Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 49
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,421
    Postimet në Bllog
    22
    Tema ne krah te kesaj teme, qe ka marre me shume komente, ka krijuar me shume "indinjim" e "sensacion" eshte shkrimi i nje reporteri anglez qe vizitoi Shqiperine si turist dhe beri edhe nje reportazh te shkurter per ate qe pa ne Shqiperi. Kurse kjo tema e rrugacerise ne kuvendin shqiptar, qe verteton ne masen 101% te gjithe anormalitetin e theksuar te shoqerise shqiptare, nuk ka shume vemendje, nuk lexon shume letra derguar deputeteve, nuk ka shume indinjime, nuk gjen as pak "ndjenja patriotizmi".


    A thua ai mendimi dhe sjellja e gazetarit te nje gazete ne Londer ka me shume peshe se sjellja e deputeteve te kuvendit te Shqiperise?!

    Pyetja nuk ka nevoje per pergjigje, dhe kjo vetem sa verteton ate friken time se realiteti shqiptar eshte i frikshem, por me i frikshem eshte mediokriteti i diaspores shqiptare qe vazhdon ta vere theksin tek "imazhi ne Perendim" dhe harron qe burimi i gjithe imazhit te shqiptareve ne bote eshte Tirana e Prishtina.

    Rastesisht pashe disa foto te publikuara ne Internet nga Koha Jone te marra nga Kuvendi, dhe nuk mund te gjej dot fjalet qe te pershkruaj indinjimin tim. Te them u skandalizova do te ishte pak. Edhe nje grazhde derrash do te ishte me e denje se podiumet, karriget dhe tavolinat e thyera.

    Te tilla sjellje nuk meritojne as ndeshkime verbale, morale apo shoqerore, keto sjellje meritojne ndeshkimin me ligj dhe te gjithe ata deputete qe e kane shkelur kete ligj duhet te perballen me te, sic perballen te gjithe shtetasit shqiptare po te benin shkelje te tilla.

    Une po pres te mesoj se si kryesia e kuvendit dhe vete ekzekutivi shqiptar do te vere ne vend autoritetin e ligjit dhe dinjitetin e votes se cdo shqiptari qe ka ngritur ate parlament me voten e tyre. Rrugaco-deputeti qe kryen akte te tilla nuk njeh as "turp as namuz".

    Albo

  2. #32
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085

    Exclamation Çfarë s'është në rregull me shqiptarët???

    Gjatë gjithë jetës sime kam dëgjuar lloj-lloj sharje dhe akuza kundër shqiptarëve nga sllavët. Gjithmonë ua leja fajin sllavëve, duke menduar se janë sllavët ata që duan të na etiketojnë me shpifje nga më të ulëtat me qëllim që të arsyetojnë pretendimet e tyre terriotriale kundër nesh...

    Pamjet trishtuese nga parlamenti shqiptar, ku deputetët (të zgjedhurit e popullit) demonstrojnë sjellje kafshërore barbare, lë një shije të hidhur indinjimi, dëshpërimi, zhgënjimi të plotë. Kur Ilir Meta, një ish-ministër, demonstron barbarizëm të theksuar edhe atë kundër një femre (Topalli) në Parlament, vallë si do të perceptohet imazhi mbarë-shqiptar në botën perëndimore, në strukturat e së cilës shqiptarët synojnë të integrohen?

    Sjellja e paskrupullt barbare e deputetëve shqiptar është pasqyrë e mentalitetit mbarë-shqiptar, është një indikacion se diçka në të vërtetë nuk është në rregull me ne në përgjithësi. Kjo sjellje vandale prej rrugaçi që demonstrohet nga "të zgjedhurit e popullit" shumë lehtë mund të reflektohet edhe në turmat popullore që përkrahin partinë përkatëse. Një tragjedi e tillë ndodhi me popullatën shqiptare të Maqedonisë, ku Partia Demokratike (me i thënë, se për demokraci nuk ka as D-në) Shqiptare, rekrutoi një armatë kriminelësh dhe sa nuk filloi luftë vëlla-vrasëse midis shqiptarëve në periudhën para-zgjedhore, duke menduar se me anë të sharjeve, rrahjeve dhe vrasjeve të aktivistëve të partisë rivale shqiptare, do të anulojë zgjedhjet parlamentare në Maqedoni. Falë intervenimit të Komunitetit Ndërkombëtar në Maqedoni, u ulën tensionet dhe u parandalua tmerri që parapërgatitej nga kjo parti, që sipas disa burimeve, dyshohej se ishte parapërgatitur nga serbët, në bashkëpunim me aktivistët e PDSH-së, me qëllim që të anuloheshin zgjedhjet në Maqedoni, duke e paraqitur situatën si të tensionuar dhe të rrezikshme, ku shqiptarët reflektonin si popull destabilizues, gjë që duhej të ndikonte në anulimin e përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës... Duhej intervenim i KN që të ulen gjakrat e shqiptarëve për të mos vrarë njëri tjetrin edhe atë nga "të zgjedhurit e popullit"

    Tani, duke parë gjithë atë skenar trishtues në Kuvensin shqiptar, lirisht mund të shtrohet pyetja, a janë shqiptarët të aftë për qeverisje (a janë të aftë për të adminsistruar një Kosovë të pavarur...)
    Si shtet relativisht i ri, me një histori të hidhur (sidomos periudha e komunizmit dhe 97-ta), duket sikur ne shqiptarët më të mirë jemi kur jemi të pushtuar, nën administrim të pushtuesve, sepse, me sa duket, nuk jemi të aftë të administrojmë shtetin tonë.

    Nëse situata vazhdon të tensionohet edhe më tej, vallë do të reflekton në definimin e statusit të Kosovës? Nëse po, atëherë shtrohet pyetja, cilat janë motivet e këtyre skenareve dhe vallë kush qëndron prapa tyre?

    Është e vërtetë thënia se për çdo interakcion nevoiten së paku 2 vetë, 2 palë (apo në këtë rast dy parti), por nuk mund tu lehet faji të dyja partive, sepse në të vërtetë është vetëm njëra që inicon incidente duke tërhequr pas vetes edhe tjetrën...

    Definitivisht diçka nuk është në rregull me ne! Turp e mjerim!
    Ndryshuar për herë të fundit nga fjollat : 31-07-2006 më 04:17
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  3. #33
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Ilir Meta eshte nje debil, nje koketul, i cili mendon se gjithmone atij dhe PS-se ne krye me Fatosin dhe Edi Ramen e te tjere do ju ecen kungulli mbi uje, por definitivisht gabojne, sepse me nuk jane ne pushtet. Pastaj te fyesh nje femer kjo absolutikisht e tregon se sa njeri i ngritur eshte Ilir Meta.
    Ajo pamje nga Kuvendi i Shqiperise eshte shume trishtuese, ata njerez si Ilir Meta me shoke duhet larguar nga kuvendi, kjo eshte edhe nje turp i madh. Ata me teper me forcojne bindjen qe nuk jane Shqipetare dhe nuk e duan shtetin e tyre. Mjerimi nuk ka kufinj!
    What goes around, comes around

  4. #34
    To live is to love...... Maska e Livia5
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    81
    Ja pra nje shprehje e thene nga debili Ilir Meta drejtuar deputeteve te PD-se
    "tani kam pune me motrat tuaja", por asnje nga deputetet e PD-se nuk kishte reaguar
    Per mendimin tim Ilir MEta duhet denuar per sjelljen agresive qe e tregoi ne parlament, kjo sjellje e ti nuk eshte e justifikuar ne asnje menyre, dhe njerez te tille duhet te trajtohen ne spitalin e njerezve me te meta mendore e jo te jete anetar i nje parlamenti, TURP!!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Livia5 : 31-07-2006 më 05:18
    "While there's life, there's hope."

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    ...Ndre Legisi, në një tavolinë me ish-sekretarin e përgjithshëm të PS-së, Ylli Manjani, me ish-zëvendësministrin socialist të Turizmit, Artan Lame dhe me përkrahës të tjerë të dhunës, ka filluar të tregojë me zell se si kishte shkulur nga vendi vazot, si kishte kërkuar me sy ndonjë ministër të mundshëm të Berishës dhe si më pas, mes të sharave banale, kishte vërvitur vazon e luleve mbi kokën e një gardisti, i cili, për të mbajtur fëmijët me bukë, ishte përmbajtur duke mos e bërë Ndreun të tillë, sa të mos e njihnin edhe vetë njerëzit e tij të afërt...

    A ka mbete ma ndonji qe flet per "ideale te majta" kur mbron PS?!

  6. #36
    To live is to love...... Maska e Livia5
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    81
    "Topalli e ka humbur përfundimisht besimin dhe autoritetin e saj si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë", deklaroi numri dy i LSI-së.

    E opozita pra jane te "shkelqyer" duhet te meren si shembull per rinine tone per sjelljet e tyre agresive e te papranuara ne kete kohe qe jetojme sod.....

    Nuk i kuptoj dot keta, po a nuk e kane pare veten se qfare kane bere, a pak ju duket shkaterimi i parlamentit deri ne ate nivel...... i cili perseri duhet regulluar nga taksat e popullit e as nga xhepi i Sali Berishes, as nga xhepi i Ilir Metes apo atij tjetrit Edi Rames......
    "While there's life, there's hope."

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e elda.turkey
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    Turqi
    Postime
    7
    Jane te gjithe injoranta ,vetem te rrisin barqet dine........

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anëtarësuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Në tokat shqiptare
    Postime
    237
    Iliri në aksion
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #39
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Presidenti Moisiu emeron anetar te KQZ-se propozimin e socialisteve

    Nga Daniela Bonollari


    TIRANE (31 Korrik) - Presidenti i Republikes, Afred Moisiu ka dekretuar sot propozimin e Partise Socialiste si anetar te ri te KQZ-se. Sic ben te ditur zyra per shtyp e Presidentit Moisiu, Kreu I shtetit emeroi z. Fatmir Kumbaro ne detyren e anetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve (KQZ).

    "Emerimi i tij eshte bere ne perputhje me Kushtetuten e Shqiperise, neni 154, si dhe Kodin Zgjedhor te Republikes se Shqiperise, neni 22, pika 2, i cili percakton se “Presidenti emeron dy anetare te KQZ-se, ne baze te propozimeve respektive te dy partive me te medha te pozites dhe opozites”, citohet ne njoftimin e Presidences.

    Sic ben te ditur i njejti burim, per zgjedhjen e ketij anetari te KQZ-se, Presidentit te Republikes iu paraqiten dy propozime, z. Fatmir Kumbaro nga Partia Socialiste dhe znj. Sofie Zhilla nga Partia Demokratike.

    Zgjedhja e Moisiut, sipas Presidences eshte bere bazuar me dekretin nr. 3926, date 01.08.2003, ku sic theksohet “Presidenti i Republikes ka emeruar ne detyren e anetarit te KQZ-se z. Klement Zguri, propozim i ardhur nga Partia Demokratike, ndaj edhe ne rastin aktual, ne emerimin e anetarit tjeter ne KQZ, eshte detyrim ligjor i Presidentit te zgjedhe nje anetar nga propozimet e Partise Socialiste”.

    (News24/Balkanweb)
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-05-2006
    Postime
    78
    Kultura e popullit Shqiptar=0
    Edukata =0
    Toleranca= - infinit
    Menjemadhsia=+infinit


    Parlamentaret jane me shtetesi Shqiptare lindur dhe rritur ne Shqiperi brymosur me edukaten Shqiptare. Nuk kane nga te dalin ndryshe keta parlamentaret qofshin "Socialiste" qofshin "Demokrate". Mire ato m u t a t ne parlament na nxine faqen e na bone turpin e botes po ju te pakten lexoni ca shkruni e mos u boni dhe ju si ato. Na mytet me ate hipokrizine tuaj klasike " po ishte pro ju, burre i mire. Po doli kunder burre i poshter' dy fytyresi ose pafytyresi.

    BRARI . Them shyqyr zotit si nuk ka qene i ri ne ate kohe te monizmit. Po te na ishte bo Brari komunist pale ca karriere do kishte bo. Antar Byroje?!! Shume pak. Le po ta kishte rekrutuar Sigurimi popullsia Shqiptare do te ishte 50% e asaj qe eshte sot. Njeri me militant dhe te nje anshem nuk kam pa deri me sot. Amerika eshte per te pishtar demokracie per sa kohe perkrah forcat e djathta dhe nje here qe del kunder tyre do kerkoje per fishaBRARI. Kot si merrem me te. 100 000 shkrime ne forum 99 999 per PD dhe kuner "kanibaleve" "KOmuniste" 1 prezantoni veten ne forum.

    Qazim Rudi. Ilir Meta na ishte nje i majte i reformum per te se na ndihmoi Salen dhe PD-ne qe te krijojne qeverine. Tani ky eshte nje kriminel, hajdut i majte. Thote qe kur ne krye te PS-se u vendos Edi Rama gjithe kujtuan se PS-ja do reformohej. Ca kujto ti Qazim me reformim te behet dege e PD-se? Te behet bishti i Sales dhe ta bejme dhe nje here monizem ne Shqiperi.

    Turp per ato Batakci qe kapen si rrugace ne parlamet por me turp edhe per ju qe e shifni situaten nga nje kend me i qete mund te them.

    Pse ju mundoheni te fajsoni ato qe e pane te gjithe? Ajo ishte No comment Po na boni analiza ju? Ca analize kur asnje nuk mundohet te gjeje shkakun!

    Pse nuk ja veni gishtin atij patriarkut apo bajraktarit qe nuk po le ligj te kushtetutes pa nderru, Sal Berishes?!!!

    Turp, turp prej budallenjve. Por me turp prej atyre qe dine dhe heshtin, bojne lojen e budallit.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar të partisë
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  2. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Debati mbi buxhetin 2005 në kuvend
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2004, 13:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •