Nga Daniela Bonollari
TIRANE (28 Korrik )- Degjeneron ne sherre dhe grushta seanca e sotme parlamentare. Debatet per anetarin e KQZ kane precepituar me pas ne sherre mes pozites dhe opozites ku kjo e fundit ka rrezuar podiumin e qeverise me dhune. Pavaresisht nderhyrjes se gardes sherri e kaosi ka vazhduar deri ne momentin kur kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka deklaruar mbylljen e seances.
Pak para sherrit ka qene nje fjalim i deputetit te LSI, Ndre Legisi i cili theksoi se “duhet te na vrisni ne per te ndryshuar kandidatin”, gje qe pasoi mekonfrontim fizik mes deputeteve te te dyja paleve.
Debate ne parlament, Opozita e majte: Nuk pranojme shkelje te ligjit dhe dhunim te parlamentit, po fusni vendin ne kaos
Me debate te ashpra ka nisur seanca e sotme plenare ne Kuvend. Pas miratimit nga KLD te kandidatit propozuar nga PS, Flamur Cato i cili u zevendesua sot nga Komisioni i Ligjeve me Arben Ristanin kandidat i mazhorances, opozita ka reaguar duke e cilesuar kete akt shkelje te hapur te ligjit.
Majko: Anetari i KQZ i takon te majtes
Kreu i deputeteve socialiste Pandeli Majko e cilesoi kete shkelje te madhe te ligjit te shkruar duke u shprehur se mazhoranca ka inate personale me KLD dhe presidentin Moisiu.
“Anetari i KQZ i takon te majtes. Ju them qe ne nuk lejojme shkelje te ligjit me te dyja kembet, dhe po ju them qe inatet tuaja politike qe keni me Presidentin e Republikes apo KLD zbrazini ne vend tjeter dhe jo ne kete salle ligji. Kjo qe bete eshte shkelja me e madhe dhe nuk lejojme shkelje te ligjit ne kete parlament”, tha Majko duke shtuar se opozita do te miratoje ne Kuvend vetem ligje qe jane ne interes te Shqiperise dhe jo te pozites.
Meta: Ky ishte fundi i parlamentit
Nderkohe kreu i LSI, Ilir Meta tha se tensionimet e fundit politike po perkeqesohen cdo dite dhe pergjegjesi i vetem per kete eshte mazhoranca. Meta parlajmeroi se ky hap i mazhorances eshte dhe fundi I Parlamentit te Shqiperise. “Situata po vjen duke u perkeqesuar. Kjo perpjekje qe bete ju bete sot, ishte fundi i ketij parlamenti dhe fundi juaj zona Topalli. Neqoftese jo do te guxoni te veproni me ato kartona tuaj te turpshme per te shkaterruar ligjin ne vend do te merrni persiper shkaterrimin e vendit. Kjo do t’ju coje ne gremine. KLD nuk e kemi ne sepse KLD eshte institucioni i pavarur. Ju keni pushtetin i keni te gjitha pse e doni anetarin e KQZ? Per te fituar zgjedhjet lehte? Epo s’ka me, nuk do merrni zgjedhjet. Nuk duhet te perdorni forcen me ne. Nuk ka as helikopter per te cuar Sali Berishen ne Itali si ne vitin 1996. Po fusni vendin ne kaos”, tha Meta.
(/Balkanweb)
Krijoni Kontakt