj as vazhdimi historik i shkeljevet tė huaja influencat fataliste tė Dogmatismės pseudo-Islamike. Burimi i sė keqes ėshtė shumė mė thellė. Nė vėnd qė tė hedhim sytė t'ona nga jashtė me shpresėn dhe ngushėllimin se vetėm atje do tė sbulojmė shkakėt e sė keqes, ėshtė mė mirė tė hedhim sytė nė vetėhen t'onė brenda nesh, brenda nė Unėn t'onė shoqėrore...
    Shkaku i parė i anarkis s'onė Familjare ėshtė forma e jetės, qė ka rojtur populli ynė shekuj me radhė, domethėnė shumė pėrpara jo vetėm tė sundimit turk, po edhe pėrpara sundimit romak-byzantin. Dhe ėshtė njė rjedhje natyrale e konditavet sociologjike dhe psykologjike tė kėsaj jete, e cila e ēveshi krejt entitetin t'onė shoqėrorė nga ēdo gjurmė Ideologjie shokėrore. Nuk duhet tė harrojmė kurrė se jemi stėrnipėrit e njė populli, miku i vetėm edhe armiku i vetėm i tė cilit ka qėnė shekuj me radhė dyfeku, qė mbante nė krah. Kjo ėshtė arsyeja pėr tė cilėn, me gjithė egoismėn tonė karakteristike dhe me gjithė Heroismėn t'onė, ulėm kokėn pėrpara forcės sė zaptonjėsvet. Jo vetėm ulėm kokėn, po edhe u shėrbyem interesavet tė tyre me gjakun t'onė. Kjo prapė ėshtė arsyeja - dhe ėshtė njė gjė shumė karakteristike nga pikėpamja e psykologjisė shoqėrore - pėr tė cilėn njė nga Intelektualėt t'onė qė zė njė vėnd tė shkėlqyer nė Historinė e Leteraturės sė njė popullit tė huaj dhe zaptonjės, shkruan se "perioda mė e pasur dhe mė e lumtur e Historisė s'onė" ka qėnė pikėrisht perioda e hidhur dhe e errėt e robėrimit t'onė nga Turqit. Dhe kjo me qėnė se nė atė epokė stėrgjyshėrit t'onė tė gjorė pėrpiqeshin me zėmėr trime nė vijat e luftės sė zaptonjėsit, po njė ditė ktheheshin, nė vatėrėn atėrore tė shkretuar, tė ngarkuar me flori boll, me plaēka tė shumta dhe me "kuaj tė bukur" tė fushavet tė largme tė Arabisė, Misirit dhe Hungarisė!...
    Po paraja, dyfeku, "kuajt e bukur" dhe gjithė epopeja e plaēkavet me se u shpėrblyen? U shpėrblyen me sakrificėn dhe pėrbuzjen e atdheut, tė familjes dhe tė Djalit. Kjo sakrificė, ky harim janė pamja e sbėrthimit tė njėzet shekujve shqiptare...
    Tė gjitha anėt e kalives s'onė shoqėrore qėndrojnė mbi themele tė kalbura. Mbi kėtė prishje ėshtė e pamundur tė ngrihet njė godinė e re. Pėr kėtė detyra kryesore e brezit t'onė ėshtė qė tė hedhim themele tė ra tė forta pėr njė shoqėri tė re. Gjith pėrpjekja jonė qytetėronjėse nuk mundet veē se tė ketė pėr qėllim puthitjen systematike tė dispozitavet dhe energjirat kombėtare me nevojat e realitetit tė sotmė dhe me kėrkimet e Qytetėrimit t'onė tė nesėrmė.
    Kemi nevojė pėr njė bazė pėr Korporatėn t'onė Shoqėrore tė re. Kemi nevojė pėr njė Familje shqipėtare nacionaliste. Vetėm kjo ėshtė e zonja tė krijojė njė karakter moral tė ri dhe tė na falė njė formė tė re jete. Djalėria Neo-Shqiptare do tė hidhet nė fushėn e luftės shoqėrore me bindjen e patundur se vetėm ahere do tė triumfojnė Idealet e saj kur do tė vijė ajo ditė e madhe, dita e Shqipėrisė sė Re nė tė cilėn nuk do tė ketė me as njė pengim jo vetėm legjislatif po edhe preventif qė tė bashkojnė zemrat e tyre Djemtė dhe Vajzat tė atdheut shqipėtar pa ndryshim dipendence fetar. Domethėnė kėrkojmė edhe ne njė farė Liri Dashurore. Po me ndryshimin qė, kur po bota e industrializuarė ka kryesisht pėr qėllim reformėn e tipit Romak tė Familjes, ne pėrkundrazi duan tė krijojmė njė vatrė familjare tė typit Romak, vatrė e cila do tė ēdukė pėr herė edhe gjurmat e fundit tė influencave fetare tė huaja, do tė marė vesh shpirtrat e popullit t'onė, do t'a nacionalizojė shtėpinė t'onė, do t'a shqiptarėsojė Shqipėrinė t'onė. Kėtej e tutje fillon ruga e emancipimit tė Shqipėtares...

    Botuar nė vitin 1929

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    Vizionari Branko Merxhani

    Njerėz si filozofi dhe sociologu Branko Merxhani janė tė rrallė dhe ata janė si ato meteorėt,por qė nuk zhduken pa lėnė gjurmė. Merxhani la gjurmė nė kohėn kur jetoi,janė shkrimet e tij nė Shqipėri,nė shtypin shqiptar tė kohės por sidomos tek revista e tij “Pėrpjekja Shqiptare” ,po dhe nė Turqi ku jetoi e shkruajti pėr gati katėr dekada tė tjera,pasuri tjetėr kjo qė nuk njihet fare dhe qė meriton studime tė tjera nė tė ardhmen.
    Fati i tij ėshtė i kundėrt me atė tė mendimtarit tjetėr tė viteve 30-tė Nebil Ēika i cili punoi nė Turqi fillimisht dhe pastaj nė vitet 20-30 e gjysmės sė parė tė viteve 40-tė tė shekullit XX, punoi nė Shqipėri Njė gjė mund ta themi qė ai me siguri ka zėnė e do tė zėrė njė vend nderi nė themelet e sociologjisė shqiptare .Kjo temė diploma nuk ėshtė ,veēse njė nderim i thjeshtė qė ne i bėjmė kėtij sociologu tė hershėm nė letrat shqipe, qė pothuajse ėshtė i pastudiuar nga ato qė e meriton tė studiohet , nga specialistėt shqiptarė tė sociologjisė. Gjurmėt e Brankos i hasim nė Shqipėri dhe vepra e tij e botuar flet mė sė miri pėr kėtė. Veten e tij ai e vuri nė shėrbim tė Shqipėrisė, tė kombit tė vet,tė shqiptarizimit e tė neoshqiptarizmit pėr tė cilin ai flet nė shkrimet e veta nė gazetėn “Demokratia” tė Gjirokastrės e pastaj tek “Pėrpjekja Shqiptare” tė Tiranės.
    Branko Mexhani qė ishte njė ortodoks nga Ēamėria, siē na tregon nė kujtimet e veta Dhimitėr Shuteriqi, ishte dhe njė vizionar i madh. Se sa shumė e se sa larg shihte ky bir i Shqipėrisė e tregojnė edhe fjalėt qė shkruajti me rastin e 300 vjetorit tė botimit tė veprės sė Dekartit “Bisedė pėr metodėn”, qė e solli nė shqip nė vitin 1937 miku i tij Vangjel Koēa, i ndėrgjegjshėm pėr rolin qė po luante ai dhe miqtė e tij nė fushėn e filozofisė e tė sociologjisė ai bėri kėtė vlerėsim pėr Vangjel Koēen dhe rėndėsinė e tij.
    Dekarti shkroi tė parin libėr filozofik nė gjuhėn frėnge, (Vangjel Koēa) mbushi faqen e parė tė librės filozofike nė gjuhėn shqipe. Faqet e tjera u takon t’i shkruajnė brezit tė ri tė filozofėvė dhe sociologėve sot e nė tė ardhmen.


    Disa pėrfundime

    Sė pari, pavarėsisht nga opinionet e kohės kritikat qė iu bėnė pikėpamjeve tė tij mbi shoqėrinė si nga bashkėkohėsit ashtu dhe nga ato qė erdhėn mė pas, mendimi i pėrgjithshėm mbizotėrues edhe sot e kėsaj dite ėshtė se Ogyst Konti ėshtė dhe mbetet jo vetėm ai qė i dha emrin po edhe babai i sociologjisė. Bashkė me Durkheimin e ndonjė tjetėr ato hodhėn themelet e sociologjisė.

    Sė dyti, nė fushėn e filozofisė me ecurinė e Ogyst Kontit nė mesin e shekullit XIX, lidhet lindja e njė prej rrymave mė tė rėndėsishme nė filozofinė moderne asaj tė pozitivizmit. Konti u mbėshtet fort nė shkencat e ndryshme veēanėrisht nė ato natyrore,nė dijet pozitive qė sillnin ato, nė faktet qė zbulonin ato dhe kėtu del pozitivizmi si njė rrymė qė iu kundėrvu pikėpamjes mbizotėruese tė deri-atėhershme se filozofia ishte “shkencė e shkencave”,”mbretėreshė e shkencave”, dhe ka meritėn se e hodhi poshtė si tė gabuar dhe tregoi se filozofia dhe shkenca duheshin ndryshuar krejt. Lindja e zhvillimi i pozitivizmit ėshtė e lidhur me pėrparimin e vrullshėm tė shkencave pikėrisht nė mesin e shekullit XIX e mė pas.

    Sė treti ,Ogyst Konti,Emil Durkheim, Maks Weber,e shumė e shumė sociologė tė tjerė nė fund tė shekullit XIX e sidomos gjatė shekullit tė XX dhanė kontribut tė jashtėzakonshėm si nė konstatimin e sociologjisė ashtu dhe nė zhvillimin e pėrparimin e hovshėm tė saj.Nga kjo lartėsi e arritur ne kuptojmė mė mirė e mė shumė vlerėn e madhe tė veprės sė Kontit dhe sociologėvė klasikė qė jo vetėm hodhėn themelet e njė shkence tė re por kjo i dha karakter shkencor kėrkimeve nė fushėn e studimeve pėr shoqėrinė. Sot sociologjia nuk ėshtė vetėm njė shkencė thjesht klasike por frutet e arritjeve tė saj kanė vlerė praktike dhe shoqėria i pėrdor nė interes tė saj.

    Sė katėrti,Branko Merxhani pėrfaqėson njė pasues tė Ogyst Kontit dhe tė Emil Durkheimit nė mendimin shqiptarė. Ndikimet kontiane duken nė mėnyrėn se si ai analizon shoqėrinė shqiptare tė kohės tė viteve 20-30 tė shėkullit XX. Nė analizėn qė i bėn me syrin e sociologut shoqėrisė shqiptare ai na jep njė pasqyrė mjaft tė plotė me tė mirat dhe mungesat e saj.

    Sė pesti,interesante dhe me njė kėndvėshtrim mjaft origjinal janė mendimet e Branko Merxhanit pėr sociologjinė si shkencė dhe pėr krijuesin e saj pėr Ogyst Kontin. Nė artikullin e gjatė tė Merxhanit pėr Kontin spikat si njohja e thellė prej tij e njė figure si e Kontit, po ashtu dhe nderimi,respekti dhe vlerėsimi i lartė qė ka pėr sociologun francez Ogyst Kont.

    Sė gjashti,nuk ka rėndėsi se me cfarė fushe merret, qoftė arsimi, kultura, historia apo dicka tjetėr tė themi problemi i gruas kur Merxhani e fut nė fokusin e analizės sė tij sociologjike del nė pah si aftėsia e tij e tė parit tė shoqėrisė ashtu dhe mprehtėsia e kapjes sė problemeve dhe synimi pėr zgjidhjen e tyre. Ai u kundėrvihet dogmave, tabuve, mendėsive qė pretendojnė qė janė tė pandryshueshme dhe tregon se shqyrtimi sociologjik u krijon njerėzve mundėsinė t’i njohin mė mirė dukuritė shoqėrore, tė hynė nė thelbin e tyre e mbi kėtė bazė t”u japin zgjidhjen e duhur problemeve qė nxjerr koha para njerėzve.

    Sė shtati,Branko Merxhani ka padyshim vendin e vet nė mendimin shqiptar tė shekullit XX, por sidomos nė mendimin sociologjik e jo vetėm filozofik. Ai ėshtė njė personalitet i shquar i letrave tė viteve 30-tė dhe nė pararojė tė kohės sė vet sidomos nė fushėn e sociologjisė. Emri i tij lartėsohet duke qenė nė krah tė shokėve tė tij tė mendimit si Vangjel Koēa, Nebil Ēika, Ismet Toto dhe mė gjerė me njė Kristi Maloki apo dhe shumė e shumė tė tjerė.

    Sė fundi, padyshim figura e Branko Merxhanit ėshtė njė figurė mjaft komplekse, e gjithanshme,e rrallė, enciklopedike, iluministe, nacionaliste etj. Modeli qė krijoi ai si njė ideologji pėr shqiptarėt jo thjesht shqiptarizmi por neoshqiptarizma, nuk i ka humbur vlerat e tij. Merxhani me tėrė personalitetin e tij, me veprėn e tij edhe tani nga largėsia e gati njė shekulli na imponohet me figurėn e veprės sė tij dhe ėshtė njė model se si duhet tė jetė sociologu dhe mėnyrėn si ai ka vėnė shkencėn e sociologjisė nė shėrbim tė popullit tė vet.
    BibliografiaLiteratura e shfrytėzuar)

    1.Lekė Sokoli,Themeluesit e Sociologjisė,2000.Tiranė,”Rinia”,(fq.31-35)
    2.Lekė Sokoli,Hyrje nė Sociologji,2008.Tiranė,”Kristal”(fq.98-108)
    3.Sunaj Raimi,Sociologjia,2004.Tiranė,”Eqerem Cabej”,(fq.22,54-55,658-661
    4. Ekrem Myrtezani,Fjalor i Filozofisė,2007.Tiranė,”Toena”,(fq.441-443)
    6. Prof.Servet Pėllumbi,Fjalor Filozofik,2011.Tiranė,”Edfa”,(fq.89,239)
    6.1 Prof. Servet Pėllumbi “Gjurmime sociologjike” Tiranė 2002:
    7. Zhanė Hersh,Habia Filozofike,Tiranė,”Dituria”,(fq.192-197)
    8.Lekė Sokoli,Sociologjia,1995.Tiranė,”Elia”,(fq.57-75)
    9.Samuel Enoch Stumph, Filozofia,Historia e Problemet,Tiranė,”Toena”,(fq.326-334)
    10.Edmund Jacoby,Filozofėt,2006.Tiranė,”Mat”,(fq.210-213)
    11.Ali Pajaziti,Fjalor i Sociologjisė,2009.Shkup,”Logos”,(587-589)
    12. Danko Gėrliq ,Leksikoni i Filozofėve ,1986.Prishtinė,”Rilindja”,(fq.97-101,231)
    13.Branko Merxhani,Vepra,2003.Tiranė,”Plejad”,(fq.9-15,83-85,309-317,428-431,465-476)
    14.Ndricim Kulla,Antologji e Mendimit Shqiptar,2003.Tiranė,”Plejad”,(331-332,564-565,756-757,816-817)
    15. “Sociological Analysis” (North Carolina, USA), 1998, Vol. 1, No. 2.

    16. “Sociological Analysis” (North Carolina, USA), 1998, Vol. 1, No. 3.

    17. “Sociological Analysis” (North Carolina, USA), 1998, Vol. 1, No. 4.


    NURIJE SHEHI
    sociologe

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280

    Pėr: Branko Merxhani

    Branko Merxhani: Pse nuk jam marksist!


    Shkruar nga Branko Merxhani



    Njė nga miqtė e mi duke parė paragrafin e vogėl qė shkrova nė numrin e dhjetorit rreth surprizės qė deshi tė na bėnte zoti drejtor i zyrės sė shtypit, ndofta pa patur paramendime ndaj nesh, por vetėm, le tė themi, nga zelli i tepėrt pėr plotėsimin e detyrės qė i ngarkuan nė njė nga letrat e tij tė fundit mė shkruan:

    “…Mirė, qė ti nuk je marksist pėr princip, ėshtė njė gjė qė nuk mund t’a mohoj kurkush. Bile vėrehet haptazi. Midis njerėzve qė merren me sociologji, rrallė janė ata qė simpatizojnė in globo parimet doktrinare tė shkollės marksiste. Sidomos, kur kemi tė bėjmė me njė Durkheim, njė gjė e tillė as qė na shkon nga mendja fare. Mirė po, pse kufizohesh vetėm duke shėnuar se teorikisht nuk je anėtar i kėsaj shkolle dhe nuk na shpjegon edhe arsyet e kėtij qendrimi t’ėnd? A nuk tė duket qė vlen tė shkruhen disa rrathė rreth kėsaj theme- sidomos sot? Shteti, pėr arėsye qė i di vet, shpalli luftė tė tmerrėshme ndaj komunizmit dhe ėshtė rrezik se mos merr nė qafė (gabimisht) edhe disa njerėz krejt tė pafajshėm dhe bile shumė tė vlershėm (nė se do t’i lėnin tė lirė tė punonin) qė tė kontribuojnė diēka nė shvillimin normal tė kėtij vėndi.

    Kam frikė se mos krijohet ndonjė confusion i dėmshėm vetėm e vetėm nga shkaku i meritavet foshnjarake tė disa (pėr fat tė mirė) shumė tė pakėt, gjoja intelektualė ose edhe nga shkaku i konsepsionit shumė tė ngushtė (pėr fat tė keq) qė dėftejnė zakonisht nė tė tilla raste funksionarėt e shtetit. Mua mė duket se njė pun’ e tillė ka vlerėn e sajė dhe ėshtė tamam aktuale. A thua se nuk ėshtė njė nga detyrat e intelektualėvet tė ndriēojnė nga njėra anė opinionin public dhe nga ana tjetėr tė pėrpiqen me sa u jepet qė edhe Shteti tė mos bije nė gabime nė zbatimin e vendimeve qė mer pėr njė ose pėr tjetrin shkak?…”

    Nuk kam as njė kundėrshtim, as njė pengim qė tė mos pranoj kėtė thirrje aq interesante dhe me vend tė kėtij miku tė shqetėsuar aq shumė. Unė jo vetėm se nuk jam anėtar i parimeve doktrinare tė shkollės Marksiste, por jam edhe anti-kumunist. Hem si njeri mendimtar, hem, dhe bile shumė mė tepėr, si njeri – shqiptar. Jo vetėm nė lėmin e shkoqitjevet theorike, por edhe nė pikpamjet politico- shoqėrore tė zhvillimit ndėrkombėtar, unė nuk jam nga ata qė pranojnė thezėn se gjoja bota e qytetėruar e sotėshme ėshtė ndarė nė dy fronte ideollogjike qė luftojnė njėri tjetrin gjer nė pikėn e fundit.

    Bota e sotėshme, ashtu siē e shoh unė, ėshtė ndarė jo nė dy, por nė tre fronte ideologjike; pjesa e tretė, pjesa mė e madhe, mė e shėndoshė, mė impozante, mbeti besnike ndaj parimeve tė Demokracisė pėrparimtare dhe kapėrcen me fuqi dhe me vullnet gjithė tronditjet dhe tėrė nervozitetet qė shkaktoi lufta ndėrkombėtare e periodės 1914-1918 nė struktura shoqėrore tė popujve tė mėdhenj qė muarnė pjesė n’atė ndeshje mė tė tmerrėshme tė sė gjithė historisė sė njerėzimit. Dhe jam i bindur se popujt e qytetėruar, popujt e mbrumbur dhe tė ritur brenda njėj tradite tė gjatė zhvillimi cultural, nuk mund t’i sakrifikojnė pėr hirė tė njė aksidenti katasrofal, siē ėshtė ēdo ndeshje luftarake. Lirit tė tyre tė shtrenta dhe tė shenjta pėr fitmin e tė cilave derdhėn pjesėn mė fisnike tė gjakut tė tyre bres pas brezi botėra tė tėra. Kjo ėshtė bindja e ime e pa tundur.

    Njė nga pretendimet e marksismit, ndofta jo nga mė themeloret, por nga mė tė pėrshtatshmet pėr tė rekrutuar anėtarė, ėsht ky:

    -Dy tė tretat e fitimevet tė popullit shkojnė nėpėr duart e njė tė pestės sė popullsisė sė njė vėndit.

    Shkenca ekonomike dhe statistikat provuan qė nė krye gabimin e kėtij pretendimi. Statistikat qė janė bėrė me metodėn shkencore mė tė pėrsosur nė kėto kohė tė fundit nxuarrnė nė shesh analogjin e shtimit tė pasuris sė tė varfėvet nė rast se fitimet e tė pasurve do tė pėrndaheshin popullit. Kjo llogari nuk ėshtė njė pun‘ e lehtė. Por pėrfundimi i saj ėshtė kaq i hapėt dhe kaq kategorik sa qė edhe ato pika tė pakta qė mund tė bisedohen nuk kanė pasur fuqin qė tė influencojnė gjykimin t’onė tė fundėm.

    P. sh. Sociologu gjerman Reiners shumė kohė mė parė provoi se nė qoftė se fitimet qė kapėrcejnė 8000 mark nė vit do tė shpėrndaheshin midis atyreve qė janė tė shtrėnguarė tė punojnė pėr bukėn e gojės, fitimi i pėrditshėm i kėtyre tė fundit nuk do tė shtohej mė tepėr se vetėm me njė pėrqindje minimale e 0,19 mark. Me kėtė rast shumė nė Gjermani nuk mund tė blehen as edhe katėr cingare. Pra Marksismi nuk ka gjetur aspak “ilaēin pėr tė zhdukur nga mesi varfėrin”…

    Nga ana tjetėr prapė statistikat na mėsojnė, me njė mnyrė qė nuk lė as edhe dyshimin mė tė vogėl, se nė ēėshtjen e sigurimit tė miravajtjes sė njė populli, njė nga faktorėt qė lozin rolin e parė ėshtė pėrdorimi dhe pėrparimi i Teknikės. B. f. nė Shtetet e Bashkuara t’Amerikės, ku Teknika ka arritur kulmin, qė nga viti 1919, prodhimi kombėtar ėsht shtuar 42%. Influenca e madhe dhe kategorike qė ka organizimi teknik mbi shtimin dhe mbi rregullimin mė tė mirė tė pasuris sė njė populli mund tė mirret vesh edhe nga disa krahasime tė vogla tė tjera. Simbas statistikave gjermane -jo tė kohės hitleriane- prodhimi mekanik vjetor qė bie pėr ēdo frymė n’Amerikė ėshtė 99 RM. Kurse nė Kinė, vend primitiv dhe pa farė teknike, ėshtė vetėm 0, 20 RM. Nė Shqipėri po thua 0.

    Njė argument tjetėr i Marksismit, nga ata qė ka marrė nė qafė dhe qė ka sjellur verdall mendjen e shumė njerėzvet, ėshtė ky:

    -Regjimi mė i fortė i kėsaj theorije ka qenė i famėshėmi Kautzky. Mirė po statistikat provuan tė kundėrtėn. Industria e vogėl kudo dhe kurdoherė mundi tė mbrojė vehten e vet dhe bile shumė bukur. Me njė mėnyrė tė pėrgjithėshme mund tė themi se industria e madhe ėshtė e vendosur kurdoherė pranė industries sė vogėl, kudo qė ndodhej njė industri e tillė. Industria e madhe ėshtė njė ēpikje e kohėravet tė reja: ėshtė njė burim i ri pėr pasurin kombėtare. Asgjėkundi nuk u zhdukėn sipėr -marrjet e vogla. Pastaj ē’rėndėsi ka pėr Ekonominė kombėtare tė njė populli nė se industria ėshtė e madhe apo e vogėl? Puna qėndron gjetiu: Pėr makinavet, njė punė kjo qė mvaret jo nga kadrua formal i veprimit industrial, por nga disa kushte tė veēanta, se bie fjala lloi dhe shkalla e organizimeve tregtare dhe teknike. Kėto kushte ndryshojnė simbas kategoris s’industries.

    Kurse Filosofia marksiste nuk lė asnjė ēėshtje pa e future nėn klishen e saj tė pėrgjithėsimit. Kėrkon qė disa formula ndėrkombėtare, qė paska ēpikur, tė zbatohen njė lloi nė tėrė ngjarjet dhe ēėshtjet. Studime krahasore ekonomike dhe pėrfundime tė gjyrmimeve tė bėra mbi zbatimin e Theorisė sė Analogjis kanė mposhtur gjithė kėto “zgjidhje shpėtimtare” tė marksismit si kėrpudha tė dobėta dhe t’ushqyera mangut tė arės ideologjike tė njerėzimit. Shifrat qė do tė shohim nė paragrafin qė vijon do tė na e mbushin kokėn.

    Ja edhe njė tjetėr pretendim marksist dhe bile njė nga mė themelorėt:

    -Fitimet e kapitalistėve shtohen gjithėnjė; kurse mėdijet e punėtorėvet ulen.

    Ja si e pėrmbledh edhe gjendjen e vitit 1932, Hekner- i, prapė njė nga shkencėtarėt me autoritet. “Pretendimet se gjoja grumbullimi i kapitalit nė njėrėn anė, shkakton shtimin e mizerjes s’anės tjetėr”, ėshtė njė gjė krejt absurde dhe bie nė kundėrshtim flagrant me ngjarjet e rjedhėshme. E vėrteta ėshtė kjo: Sa mė tepėre pėrparon koncetrimi i kapitalit aq mė tepėr pėrmirėsohet edhe gjėnja e puntoris”.

    Theorisienėt qė mbrojnė thezėn marksiste thonė: “Njė punėtor ka tė drejtė tė mendojė se nga puna e tij pasurohet vetėm kapitalisti dhe nė qoftė se nuk shtohet edhe mėditja e tij analogjikisht me shtimin e fitimit tė kapitalistit etj., e tjera” Mirė po gjithė kjo leteraturė kryengritėse nuk beri pothua asnjė efekt mbi shpirtin e punėtorit. Punėtori amerikan dhe evropian sot ėshtė nė gjėndje tė ēmojė mė mirė nga ēdo kush tjetėr gjėndjen e vet ecėn mirė nuk merr vesh asgjė nga kontrastet shoqėrore qė i pėrshkruan me ngjyra kaqė tė tmerrėshme theorisieni marksist dhe nuk ndjen asnjė dėshirė qė tė shkojė pas thirrjeve kryengritėse tė tij. Nė qoftė se punėtori ndodhet me tė vėrtetė nė njė gjėndje miserable, atėhere vetėm njė efekt mund tė ketė kjo ndodhje: Mizerja do tė bėhet Ideologji dhe rryma revolucionare e proletariatit do tė shkojė duke u shtuar. Mirė po njė proletar mizerablė si do tė jetė nė gjendje tė realizojė detyrat e larta qė i ngarkon Marxi? Nga mizerja vetėm njė gjė del: Mizerje!…

    Tani le tė flasim pak dhe mbi shėmbėllėn e Rusis sovjetike. Rusia e kohės sė Carėve ka qenė njė vend qė ndodhej jashtė kuadros evropjan. Ronte ende nė epokėn feodale dhe sepotike, epokė nga e cila Evropa evropiane kishte dalė dhe kishte shpėtuar tė paktėn dy shekuj mė parė. Prandaj njė krahasim midis Rusis cariste dhe Rusis bolshevike s’ka asnjė vleftė pėr njė kritikė reth parimeve doktrinare tė Marksismit. Marksismi lindi n’Evropė bashkė me njė tokė theorirash tė tjera, dhe fati i tij do tė provohet prapė nė vėnd-lerjen e vet. Njė shkrimtar frėng Charles Louis- Philippe, pritėka ardhjen e Barbarėve. Rrugat qė kryqėzohen midis Petersburgut carist dhe Moskės bolshevike, si dhe stepet e pafundėshme qė shtrihen nė tė dy anėt e Uralėvet, janė grykat e kalimit nga ku shkuan tufa- tufa ēeta aventurierėsh qė plaēkitnin ēdo gjė qė u dilte pėrpara.

    Udhėtarėt qė sot kalojnė nėpėr kėto rruga s’kanė asgjė me vehte qė bie ndėr mend fytyrėn e shokėve tė tyre tė vjetėr. Kohėt ndryshuan. Ata qė pritėn dikur n’Evropė ardhjen e Barbarėve mbetėn gojė-hapėt. Nga asnjė anė nuk u dukėn Barbarėt. Pėrkundrazi nėpėr stepet ruse u hapėn rrugat, u shtruan vija hekuri, dhe kėtej futėn nė thellėsit e Asis tej-pėr-tej ēpikjet mekanike, tymet e fabrikavet dhe bashkė me ‘to edhe karavane iderash tė tėra qė mbajnė me vehte palēkat e tepėruara, skartat, tė super-produksionit ideologjik tė popujve t’Evropės. Drejtimi i rrugės shkon nga Perėndimi nė Lindje. Nuk ėshtė Asia Perėndia e dheut qė cakton typin e qytetėrimit tė Botė. Ndofta kėshtu ka qenė dikur. Nė kohė shumė tė lashta. Sot nuk ėshtė mė. Siē duket kėtu kanė pėr t’arritur mė sė fundit punėt: Asia do tė evropaizohet- si b. f. janė duke e evropaizuar, simbas tempėrameteve tė veēanta tė popujve tė tyre, Turqia, Persia, Kina edhe… Rusia vet !

    Sido kudo Bolshevizmi ėshtė njė prodhim rus dhe s’mund tė ketė veē se edhe njė shvillim rus. Atje, kush e di, mund tė kenė ndryshuar shumė gjėra. Por Dhespotismi mbeti. Dhe gjer sa nuk do tė ēkulet nga vendi i tij ky armik i tmershėm i ēdo pėrparimi dhe i sė vėrtetės, nuk do tė jet’e mundur tė mėsonjė diēka tė sigurt mbi gjėndjen e atij vendi. Atje ēdo gjė ėshtė edhe njė eksperiment dhe ēdo eksperiment ėshtė njė problem i s’ardhmes. E ardhmja! Ja gogoli Bolshevik! Thonė disa: “Qeveria bolshevike pėr hirė tė lumturis tė brezave t’ardhėshme sakrifikon jetėn dhe lumturin e brezave tė tanishėm”. Mirė po kėta harrojnė se Marksistė kanė qenė prapė ata qė kritikuan ashpėrsisht kapitalistėt e pafajshėm? Se u sakrifikuan breza tė tėra punėtorėsh qė tė sigurojnė t’ardhmen e punėtorėvet tė sotshėm t’Anglisė ?…

    “Nėnpunsat e njė Qeverie dhespotike, thonė Marksistėt, kanė njė zotsi teknike mė tė lartė dhe janė nė gjendje ta mendojnė mė mirė jetėn dhe lumturin e punėtorėve”.

    Prrallė! Qytetrimi i Evropės ka 2000 vjet qė provoi me fakte dhe argumenta qė s’mund tė rrėzohen se zotsia nuk ėshtė njė vlerė e prerė. Ėshtė njė vlerė shum’e veēantė dhe shumė relative. Qysh prej kohės sė Sokratit mėndja njerėzore njeh se te njė kapitan i njė anije, te njė mjek, te njė makinist, gjenden veē e veē vlerat dhe sotėsit e ndara dhe tė ndryshme. Nėnpunsat e shtetit janė jo vetėm nėnpunsa tė shtetit, dhe aq. Qė tė bėhesh njė reformator i shkėlqyer, veē zotėsive teknike tė mėdha, duhet tė kesh edhe njė fuqi imagjinare tė vrullshme, por edhe diēka tjetėr. Zotėsin qė tė mos rrėmbehesh shpejt e shpejt nga gjėrat fantastike dhe nga ėndėrrimet sentimentale!…

    Regjimi Bolshevik paska si qėllim kryesor tė zhdukė regjimin kapitalist t’Evropės. Ėndėr! Bolshevizmi rus s’ėshtė gjė tjetėr veēse njė mėnyrė zbatimi ruse qė ka si qėllim tė futij nė Rusi metodat kapitaliste t’Evropės. Ndryshimi nė mes ėshtė nė mėnyrėn me tė cilėn zhvillohet ky proces, i cili atje kėrkon rrugat qė tė pajtohet me temperamentin e vėndit. Bolshevizmi qė tė vėrė nė dorė mjetet e punimit qė pėrdor kapitalizmi evropian dhe gjer mė sot viktima tė tmershme dhe therorizoi me miliona frymė njerėzish. Nė realitet Marksismi nuk mohon aspak vlerėn e regjimit kapitalist.

    Vetėm pretendon se methodat e tij shtojnė rrymėn e papunėsis. Pse? Regjimi kapitalist nuk paska qėnė i zoti tė sigurojė ekuilibrin midis prodhimit dhe nevojės; vetėm Marksismi qėnka nė gjėndje tė bėjė kėtė gjė; nė qoftė se nė Rusi nuk u sigurua ende, do tė sigurohet brėnda 4, 5 ose 30 vjetėve me doemos! – Ka kush qė do tė na kallėzojė dikur prallėn e kėtyre profetiave: Historia.

    A doni qė t’ju thom edhe njė gjė tjetėr? Dėgjoni: Unė nuk e pranoj se gjithė faji dhe pėrgjegjėsia e turbullimeve qė sot kalon bota dhe gjithė krizat ekonomike, tė mėdha e tė vogla, ėshtė e drejtė t’i ngarkohet kurrizit tė qytetėrimit evropian ose edhe vetėm regjimit kapitalist. Tė tilla trubullmie ngjajnė edhe nė prehrin e Natyrės sė lirė dhe janė shumė mė tė rėndėsishme. Jeta e shtazėve t’egra ėshtė njė luftė e pambaruar ndaj fuqive tė Natyrės. Ndryshimet trubullonjėse, tronditjet, vuajtjet dhe krizat nė historin e Evropės nuk filluan tė ēfaqen vetėm atėherė kur doli nė shesh sistemi i tanishėm, as edhe kur u dėgjua pėr herė tė parė emėri “kapitalist”.

    Kapitalismi arriti nė kulmin e tij mė tė lartė brėnda nė kėtė 150-vjetorin e fundit. Periodat e mėparėshme b. f. gjithė epoka mesjetare, kush mund tė na thotė se kaluam pa trubullime? Historia ėshtė e hapėt dhe mjafton tė krahasojmė ngjarjet: Nė kohėt mesjetare popujt e Evropės pėsuan njė tok rrėzime dhe vuajtje dhe bile shumė mė tė tmerrėshme nga ato tė sotėshmet. Gjithashtu edhe historia e popujve t’Asisė ėsht’e mbushur krejt me njė tok ndryshime, qoftė shkatėrimtare qoftė ndėrtonjėse, qė u shkaktuan nga njė varg tė tėrė kushtesh natyrale ose edhe temporale. Qytetėrimi evropian, nė krahasim me epokat e vjetra tė qytetėrimeve, mundi tė gjejė mjete mė tė pėrsosura dhe tė realizojė pėrparime kolosale mė pemė-dhėnėse pėr tė luftuar me mė tepėr fitime kėto rryma shkatėronjėse ose edhe ndaj pėrfundimeve tė kėqija tė kėtyre trubullimeve.

    Kėtu, rreth kėsaj pike themelore, pėrmblidhet tėrė rėndėsia e problemit. Midis botėkuptimit evropian dhe botėkuptimit Marksist ka njė ndryshim nė themel. Tė dy kėta pika botėkuptime nuk ndahen vetėm nė punė e pėrshkrimit tė historis ose edhe tė komentimit tė pėrfundimeve tė qytetėrimeve tė ndryshme, por ndahen nė njė pikė shumė tė mėparėshme, ndahen nė parimet qė shėrbejnė si bazė studimi rreth problemave tė jetės dhe rreth fatit tė botės. Nėse Marskistėt pandehin se kanė zgjidhur problemin e ekuilibrit brėnda nė shtet ose nė se predikojnė se paskan zbuluar ēelsin e ēuditshėm tė parrajsit t’ardhshėm, mua mė duket se tėrė kėto trumbetime dhe paralajmėrime s’janė tjatėr veē se vjellja e injorancės sė tyre. Ose shumė-shumė bėjnė gabimin e pafalshėm tė lėnė krejtė mėnjanė pjesėn me tė madhe tė faktorėve qė shkaktojnė dhe pėrfundojnė zhvillimin e ngjarjevet njerėzore.

    Ideali i Evropės, methodat e punimit t’Evropės frymėzohen nga parimet e liris, tė personaliteti tė varietetit dhe pėrmbi ēdo gjė tjetėr nga parimi i “ndarjes sė punės shoqėrore”. Dhe nga ky shkak tė gjithė problemat qė paraqet jeta shoqėrore evropiane ose edhe e evropianizuar, pa pėrjashtuar edhe problemin tė ekuilibrit nė Shtet, janė probleme tė koklaviturė qė s’mund t’ zgjidhen menjėherė. Njė filosof engles shkruante pak kohė mė parė: “Nė se kohėt janė tė kėqija, nė se njerėzit mbetėn pa punė, nė se djemt nuk gjejnė gjė pėr tė shuar urinė e tyre, njerėzimi ėshtė sėmur. Emėri i vėrtetė i kėsaj sėmundjeje ėshtė injoranca”…

    Ndryshimet shoqėrore nuk mund tė parashikohen as tė shmangen. Gjithashtu edhe sėmundjet Kjo ėshtė njė nga tė vėrtetat e para qė njeh bota. Tė paktėn Evropa ka disa shekuj qė provoi trupin e vet qėnien dhe vuajtjen e kėsaj sė vėrtete. Rusia u mundua shumė tė pėrhapij gjėmimin revolucionar ndėrkombėtar qė prej kufivet tė sajė perėndimore gjer nė bregdetet e Atlantikut. S’bėri gjė. Ose bėri vetėm kėtė: Thelloi mė tepėr hendekun e ngatresavet midis popujvet, madhėroi dallgėn e mizerjes dhe nė disa vėnde tė perėndimit shkaktoi njė kthim – qoftė edhe tė pėrkohshėm – nė kohėt mesjetare.

    Por a nuk do tė ishin njohur dhe do tė kishin arrijtur nė njė marrėveshje popujt e tyre mė lehtė nėse rryma demokratike e Evropės do tė kishte ndjekur rrugėn e saj pa patur vėshtirėsirat qė duallnė mu nė gjirin e vet? Tė paktėn kemi para nesh njė shėmbėll mjaftė me rėndėsi qė na jep besimin se popujt mund tė kuptojnė shumė mė mirė njė Evropė tė ēliruar prej idherave tė huaja: Asia sot arriti tė kuptojė se methodat e punimit evropian mund tė zbatohen nė ēdo kėnd tė botės dhe qė pėrdoren prej tėrė popujvet; kudo qė janė pranuar kėto methoda suallnė pėrfundime tė mira dhe tė shkėlqyera. Kjo ėshtė e majaftuarshme sot pėr sot. Ėshtė njė ēapė pėrpara.

    Njė ēapė qė s’mund tė mbetet e mbėrthyer atje ku arriti. Do tė vazhdojė edhe mė pėrpara. Do tė vijė dita tė cilėn bota mbarė do tė kuptojė mė mirė parimet e Fesė sė Lirisė, atė gjė qė njė Kanti e quajti “Feja e Vėrtetė”. Dhe ata nga bėshkatdhetarėt t’anė qė kanė nėpėr dejt e tyre disa pika gjaku fisnik dhe nė shpirt ambicjen tė punojnė dikur qė tė nxjerrin gėrmadhėn t’onė nga pellgu i varfris mendore dhe i mizerjes lėndore, le tė pėrpiqen tė mėsojnė pėrmėnē dhe tė ēajnė nė thellėsit e zemrave tė tyre me njė dorė qė nuk dridhet para punės sė tmerėshme qė i pret, kėtė varg tė pavdekshėm tė Goethe-s:

    “We immer strebend sich bemuht,

    Den konnen wir erlosen”!

    Pa njė pėrpjekje tė tillė nuk ka Shqipėri! Ndryshe le tė pėrgatitim qė tani trasat t’ona. Toka e Evropės u ngushtua shumė. Pėr parasitėt vetėm njė fat ėshtė shkruar: Pas prishjes primitive historike vjen katastrofa moderne historike. Dhe atėhere plaēkat nė krah dhe mbeē t’u mirė o Vatan!

    *Botuar mė 1937

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    3,228

    Gjeniu i harruar. Lindi nė Nish, vdiq nė Stamboll

    Ai lindi ne Nish ne Serbine e sotme dhe i mbylli syte ne Stamboll. Gjeresisht njihej si Branko Merxhani, por emrin e vertete e kishte Aleksander. Shume mistere e rrethojne jeten e tij…

    Programi "Gjurmė Shqiptare" pėrfshin njė audience tė tė gjitha moshave. Pėrfshirja e temave historike, zbulimi i zonave tė ndryshme, brenda dhe jashtė Shqipėrisė, promovimi i pjesėve tė fjetura, shpalosja e kulturės, trashėgimisė, ndėrthurur me tė sotmen bėn qė audienca e pėrthithur tė jetė e konsiderueshme dhe gjithėpėrfshirėse. Njė pjesė e temave historike apo edhe e zonave qė trajtohen nė Gjurmė Shqiptare nuk njihen ose janė trajtuar pėrciptazi nė historiografinė shqiptare.




    Gjeniu i harruar. Lindi nė Nish, vdiq nė Stamboll - Gjurmė Shqiptare
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-02-2024 mė 20:53

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Branko Merxhani

    Branko merxhani 1936-1937

    Emri:  Screenshot 2024-02-24 at 8.04.18 PM.jpg

Shikime: 639

Madhėsia:  71.4 KB

    Emri:  Screenshot 2024-02-24 at 8.05.21 PM.jpg

Shikime: 634

Madhėsia:  73.2 KB

    Emri:  Screenshot 2024-02-24 at 8.06.35 PM.jpg

Shikime: 628

Madhėsia:  77.0 KB

    Emri:  Screenshot 2024-02-24 at 8.07.31 PM.jpg

Shikime: 645

Madhėsia:  72.2 KB

    Emri:  Screenshot 2024-02-24 at 8.08.17 PM.jpg

Shikime: 631

Madhėsia:  80.3 KB

    Emri:  Screenshot 2024-02-24 at 8.09.13 PM.jpg

Shikime: 638

Madhėsia:  78.1 KB

    Emri:  Screenshot 2024-02-24 at 8.10.38 PM.jpg

Shikime: 638

Madhėsia:  80.0 KB

    Emri:  Screenshot 2024-02-24 at 8.11.22 PM.jpg

Shikime: 636

Madhėsia:  56.9 KB

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779

    Pėr: Branko Merxhani

    Albo nga cila faqe e ke mare kete pjesen e Branko Merxhanit ? Ku mundet ta gjej se qenka interesant ?

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mentaliteti i gabuar i shoqerise shqiptare
    Nga Edvin83 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 10:12
  2. Ndodhitė nė Maqedoni
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Branko Crvenkovski - president i Maqedonisė
    Nga StterollA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 11-05-2004, 00:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •