Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Qeveria miraton vendimin për pasaportat e reja të dixhitalizuara

    Qeveria miraton vendimin për pasaportat e reja të dixhitalizuara

    Gati PESH, pasaporta e re e udhëtimit

    Dokumenti do të jetë me afat mbi 10 vjeçar. Pasaporta aktuale të vlefshme deri në skadencë

    Anila Rama

    Dokumenti më i sigurt identifikues për shqiptarët, pasaporta ndërkombëtare, me afat vlefshmërie 10 vjet, sërish do të ndryshojë. Vendimi i marrë dje në Këshillin e Ministrave i hap rrugë procedurave zyrtare për të hartuar pasaportën e re që do të emërtohet “Pasaporta Elektronike Shqiptare’, e cila do të ketë jetëgjatësi mbi 10-vjeçare. Ndërkaq, sipas burimeve nga Kryeministria, e gjithë dosja me elementët e sigurisë, të dhënat mbi formatin dhe të gjitha detajet e tjera që do të jenë pjesë e pasaportës së re, janë të përfshira në dosjen e kësaj VKM-je, e hartuar nga Ministria e Brendshme. Por asnjë nga shtetasit që disponon pasaportën aktuale 10-vjeçare nuk duhet të shqetësohet, sepse ato do të jenë të vlefshme deri kur është parashikuar periudha e skadimit të tyre. Pasaportat e reja do të kenë ngjyrën vishnje, pra siç kanë qenë pasaportat 5-vjeçare, pasaportat diplomatike do të kenë ngjyrë jeshile të errët, ndërsa pasaportat e shërbimit do të jenë të zeza. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 13, të ligjit nr. 8 668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve me pasaportë për jashtë shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi; miratimin e modelit të pasaportave të udhëtimit për jashtë shtetit dhe përmirësimin e sistemit të lëshimit të tyre, sipas lidhjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Vendimi nr. 94, datë 26.02.2001, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e modelit të pasaportave dhe të sistemit të lëshimit të tyre”, i shtrin efektet deri në mbarimin e vlefshmërisë së pasaportës ekzistuese, modeli i së cilës është miratuar me vendimin e përcaktuar në këtë pikë”, - thuhet në vendimin e qeverisë që, sipas proceduarve ligjore, do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

    Të dhëna

    Relacioni i Ministrisë së Brendshme përcakton si afat për prodhimin dhe lëshimin e pasaportave të reja për qytetarët shqiptarë, periudhën kohore të 3-mujorit të dytë të vitit 2007. Sipas këtij relacioni, të siguruar nga gazeta “Shekulli”, e gjithë procedura për ndryshimin e pasaportës realizohet me qëllim garantimin e parametrave sipas standardeve ndërkombëtare dhe rritjen e cilësisë së këtij dokumenti. “Lind nevoja e një ndërhyrjeje rinovuese e pasaportave për të modernizuar një sistem që daton prej vitit 1992; për të ofruar një dokument me një shkallë të lartë sigurie, për ta mbrojtur atë prej abuzimeve dhe ndërhyrjeve të paligjshme, për të qenë në përputhje me rekomandimet dhe standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, (ICAO) dhe Organizatës Ndërkombëtare të Standardeve, si dhe për të qenë në përputhje me rregulloren e Këshillit Evropian për standardet për vetitë e sigurisë dhe të dhënave biometrike në pasaporta dhe dokumenteve të udhëtimit lëshuar nga vendet anëtare”, - thuhet në relacionin e Ministrisë së Brendshme për pasaportën e re. Një ndër elementët kryesorë që do ta bëjë të dallueshme këtë pasaportë nga aktualja, është qarku i integruar pa kontakt, që do të jetë i trupëzuar në dokument e do ta identifikojë si pasaportë elektronike. “Përfshirja e Chipit me qark të integruar, (IC) në pasaportë mund t’i ofrojë kontrollit të kufirit një mjet që mund të ketë përfitime me vlera të larta sigurie dhe mund të shpejtojë lëvizjen e udhëtarëve, nëpërmjet thjeshtimit të procedurës së kontrollit në kufi. Pasaporta e re do të përmbajë një imazh të plotë digjital të mbajtësit të pasaportës të ruajtur në Chip, pra fotografia e shtetasit do të jetë e digjitalizuar dhe do të përfshijë përdorimin e strukturës logjike të të dhënave sipas standardeve ndërkombëtare. Të dhënat e ruajtura në Chip do të kodohen me një çelës digjital, duke përdorur një version të teknologjisë që emërohet Infrastruktura e Çelësit Publik.

    Shenjat e gishtave në pasaportë

    Pasaportat e reja elektronike do të përmbajnë si element shtesë sigurie edhe shenjat e gishtërinjve të përdoruesit të saj. Ndërkohë që fotoja e aplikantit për pasaportë do të kalojë në kontrollin biometrik të fytyrës, për t’u digjitalizuar më pas. Sipas relacionit të Ministrisë së Brendshme, me përjashtim të këtyre ndryshimeve, nuk do të ndryshojnë hapat e proceseve për prodhimin e pasaportës. Pra, për lëshimin e pasaportës elektronike, që nga hedhja e të dhënave, personalizimi elektronike digjital, do të përdoret i njëjti sistem që përdoret për pasaportën aktuale. “Software i dizenjuar për hedhjen e të dhënave në Chip, do të parandalojë gabimet e mundshme të të dhënave fizike dhe elektronike në çdo bllok pasaporte. Lidhja e duhur verifikohet dhe sigurohet automatikisht nëpërmjet mënyrës elektronike që do të sigurojë cilësinë e produktit dhe do të asistojë operatorin e kontrollit të cilësisë. Blloku i pasaportës do të përmbajë 48 faqe, pra aq sa ka pasaporta aktuale 10-vjeçare. Po kështu, faqja kryesore e të dhënave do të jetë në të njëjtin pozicion siç është deri tani. Struktura e chipit është elementi i ri që do të ketë ndikim në dizenjimin e dokumentit, si dhe do të jetë i trupëzuar në kapakun e bllokut të pasaportës elektronike.

    Disa nga elementët bazë të pasaportës së re:

    Pasaporta ndërkombëtare do të ketë ngjyrë vishnje

    Do të përmbajë një chip elektronik të të dhënave

    Do të përfshihen shenjat e gishtërinjve të zotëruesit të pasaportës

    Do të ketë 48 faqe dhe afati i skadencës do të jetë mbi 10 vjet

    Fotografia e shtetasit do të jetë e digjitalizuar

    Blloku i parë i pasaportave parashikohet të dalë në 3-mujorin e dytë të vitit 2007

    27/07/2006
    Gazeta Shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 27-07-2006 më 10:42

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Une se kuptoj sa here do i ndryshojne kto pasaporta. Nxorra nje passaport ne 2004 dhe ajo mbaroi ne 2005 se dolen te reja. Ska 3 jave qe e nxorra passaporten time te re. Humba dy dite neper NYC te boja plotesoja pislliqet qe kerkojne ca prokura ene vula. Pastaj ene ne shqiperi nja 2-300 dollar bakshish me e nxjerr ene thashe per 10 vjet do e flej mendjen. Kurse tani keta nxjerrin passaport tjeter te re skan turp qeveritaret tane. Duan veten ta rrjepin popullin dhe kaq kete mision kane.

    Nuk eshte se tani u shpik kjo lloj passaporte pse se boni kur i hoqi pashaportat ne 2005? Por njezit kete vit u nxorren pashaporta tani do i nxjerr jashte perdorimit ....turp tu vij hajdutave.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-05-2006
    Postime
    87
    Bejne shume mire qe miratuan vendimin sepse keto pashaporta qe kemi jane shume delikate. Nuk e

    kam perdorur shume dhe me eshte prishur anash, ai plastiku siper si me qene plasmas nga ata qe

    mbeshtillen sanduicet lol. Shpresoj qe kete radhe te kemi edhe ne dokumenta udhetimi te nje cilesie te larte.


    p.s. Vagagabond, kto qe kemi do jene te vlefshme deri sa tu mbaroje afati, ku e shikon problemin ti?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga good girl
    p.s. Vagagabond, kto qe kemi do jene te vlefshme deri sa tu mbaroje afati, ku e shikon problemin ti?

    Degjo zonjez:
    Jam dakord me ty qe dhe ne duhet te kemi pasaporta si bota po passaportat qe u bene 2006 nuk eshte se u prodhuan ne 1946 keto elemente qe po shpik tani qeveria le ti kishte vene ne pasaporten qe prodhoi tani ne 2006.


    Tani kete problemin e shikoj ketu nese pasaporta 10-vjecare qe kam tani do te jete e vlefshme deri ne 2016 athere jo vetem ti po dhe qeveria jeni dakort me mua nese jo athere do protestoj para OKB-se.


    Po e kam me gjithemend qe nga 1990 shteti shqiptar ka nderuar shume lloje pasaportash. Dhe e ke parasysh sa burakratike eshte shqiperia per te nxjerr documente per pasaport. P.s shko ne gjykate te thojne nuk eshte ketu teta qe ve firmen shko ne prokurori thojne ka ik ne turqi me pushime. shko ne dege ushtarake thojne ti ke mbaruar ushtrine po reparti ushtarak ku ke mbaruar si ka derguar letrat....etc.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    ne nje gazete tjeter une lexova se me daten 01 01 2011 pashaportat ekzistuse do te dalin te skaduara ,tani nuk e di se sa e vertete eshte pasi kjo me shqeteson jo mua por dhe shume emigrante te tjere kane te njejtin shqetesim pasi mua p sh me mbaron viza me 2012 dhe sipas ligjite shqipetare une duhet te nxierr pashaporte te re para 2011 dhe te fotokopjoje vizen dhe bashke me pashaporten e re te paraqitem ne ambasaden perkatese per ta rivendosure vizen por vetem n q se ambasades i do qefi plus imagjinoje se sa kohe do me kushtoje qe te beje keto veprime dhe nuk e kuptoje se perse e gjithe kjo kur BE i kerkon reforma dhe jo nderrime pashaporte pasi e dhane proven me ID qe munde te nxierresh fllso

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •