Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459

    Qyteti studenti ne vere...

    Bosh, me nje fjale. Bukuria e qytetit studenti jane studentet, por nuk prisja dot deri ne tetor per ta hapur temen
    Qe ta dine ata qe s'e dine, qyteti studenti eshte si nje park i madh me gjelberim dhe me 29 godina ku jetojne rreth 6000 deri ne 7000 studente.
    Imagjinoni si mbushen me te rinj, me cifte dhe me grupe shokesh qe luajne me top e gjera te tjera.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga njeriu2006 : 22-07-2006 mė 06:54

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Tani ne vere rrine hapur vetem dy godina, nje djemsh dhe nje vajzash.
    Studentet qe kane gjetur pune preferojne te rrine aty dhe te mos ikin ne shtepi gjate veres, si ajo vajza e bukur aty, p.sh.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    1 - kjo eshte godina im, ku kam jetuar ne kater vitet e shkolles

    2 - jane shkallet qe me zgjonin nga gjumi cdo mengjes. Nga ora tete deri ne nente, aty ka vetem kercitje takash te vajzave qe shkojne ne shkolle. Kur bashkohen te gjitha behet nje zhurme qe te ben te zgjohesh nga gjumi me nerva, por kur del ne dritare dhe sheh qe ndonjera nga bukuroshet mbase e kthen koken nga ty, te bien nervat dhe te del gjumi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    1 - tek ai stoli jeshil aty, del Nailja, nje gura babaxhane me nje karroce me paketa e cokollata
    ajo na mbante me muhabet ne cunave kur uleshim e shikonim parakalimin e gocave. Normalisht, as ajo nuk eshte aty ne vere.

    2 - kushedi sa here i kam ngjitur ato shkalle, por ne kohen time ato bimet dekoruese s'kane qene te prera me forma.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    1 - duket ylberi tek shatervani? Godina mbrapa saj, e lyer sipas stilit Edi Rama, eshte godina 13. E vetmja qe eshte rregulluar totalisht, me banja ne cdo dhome, me dushe ne cdo dhome, me pllaka te reja e me mobilje te fundit.

    2 - shatervani qe zakonisht rri plot me njerez....

    3... - tani i kane mbetur shume pak banore qytetit Studenti.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    1 - "Sheshi demokracia" quhet ky ketu. Ne fakt, e meriton emrin, sepse ne QS jane mbledhur te paret e atyre qe kundershtuan monizmin, qe mblodhen studentet dhe qe rrezuan qeverine e Ramiz Alise.
    Tani behen koncertet dhe mitingjet. Ndersa per mua ka me shume vlere si vendi ku dilja me shoket me nje top, dhe ftonim shoqet e klases per te luajtur, me shprese qe te na sillnin edhe ndonje shoqe. Nje dite, para 4 vjetesh e ca, nje shoqja ime e klases solli nje shoqen e saj, ma prezantoi, dhe tani eshte e fejuara ime.

    2 - Ky eshte "rrethi", ose "harku". Besoj se ato duhet te jene "portat e dijes", por gjithsesi, une kam kaluar caste te bukura aty. Sidomos tek ai stoli prane "portes".
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga njeriu2006 : 22-07-2006 mė 07:10

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    1 - Dy nga ato dritaret tek godina jeshile kane sherbyer si dhoma ime per 4 vjet. 1 vit tek njera, 3 vjet tek tjetra. Tek dritarja e pare majtas, dikush nga djemte ka harruar fshesen jashte! lol, sa pastrojme ne cunat!

    2 - Ajo atje quhet "peshkopata". Ne fakt eshte qender studimi, biblioteke dhe qender interneti. Por para shume vitesh, rreth viteve 60, per ata qe mesonin shume ka qene ne mode fjala "peshkop". Prandaj i ka mbetur emri "Peshkopate" edhe sot e kesaj dite.

    3 - ndersa kjo pjese jo fort e bukur e qytetit studenti tregon shtepite qe jane bere pas viteve 1990. Ajo ndertesa e madhe e bardhe, ka qene depo dikur, per qymyr apo ku di une, dhe sivjet do te behet nje lokal i madh. Ai oxhaku, p.sh, dikur ka qene per kaldajat e ngrohjes, ndersa tani ngrihet ne oborrin e asaj shtepise qe i duket catia. Imagjino ta kesh shtepine me ate lloj oxhaku. Mjere Babagjyshi i Vitit te Ri.
    Ndersa siper asaj depozites se ujit eshte nje yll komunist me pese cepa dhe tashme i rrezuar. Thone qe dikur rrinte ne kembe dhe shihej nga cdo cep i QS!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga njeriu2006 : 22-07-2006 mė 07:29

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    1 - Ato jane tre lokalet ku mund te me gjeni pasditeve, duke pire nje kafe.
    Zakonisht eshte e veshtire te gjesh vende te lira, por tani ne vere jane bosh.
    Ndersa lart cadrave te lokaleve, tek ato dritaret, eshte salla e lojrave (bilardo, ping pong, shah) dhe nje qender interneti, ku une futem dhe kaloj kohen me ju tocat e forumit

    2 - kjo eshte pamja qe kam zakonisht para syve kur pi kafen. Ai brezi me shume peme perballe, larg... eshte pylli i kodrave te liqenit. Vetem kur i shikon, te japin nje ndjenje freskie.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga njeriu2006 : 22-07-2006 mė 08:15

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Kjo ketu eshte dera e nje tip supermarket te vogel, me rroba, kinkaleri e gjera te tilla per studentet. Sic e shihni nga tabela, edhe keta jane mbyllur, dhe tabaket e letres ne xhama tregojne qe nuk do te hapen deri ne tetor.
    Me falni dhe ju qe e tregova qytetin studenti mbyllur, por ne hapemi ne tetor. Shifemi prape...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  3. Qyteti Studenti
    Nga njeriu2006 nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 11:07
  4. Jetesa në qytetin Studenti
    Nga White_Angel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-12-2005, 09:28
  5. Kapitulli 2
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2004, 11:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •