Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    PD - AAK nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Shqipërisë në nivel të kryetarëve të partive kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit si parti të qendrës së djathtë të të dy vendeve.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë u prit të enjten nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Bersiha. Gjatë takimit me kryeministrin Berisha, Haradinaj e njoftoi atë me zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, gjendjen politike, situatën ekonomike dhe interesat e përbashkëta të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

    Haradinaj – siç thuhet në një komunikatë të AAK-së – shprehu bindjen e thellë të tij dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës se Shqipëria do të vazhdojë rrugën e saj të zhvillimit të gjithmbarshëm, rritjen ekonomike dhe integrimet evropiane gjatë viteve të mandatit të ri të kryeministrit Berisha.

    Duke folur për periudhën e tashme në prag të procesit për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit 2009 në Kosovë, Haradinaj shpjegoi përgatitjet që janë duke u bërë në nivel të përgjithshëm për këtë proces të rëndësishëm të vendit. “Ai po ashtu informoi kryeministrin Berisha me përgatitjet që po bën AAK-ja për të fituar zgjedhjet lokale të këtij viti”, thuhet më tej në komunikatë.

    Kryeministri Berisha ndërkaq, siç thuhet më tej, shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e Haradinajt dhe AAK-së në bashkëpunimin brenda spektrit politik kosovar dhe mbarë-shqiptar. “Ai vlerësoi lart rolin dhe kontributin e z. Haradinaj dhe AAK-së në rrugën e Kosovës drejt të pavarësisë dhe integrimeve ndërkombëtare”.

    Kjo është vizita e dytë zyrtare e kryetarit të AAK-së në Tiranë, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të Shqipërisë. Gjatë kësaj vizite, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, në nivel të kryetarëve, përkatësisht Ramush Haradinaj dhe Sali Berisha, kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit, në bazë të orientimit të përbashkët programor të përkatësisë në familjen politike të qendrës së djathtë të të dy vendeve.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Duhet te kete jo vetem bashkepunim nderpartiak qe eshte shume gje e mire por dhe nje strategji te percaktuar nga akademiket tane per nje politike te bashkuar te te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •