norduk.. ska nevoj te jesh as i ri sic je ti e as i vjeter si brari..
boll te jesh 13-14 vjec.. dhe meqe sipas doktorave edhe femija 1-2 vjec mban mend ca gjera.. dhe do te kujtohej 97-ta ..pra kallashi i caushve te zabit dokle cup meto ceko gjinush mejdanve te orkestruar nga mariza e asaj kohe.. ne vlore..e kudo..
dhe do te mjaftonte te ishe dhe 5 vjec qe po te te conte babi ne varrezat e vlor tepelen berat fier e durres e kudo.. e te shihje ditlindjet e te varrosurve ne ato varreza e do te reflektoje si njeri e jo si nje cop m.uti sic po reflekton tani ti e shum te tjere..
e per se.. per ca kacidhe gjoja..
jo jo ..
..
e ne shqipot-njerez nuk i duam ato llahtare perseri.. sepse nuk i duam se mendojme ato ditlindjet e atyre qe i merr kallashi.. kurse ju qe llogarisni mbas atyre menxyrave babin doganier e dajen rreshter.. ne shik a ne minustri.. mendoni keshtu si mendoni.. por vec tregoni se jeni kanibale..
pra nuk e shpik une kte termin kanibal.. por. .. e vertetoni juve me simpatite qe cfaqni..
qashtu or tëj..
--------------
.. KJ
E Hene, 31 Korrik 2006
KREU I OPOZITES VAZHDON ME DEKLARATAT E TIJ PER PROTESTA TE MEDHA
Rama: Do mbrojme zgjedhjet me trupat tane
Ashpersohen gjithmone e me teper deklarata.t qe mberrijne nga kampi i opozites, kundrejt sjelljeve te mazhorances. Edhe ne nje deklarate te djeshme per mediat, kryetari i PS se Edi Rama, nuk i ka kursyer sulmet ndaj selise blu dhe kreut te saj
Ashpersohen gjithmone e me teper deklaratat qe mberrijne nga kampi i opozites, kundrejt sjelljeve te mazhorances. Edhe ne nje deklarate te djeshme per mediat, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, nuk i ka kursyer sulmet ndaj selise blu dhe kreut te saj, Sali Berisha.
Ai i ka intensifikuar dje edhe me teper kercenimet ndaj Partise Demokratike dhe kryeministrit te Shqiperise, te cilat kane nisur qe tre dite me pare, pas incidenteve te renda ne Kuvendin e Shqiperise, ndersa votohej njeri prej anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, duke deklaruar "plotesoni kushtet tona ose perballje ne rruge. Do te mbrojme zgjedhjet me trupat tane".
Lideri i Partise Socialiste, gjate nje konference shtypi dje ne mesdite, duke folur, sikurse u pohoi gazetareve, ne emer te te gjithe opozites, perjashtoi perfundimisht mundesine e uljes ne tryezen e bisedimeve, madje duke ftuar poziten "ta lexojne mire qendrimin tone, te qarte dhe te vendosur, ta kuptojne sa nuk eshte vone se keto deklarata nuk jane retorike, por shprehje transparente e vizionit tone opozitar". Duke perseritur edhe nje here tezen e hedhur dy ditet e fundit per "protesta dhe mosbindje civile ne rruge dhe institucione", Rama shkoi edhe me tej, duke pohuar se "opozita e bashkuar shqiptare nuk do te mjaftohet absolutisht me deklarata".
Reagimi i pashmangshem
Ndersa pritej ulja e toneve te ashpra, pas thirrjes se pardjeshme te Kryetares se Kuvendit per bashkepunim ne Komisionin e Posaçem te Reformes Zgjedhore, por edhe lenien nga ana e PD se per partite e opozites te anetarit tjeter te KQZ, kreu i PS se ka qene me i ashper se kurre: "Ky reagim ishte i pashmangshem e teresisht legjitim ne kushtet e dhunes ligjore te kartonit", tha Rama, duke kujtuar gjithashtu se opozita ishte e detyruar ta bllokonte fizikisht proceduren e votimit nga shumica parlamentare, te cilen e quajti fashiste.
Duke shprehur edhe nje here vendosmerine per te mos marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme dhe mosnjohje te tyre, kryetari i PS se tha se, tashme jemi ne kushtet e nje grushti shteti, i cili, sipas tij, "lind te drejten legjitime per t'iu kundervene me mjete alternative qeverise". Rama nderkaq, e quajti diversion te turpshem iniciativen e pozites per hapje te dialogut edhe per regjistrin e zgjedhesve, duke ritheksuar edhe nje here se do te ishte i gatshem per dialog sapo Kryeministri Berisha "te deklaronte se eshte gati te diskutoje, jo per nje, por per tre çeshtje".
Nishani: "Kercenimet e PS se do deshtojne"
Por edhe mazhoranca nuk ka ndaluar me reagimet e saj diten e djeshme ndaj ngjarjeve politike qe po ndodhin ne vend. Ka qene zedhenesi i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, Bujar Nishani, i cili ka denuar dhe eshte distancuar dje nga kercenimet, siç i quajti ai, deklaratat e liderit te Partise Socialiste, bere dje gjate nje konference shtypi. Ne nje pergjigje publike, z. Bujar Nishani tha se: "Grupi Parlamentar i maxhorances denon dhe denoncon te gjitha praktikat e dhunes mbi institucionet kushtetuese te vendit. Ne fakt keto jane praktika te urdheruara drejtepersedrejti nga hezbullatovi i Partise Socialiste".
"Te gjithe ata qe kercenojne se do te shkaktojne trauma psikologjike dhe trauma shoqerore ne jeten e shqiptareve, jane krejtesisht te deshtuar, ashtu siç eksperienca ka treguar edhe ne te shkuaren" pohoi deputeti i Partise Demokratike. Sipas Nishanit, "maxhoranca qeverisese mbetet e angazhuar ne maturimin e saj, ne seriozitetin e saj, ne civilizimin e saj, per te ofruar permbushjen e te gjitha detyrimeve qe ajo ka ne procesin e integrimit te vendit dhe shqiptareve, per t'u ofruar qytetareve shqiptare nje vend me dinjitoz dhe me te respektuar ne familjen europiane".
Nderkaq, duke folur per bojkotin e partive te majta, Nishani tha se "ato jane praktika te njohura tashme, te perseritura nga koha e opozites se majte, jane gjithsesi praktika qe nuk do te ndryshojne dhe nuk do te cenojne integrimin e shqiptareve dhe integrimin e jetes se tyre, por jane praktika qe do te penalizojne vetem ata, te cilet nuk i ndahen filozofise se dhunes, filozofise se forces, filozofise se shkaterrimit". "Padyshim qe per ne nuk do te jete ndonje çudi qe hezbullatovi i PS se te ofroje praktika te hezbollahut shtoi Zedhenesi i Grupit Parlamentar te PD por, siç e theksova edhe me lart, qytetaret shqiptare kane injoruar dhe do te vazhdojne te injorojne te gjitha keto praktika, te gjitha keto kercenime, te cilat kane deshtuar me turp edhe ne te shkuaren.
Ne angazhohemi para qytetareve shqiptare se kjo maxhorance mbetet e hapur ne respektimin e dialogut, ne ofrimin e bisedimeve brenda kuadrit te percaktimit kushtetues dhe ligjor, ne respektimin reciprok te se drejtes ligjore dhe kushtetuese. Ne nuk mund te behemi peng dhe nuk mund te biem ne kurthin e mendjeve te nxehta te disa individeve apo segmenteve te caktuara brenda opozites, te cilet nuk kane asnje interes per integrimin e vendit, nuk kane asnje interes per te realizuar dhe pastruar praktikat e korrupsionit, dhe jane gjithashtu te kercenuar mesa duket nga lufta me tolerance zero qe po i behet krimit te organizuar dhe elementeve kriminale".
E Hene, 31 Korrik 2006
SITUATA POLITIKE PO RENDOHET, KURSE KREU I SHTETIT BEN PLAZH NE DURRES
A eshte gjalle Presidenti i Republikes?
Selite roze dhe blu deklarojne se nuk terhiqen nga vendimet e tyre. Edi Rama paralajmeron revolta popullore
Te gjithe “topat” e dy kampeve jane drejtuar nga njeri tjetri ne pritje per tu “shkrehur”, porse e shtena e tyre do te percelloje trupin e njerzve te thjeshte. Opozita nuk heq asnje presje nga ato qe ka kerkuar ose siç quhen tashme tre kushtet e saj: KKRT, Keshilli Drejtues i Televizionit Publik dhe zgjedhja prej Kuvendit te nje anetari te KQZ nga rradhet e LSI se.
Kurse selia blu thote se mund te beje vetem konsensus per Komisionin e reformes zgjedhore ose edhe me sakte vetem per rregjistrin e votuesve. Edi Rama doli prape dje dhe tha qe ose kushtet tona ose protesta e revolta kunder qeverise, duke lene te nenkuptohet se destabilizimi do te perfshije vendin. “Me trupat tane do te mbrohemi !” deklaroi kryetari i PS se.
Nuk vonoi edhe pala demokrate perseri duke thene se nuk terhiqemi, por kerkojme konsensus me anetarin e KQZ per vehte, me KKRT e Keshill Drejtues te votuar.
Akuza dhe kunderakuza. Konsensus dhe revolta popullore perballe njeri tjetrit ! Ndersa Njeriu numer Nje i Shqiperise qe eshte Presidenti i Republikes zoti Moisiu vazhdon plazhin ne Durres tek vilat presidenciale. Tashme perveç atij nuk ka njeri me te fuqishem per momentin per ti ulur palet ne udhen e zgjidhjes se konfliktit pa konflikt e revolta.
Por Ai hesht dhe drekon e darkon pambarim buze detit. Natyrisht qe nuk eshte zoti Moisiu njeriu i sherrit, pasi “djallin” e kane brenda vetes si PS ashtu dhe PD, porse edhe kryetari i Shtetit nuk del pa asnje faj , pasi ishte ai qe me KLD ne e uzurpuar filloi “luften” mes dy paleve.
Nese zoti President do te ndalonte KLD ne qe eshte Keshilli i Larte i Drejtesise te mos injoronte parlamentin per dy emrat e votuar nga pushteti me i larte qe siç dihet mbetet Kuvendi i Shqiperise besohet se punet nuk do te kishin shkuar si deri dje; balle per balle me topa ngrehur. Mundet t’i pelqeje prezenca luftarake e pozites dhe mazhorances, pasi vete zoti Moisiu ka qene gjeneral, porse populli nuk do tanke dhe perleshje , pasi aspiron per zhvillim e mireqenie, per mirekuptim dhe punesim.
Nese kryetari i Shtetit rri e vezhgon çfare ndodh poshte tij dhe nen Presidence duhet te mesoje se ciflat e nje perleshje pozita opozite do te kapin dhe ballin e tij ushtarak. Presidenti i Republikes qe naten kur opozita pushtoi parlamentin, me te drejte apo pa te drejte, duhej te therriste urgjent kryeministrin ne seline e presidences dhe me pas te gjithe kryetaret e partive politike parlamentare, opozite e mazhorance sebashku.
Si mund te rrije ne plash kryetari i Shtetit ,duke djegur lekuren e tij ne diellin e fundkorrikut apo te haje misra te pjekur, siç thote me shaka botuesi i gazetes “Albania” Ylli Rakipi , nderkohe qe çdo dite qe kalon mund t’i vere flaken arritjeve e stabilitetit te perbashket qe kane kontribuar ndervite te dyja forcat politike, edhe PD ,edhe PS, por qe prej disa ditesh jane po keto parti te cilat e rrezikojne stabilitetin ? A ndjek lajmet dhe a ka informacion Presidenti i Republikes se ç’po pergatitet ne kete zallamahi politike?
Te dyja palet kerkojne nderhyrjen e tij per te kontribuar ne zgjidhjen e sherrnajes, pavaresisht se ishte zoti Moisiu qe nuk i hodhi benzine zjarrit, por benzines i vuri shkrepsen me KLD ne e kryesuar prej tij dhe mundet dhe me voten e tij ne kete institucion kontriboi ne shperthimin e situates se ketyre diteve.
Zoti president ndonese nuk eshte zgjedhur direkt nga populli ,por nga parlamenti nga ku vala e dhunes shpertheu keqas para pak ditesh prape ai ka autoritetin dhe detyren kushtetuese per ti therritur palet e konfliktit te madh. Natyrisht qe nuk flitet per perseritjen e vitit 1997, siç tha nje politikan i opozites, porse ne çdo çast destabiliteti mbetet ne prag duke shkaktuar nje humbje te madhe kredibiliteti per vendin dhe shkaterrim te pallogoritshem te investimeve te bera ne keto vite, si ne kohen e PD ne vitet 1992 1996, ashtu dhe te PS nder vitet 1997 2005.
Ndaj Presidenti i Republikes çdo dite qe vonon ne mbledhjen e tryezes apo thirrjen e aktoreve kryesore te kesaj perballje konflikti do te jete vone per qetesimin e sherrnajes popullore, pasi dy lideret do te therrasin militantet e shumte ne protesta e kunderprotesta popullore.
Sot pyesim : A eshte gjalle Presidenti i Republikes, kurse neser do te jete vone edhe per Ju, zoti President !
Alban Mati
Krijoni Kontakt