Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Livia5
    Kur humb nje te aferm prej nje lloj smundje eshte me e lehte te pajtohesh me fatin.....
    Mirepo si eshte me lehte te perballohet humbja e nje te afermit tuaj ne aksidente te ndryshme te papritura.
    A kalon kohe e gjate per te pranuar nje fat te tille.....
    Thonë se mënyra më e lehtë për të ngushëlluar veten dhe për ti përballuar më lehtë hallet tua është të dëgjosh hallet e të tjerëve... Mungesa e të afërmve nuk varret shumë nga mënyra si i humbim, por nga vet mosprania e tyre në jetën tonë.

    Para 8 viteve xhaxhait tim i vdiq vajza (kushërira ime e parë) prej kancerit, e re! Fatkeqësisht ajo pat vuajtur një kohë të gjatë nga kjo sëmundje, gjersa e shkatërroi plotësisht. Megjithëse vdekja shifej në sytë e saj prej kohësh, askush nuk donte të besojë se ajo një ditë do të mbyll sytë e saj përgjithmonë...E gjitha familja e përjetuam shumë rëndë vdekjen e saj, megjithëse ishte e paralajmëruar. Xhaxhai im, i cili ishte jashtzakonisht i afërt me të, asnjëherë më nuk rimori veten.
    Ai gjithnjë thoshte "sikur mos të kishte vuajtur kaq shumë nga dhembjet, sikur mos ta kisha parë duke dergjur e të mos përjetoja ndjenjën e paaftësisë për ta ndihmuar ose për tia lehtësuar dhembjen..."

    Mbase nuk ka vdekje të lehtë, ngushllimi i vetëm është se më herët ose më vonë të gjithë do tu bashkangjitemi atyre që i duam, por që ikin më herët...
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-08-2006
    Postime
    27

    Tragjedia E Fusharrezit

    C'do njeri e din qe nga vdekja skemi ku te fshihemi por llojet e vdekjes jan te shumta,sado qe i larget te jet nje njeri qe ka vderkur ai te dhimbset sadopak e leje me te te vdes dikush i aferm.
    Prejse e mbaj mend une kam pas vdekje te te afermit e mi por jo edhe shum te afert.
    Vdekja ose tragjedia qe me ka trondit me se shumti ka qen diten e14 TETORIT TE VITIT 2004 ne oren14:00 . Ishim plot 6 autobus me plot MATURANT nga MALISHEVA te cilet ishim duke u kethyer nga eskurzioni qe kishim ber ne SHQIPRI dhe fatekeqsish ne fusharrez pesoj njeri nga autobuset qe ishte me ne dhe aty humben jeten 15 shok te gjenerates sime 15 shok em te cilet 4 vite ndajtum se bashku te mire dhe te keqen me te cilet edhe eskurzionin e kaluam bashk edhe lojen e fundit e ndajtem bashk.

    Deri em sot ende tragjedi em te madhe ska perjetu shpirti im e as humbje me te madhe skam pas sesa tti humbe shoket e lojes te shkolles e klases po ja kjo ish jeta me batica e zbatica per dikan mir e dikan keq.

    Ne e dim qfar dit kan qen ato para dhe pas tragjedis askush tjeter se beson edhe pse e spjegojm mjaft ne menyra te ndryshme por kot.Mirpo me koh gjithqka po shkojke edhe ajo dhembje aq e madhe po u mbyllke ne nje vende te veqant ne zemer qe kurr se harrojm.

    ME RESPEKT KIMETE MORINA MALISHEVË

  3. #13
    Ne te vertete them se jeta eshte dicka qe na e dhuroi Zoti dhe ai si na solli pa rradhe ashtu do te na mari , por une perseri e kam problem , nuk pranij vdekjen e te afermi e kam te veshtire aq me shume ne nje aksident , sepse eshte nje shock shume i madh , ne pune minutash te kthehet gjithcka permbys
    Pse?

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    NJE GJE E TILLE ME KA NDODHUR .
    po cte them tjeter mbajme veten me gariet duke thene ,
    ATY E KISHTE TE SHKRUAR FATIN .

    JETA E NJERIUT ESHTE MISTER

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 12-09-2009, 20:10
  2. Humbja e një shprese është më e rëndë se humbja e një të vërtete
    Nga FLOWER në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 11-09-2007, 17:31
  3. Aksident ne Korce, perplasen 2 makina, 2 te vdekur
    Nga AlbaneZ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 07:20
  4. Shuhet një familje shqiptare nga Ohri në aksident trafiku
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 12-03-2006, 22:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •