Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Ku ka me keq ne kete bote qe te jetosh vet dhe ti vrasin 4 djemt. Ky plak qe ju e nencmoni ka jetuar ne Tropoje per 70 vite dhe ka bese burri ka burrni dhe ndonje qyqar ketu mundohet ta perbalti ti vi turp.

    Si jane vra djemt e tij eshte pune tjeter por si prind ky njeri sot akuzon dike tregon me gisht se ky i nisi vrasjet ne Tropoje dhe ska nje prokuror trim te ngrihet dhe ti hyje kesaj valleje.

    Une kam ca pytje per ty anti-mafi dhe tjeret perse DR. Berisha nuk shkon ne Tropoje? Pse Dr. Berisha sdoli deshmitar ne gjyqin e Hajdarit? Pse nuk e hap tani prape gjyqin e Hajdarit meqe thoshte kam prova por si jap me kete qeveri kur te vij une ne pushtet do ti nxjerr.

    Ky bab qe i jane vra 4 djem sma merr mendja ve parti apo akuzo dike per bindje politike por akuzo se i djeg shpirti per femijet qe i ka ne varre.
    degjo ti djali..........ky baba qe thua ti te vij turp,,ne spo themi asgje,vec po komentojme me aq sa dime.

    une kam vella,e tjert baballare kane djem e goca jo 4-por 4-5-6 ose me shume,,edhe i rrisin me halle e ashtu qysh i kane pase mundesite, por u a japin nje far kulture ose nje far dituria,me respektu tjeret e me u sjell si tjeret, e mos me ja sjell fiken shtepise.

    pra ky baba qe i kane vdeke 4 djem,,qe shyqyr e theme me plot goje qe kane vdeke, sepse i kane mare kush e di sa familje nqaf duke u vra per aresye [me te ardh turp me i permend],e sot i rrisin jetimat me halle ,se ska as kush me punuar me jua cu buken te shtepia ne darke.

    edhe ti tipi vje ketu e me permend ate legen baba,qe ka rrite 5 cuna e nuk e di sa goca.

    qe do thuash ti ,ka qene si ka qene,perse nuk e kape shteti,,sepse eshte i fshehur,,
    sepse me perpara ska pas b,,th shteti as njeriu qe ju afrohet shtepis se tyre.aresyet perse (dihen)

    pra more zotni ca i ka ardh keq asajt familje qe kan vdek e gjera e tjera eshte vertet nje tragjedi,,por me mire qe kane vdeke ato edhe skan pase mundesi me vrare tjere.

    edhe nje tjeter,ato vellezet e kane dite e gjithe shqiperia qe kane qene kriminela + shteti vete edhe kur ka ardhe fundit Fatmir Hakla eshte bere kryetar Komune[policise,,apo dicka e tille se nuk e mbaj mire mend. pra

    ku ka te keqe per kete Baba qe te na vij Turp me ja permend kush emrin,,Babai qe vet i ka fute djemt ne ate rruge duke i fut per te bere pisllik pas pislliku.

    ketu eshte per te ardhe keq per ato persona qe jane munduar me jetuar dhe me krijuar nje familje me djerse tballit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ^AngeL^ : 20-08-2006 më 15:32
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga ^AngeL^
    degjo ti djali..........ky baba qe thua ti te vij turp,,ne spo themi asgje,vec po komentojme me aq sa dime..
    Angel me aq sa di shume ashper po komenton keshtu qe eshte me mire te mesosh me mire per ngjarjen dhe pastaj fol se jo per gje po se di me shume.

    une kam vella
    Bohu nan ose bab dhe do e shikosh qe nuk ka prinder ne kete bote qe i mesojne femijet e vet qe te shkojne me vra ose te shkojne ne rruge te keqe.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Angel me aq sa di shume ashper po komenton keshtu qe eshte me mire te mesosh me mire per ngjarjen dhe pastaj fol se jo per gje po se di me shume.



    Bohu nan ose bab dhe do e shikosh qe nuk ka prinder ne kete bote qe i mesojne femijet e vet qe te shkojne me vra ose te shkojne ne rruge te keqe.
    nga qe di kam shkruar jo qe ja kam futur kot..........................
    edhe ai qe eshte baba po ti kishte mesu femit sic duhet nuk kishin arrit,,por fain e ka i jati,pastaj kalamojt,ato trimat.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  4. #24
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Zingjirin e vrasjeve e ka filluar Berisha dhe ai eshte edhe sot kryevrasesi dhe kryekrimineli shqiptar i kohes moderne.Haklajt vertete as ne Kosove nuk kane emer te mire sepse kane qene bashkepunetore te UDB-se (Januz Haklaj nga Isniqi qe vret Patriotin Haxhi Tushukaj po nga Isniqi me urdher te UDB-se),por Berisha eshte vet me Serb se ata se eshte i martuar me serbet dhe ne politike eshte ngritur nga miqte serbe apo UDB-ja.Kjo eshte nje lufte e berishes per te mbuluar gjurmet e vrasjes nga ai te Azem Hajdarit per perfitime politike ndaj socialisteve ne shqiperi dhe ndaj OESB-ese e cila(Dan Everts-i) kerkonte me çdo kusht eliminimin e Azem Hajdarit i cili me perkrahjen,strehimin dhe armatosjen e Kosovareve ne shtepine e tij ishte bere i padurueshem per politiken Evropiane proserbe dhe per Berishen vet qe eshte i martuar me shkije.
    Ky konflikt mes Berishes dhe Haklajve do te duhej te perfundonte me asgjesimin e te dy paleve se te dy jane te shkijeve kush me pak e kush me shume.

  5. #25
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Ne Shkoder ...

    Kreu i rojeve në liqenin e Shkodrës, Isa Harusha u vra në lokalin e tij. Identifikohen si autorë tre vëllezërit Alija

    Vritet kryepolici i projektit italian


    Ekzekutohet përgjegjësi i rojeve të liqenit të Shkodrës dhe plagoset vëllai i tij. Isa Harusha, 45-vjeç me banim në lagjen “Dobraç” të Shkodrës ka mbetur i vrarë mbrëmë, rreth orës 21.00 në lokalin e marrë me qera prej tij, ndërkohë që plumbat i kanë rrezikuar jetën edhe të vëllait, Arbenit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto”, në lokalin “Univers”, i cili ishte marrë me qera nga vëllezërit Harusha dhe ndodhet në qendër të qytetit, mes xhamisë Ebu Bekër dhe Kishës Orthodokse. Dëshmitarë në vendngjarje pohojnë për “Shekullin” se dy vëllezërit kanë qenë duke ndenjur në një prej tryezave të lokalit, të nxjerra në trotuar, ku ishin ulur prej pak minutash, në kohën që janë sulmuar nga plumbat.
    Vrasja

    Tre persona, të identifikuar nga policia si vëllezërit Kolë, Pëllumb dhe Ergys Alija u kanë dalë përpara vëllezërve Harusha dhe kanë qëlluar me pistoletë kundër tyre. Pasi kanë lënë të plagosur shefin e “Renxhers-ave” të liqenit të Shkodrës dhe të vëllanë, autorët janë përpjekur të largohen nga vendi i ngjarjes me një makinë. Dëshmitarë të krimit të përgjakshëm rrëfejnë për “Shekullin” se makina e autorëve ka ecur vetëm pak minuta dhe më pas është ndalur, pasi është çarë sadokarti. Në këto kushte, tre vëllezërit Alija kanë zbritur nga makina dhe janë larguar me vrap, duke humbur gjurmët e tyre për policinë. Njerëz që ndodheshin në lokal kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës dy vëllezërit Harusha, por shefi i rojeve të liqenit nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

    Hetimi
    Policia e mbërritur në vendngjarje kanë marrë në pyetje dëshmitarë të shumtë, duke e orientuar hetimin për zbardhjen e krimit në dy pista kryesore. Dyshohet se motiv i ngjarjes ka qenë hakmarrja, pasi një muaj më parë, Arben Harusha ka patur një konflikt me disa persona në plazhin e Velipojës. Nga ana tjetër, policia e Shkodrës ka dyshime për një vrasje të kryer pas një grindjeje për motive të dobëta, të ndodhur vetëm pak minuta më parë në sheshin “Luigj Gurakuqi”, ku po shfaqej një koncert. Mendohet se dy vëllezërit Harusha kanë pasur një grindje gjatë koncertit dhe më pas ata janë drejtuar tek lokali i tyre. Policia pohoi mbrëmë se të dyshuarit kryesorë për ngjarjen janë Kolë, Pëllumb e Ergys Alija , vëllezër , të cilët janë identifikuar nga dëshmitarët e marrë në pyetje. Edhe pse krimi ndodhi thuajse në qendër të Shkodrës, autorët duket se nuk e kanë pasur shumë të vështirë të largohen, pasi policia ishte e angazhuar në marëvajtjen e koncertit. Deri në orët e vona të mbrëmjes, zyrtarët e policisë mohuan se vrasja e shefit të “Ranxhers”-ave të liqenit të ketë lidhje me detyrën që bënte Harusha. Mësohet se kohët e fundit ai ka patur rezultate të mira në punë, duke minimizuar gjuetinë e paligjshme në liqenin e Shkodrës. Viktima Isa Harusha ishte baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze, përkatësisht 16, 10 dhe 13 vjeç.

    ------------------------------------------------
    Ah moj Shqipni ....
    Gjakmarrje, motive te dobeta e me vone prape gjakmarrje ... edhe per sa kohe do rrjedh kjo plage !!!

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Letersia Shqiptare
    Nga new-man në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •