Po afron stina e plazhit, zhytjet ne uje dhe banjat e diellit: me se fundi erdhen pushimet.
Keshtu po lexoj nje reviste mjekesore Italiane, me qarte nje artikull, ku behet fjale se si te zgjedhim dhe perdorim kremin e plazhit (Solarin).
Me duket interesante, keshtu qe po e perkthej dhe mbase ndihmon per ata si une qe duan te perdorin kremin per te ruajtur lekuren nga rrezet e diellit.
Si te zgjedhim dhe perdorim kremin e plazhit (Solarin)
Rregulli eshte qe kremi i plazhit duhet perdorur nga te gjithe derisa lekura te mos jete e pigmentuar, dhe melanina kerkon te pakten 3-4 dite qe te prodhohet nga organizmi. Me vone faktori mbrojtes mund te zvogelohet gradualisht sipas tipit te lekures.
Persa i perket formulimit te solareve, qe jane mbrojtes apo vetem hidratante, duhet te zgjidhen ne varesi te lekures. Sa me e yndyrshme aq me pak e keshillueshme lloji vajor. E rendesishme eshte se verifikohet nese produkti i reziston ujit. Ne rast te kundert aplikimi i tije duhet bere pas cdo larje ose shpesh edhe nese djersitemi shume.
Si perdoret:
Rregulli eshte i meposhtem vlen per te gjithe.
Solari duhet perhapur ne te gjithe trupin uniformisht, duke u perqendruar ne zona te vogla (nuk duhet harruar asnje centimeter lekure), sidomos ato klasiket, pas gjunjeve, kembet dhe veshet. Gjeja me e rendesishme eshte qe ta aplikojme 20 min para ekspozimit ne diell. Vetem kur produkti eshte perthithur plotesisht nga lekura mund te vistemi e te shkojme ne plazh.
Shpresoj te kem qene i qarte ne perkthim, jam munduar te mos i ndryshoj kuptimin fjalive. Shpresoj gjithashtu mos te keme bere gabime shkrimore
Ciao.
Krijoni Kontakt