Politika dhe intelekti
Branko MERXHANI,
S'ka njeri, me pak tru nė kokė, qė tė mundij tė mohojė, na duket, se kalojmė njė periudhė me njė rėndėsi tė madhe dhe bile tė jashtėzakonshme tė jetės s'onė kombėtare. Njė periudhė decizive ndryshimi dhe transformimi nė tė cilėn jeta e jonė kolektive hedhė hapat e para pėr formimin e ndėrgjegjes sė bashkėt tė Shqiptarismės nacionaliste. Njė periudhe e tillė ka nevojė pėr dritė; bile pėr shum dritė.
Gjendja e pėrparėshme ka qenė njė gjendje e errėt. Nuk ishte e
vetėkuptuarshme. Kishte nevojė pėr analyzė dhe pėr ndriēim qė tė kuptohet. Rreth e rrotull Pushtetit u krijuan gardhe tė pa-kuptuarshme dhe nga ky shkak gjendja e pėrparėshme kishte humbur po thuaj ēdo kontakt me Mendimin e Pėrgithėshmė. Njė cipė mysteri ishte hapur nė ēdo pikė tė horizontit shqiptar. Brėnda nė disa lagėshtira tė rėnda ushqehesh krimbi i zemėrimit dhe i dėshpėrimit. Mendimi i Pėrgjithėshmė kishte et pėr dritė. Nuk i drejtohet ndjenjės po logjikės. Mendimi i Pėrgjithėshmė orientohet pėr nė kritere logjike - pėr nė tė drejtėn dhe pėr nė tė dukurėn...
* **
Duke analyzuar pak vjet mė parė nė shtyllat e njė Reviste njė nga veprat kritike mė me rėndėsi tė shkrimtarit tyrk tė njohur Aga Oglu Ahmet, shkruanim: "...Shtet dhe Qeveri, qytetrimi europian kėto gjėra i ka tė ndara. Atje Qeveri nuk do tė thotė Shtet. Shtet ėshtė emėri i dytė i Popullit. Shtet do tė thotė Komb-Nasion. Kur kėto tė dyja kuptime trazohen, kur Shteti ēduket nėn formėn e Qeverisė dhe Qeveria e poshtėron kuptimin e Shtetit, ahere lind, si pėrfundim natyral i kėsaj anarhije shoqrore dhe mendore Absolutisma (Neo-Shqiptarisma, 1930. Tre Qytetėrime, f.47)
Pėr neve njė nga shkaqet mė tė thella tė krizės sė periudhės sė pėrparėshme, ishte edhe mos-shquarja e kėtyre dy njohjeve sociologjike. Organisma e jonė politike mbajti po thua vazhdimisht karakterin e vet gjenetik, pa qė tė mundij tė shvillohet e tė perfeksionohet, duke mbaruar pak e nga pak qėndrėn e mbėshtetjes sė saj nė sheshe mė shoqėrore, dhe pa qė tė kėrkojė tė marij jetė tė re e dritė tė re drejtė-pėr-drejtė nga burimet e fjeshta tė ndėrgjegjes kombėtare, qė ėsht duke u formuar me kohė. Kėshtu pas lindjes s'Organismės s'onė politike tė qėndruar, Pushteti, nė vėnd qė tė ndėret nė tė gjitha shtretet e jetės popullore, t'afrohet mė shumė, mbeti i rrethuar nga ngushtėsija nisėse e origjinės gjenetike, i krijoi vetėhes njė gjėndje tė koklavitur, njė udhė tė verbėr tragjike, dhe dita-ditės e kufizoi mė tepėr ēdo gjė tė gjallė, tė drejt-pėr-drejtė, tė sinqertė, tė vėrtetė. Oportuniteti e shpėrnguli nevojėn e brėndshme. Nėn tė tilla kondita nuk ishte e mundur qė Shteti dhe Pushteti t'i afrohet idealit Shtetror tė math, domethėnė tė refuzojė formimin e tij logjik..
* * *
Kėtu e shumė vjet mė parė njė nga sociologėt mė tė vjetėr, qė e pėrdori nė mėnyrė tė veēantė kuptimin e Mendimit tė Pėrgjithėshmė, shkruante: "Vetėm me anėn e Mendimit tė Pėrgjithėshmė sundon edhe mė i forti i Monarkėvet" (Herbert Spencer, "Principles of Sociology", f.264)
Njė nga mėsuesit mė tė fortė tė sociologjisė gjermane tė sotme shkruan: "Marrėdhėnja midis Politikės dhe intelektit nuk varet nga forma e Regjimit; kjo marrėdhėnje mund t'eksistojė ose tė mos eksistojė nėn ēdo Regjim" (Alfred Weber, "Geist und Politik", f.337)
Duke u mbėshtetur mbi kėto parime fare tė drejta, krizėn tragjike qė po shkon marrėdhėnja midis Politikės dhe Intelektit ndėr neve, ne ia ngarkojmė kėtij shkaku kryesor: Vėndi i ynė nuk ka asnjė klasė tė formuar e tė caktuar intelektualėsh, klasė qė tė pėrbėjė burim mendimi shoqnor tė math jetik. Vėndi i ynė s'i ka ato idera nė tė cilat mishėrohen, nė mėnyrė simbolike, elementet e njė jete intelektuale qė influencon shoqėrisht.
Pra pėr neve problemi vazhdon tė mbajė formėn qė i dhamė me njė artikull t'onė tė vjetėr, kėtu e shtatė vjet pėrpara:
"Nevojė pėr tė krijuar njė jetė intelektuale!" (Demokratia, 8 Dhjetor, 1928).
Pa jetė intelektuale s'ėshtė e mundur tė punohet as nonjė ide shoqėrore; dhe pa idera, as nonjė jetė kolektive, as nonjė pėrpjekje reformonjėse, as nonjė Shtet. Idea i konditon faktet. Idetė false ose tė falsifikuara, na kanė shpurė nė faliment. Idetė e drejta do tė na ndihmojnė tė rindėrtojmė, dhe tė rindėrtojmė fort. Tėrė problemi ėsht njė problem qėndre- njė problem i organizimit tė fuqive intelektuale tė vendit me njė drejtim tė caktuar dhe me njė ndriēim tė mjaftuar!
Botuar mė 1935
Krijoni Kontakt