Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 49
  1. #21
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga miki_al2001
    cfare pyetje naive.
    lexo me lart te gjith te shqiperise ishin.pse duhet te pyesish.shqiptaret njisoj jane ku ti marrish.
    ne lidhje me temen u skandalizova vertete per te ardhur keq.ilir meta seshte as per kryecoban ne e beme kryeminister.monika kryemadhi e shoqja sjepte dot nje provim ne biokimi ama asnje shume e ceket ne e beme deputete.me det ne se ku jemi katandis.
    Po mor kur mbajten protesta opozita kush isihin ato njerezit qe dilnin neper rruge?

  2. #22
    Mendimet e analistëve për acarimet e fundit politike në Shqipëri
    Intervistoi Rudina Dervishi
    29-07-2006


    Acarimet e fundit politike në Shqipëri. Me analistin, Fatos Lubonja dhe kryeredaktorin e gazetës ABC, Mentor Nazarko.

    Zëri i Amerikës: Zoti Lubonja, duket se acarimi i fundit po çon drejt një krize te re politike. Cili është shkaku i saj sipas jush?

    Fatos Lubonja: Për mendimin tim, shkaqet në se do ti kërkojmë do të shkojmë shumë thellë, do të shkojmë deri në periudhën komuniste në kuptimin që përgjithësisht politika shqiptare është karakterizuar nga një konfliktualitet dhe nga një mungesë aftësie për dialog, aftësi për konsensus. Kryesisht ka ekzistuar mendësia totalitare ku njëra palë ose pala tjetër kërkon të mbisundojë, si kulturë në përgjithësi. Në rastin konkret mendimi im është se Shqipëria qysh me zgjedhjet e 3 korrikut ka nevojë për disa reforma të thella që kanë të bëjnë si të thuash me çlirimin e shtetit nga ajo që quhet kapje nga mafja. Problemi pra është se nga njëra anë ka nevojë për gjithë këto reforma të thella dhe nga ana tjetër ka një pengesë të madhe për tu kryer këto reforma dhe i gjithë konflikti përqëndrohet në dy linja, në dy qëndrime; me një qëndrim të mazhorancës që thotë se ne pengohemi për të bërë reforma për shkak të opozitës e cila ka frikë se goditja e korrupsionit bie mbi të dhe qëndrimi i opozitës e cila thotë se kjo nuk është luftë kundër korrupsionit por kjo është luftë për të na goditur ne politikisht. Problemi më i madh është që ky është ngërçi dhe herë pas here ka patur valë të uljes dhe të ngritjes së këtij konflikti i cili tani me zgjedhjen e anëtarit të KQZ-së arriti një pikë kulminante. Mendimi im lidhur me këtë është se përgjithësisht zgjedhjet në Shqipëri nuk kanë qënë asnjëherë të mira, gjithëherë të kërcënuara, ka patur gjithëherë mosbesim midis forcave politike dhe gjithë ky tension për një shifër, për një numër në KQZ tregon sesa mosbesim i thellë ekziston në raportet e politikës shqiptare midis mazhorancës dhe opozitës. Përgjithësisht ka qënë raporti 5 me 2 në favor të mazhorancës, derisa arriti 4 me 3 në favor të mazhorancës në zgjedhjet e 2005ës. Tani është bërë një rezultat që sipas mendimit tim nuk qëndron – 4 me 3 në favor të opozitës, dhe gjithë kjo ka krijuar konfliktin e madh pasi opozita e ka imponuar 4 me 3-shin ndërsa mazhoranca thotë se e duam ne këtë 4 me 3 dhe e ka imponuar atë me forcën e kartonit. Kjo ka krijuar këtë përplasje por që në fakt nuk është thjesht numri. Gjithmonë do të gjenden pretekste të tjera për të konfliktuar politikën dhe ndalimi i saj për mua është një problem shumë i madh që do të kërkojë goxha durim nga të dyja palët, goxha racionalitet që për fat të keq mungon dhe që kësaj here kemi shpërthimin e një iracionaliteti.

    Zëri i Amerikës: Zoti Nazarko, opozita sot njoftoi një masë ekstreme, bojktomin e zgjedhjeve. Duket se në Shqipëri ndryshoi pushteti por jo format e protestave. PS deri dje kritikonte PD për bojkot, kurse sot po bën vetë të njejtën gjë. A kanë mbetur marrëdhëniet PS-PD në vend numëro në Shqipëri pas gjithë këtyre viteve?

    Mentor Nazarko: Është ende herët ta themi. Sigurisht forma e përdorur e presionit është një formë jo e re. Por unë mendoj që sistemi institucional që ka Shqipëria aktualisht ofron mundësitë e zgjidhjes, pra mundësitë e kompromisit edhe pa ndërhyrje nga jashtë. Pra domethënë nuk janë shteruar të gjitha rrugët duke përfshirë institucionet legale, presidentin e Republikës që të arrim në një zgjidhje. Por ajo që ka munguar në rastin konkret dhe këtu më duhet që të përgënjeshtrojë pak zotin Lubonja është fakti që kjo shumicë parlamentare është duke treguar një arrogancë të tepruar me përdorimin e pushtetit, është duke treguar mangësi në administrimin e këtij pushteti në kushtet e reja. Pra në kushtet kur ekzistojnë disa insitucione që kanë mandate më të gjatë sesa të shumicave, pra ato u mbijetojnë ndërrimit që shumicave dhe ekziston një farë papërshtatshmërie e shumicës për të funksionuar në kushte të tilla. Jam dakort që ekziton një objektiv i tërë shoqërisë shqiptare për çlirimin nga fenomene negative të cilat është pak guxim i madh domethënë që ti quhet mafja me gjuhën e përdorur në mënyrë të ekzagjeruar nga qarqe mediatike apo edhe nga vetë kreu i mazhorancës dikur në opozitë, por gjithçka duhet të bëhet duke respektuar rregullat e lojës, pa ndryshuar albitra, pra pa ndryshuar ata që do të duhet që të vigjilojnë mbi zhvillimin e lojës demokratike në Shqipëri.

    Zëri i Amerikës: Zoti Lubonja, kur PD ishte në opozitë ishte ajo që bëri presion për më shumë të drejta për opozitën nëpër institucione, veçanërisht në ato që lidhen me zgjedhjet. Sot që ka ardhur në pushtet, ajo akuzohet se po përpiqet pikërisht të minimizojë të drejtat e opozitës. A kemi të bëjmë këtu me qëndrim të dyfishtë të demokratëve?

    Fatos Lubonja: Përgjithësisht mazhoranca gjithmonë ka abuzuar në Shqipëri dhe kontrolli i mazhorancave është një detyrë e të gjithë atyre që luftojnë për demokraci por sipas meje në rastin konkret nuk kemi të bëjmë thjesht me një mazhorancë. Mendimi im i kahershëm ka qënë se përveç një mazhorance politike ne kemi një sistem të kapur, një shtet të kapur nga një forcë më e fortë edhe se vetë mazhoranca që politikanët i ka kthyer vegla, në kukulla të tyre dhe ajo që quhet “shtet i kapur” është një term që është përdorur edhe nga ndërkombëtarët. Pra Shqipëria është një shtet i kapur dhe disa nga ato institucione që përmendi Nazarko, pikërisht ky është problemi se janë të kapura dhe janë të kontestuar nga një pjesë e madhe e popullit. Prandaj mendoj që një nga zgjidhjet institucionale për ti hapur rrugë reformës që është shumë e vështirë do të kishte qënë përshembull dorëheqja e Prokurorit të Përgjithshëm i cili akuzohet se ndërkohë që Shqipëria është nga vendet e pakta ku është rritur korrupsioni nga 2003shi në 2005ën, nuk ka zbritur dhe ai ka qënë prokuror, megjithatë ai ngul këmbë të qëndrojë dhe të mos japë dorëheqjen për të hapur rrugën siç jepet shpeshherë dorëheqje për të hapur rrugën, disa proceseve. Në këtë kuptim pra, vërtetë kemi një mazhorancë por unë e shikoj këtë mazhorancë shumë të kërcënuar nga një forcë tjetër që është ajo forcë që ka kapur pushtetin dhe që mendimi im personal është që ende shteti ynë nuk është çliruar nga kjo gjë dhe për fat të keq opozita shpeshherë bën lojën e kësaj force.

    Zëri i Amerikës: Zoti Nazarko, në gjithë këtë debat të ditëve të fundit, demokratët kanë kritikuar Presidentin duke e bërë edhe atë përgjegjës për situatëpn e krijuar. A mendoni se Presidenti ka ndonjë hapësirë ligjore ku mund të ndërhyjë?

    Mentor Nazarko: Gjatë ndërhyrjes time të parë unë përmenda vetëm një institucion prej këtyre të pavarurve dhe që kishte hapësirën ligjore për të vepruar dhe përmenda vetëm dhe vetëm presidentin. Në se zoti Lubonja e ka fjalën se edhe presidenti është kapur është një ekzagjerim i madh, përdorim i një figure poetike në fakt për një figurë institucionale siç është presidenti është ekzagjerim i tepruar. Dua të them që duke e njohur shtetin nga brenda dhe jo nëpërmjet përfytyrimeve të jashtme, duke analizuar gjithashtu edhe veprimtarinë e institucioneve dhe konkretisht atë të presidentit të republikës më duhet të them që ai është duke luajtur në mënyrë korrekte rolin e tij pas disa gabimeve të imagjinueshme në fillim të mandatit të tij gjatë qeverisjes së zotit Nano, unë mund të them që presidenti i republikës është një nga garantët e funksionimit të sistemit politik në Shqipëri. Ai aktualisht edhe në kuadrin e krizës që ka shpërthyer i ka hapësirat dhe unë gjykoj që ka autoritetin por është pikërisht sjellja e mazhorancës, edhe shantazhuese do të thosha ndaj presidentit të republikës, një sjellje bojkotuese ndaj tij që i ngushton hapësirat e krizës. Jam kundër totalisht çdo lloj hipoteze që kjo mazhorancë mund të ndryshojë në emër të një objektivi siç ishte ai i çlirimit të shtetit nga kapja e institucioneve. Kjo nuk është një mazhorancë e cila mund të ndërmarrë objektiva të tillë pa konsensusin e opozitës apo të shoqërisë në përgjithësi. Kjo nuk është një shumicë që erdhi në pushtet me një numër të tillë votash që mund të garantonin përmbysje të mëdha të sistemit apo shoqërisë. Kjo nuk është një shumicë e cila në muajt e parë të qeverisjes, sigurisht duke vlerësuar hapa pozitivë të ndërmarrë në fushën e arsimit, në luftën e korrupsionit, në doganat në sistemin finaciar, nuk është megjithatë një mazhorancë që është duke treguar se bën zgjedhje të personave të duhur apo në krye të institucioneve etj. Natyrisht janë duke bërë zgjedhje të mira. Zoti Lubonja përshembull është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar të Televizionit, një zgjidhje totalisht e drejtë. Por më duhet të them që ndërmarrje të tilla të mëdha, bëhen me konsensus, bëhen brenda rregullave të lojës, bëhen duke respektuar kushtetutën e cila imponon respektimin e këtyre rregullave të lojës. Në këto kushte më duhet të them që gjetja e konsensusit duke iu drejtuar presidentit të republikës, duke e vitalizuar rolin e tij dhe jo duke e shantazhuar, jo duke e shmangur, jo duke e bojkotuar atë siç ka bërë kjo shumicë jo vetëm me presidentin por edhe me institucione të tjera, praktikisht me të gjithë institucionet e tjera është rruga për të dalë nga kriza.

    Zëri i Amerikës: Zoti Lubonja, disa formula institucionesh në Shqipëri në të kaluarën janë krijuar në bazë të kompromiseve politike të momentit. A po paguhet sot kostoja e kompromiseve të së kaluarës?

    Fatos Lubonja: Pa dyshim që paguhet dhe kostoja e kompromiseve të së kaluarës dhe një nga këto kompromise e mëdha që është bërë në Shqipëri është që asnjëherë politikanët në Shqipëri nuk kanë dhënë llogari për krimet që kanë bërë ndaj këtij vendi. Ky është një kompromis që është bërë qysh herët, qysh në 1991shin dhe që ka vazhduar dhe që ka krijuar në Shqipëri atë sistem që quhet “sistem i pandërshkueshmërisë” dhe për fat të keq kjo opozitë kërkon që të vazhdojë ky sistem. Unë fola qëpar për prokurorin, jo për presidentin dhe nuk e akuzova fare për të kapur, por them që mjafton problematika e madhe që është ngritur rreth tij duhet të paktën që ta detyronte të jepte dorëheqjen në mënyrë që të hapte rrugën, në mënyrë që sikurse ashtu në çdo vend demokratik, kur ka akuza kaq të forta, kur vendi është akuzuar kaq fort për korrupsion dhe vota e shqiptarëve u dha për luftën kundër korrupsionit, ai duhet të paktën të kishte patur kurajon të jepte dorëheqjen dhe madje mendoj që presidenti duhet të ishte ai që t’ja kishte kërkuar meqënëse është firma e tij që emëron prokurorin. Pra ky është mendimi im lidhur me këtë çështje dhe kompromiset që janë bërë pikërisht duke lënë politikanët shqiptarë të pandërshkuar dhe vullneti i tyre pra ai që fiton ai që është i pari bën drejtësinë dhe të tjerët vuajnë padrejtësitë e tij. Tani problemi është që opozita akuzon se të njëjtën gjë do të bëjë edhe Sali Berisha duke ardhur në pushtet, pra duke dënuar një pjesë dhe duke lënë si me thënë të pandëshkuar të tjerët kurse ne që jemi jashtë kësaj loje, domethënë qytetari i thjeshtë nuk i intereson shumë se kush do të vijë në pushtet po i intereson a do fillojë në Shqipëri të ketë më në fund pak drejtësi, a do të fillojë në Shqipëri të ketë më në fund disa njerëz që përgjigjen për grabitjet e mëdha që i bëjnë këtij vendi? Apo do të vazhdojë kështu. Mendimi im është që duhet hapur ky proces dhe mendimi im është që ajo që bën opozita që më shumë tingëllon si një mbrojtje e vetvetes dhe e grupeve të veta sesa një mbrojtje e vendit nga tirania, sepse unë ju kujtoj se akoma nuk është futur një njeri në burg, nuk ka ndodhur asnjëgjë anormale. Vetëm një prokuror mundohet të hiqet që mendoj se duhet të jepte dorëheqjen dhe bëhet gjithë kjo zhurmë e madhe, arrihet të krijohet situata e 97ës në një kohë kur vendi është aq i lodhur nga 97ta, me një 97 të gjatë dhe të lodhshme nga opozita saqë absolutisht nuk ka njeri ndërmend të ndjeki mbrapa ndonjë politikanë cilido qoftë ky. Tani në këtë situatë duhet të hapet një proces, duhet të gjejmë edhe konsensusin, duhet të fillojë të funksionojë edhe pak drejtësia dhe kjo për mendimin tim ende nuk ka filluar dhe duhet të fillojë diçka. Përndryshe Shqipëria do të jetë një kënetë ku politikanët bëjnë ç’të duan dhe nuk përgjigjen për asgjë. Ky duket se është vullneti i opozitës e cila kërkon të pengojë çdo lloj reforme, do ta lërë gjendjen atje ku ishte dhe pa bërë asnjë reformë dhe asnjë reflektim për atë që humbi zgjedhjet, të gjithë e dinë që i humbi zgjedhjet pikërisht për shkak se instalojë sistemin e korrupsionit kërkon të rikthehet menjëherë në pushtet me të njëjtët njerëz, me të njëjtat fytyra pa bërë asnjë lloj reforme duke gjetur një alibi që po na kërcënon Saliu. Po mua më duket se kjo është një alibi që nuk qëndron. Të paktën ky është mendimi im deri më sot. Në momentin kur vërtet do të shikojmë që Saliu është një kërcënim, dhe jo një paranonjë e disa njerëzve të frikësuar atëherë mendoj se është detyra jonë të ngremë zerin dhe të fillojmë të vemë këtë alarm tjetër.

    Zëri i Amerikës: Zoti Nazarko, a është kriza e fundit tregues i paaftësisë institucionale për zgjidhjen e problemeve në Shqipëri apo i mungesës së kulturës politike?

    Mentor Nazarko: Unë besoj që është e dyta, domethënë mungesa e kulturës politike kam përshtypjen që jam koherent me atë që kam thënë gjatë kësaj interviste, pra praktikisht me vendosjen e kushtetutës në Shqipëri gjatë qeverisjes së shumicës socialiste, që qe qeverisje e gjatë në fakt, Shqipëria arriti të krijonte një kuadër institucional deri diku të qëndrueshëm. Është paaftësia e kësaj shumice politike për të bashkëjetuar me këtë kuadër institucional i cili funksionon në një mënyrë të pranueshme dhe është pikërisht shmangia e çdo lloj shfaqjeje të kulturës politike të personalizimit të institucioneve që çoi në 1997ën dhe që në rastin konkret është e vështirë për tu përsëritur, pikërisht për shkak se ekzistojnë këto institucione. Kështu që unë mendoj që zoti Berisha, kjo shumicë do të duhet që të bashkëjetojë me institucionet. Është e pamundur që t’i ndryshosh ato pa patur shumica të tipit kushtetues dy të tretat apo tre të pestat. Dua ta përsëris dhe të shtojë edhe një element tjetër për të treguar se kjo shumicë nuk ka autoritetin e nevojshëm, nuk ka kompetencën e nevojshme as ligjvënëse, as profesionale për të arritur ndryshime të mëdha. Zoti Berisha të cilit zoti Lubonja ju referua, nuk ka nevojë që si të thuash të ndjejmë frikën prej tij dhe pastaj të veprojmë. Ne duhet të mbajmë mend që zoti Berisha ka një eksperiencë të dështuar në qeverisje. Fakti që ai u rikthye me votën e popullit është pozitiv për të por duhet të bashkëjetojë me këto institucione, duhet të japi prova. Deri tani ka treguar mungesë së kulturës së bashkëjetesës me institucionet.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kjo interviste per nga menyra se si shtrohen pyetjet qe jane te formes..sa dhembe ka ingranazhi 76 dhembesh.. tregon se zeri i amerikes.. pra ata shqipot qe punojne aty me ne krye elezin dhe kush e komandon elezin e biberit.. me bind se PS i ka te ujdisura pipzat me ca ujqer ne stejt department.. dhe ata me ane te elezit dhe te lino riso-limprehtave ne tirane.. do ja japin dhe njehere driten jeshile kanibaleve qe ta bejne nje 97 tjater.. sikurse athere kur mariza i nderseu falangat kanibale te udhehqura nga mejdan gjinushet.. ta djegin shqiperine tone te vogel delikate e te shumvuajtur.. nga po keta kanibale qe aq bukur u mir trajtuan nga shtepia e bardhe per 50 vjet me radhe..

    nuk duan ta lene shqiperine te ece ne demokraci..
    prap e duan ta sundojne po te njejtet qen stani prej "terbacit"..

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pesë partitë aleate opozitare kanë marrë qëndrimin politik kundër procesit zgjedhor të manipuluar

    Kriza, zgjedhjet në rrezik

    Nuk përjashtohet alternativa e mosbindjes civile dhe nxitjes së organizimit të shprehjes së pakënaqësisë popullore

    Denion Ndrenika

    Opozita shpalli mospjesëmarrjen në zgjedhjet vendore dhe mosnjohje të rezultatit nëse nuk plotësohen katër kushte themelore për proces të drejtë, të ndershëm, të lirë e demokratik. Regjistri i zgjedhësve, baraspeshimi i KKRT-së, KDRTV-së dhe përfaqësimi në KQZ me kandidatin e partive të vogla janë kushtet nga PS-ja, LSI-ja, PSD-ja, PAD-ja dhe PDS-ja. Pesë partitë e opozitës thanë se janë bindur në qëndrimet e tyre si kundërveprim ndaj politikave agresive të shumicës në pushtet. Grupet kuvendare dhe kryesitë e partive, përfshi byronë e opozitës, u mblodhën dje qysh në orën 9 në selinë e socialistëve për të hartuar deklaratën përfundimtare pas krizës së rëndë, sikurse e vlerësojnë, të shkaktuar nga papërgjegjshmëria e qeverisjes. Ligjvënësit opozitarë nuk u ndanë nga qëndrimi për mospjesëmarrje dhe mosnjohje të rezultatit zgjedhor me këto shkelje të rënda kushtetuese që, sipas tyre, ka ofruar qeverisja e PD-së. Aleatët kanë numëruar pesë goditje të rënda ndaj zgjedhjeve, që janë kuadri për t’i manipuluar dhe dhunuar. “Manipulimi dhe dhunimi i zgjedhjeve të ardhshme ka filluar me goditjen kriminale të KLD-së me akuza, shpifje e urdhra publikë për hetime të paligjshme të anëtarëve me imunitet të tij, si edhe të figurës së presidentit të Republikës, ndaj familjes së të cilit është ngarkuar hetimi i strukturave të krimit ekonomik në Ministrinë e Brendshme; bllokimin e reformës zgjedhore për të mbajtur në fuqi regjistrin e përkohshëm; zaptimin e Radiotelevizionit Publik Shqiptar dhe të Këshillit Kombëtar të Radiove e Televizioneve; miratimin arbitrar jashtë marrëveshjes për kryerjen e reformës zgjedhore, të ndryshimeve në ligjin për gjendjen civile që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me listat zgjedhore; emërimin në kundërshtim me ligjin të anëtarit të KQZ-së që i takonte partive të vogla të opozitës dhe që u mor në mënyrë banditeske nga mazhoranca në një seancë të pavlefshme në mesnatë”, -thonë pesë aleatët. Opozita tha se do t’i adresohet mjeteve alternative të mbrojtjes së lirisë e të drejtave të patjetërsueshme të qytetarëve opozitarë për të rikthyer zgjedhjet e lira, pa përjashtuar „alternativën e mosbindjes civile“, dhe se do të zhvillojë një aksion politik në të gjithë territorin “për të nxitur dhe organizuar shprehjen e pakënaqësisë popullore“.

    Mirëkuptimi

    Partitë opozitare, përkatësisht dy sosh, PS-ja dhe LSI-ja, thanë se nuk kanë marrë asnjë sinjal për mirëkuptim nga shumica kuvendare, ndërsa pohuan se një i ngjashëm ka ardhur nga burime presidenciale, duke saktësuar “jo nga lart”. Burimet në PS dhe LSI thanë se “propozimi” për mirëkuptim ishte i përafërt me atë që kishte bërë dje në mesditë PD-ja me nënkryetarin e saj dhe shefin e deputetëve, Bamir Topi. Sipas dy partive më të mëdha të së majtës, nuk është pranuar ideja e përzgjedhjes së një kandidati për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Socialiste për Integrim, në vend të të depozituarit në Presidencë, Fatmir Kumbaro të PS-së. Burimet shtuan se absolutisht kjo është e papranueshme dhe se zgjidhja e vetme mbetet plotësimi i kushteve të vendosura nga opozita, ku saktësohet se ky kandidat-anëtar për në KQZ duhet të jetë nga LSI-ja dhe i votuar nga Kuvendi. Arta Dade, sekretare e marrëdhënieve ndërkombëtare në PS, tha se “ky është një propozim tërësisht antiligjor” dhe se “zgjidhja e situatës së krijuar është vetëm rikthimi i anëtarit të KQZ-së dhe çemërimi i anëtarëve të KKRT-së”. Opozita ka argumentuar se veprimet e saj janë pasojë e përkufizimit që i bëri qëndrimit të shumicës se “i dha një goditje paralizuese Kuvendit të Shqipërisë, duke delegjitimuar funksionimin e mëtejshëm të tij”. “Këto vendime të paligjshme, të marra jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë, në kushtet e një gjendjeje të jashtëzakonshme të pashpallur, janë të pavlefshme për opozitën e bashkuar”, - thanë pesë aleatët opozitarë. Ata vërejtën mungesë të stabilitetit politik, situatë ekonomike kritike dhe tensioni social në rritje.

    KUSHTET

    Hartimi i regjistrit të zgjedhësve

    Baraspeshimi i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit
    Baraspeshimi i Këshillit Drejtues të Radios dhe Televizionit
    Përfaqësimin në KQZ me kandidatin e partive të vogla

    PIKAT E VEPRIMIT

    Vendos t’i adresohet mjeteve alternative të mbrojtjes së lirisë e të drejtave të patjetërsueshme të qytetarëve opozitarë për të rikthyer zgjedhjet e lira e të ndershme, pa përjashtuar edhe alternativën e mosbindjes civile.
    Të zhvillojë një aksion politik në të gjithë territorin e Shqipërisë për të nxitur dhe organizuar shprehjen e pakënaqësisë popullore.
    Mbetet e hapur për dialog për plotësimin e kushteve të lartpërmendura në çdo moment që mazhoranca do të dojë të kthehet nga rruga e destabilizimit total ku e ka futur Shqipërinë.

    30/07/2006
    KATEGORIA: Politike

    http://www.shekulli.com.al/index.php...e&newsID=99049
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Edi Rama
    I ribëj thirrje Sali Berishës t’i thërrasë
    mendjes dhe të kthehet nga rruga
    e atentateve ndaj Kushtetutës, Ligjit,
    institucioneve të pavarura dhe vetë
    opozitës, sepse kostot e kësaj rruge
    janë shumë të larta për të gjithë, dhe
    përgjegjësinë për këto kosto do ta marrë
    ai vetë. I ribëj thirrje pronarit të PD
    të kuptojë se Parlamenti nuk është
    Këshilli Kombëtar i partisë së tij dhe
    se nëse është mësuar të dhunojë e
    përdhunojë ushtarët e tij në atë parti,
    nuk mundet as të dhunojë Kushtetutën
    e Ligjin dhe as të përdhunojë
    Republikën pa asgjësuar më parë
    opozitën. Të cilën duhet të jetë i sigurt
    se nuk e asgjëson dot dhe nëse e
    ka harruar mësimin e parë, ne jemi
    gati t’ia rikujtojmë duke i bërë thirrje
    popullit të dalë në rrugë. Zoti Kryeministër!
    Harroje se mund të na i marrësh
    të drejtat dhe zgjedhjet përmes
    kartonëve të tu në parlament; Harroje
    se mund të ketë më Parlament në
    këto kushte kur sot, duke i mohuar
    partive të vogla të opozitës vendin në
    KQZ, ti i ke bërë parlamentarizmit
    atentatin më të rëndë dhe më spektakular
    në mosrespektim për Kushtetutën,
    Ligjin dhe opozitën.

    gazeta ekspress
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    o brari prap filluat me ameriken ju
    me sa duket ju ka ardh koha ta hani prap preshin ke vendi
    dhe bodh na percollet artikujt e rd zp e tema se me dash i lexojme vet ne net
    cojani dhe bushit me email se cthot balli fariu por kujdes se me e lexu ai bariun dhe patozin do ti ik truri e ka me shpik ndonje presh te telekomanduar tjua fus direkt nga pentagoni
    te fala skizofrenit..
    tung

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Parlamenti i Bllokut nuk ekziston prej 16 vjetësh

    Tiranë- Parlamenti I bllokut që kërkon të improvizojë, kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli dhe kryeministri I Shqipërisë, Sali Berisha, nuk ekziston më. Ashtu si edhe në të vërtetë, edhe simbolikisht, parlamentii bllokut ka rënë që në vitin 1990 që ka rënë edhe sistemi I atëhershëm, që në momentin që ra diktatura. Por një fakt shumë I rëndë që ka ndodhur para dy netësh me deputetët e djathtë të parlamentit të Shqipërisë, është për të sjellë në vëmendje parlamentin e bllokut. Sipas një vendimi që ka marrë kryetarja e Kuvendit dhe kryeministri është vendosur që Kuvendi I Shqipërisë, t'I zhvillojë punimet në ambjente jashtë selisë së Kuvendit, dhe konkretisht në sallat e kryesisë së kuvendit. Por nga ana e kryetares së Kuvendit nuk është dashur që të zhvillojë asnjë veprim në sallën e Kuvendit, pasi në asnjë moment nuk është bërë e mundur që në sallën e përhershme të seancave të zhvillohej një seancë, pasi opozita ka qenë gjatë gjithë kohës në sallë dhe e vendosur që të mos lejojë asnjë vendim në kundështim me ligjin, megjithëse kjo ishte në dëshirën e madhe të kryetares së Kuvendit dhe të përfaqësuesve të shumicës në Kuvend. Deputetët e kanë quajtur të gjithë veprimtarinë e Kuvendit të ditës së premte të jashtëligjshme, që në miratimin e anëtarit të KQZ-së edhe në emërimin e anëtarëve të KKRT dhe KD të RTSH, pasi gjithçka është në kundështim me ligjin, sipas rregullores së Kuvendit është e vendosur se kush është salla e zhvillimit të seancave plenare dhe në çfarë vendi zhvillohen ato, kështu që gjithçka bëhet jashtë kësaj salle nuk mund të merret si një vendim I drejtpërdrejtë dhe një vendim I vlefshëm. Parlamenti I bllokut nuk ekziston kanë deklaruar deputetët e opozitës, simbolikisht parlamenti I bllokut ka rënë që në vitin 1990, kur ra diktatura, por kjo që ka ndodhur mbrëmë e ka bërë edhe më të pavlerë parlamentin e bllokut. Nuk mundet që sa herë që t'i teket Jozefina Topallit dhe tu drejtojë thirrje deputetëve të Kuvendit, që hajdeni dhe bëjeni parlamentin tek nahija ime në Shkodër, të gjithë deputetët të shkojnë dhe ta bëjnë atje. Pra ai parlament nuk ekziston në rregullore është thënë që ku është salla kryesore, se ku merren vendimet e parlamentit, vetëm në seancë.

    Në Parlamentin e Bllokut është votuar vetëm për heqjen e imunitetit të Berishës

    Tiranë- Vetëm një herë është vepruar në bazë të parmanetit të bllokut, që nga diktatura e deri më sot. Kjo ka shënuar në vitin 1998 kur është vendosur që t'I hiqej mandati ish presidenti të vendit, Sali Berisha. Kjo ka ndodhur në shtator të vitit 1998 dhe konkretisht gjithçka është bërë e mundur duke u improvizuar në një tjetër vend, pasi e gjithë Shqipëria ishte në një gjendje të jashtëzakonshme. Kjo për vetë faktin se salla e seancave të zhvillimit të parlamentit është ndodhur në duart e banditëve në vitin 98 kur ishin marrë nga banditët shtatë institucionet më të rëndësishme në vend, kurse selia e kuvendit salla e seancave plenare ishte nën shënjestrën e tre topave të drejtuara drejt saj, dhe PD kishte drejtuar tanket drejt këtij institucioni, dhe llogjikisht duhet të gjendej një tjetër vend për të zhvilluar këtë seancë ku duhet të merrej një vendim. Por nuk ka qenë e njëjta situatë në seancën e së premtes, çka e bën votimin të pavlefshëm, pasi nuk ka patur një arsye bindëse për të ndryshuar vendin që është miratuar me ligj për zhvillimin e seancave parlamentare.

    Anomalia,deri tani përfaqësuesit e KQZ janë të së djathtës, duke bërë kështu një grup përfaqësuesisht të shumicës në KQZ

    Tiranë- Ndërkohë që nga ana e opozitës janë bërë shumë tolerime në lidhje me veprimet që janë bërë për emërimin e anëtarëve të Komisionit Qëndror Zgjedhor, shumica jo vetëm që nuk bën të tillë, por shkel edhe marrëveshjet, duke marrë edhe vendet që I takojnë me ligj pakicës në Kuvend, që të jetë e përfaqësuar në këtë institucion. Momentalisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është një anomali e madhe, pasi të gjithë përfaqësuesit në të janë të partive të shumicës dhe nuk ka përfaqësues të pakicës. Më konkretisht, kryetari aktual I zgjedhur nga vetë anëtarët, si kryetar I përkohshëm I KQZ, Klement Zguri është një parfaqësues I partive të vogla të djatha në Kuvend, përkatësisht I partisë republikane. I të njëjtës parti është edhe përfaqësuesi tjetër I PR-së, që është anëtar I KQZ-së, Dodë Prenda, që është në këtë komision që prej tre vjetësh. Për më tepër që marrëveshja mes palëve është shkelur që vjet nga partia demokratike, duke I kërkuar partisë Socialiste që të zgjidhte ne vend të Maks Shimanit që ishte një përfaqësues I së majtës në Kuvend, duke e zëvendësuar me emrin e Çlirim Gjatës. Por gjithë këto veprime tolerante të opozitës, janë marrë për dobësi nga ana e shumicës, e cila kërkon me çdo kusht që të jetë gjatë gjithë kohës nën konroll Komisionin Qëndror Zgjedhor. Shkeljet u shtuan edhe më pas veprimit të fundit të maxhorancës që kanë votuar jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë për anëtarin tjetër të KQZ-së, duke emëruar atë. Arben Ristani është kandidatura ortaku I Rusmajlit tek rrjeti fantazëm e NGO-ve që kanë gllabëruar miliona dollarë.

    Kuvendi i Shqipërisë "Vejusha e Zezë" shkatërron parlamentin

    Tiranë- Shumë mirë mund të thuhet se kryetarja e Kuvendit të Shqipërsië, nuk është gjë tjetër veçse vejusha e zezë që shkatërroi përfundimisht parlamentin. Dje në ambjentet e Kuvendit, në sallën e zhvillimit të seancave plenare është zhvilluar një takim mes kryetares së Kuvendit dhe të gjithë përfaqësuesve të medias, ku është parë vetëm një katrahurë e bërë nga vetë kryerja dhe përfaqësuesit e Gardës. Duke pretenduar se gjithçka ishte bërë nga përfaqësuesit e opozitës, kryetarja ka dashur tua hedhë fajin për një lëvizje të tillë përfaqësuesve të saj, duke thënë se ishin ato që me veprimet e tyre e kishin kthyer në të jashtëligjshëm këtë Kuvend. Por nga ana e përfaqësuesve të opozitës një gjë e tillë është kundështuar, duke u shprehur se nuk e kanë bërë ata në atë gjendje që ishte në momentin që e paraqiti Topalli, pasi gjithçka është ekzagjeruar. Është e vërtetë se ne kemi bërë një rrëmujë, por jo e atyre përmasave që është paraqitur nga drejtuesja e seancave, kanë deklaruar deputetët. Kjo gjë vërtetohet mjaft mirë nga fotografitë që I kanë bërë përfaqësuesit e medias në orët e vona të mbrëmjes të së premtes, dhe nuk ëahtë aspak gjendja siç paraqitet në momentin që Topalli ka deklaruar. Madje sipas deptuetëve ka një përgjgije edhe fakti se pse Topalli është sjellë në këtë mënyrë, pasi janë tre arsyet që e kanë shtyrë atë që të bëjë një veprim të tillë. Një ndër tre arsyet që e ka shtyrë drejtuesen e Kuvendit të bëjë veprim të tillë sipas përfaqësuesve të majtë është për të justifikuar parlamentin e bllokut që është I paligjshëm, pasi seanca që është zhvilluar të premten mbrëma jashtë ambjenteve të parlamentit është tërësisht e jashtëligjshme. Arsyeja e dytë është tendenca për të të ndaluar veprimin e opozitës po prapë në atë sallë, që do të jetë I njëjtë edhe në shtator, dhe e treta ajo çka është edhe me banalja është mënyra për të bërë një dorë të mirë parash me tenderat sic e ka zakon Topalli, së bashku me një person që quhet Alfred Pushti që është hajduti më I madh në historinë e parlamentit të Shqipëërisë. Që është sekretar I përgjithshëm, por I përzgjedhdur në këtë post pa një konkurs dhe duke mos ndjekur asnjë nga procedurat normale.

    I gjithë stafi nga përfaqësia e djathtë

    Tiranë- Sipas një vendimi që është marrë nga deputetët e shumicës, jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë, në orët e para të mëngjesit të djeshëm përmes një votimi të improvizuar të fshehtë me kuti, anëtarët e Këshillit Kombëtar të Radio-Televizionit. Pas votimit të kryer në seancën e zhvilluar në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, parlamenti vendosi që anëtarë të KKRT-së të jenë: Mesila Doda, Alban Karapici, Detar Hysi, Frano Kulli dhe Ledio Bianku, i cili u zgjodh edhe kryetar i KKRT-së. Procesi për reformimin e KKRT dhe përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të këtij institucioni, është shoqëruar vazhdimisht me debate mes pozitës dhe opozitës. Kandidatët për anëtarë të KKRT janë përzgjedhur nga shoqatat e ndryshme të gazetarëve dhe juristëve dhe shoqëria thuhet, por duket se jane produkt i klienteles politike. Keshtu e veshtire te besojme dhe shpresojme qe Bianku nuk do te ndikohet politikisht nga baxhanaku i tij Genc Pollo, qe Doda i ka shkrimet e saj te keti viti te fundit thjesht produkte alucinante te urrejtjes ndaj opozites, qe Karapici te mos i bindet kusheririt te pare Bamir Topi dhe qe Franko Kulli te mos i qendroje besnik keshilltarit te pare te Berishes Aleksander Frangaj.

    Këshilli i Radiotelevizionit ekstremisht i djathtë

    Tiranë- Të njëjtin fat ka patur edhe KD RTSH që është një këshill ekstremisht i djathtë që prej momentin të përzgjedhjes nga ana e deputetëve të shumicës ditën e premte në mbrëmje. Përmes një votimi të fshehtë me kuti, të kryer në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, përfaqësuesit e shumicës në këtë mbleldhje, kanë vendosur që anëtarë të këtij Këshilli të jenë: Fatos Lubonja, Agron Tufa, Marjan Braka, Fatmir Braka, Besnik Dizdari, Artan Minarolli dhe Gjergji Xhuvani. Duke mos qenë të pranishëm në këtë takim asnjë prej deputetëve të opozitës, përfaqësuesit e shumicës në Kuvend, kanë miraturr emrat e mësipërm si anëtarë të KD të RTSH-së duke pretenduar se që nga momenti I përzgjedhjes ata janë anëtarë me të drejta të plota në këtë këshill. Ashtu siç ka ndodhur me Këshllin Kombëtar të Radiotelevizioneve, edhe me KD të RTSH është propozar një emër si ai I Fatos Lubonjës si një kamikaz i betuar kunder opozites, apo Besnik Dizdarit po kaq kamikaz, apo Agron Tufes nje prej Ajetullaheve te KOP-it te PD te krijuar para 3 Korrikut te cilet bejne kontrast te papare me dy prej personaliteteve per hir te se vertetes Ylljeta Lickes dhe Gjergj Xhuvanit. Ne fakt te gjithe i djeg nje gje, miratimi i tyre permes nje seance qe rezulton Grusht Shteti.

    Konstaton

    Tiranë- E gjithë opozita parlamentare e bashkuar, ka konstatuar dje gjatë një takimi të byrosë së saj parlamentare se në Shqipëri me këto standarte që po përpiqet të mbrojë shumica parlamentare, nuk mund të ketë zgjedhje të standarteve, pasi zgjedhjet nuk mund të jenë më as të lira dhe as të ndershme, kanë deklaruar drejtuesit e opozitës

    Denoncon

    Tiranë-Drejtues të Partive të majta opozitare kande deklaruar dje se e majta "Denoncon si përgjegjës për asgjësimin e infrastruktures demokratike zgjedhore Kryeministrin Sali Berisha, dhe nuk ka asnjë hap të ndryshëm nga qëndrimet që ka patur deri tani opozita parlamentare në lidhje me të gjithë kërkesat që janë mëse legjitime".

    Deklaron

    Tiranë- Gjithashtu, pas konstatimeve që ka bërë dhe denocimeve për veprimet më të fundit të shmicës parlamentare, duke ushtuar një dhunë të hapur kundrejt institucioneve, opozita "Deklaron se pa u plotësuar kushtet për Regjistrin e Zgjedhësve, Këshillin Kombëtar të Radiove e Televizioneve, Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit Publik Shqiptar dhe përfaqësimin e partive të vogla të opozitës në KQZ, nuk merr pjesë në zgjedhje dhe nuk njeh asnjë rezultat të dalë prej tyre".

    Zeri i Popullit
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #28
    Pas perfundimit te zgjedhjeve te 3 Korrikut dhe pas ardhjes se Edi Rames ne krye te PS-se, gjithkush mendonte se tashme PS-ja do te niste aksionin vendimtar te rinovimit te saj.
    Permes nje drejtimi modern te saj do te duhej bere i mundur largimi i te gjithe personave me nje te kaluar te erret per PS-ne, persona qe demtuan jo vetem imazhin e PS-se por dhe te mbare shtetit shqiptar per 8 vite.
    Imazhi i PS-se dhe i Shqiperise nuk u demtua vetem nga nje person, qe ishte njeheresh kreu i saj dhe kryeministri i vendit, por nga nje hordhi e tere pseudopolitikanesh qe kane hyre rastesisht ne politike ose te telekomanduar me qellim te vetem uljen ne nje karrike qe te sjelle vetem perfitime.
    Pikerisht misioni i Edi Rames (nese ai do ta mendonte veten si nje misionar) do te duhej te ishte jo mbjellja e barit apo lyerja e fasades se nderteses se PS-se, por pastrimi i saj prej anetareve dhe drejtuesve te saj te akuzuar per lidhje me krimin dhe kontrabanden.
    Mirepo koha tregoi se Rama jo vetem qe eshte i paafte si lider per PS-ne, jo vetem qe ai eshte i paafte te ndertoje nje PS te re, por ai po ben ate qe do t'ja kishte lakmi cdo pozite.
    Ai po e deformon teresisht PS-ne dhe po e largon ate gjithnje e me shume nga misioni i saj social dhe ndertues, drejt nje misioni revolucionaro-shkaterrues tipik amerikano-latin te viteve '70.
    Rama eshte i entuziazmuar deri ne naivitet nga librat dhe rrefenjat me historite revolucionare te Kastros dhe Che Guevares dhe tashme e sheh veten si nje vazhdues i denje i nje rruge te tille.
    A ka nevoje Shqiperia e vitit 2006 per idete kastriste te Rames? A ka nevoje Shqiperia per idete pa ide skraparo-kombinatse te Metes?
    Aspak!
    Edi Rama nuk eshte deri sot nje lider dhe nuk ka deri sot asnje veti te nje lideri.
    Lideri di te drejtoje ne momentet me te veshtira, lideri di te marre vendime te drejta ne momentet me te veshtira dhe ne kohen e duhur.
    Lideri i vertete di te shohe driten ne fund te tunelit dhe te shmange erresiren per t'ju drejtuar pikerisht asaj driteze te vogel, qe do te thote se lideri i vertete di te zgjidhe situatat.
    Cfare lideri eshte ai dhe suita e tij qe nga paaftesia e perballjes me ashpersine e politikes, i drejtohet gjuhes se te dobetit, gjuhes se te paaftit, gjuhes qe lehtesisht gjendet vecse nga personat me karakter naivo-femijeror, gjuhes se tensionit dhe te dhunes.

    Ai po i ben nje sherbim shume te keq partise se tij dhe te ardhmes se tij ne politike. Ai jo vetem qe po e mbron te keqen brenda PS-se, por po i jep asaj edhe me shume mbeshtetje.

    Rinovimi i PS-se do te shenonte nje pasurim te skenes politike shqiptare me fytyra dhe ide te reja.
    Anetaret e PS-se te entuziazmuar nga fasadat e zbukuruara te Tiranes, me nje mendjelehtesi te theksuar menduan se tashme nje lider si Rama, PS-ja do te kete te ardhme sepse ai do te lyeje te gjithe fasadat e Shqiperise dhe keshtu do te behet i mundur rikthimi ne pushtet, permes penelave, bojerave dhe hedhjes hi syve te shqiptareve.

    Per fat te keq pervec nderrimit te kryetarit, asgje tjeter nuk ndodhi ne PS, perkundrazi atje vazhdohet te notohet ne po ato ujera dhe ne po ato skema te diktuara nga ata qe jane ne te vertete baballaret e kohes se larget dhe te afert te saj.
    PS-ja eshte nje viktime e se kaluares se saj te larget dhe te afert dhe se ajo ne keto vite demokracie pervec emrit nuk ka arritur asgje tjeter te ndryshoje ne permbajtje.

    Personalisht kam patur shume besim se do te vinte nje dite qe PS-ja do te kishte nje fytyre tjeter, nje fytyre europiane ashtu sic e kane te gjitha partite socialiste te kontinentit tone, mirepo per fat te keq atje e kaluara ka rrenje shume te thella dhe e sotmja e mban ate te mberthyer ne klane bashkefshataresh dhe ne klane kontrabandistesh.
    PS-ja nuk ka arritur ende te gjeje liderin e saj dhe nga ketu nisin problemet sepse ajo ka qene dhe mbetet nje parti e liderit te forte, trashegimi kjo e anetaresise se saj te gjere me nje te kaluar komuniste.

    Me veprimet e fundit te saj, me vrazhdesine dhe sjelljen tejet naive ne parlament, me paaftesine per te biseduar si politikane te vertete, me shkurtpamjen qe i karakterizon pseudolideret e saj, me gjuhen revolucionare amerikano-latine te viteve '70, ajo po behet nje strumbullar i krijimit te nje imazhi banditesk te mbare politikes dhe te mbare shqiptareve. Keshtu pra ajo me dashje po i ben nje sherbim mjaft te keq te sotmes dhe se ardhmes se shqiptareve.

    Nese Edi Rama kerkon te riktheje ne pushtet PS-ne, ai se pari duhet te mesoje ta drejtoje ate dhe se dyti ai duhet qe bashke me figurat e pastra te saj te krijoje nje imazh te besueshem dhe te pranueshem brenda dhe jashte vendit.
    Nuk mjafton vetem lyerja e fasades dhe mbjellja e barit para oborrit te PS-se qe te pretendohet te rikthehesh ne pushtet.

    Rama vuan nga deliri i madheshtise, vuan nga te menduarit e vetes si nje person qe ka ne dore penelin magjik, vuan nga mosnjohja e realitetit shqiptar.
    Rama ka krijuar mitin e tij, mit i cili e ka bere ate ta shohe veten si nje idhull, idhull i cili nuk eshte aspak real por vetem virtual dhe qe besohet vetem nga ata qe ja bejne qejfin ne bashkine e Tiranes apo nga ata qe i marrin intervista dhe ja botojne fotot e fasadave te tij neper faqet e internetit.
    Rama fluturon neper hapesirat virtuale dhe atehere kur te ulet me kembe ne toke, do ta kuptoje se paska qene vetem ne nje enderr te bukur.

    Edi zgjohu nga enderra dhe shihe realitetin ashtu sic eshte e jo ashtu sic e enderron me mendjen tende virtuale dhe me naivitetin tend prej nje pordhaci te 21-shit.

    Nese enderron te behesh nje lider i vertete, atehere njihe vetveten, sepse ne te kundert nuk do te ndjekin pas as pensionistet e 21-shit dhe nuk do te kesh me fatin qe te jesh as edhe nje personazh i Portokallise.

    PS-ja ka nevoje per nje lider modern, per nje lider qe do te dije ta rinovoje dhe ta ndryshoje ate teresisht ne forme dhe ne permbajtje, per nje lider te pergjegjshem qe di ta drejtoje partine ne modelet e sotme moderne europiane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 30-07-2006 më 07:26

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga Brari
    kjo interviste per nga menyra se si shtrohen pyetjet qe jane te formes..sa dhembe ka ingranazhi 76 dhembesh.. tregon se zeri i amerikes.. pra ata shqipot qe punojne aty me ne krye elezin dhe kush e komandon elezin e biberit.. me bind se PS i ka te ujdisura pipzat me ca ujqer ne stejt department.. dhe ata me ane te elezit dhe te lino riso-limprehtave ne tirane.. do ja japin dhe njehere driten jeshile kanibaleve qe ta bejne nje 97 tjater.. sikurse athere kur mariza i nderseu falangat kanibale te udhehqura nga mejdan gjinushet.. ta djegin shqiperine tone te vogel delikate e te shumvuajtur.. nga po keta kanibale qe aq bukur u mir trajtuan nga shtepia e bardhe per 50 vjet me radhe..

    nuk duan ta lene shqiperine te ece ne demokraci..
    prap e duan ta sundojne po te njejtet qen stani prej "terbacit"..
    Brari gazetari Arben Xhixho i zerit eshte i majte dhe fisi i tij jane te gjithe keshtu, madje para dy vitesh Nano vajti ne shtepine e tij ne tirane a te afermve te tij per 5 majin.

    E po te shikosh gjithnje pyetjet e komentet e Arben Xhixhos jane ndryshe nga te tjeret, e te njeanshme, gazetaret e tjere te zerit mundohen te ruajne balacen, ne cdo intervist e koment.

    Ata jane komunist te vjeter. .....................................

    Ndiqe gazetarin Xhixho e shiko ndryshimin me te tjeret ne komente e intervista.

    Mos e pergjitheso se jane me te majten as zeri as amerika se nuk eshte e vertetet.

    Dje pash nje koment te Fox News Channel, qe kritikonte Xhorxh Soros qe eshte hapur ne gjithe europen e finacon levizjet e majta vetem e ekstreme qe urrejne ameriken, e ne ca nga keta i marin sikur jane perfaqesus te saj.

    Sorosi dhe ne shqiperi investon gjithe organizatat e individet e majte psh Mjaft e shume individ te majte jane perkrahur nga keta, po nuk perfaqesojne as shumicen ne amerike e as jane sundus.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 30-07-2006 më 08:00
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  10. #30
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Vertet nje gje shume skandaloze qe pash ne ekranin televiziv por kjo nuk eshte e para dhe nuk eshte edhe e fundit,sepse populli Shqipetar u ngop nga keto plehra ketu kane faj te gjithe politikanet Shqipetare jo nje dhe dy por te gjithe.

    Nuk e di se vetem te Shqipetaret ndodhin keto lloje gjerash, dhe se fundi ilir meta ku desh te vrapoj ashtu o ndoshta ja ka fut rama ndonje periciline se shume ne disponim ishte qekur eshte bashkuar me PS, me nje fjale sa i embel eshte kelltuku per politikanet Shqipetare mendoj se edhe gruan e japin per nje post sepse dihet se popullin e japin dhe e marrin kur te duan ato.



    MJERE POPULLI I SHKRET QE ESHTE DUKE JEKUR ME VITE PER KETA NJEREZ QE MENDOJNE VETEM INTERESIN E TYRE DHE ASGJE ME TEPER. PER MENDIMIN TIM


    SA TE ZHGENJYER JANE SHQIPETARET ME KETA FUDULLA FLASI PER GJITHE POLITIKANET SEPSE ASNJERI NUK ESHTE DUKE BERE NDONJE GJE TE LAKMUESHME PERVEC POPULLI QE MUNDOHET VETEM.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar të partisë
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  2. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Debati mbi buxhetin 2005 në kuvend
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2004, 13:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •