Eshte me e popullarizuara ne bote, edhe ne Ballkan.
Imzot mos na lere pa kafe- peshperit bejtexhiu.
Dikush e pi kafene e mengjesit dhe jetes i thote lamtumire.
Eshte nje mike e mire e njeriut.
Nga llojet e kafese kemi ndryshime ne permbajtje, sic ka ndryshime ne karakterin e njeriut.
Kafeja me njeriun jane te njejte.
Ka kafe pa sheqer, sic ka dhe njerez pa te. Njerezit per me teper jane jo vetem pa sheqer, por edhe pa kripe. Keta te fundit jane te padurueshem.
Kefeja e mesme eshte me e embel se ajo e mesme me pak. Tariqelleku i kafese ka historine e saj. Mbetet enigme e madhe nese kafeja shtroi mbehine e te qenit tariqellek apo njeriu e shpiku kafene te bej tariqellek me te. Pra enigma eshte si ajo e vezes me pulen.
Tani po e pi kafene e mengjesit. Kafene e dyte me shume .
Kafeja me shume eshte e kundert me njeriun. Ata qe e pine te tille u thone te tjereve, - -E dua kafene e embel , mjaft jeten e kam te hidhur.
Kafeja e nxehte dhe e vaket
Ata qe e pine te nxehte sidomos per gjinine e re dhe te bukur, e pine shpejt dhe te nxehte te tjeret u thone se nuk iu frigoka vjehrres. Ēhyn vjehrra ne kete mes, kur e dijme se kafeja po nuk eshte e nxehte nuk pihet!
Por kafeja nuk pihet vetem ne mengjes edhe pse ka mbetur legjende mengjesi. Ajo pihet edhe ne dreke pas dreke dhe ne darke dhe pas darke. Kafeja pihet nga mengjesi ne darke.
Nje kafe per shefin.
Ne rruge degjon edhe kete refren Nje kafe per Shefin
Dhe njerezit habiten si nuk vdiq ky shefi aman nga gjitha ato kafete e pira.
Pastaj u kuptua se nuk ishte vetem nje shef. Pastaj u kuptua se nuk ishin shume shefa. Fare ne fund u bindem se te gjithe ishin shefa.
Ka dhe lloj njerezish qe keqperdorin kafene,. paguajne ne emer te kafese. Sa me ata leke mund te blesh edhe nje dyzine thasesh braziliane me kafe.
I doli boja kafese
Ngjyren ia moren djemte per te emertuar floket e vajzave. Ka floket ngjyre kafeje.
Dhe ne e pijme kafene pa ngjyre ne cdo kohe per te mbetur esull ne jete.
Kafeja prostitucioni i mendjes se njeriut.
Krijoni Kontakt