aty ku eshte sot parlamenti i shqiperise ,ne kohen e ahmet zogut ka qene kopshti zologjik ......
aty ku eshte sot parlamenti i shqiperise ,ne kohen e ahmet zogut ka qene kopshti zologjik ......
Kjo do te thot se ne duar te kujt ka mbet sot Shqiperia..
Por fajin nuk e kishin keta plerat jo , por fajin e ka Sali Berisha qe i le me llapit neper parlament , kta se kan vendin ne Shqiperi ose duhet te burgosen sa me shpejt plerat ose sic e tha Kryeparlamentarja do perseritet 97.. me ndihmen e forcave greke.. apo miqve te ngusht te ps..
Un sdi si ka fytyr ai plere te hyp mbi tavolin dhe te sulmoj Kryeparamentaren ne sy te 5 Milion shqiptarve? Tani keta plera treguan qe per pushtet bejn cmos..
Shum me vie kec ne duar te kujt keni mbet ju Shqipet e Shqiperis.
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
Pse indinjoheni o njerez , se mos eshte hera e pare , pffffffffff
Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.
Keta vampiret socialiste duan dru derisa ta perserisin nja 100 here ''o le le moj nene''. Keta maskarenje qe vazhdojne ta shuajne etjen me gjak te paster shqiptari te vuajtur tesh 60 vjet, duhet te zhduken, ne mos nga faqja e dheut, te pakten nga politika. Vertet Sali Berisha gaboi ne vitin e tmerrshem 1997, por nga ai gabim pervec se humbem ''fletushka'', asnje pike gjak shqiptari sdo e derdhnim nese sdo ''sakrifikonin'' gjithcka komunistet pederaste te ardhur ne jete nga ''shfryrja'' e djallit. Keta monstra vetem shikojne intereset personale duke mos vene ne jete asgje kombetare. Ky ''komb'' i ndyre socialistesh punon nate e dite kundra qeytetareve shqiptare, ne menyre qe qeveria Berisha te shfaqet keq para njeriut qe pret dicka. Ne fakt, kjo qeveri ka punuar shume. Sali Berisha kete here po jep maksimumin e njeriut te ndershem dhe punetor. Prandaj ju shqiptare qe e keni ferre ne sy, per arsye banale, sigurisht, mos genjeheni me me keta komuniste te qelbur. Sapo mbaruan zgjedhjet ne cilat fitoi me merite PD, socialistet menduan per zgjedhjet e ardhshme, por kurre per te menduar se duhet t'i behen krahe qeverise per ta vrare perfundimisht mjerimin shqiptar.
Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.
Frederik Rreshpja
Si thoni ju te Shqiperise ...a pajtoheni me veprimet e opozites ?
Po citoj veten:Postuar më parë nga Ballisti_Tetove
Keta vampiret socialiste duan dru derisa ta perserisin nja 100 here ''o le le moj nene''. Keta maskarenje qe vazhdojne ta shuajne etjen me gjak te paster shqiptari te vuajtur tesh 60 vjet, duhet te zhduken, ne mos nga faqja e dheut, te pakten nga politika. Vertet Sali Berisha gaboi ne vitin e tmerrshem 1997, por nga ai gabim pervec se humbem ''fletushka'', asnje pike gjak shqiptari sdo e derdhnim nese sdo ''sakrifikonin'' gjithcka komunistet pederaste te ardhur ne jete nga ''shfryrja'' e djallit. Keta monstra vetem shikojne intereset personale duke mos vene ne jete asgje kombetare. Ky ''komb'' i ndyre socialistesh punon nate e dite kundra qeytetareve shqiptare, ne menyre qe qeveria Berisha te shfaqet keq para njeriut qe pret dicka. Ne fakt, kjo qeveri ka punuar shume. Sali Berisha kete here po jep maksimumin e njeriut te ndershem dhe punetor. Prandaj ju shqiptare qe e keni ferre ne sy, per arsye banale, sigurisht, mos genjeheni me me keta komuniste te qelbur. Sapo mbaruan zgjedhjet ne cilat fitoi me merite PD, socialistet menduan per zgjedhjet e ardhshme, por kurre per te menduar se duhet t'i behen krahe qeverise per ta vrare perfundimisht mjerimin shqiptar.
Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.
Frederik Rreshpja
cfare pyetje naive.Postuar më parë nga Ballisti_Tetove
lexo me lart te gjith te shqiperise ishin.pse duhet te pyesish.shqiptaret njisoj jane ku ti marrish.
ne lidhje me temen u skandalizova vertete per te ardhur keq.ilir meta seshte as per kryecoban ne e beme kryeminister.monika kryemadhi e shoqja sjepte dot nje provim ne biokimi ama asnje shume e ceket ne e beme deputete.me det ne se ku jemi katandis.
The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway
Opozita thyen tavolinat dhe karriget e Kuvendit
Deputetë të PS dhe LSI kërkojnë marrin përgjegjësinë për krimet e '97
Opozita e majtë iu rikthye dje sërish vandalizmit, dhunës dhe rrugaçërisë politike në sallën e legjislativit, duke provokuar tensione të panevojshme dhe të pajustifikueshme, vetëm një ditë pas ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Deputetët e opozitës thyen tavolinat dhe karriget e anëtarëve të kabinetit qeveritar, dhe shkatërruan plotësisht rrjetin elektronik, elektrik dhe atë fonik të Parlamentit. Në krye të këtij vandalizmi kanë qenë deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta dhe Ndre Legisi, të cilët u përdorën paturpësisht nga Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate, ndërkohë që aktet e dhunës nuk kanë munguar edhe në radhët e deputetëve të tjerë të opozitës. Meta dhe Legisi të acaruar jashtë mase nga skema e realizuar me mjeshtëri nga dyshja Rama-Gjinushi, për përjashtimin e partisë së tyre nga përfaqësimi në përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë shfryrë gjithë mllefin ndaj kryetares së Kuvendit, drejt së cilës janë nisur paturpësisht për ta goditur, por që janë penguar nga shërbimi i sigurisë në Kuvend. Në këto momente tensioni, përfaqësuesit e opozitës kanë bërë edhe deklarata mjaft domethënëse për mbarë opinionin publik, duke marrë përsipër për herë të parë autorësinë e trazirave politike dhe sociale të vitit `97, ku nuk kanë munguar edhe kërcënimet me një fjalor banditesk se do të përsërisin ngjarje të tilla nëse kapriçot e tyre për të pasur mazhorancën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk plotësohen menjëherë nga mazhoranca. Gjatë veprimeve të pakontrolluara të tyre, deputetët e opozitës kanë lëshuar një seri sharjesh dhe fyerjesh edhe në drejtim të punonjësve të shërbimit të sigurisë së Kuvendit, megjithëse, këta të fundit kanë zbatuar vetëm detyrën dhe rregulloren e legjislativit. Duke injoruar tërësisht historikun e deritanishëm të përbërjes së KQZ-së, ku Partia Socialiste dhe aleatët e saj kanë pasur mazhorancë absolute në institucionin e lartë zgjedhor në raportin 6 me 1 dhe më pas 5 me dy dhe për të ardhur në variantin e fundit 4 me 3 pas presioneve të ndërkombëtarëve, përfaqësuesit e opozitës në mënyrën më paradoskale dhe të palogjikshme të mundshme kërkojnë sërish kontrollin ndaj KQZ-së, edhe tani që ndodhen në opozitë. Vendimi i paligjshëm i KLD-së, në të cilin votuan dy anëtarë pa mandat dhe një anëtar i pezulluar për shkak të avokatisë disavjeçare që i kishte bërë organizatës kriminale të Lushnjës, dhe që zgjodhi për të shtatën herë propozimin e Partisë Socialiste, duke dëshmuar se është një zgjatim i forumeve socialiste në institucionet e pavarura, ishte burimi kryesor i kësaj përplasjeje në sallën e legjislativit. Në mënyrë të çuditshme opozita kërkon të marrë edhe anëtarin që zgjidhet nga Kuvendi dhe më pas anëtarin që duhet të zgjedhë Presidenti, për të uzurpuar në këtë mënyrë institucionin më të lartë të zgjedhjeve dhe rrjedhimisht për t`i bllokuar më pas ato. Dështimi i këtij skenari i përgatitur nga Rama-Gjinushi, kanë irrituar jashtë mase deputetët e LSI-së, të cilët, duke e ndjerë dhimbjen e thikës pas shpine të dyshes famëkeqe të së majtës, janë përfshirë në akte vandale. Megjithatë aktet e djeshme të dhunshme të përfaqësuesve të së majtës në Kuvend dhe tentativat e vazhdueshme për t`i imponuar mazhorancës vullnetin e tyre, demonstruan se kjo opozitë nuk ka ndryshuar asgjë nga mentaliteti i vjetër komunist i sulmit dhe shkatërrimit të institucioneve të shtetit, siç bëri në vitin `97. Pretendimet e opozitës ashtu sikurse edhe në rastin e votimit të fshehtë nuk kanë asnjë bazë ligjore, pasi Kodi Zgjedhor përcakton qartë se për zgjedhjen e anëtarit të KQZ-së që zgjidhet nga Kuvendi, qoftë mazhoranca qoftë opozita paraqesin kandidatët e tyre, dhe më pas është seanca ajo që vendos. Sipas nenit 22 të Kodit Zgjedhor, Kuvendi i Shqipërisë zgjedh dy anëtarë të KQZ-së, të propozuara nga spektri i majtë dhe i djathtë, duke përjashtuar këtu dy partitë më të mëdha nga secili spektër. Ky nen është respektuar plotësisht nga përfaqësuesit e partive të vogla të mazhorancës, të cilët kanë paraqitur kandidaturën e tyre për anëtar të KQZ-së.
Oketa: Opozita nuk përshtatet dot me të qenit opozitë
Aktet vandale të dhunës dhe thirrjet për shkatërrimin e institucioneve janë dënuar ashpër nga përfaqësuesit e mazhorancës, të cilët u shprehën se autorët e `97 po zotohen çdo ditë për përsëritjen e këtyre trazirave të këtij viti. Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gazmend Oketa, deklaroi se pamjet e shëmtuara që disa ish-kryeministra dhe ish-ministra i ofruan dje opinionit publik shqiptar, janë të lidhur me pamundësinë e tyre për t'u përshtatur me realitetin e të qenit në opozitë. Duke u kërkuar ndjesë qytetarëve të vendit në emër të Partisë Demokratike për aktet e ulëta të disa deputetëve të majtë, Oketa tha se, ata që mbajnë përgjegjësinë për këto akte duken qartë dhe nuk ka nevojë për komente. Oketa tha se, thirrjet antikombëtare për përsëritjen e një '97 të dytë, përbëjnë një dëshmi për autorësinë e tyre në trazirat e vitit `97. "Në emër të PD-së i kërkoj ndjesë shqiptarëve për çfarë ndodh, por janë të tjerë ata që mbajnë përgjegjësi. Normalish ju e shikoni që ne gjithmonë kemi ruajtur qetësinë. Janë të tjerë që duhet të kalojnë krizën dhe duhet të shmangin edhe nervozitetin e tepruar që demostrojnë. Janë pikërisht ata persona që gatuan '97. Ju e vini re edhe në fjalimet e tyre, është një vit të cilin ata e përmendin shpesh, por të jenë të sigurtë që '97 të dytë nuk do të ketë më. Shqiptarët e dinë se cili e gatoi '97 dhe nuk ka shqiptarë që mund t`u shkojë pas atyre njerëzve që duan '97 të dytë, vetëm për të marrë pushtetin në mënyrë antidemokratike", deklaroi zëdhënësi i Partisë Demokratike menjëherë pas tensionimit të situatës në Kuvend. Ai tha se, tek deputetët e mazhorancës nuk ka asnjë shenjë nervozizmi gjë që vërteton, se ata po i përmbahen me rigorozitet ligjit dhe rregullores së Kuvendit. Fatkeqësisht, vijoi më tej Oketa, sot Parlamenti shqiptar i ofroi një pamje të shëmtuar gjithë shqiptarëve. Nuk është normale të shohësh ish-kryeministra të bëjnë të atilla gjeste. Zëdhënësi i PD-së është shprehur se, e gjithë kriza e ka burimin tek Presidenti, i cili siç u shpreh ai, duhet të ndërhynte për balancimin e KQZ-së. "E gjithë kjo krizë e ka burimin tek Presidenti i Republikës, i cili në këto momente deçizive duhet të ndërhynte, të vendoste ekulibrin në KQZ-së. Por, veprimet e tij të fundit në KLD dhe mosreagimi i tij janë burim i të gjitha këtyre çka po ndodhin, veprime të cilat gjithsesi nuk justifikohen në asnjë mënyrë. I gjithë debati që zhvillohet aty brenda nuk ka asnjë bazë qoftë logjike apo politike. Të gjithë ju njiheni me nenin respektiv, komentet janë të tepërta", nënvizoi më tej Oketa, duke konfirmuar edhe njëherë vendosmërinë e mazhorancës për të proçeduar sipas ligjit në plotësimin e anëtarit të KQZ-së që zgjidhet ngë Kuvendi.
Xhaferri: Krizat po provokohen nga Presidenti
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri, deklaroi dje se, Presidenti i Republikës është duke e trajtuar të djathën më keq se ç`është sjellë Ramiz Alia. Ai tha se nuk i kuptonte thirrjet e opozitës për kthim 7-8 vjt më parë, pikërisht një ditë pas ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian. "U bënë disa kriza që provokohen nga Presidenti i Republikës. Po sillet shumë më keq me të djathtën se sa është sjellë Ramiz Alia në vitet e rënies së diktaturës dhe kjo është e papranueshme", u shpreh Xhaferri. Ai u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të vënë në punë arsyen dhe të mos pretendojnë për gjëra që nuk u takojnë në asnjë lloj rrethane të mundshme.
Nishani: PS kërkon uzurpimin e KQZ për të minuar zgjedhjet
Zëdhënësi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, u shpreh dje se aktet vandale e banditekste të drejtuesve të opozitës, dëshmuan se mentaliteti i tyre i dhunës, i pushtimit dhe shkatërrimit të institucioneve nuk ka ndryshuar. Ai tha se, opozita po përpiqet me mënyra të tilla të shëmtuara të pengojë shumicën nga e drejta e saj kushtetuese për respektimin e proçedurave parlamentare në përzgjedhjen e një anëtari të KQZ-së që i takon Kuvendit. "Ne u bëmë dëshmitarë të dhunës ndaj institucioneve legjitime në Shqipëri të mospranimit të zbatimit të së drejtës kushtetuese nëpërmjet veprimeve të dënueshme rrugaçërore dhe banditeske të personave dhe individëve të caktuar të opozitës, të cilët veç mentalitetit të dhunës të pushtimit të institucioneve, të goditjes dhe shkatërrimnit e të djegies së institucioneve nuk kanë asnjë sens tjetër të të bërit politikë", deklaroi Nishani pas ndërprerjes së seancës së djeshme. Ai tha se i gjithë opinioni publik është dëshmitar se për tetë vjet të qeverisjes së saj, Partia Socialiste kishte mazhorancën absolute vendimmarrëse në KQZ, dhe u shpreh i sigurtë se shumica parlamentare nuk do të heqë dorë nga e drejta e saj për të patur mazhorancën e thjeshtë në raportin 4 me 3. "Qytetarët shqiptarë nuk mund të harrojnë dot që për tetë vjet me radhë kur mazhorancën e kishte Partia Socialiste, ishin pikërisht ata që dominonin në mënyrë të theksuar në raporte të mazhorancës absolute vendimmarrëse KQZ. Sot, raportet politike kanë ndryshuar dhe i takon kësaj mazhorance pa as më të voglin dyshim, që më së paku të ketë një mazhorancë minimale dhe të thjeshtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve", vijoi më tej zëdhënësi i Grupit parlamentar më të madh në Kuvend. Ai theksoi se, opozita është e tmerruar nga fakti i konkurimit me rregulla të barabarta dhe të drejta, dhe për këtë qëllim kërkon uzurpimin e KQZ-së. "Qëllimi i opozitës është edhe më i qartë. Duke qenë se ata janë të tmerruar dhe nuk pranojnë që të konkurojnë dhe të bëjnë politikë me rregulla të barabarta me rregulla të drejta, kërkojnë të uzurpojnë KQZ-në dhe arsyeja e tyre është pikërisht për të bllokuar dhe shkatërruar procesin zgjedhor, pra për të mos lënë funksionimin normal të këtij institucioni", tha më tej Nishani. Sipas tij, pavendosmëria e tyre për të realizuar qëllimin e tyre obstruksionist nëpërmjet bojkotit të zgjedhjeve, i ka mbetur pikërisht ky model për të uzurpuar KQZ-në. Mazhoranca tha më tej Nishani, është në të drejtën e saj të përfaqësimit të sovranitetit të shumicës shqiptare, të cilin e fitoi me votim të lirë dhe të drejtë më 3 korrik të vitit të kaluar për të ushtruar të gjitha pushtetet e ligjshme. Ai shtoi se akte të tilla të paprecedentë të paparë më parë, duke demonstruar sulme ndaj institucioneve, janë shumë të papranueshme.
Ylber Drazhi
RD
kanibalet mbeten kanibale..
bravo
jepini zemer vetes cuna se keni nevoje
se kuptoni qe jeni ber aq hajvan
sa robt e forumit kan vendos te mos shkruajn me ne temat tuaja se eshte humbje kohe
Rnoft Sali Ram Berisha
me Partin Demokratike ne krye
rroft kominterni qenror
P.S. ne forume te tjera njerzit kan fillu me diskutu nese ka ndonje menyre me e shkarku nje kryeminister qe nuk gezon shendet te plote mendor
Postuar më parë nga arturo
Më kishte rënë shpesh të shof në TV xhirime të tipit "Pa koment" për tema të ndryshme por ky që pashë mbrëmë që ishte i xhiruar nga RTSH nëparlamentin shqiptar më brengosi shumë.
Kjo më kujtoi se paska pasur të drejtë në deklarimin e tij ambasadori i parë në shqipëri ....... i cili ishte mysafir në VOA para disa javësh, kur tha:
Këta të huajt kur shofim se si sillen parlamentarët tuaj i thonë njeri tjetrit që duhet ti lëmë që të rriten edhe pak se ende janë fëmijë!!!!!
![]()
![]()
kështu dukeshin parlamentarët
Ndryshuar për herë të fundit nga vrojtuesi : 29-07-2006 më 06:49
Krijoni Kontakt