Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Koco Kokëdhima, në prag të divorcit

    E Marte, 25 Korrik 2006


    KOCO KOKEDHIMA, NE PRAG TE DIVORCIT

    Pas padise, Brixhida me bashkeshortin dhe dy vajzat e saj me pushime ne Kroaci


    Pas dates 4 shtator, e cila korrespondon me rikthimin nga pushimet te gjyqtareve te shkalles se pare ne Tirane, do te nisin procedurat per gjyqin e divorcit te ciftit Kokedhima.
    Brixhida Kokedhima rreth te 45 ave, drejtoreshe e "Spekter sh.a" ne kerkese padine e depozituar ne Gjykaten e Tiranes, pa bere prezent pretendimet, kerkon te zgjidhe martesen e saj me pronarin e "2K", Koco Kokedhima, 50 vjec.

    Me date 12 korrik, ne gjykaten e Tiranes, u hodh shorti elektronik per gjyqtarin e shqyrtimit te ceshtjes dhe u caktua gjyqtarja Fiqerete Mullaj. Lajmi eshte zyrtarizuar nga institucioni gjyqesor, si dhe u be publik ne median e shkruar dhe ate televizive, dje.

    Nuk dihen ende arsyet pse ky cift publik do te divorcohet, kerkuar nga gruaja, ndonese ka zera se e gjitha eshte per interesa ekonomike dhe se kryetarja e Partise "Lidhja e Blerte" kerkoi ndarjen nga bashkeshorti i saj pasi Parlamenti miratoi ligjin e ri per mediat. Sipas ketij ligji, asnje pronar i ndonje media elektronike nuk mund te marre pjese ne tendera.

    Gjithsesi, edhe pse ne gjykaten e Tiranes pritet qe Koco Kokedhima te perballet me padine e gruas se tij Brixhida, miq te ciftit thone se ata se bashku me dy vajzat ndodhen ne Kroaci per pushime. Numrat e zakonshem te celulareve te tyre nuk kane funksionuar ditet e fundit. Ata jane gjetur te mbyllur prej gazetareve sikurse cifti nuk ka pretenduar te hape as telefonat me numrat sekret.

    Seanca e pare qe do te drejtohet nga gjyqtarja Mullaj, do te jete pajtimore, sic procedohet zakonisht ne raste te tilla. Nese Brixhida dhe Koco Kokedhima nuk bien dakord per te qendruar serish se bashku, atehere do te vazhdojne procedurat ligjore deri ne firmosjen e divorcit. Gjate shqyrtimit te padise me objekt zgjidhjen e marteses do te behen publike edhe arsyet pse Brixhida Kokedhima kerkoi ndarjen. Nuk dihet nese ajo do te kerkoje perpjesetimin e pasurise me bashkeshortin e saj, apo nje kerkese te tille e ka bere vetem per te shmangur nenin e sapomiratuar te ligjit te ri te medias.

    Kerkesa
    Pak pak dite me pare Brixhida Kokedhima, drejtoreshe e "Spekter sh.a", ka depozituar prane Gjykates se Tiranes, nje padi me objekt zgjidhje martese nga bashkeshorti i saj, Koco Kokedhima. Shorti elektronik ka percaktuar gjyqtaren Fiqirete Mullaj, per te mare ne shqyrtim kerkesen per divorc, arsyet e te cilit ende nuk dihen
    a.prifti




    Koha Jone

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Normale qe do ndaheshin, Kocoja e rihte shume. Pastaj kto kohet e fundit Kocoja ka rrjedh fare, ngeli duke bere xhirro te trotuaret e bllokut nga 3 ore ne dite ne 100 metra trotuar shkon e vjen. Ka lajthit me 1 llaf.

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Brari sipas teje kjo eshte problematika e shqiptareve. Lerini njerezit ne hallet e tyre dhe mos u kenaqni me fatkeqesite e tjetrit.

    Moderatoreve te ketij nenforumi: Cenimi, Nderhyrja, dhe shpifja kunder intimitetit familjar denohet me ligj.

    Dito.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Ku e shikon kenaqesin fatkeqesin ti dito !? Mos e ke fjalen per pushimet e Brixhides ne Kroaci. Ata nqs do ndahen , do ndahen sepse ashtu duan, nuk po i con njeri me zorr ne gjygj per divorc moj Dito. Fatkeqesi quhet nqs vdes ndonje dhe jo kjo qe po ben cifti Kokerdhima. Pataj ajo qe ka thene Brari eshte mare nga nje gazete e pavarur shqiptare dhe nuk po e themi ne.

  5. #5
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga OO7
    Ku e shikon fatkeqesin ti dito !? Mos e ke fjalen per pushimet e Brixhides ne Kroaci. Ata nqs do ndahen , do ndahen sepse ashtu duan, nuk po i con njeri me zorr ne gjygj per divorc moj Dito. Fatkeqesi quhet nqs vdes ndonje dhe jo kjo qe po ben cifti Kokerdhima. Pataj ajo qe ka thene Brari eshte mare nga nje gazete e pavarur shqiptare dhe nuk po e themi ne.
    Nigjo plakun mer capajev: E para, lexo ne cilin nenforum je. E dyta, shkaterrimi i familjes per ty nuk do te thote asgje (keshtu apo jo!). E treta, nese eshte marre nga nje gazete e pavarur te hapet tema ne nenforumin Shtypi iu Dites.

    Besoj u morem vesh bashke. ja shendet nga daje Dito.

    Dito.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Mbytet 22-vjeçari."Po iku në Botën e Përtejme"

    Dito,

    Kjo me poshte me duket se eshte fatkeqesi, apo eshte edhe ajo e koqos?


    Mbytet 22-vjeçari."Po iku në Botën e Përtejme"

    Fjalët e fundit të Ilir Koçiaj, thënë nënës së tij, dy ditë para se të mbytej në ujërat e lumit

    Autori i Lajmit: Kristaq Thano

    FIER - “Kur të gjeni trupin tim në lumin Vjosë, nuk do të më qash. Unë jam gjallë dhe shpirti im do do të jetë i pranishëm në familje” janë këto fjalë që i ka thënë nënës së tij 22-vjeçari Ideal Koçiaj banues në fshatin Varibop të komunës Cakran Fier i cili është mbytur në lumin Vjosë para tre ditësh dhe trupi akoma edhe dje nuk është gjendur edhe pse kërkimet nuk kanë pushuar.
    Ngjarja
    Pa kaluar tre ditë nga fjalët që i kishte thënë mamasë së tij 22-vjeçari Kocia të shtunën në mbrëmje kishte shkuar me babanë për të kullotur bagëtinë në një lëndinë shumë afër lumit Vjosë. Sipas të jatit, Ideali, është larguar nga tufa e dhenve dhe është nisur drejt lumit Vjosë për tu mos kthyer më. Pasi është errësuar babai është shqetësuar nga vonesa e djalit dhe ka nisur ta kërkojë. Ka shkuar drejt lumit duke kërkuar dhe thirrur, por askush nuk i është përgjigjur. Ai ka nisur kërkimin në breg të lumit dhe ka parë rrobat e djalit të palosura. Pas kësaj duke humbur çdo shpresë për ta gjetur të gjallë dhe për këtë ka njoftuar të afërmit dhe të nësermen i gjithë fshati duke gdhirë dita e diel kanë nisur kërkimet aty ku janë gjendur edhe rrobat e trupit. Ndërkohë është njoftuar edhe policia e Fierit dhe këta të fundit kanë njoftuar polumbarët e Vlorës. Ata kanë kërkuar në një gjatësi prej disa kilometrash në lumë, por asnjë shenjë për gjetjen e trupit nuk është gjetur. Sipas polumbarëve të mbërritur në vend, një i mbytur në lumë është i vështirë të gjëndet pasi rrymat nënujore janë të fuqishme dhe e marrin dhe e dërgojnë atë shumë larg vendit ku është mbytur. Ndërkohë edhe dje dhe pardje të afërm të djalit të mbytur si dhe banorë të fshatit kanë bërë kërkimet në fshatin Kashist ku kalon lumi Vjosë. Me mjete rrethanore duke përdorur rrjeta teli ata kanë kërkuar në të gjithë gjatësinë e lumit me shpresën se mos trupi i të mbyturit do të mbetej në rrjetë. Por kanë kaluar dy ditë dhe trupi Ideal Koçiaj akoma edhe në mbasditen e vonë të ditës së djeshme nuk është gjendur.
    Literatura fetare
    Sipas prej njërit të afërmi të tij, Hetem Rrogaj, djali bënte një jetë të qetë dhe si familje ishin shumë të varfër. Gjatë gjithë kohës rrinte i vetmuar dhe nuk përzihej me shoqërin. Ishte shumë i zgjuar, dinte dy gjuhë dhe gjithë kohën e kalonte duke lexuar literature fetare. Fakti se në dhomën e tij ndodhen shumë libra të tilla tregon se ai besonte te jeta mbas vdekjes. Këtë e konfirmojnë edhe kushërintë e tij, të cilat hedhin dyshime se shakaku i mbytjes ka qënë edhe shtyrë nga librat që lezonte për rringjallen mbas vdekjes. Gjithsesi edhe fjalët që i ka thënë nënës së tij para se të mbytej tre ditë më parë se nuk do më qash edhe në rast se mbytem tregon se ai kishte besim te literatura fetare për ringjaljen e njeriut pas vdekjes.

    22 vjeç është Ilir Koçiaj, i cili është vetëmbytur në lumin e Vjosës

    3 ditë më parë ka ndodhur ngjarja me pasojë vdekjen e të riut nga Cakrani

    2 ditë para se të vetëmbytje, Koçiaj, i ka thënë nënës së tij për vdekjen


    Kërkimet
    Sipas polumbarëve të mbërritur në vend nga Vlora, trupi i një të mbyturi në lumë është i vështirë të gjendet pasi rrymat nënujore janë të fuqishme dhe e marrin dhe e dërgojnë atë shumë larg vendit ku është mbytur dhe kërkimet janë të vështira

    Mbytja
    Pa kaluar dy ditë nga fjalët që i kishte thënë mamasë së tij 22-vjeçari të shtunën në mbrëmje ka dalë shkuar me babanë për të kullotur bagëtinë në një lëndinë shumë afër lumit Vjosë, në të cilin ka vendosur të japë fund jetës

    Librat
    Gjatë gjithë kohës rrinte i vetmuar dhe nuk përzihej me shoqërin. Ishte shumë i zgjuar, dinte dy gjuhë dhe gjithë kohën e kalonte duke lexuar literature fetare. Fakti se në dhomën e tij ndodhen shumë libra të tilla tregon se ai besonte te jeta mbas vdekjes.


    Ky lajm është publikuar: 25/07/2006
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ngushellime Familjes.. se djaloshit nga Cakrani..

    22 vjec.. thot gazeta..ishin te varfer..

    ehh ta dinte i ziu djale se te jesh 22 vjec je me i pasur se Liz tejlori e nikoll xheksonaj e se vet sheiku al fuad al rashim ..


    keshtu xhu i nderuar..



    ditush odenonushi..
    nuk ja dua ndarjen Kocos jo..po meqe jan Vipa edhe gazetat shkruajn..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 26-07-2006 më 02:53

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Ngushellime familjes!!!
    P.S: Sa per Kocon, eh ndodhin...jeta vazhdon.

Tema të Ngjashme

  1. I dhuroi veshken gruas, ia kerkon pas divorcit
    Nga white-knight në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:24
  2. Shkaqet aktuale të divorcit në Kosovë
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-08-2006, 18:29
  3. Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-07-2006, 09:57
  4. Kongresi socialist, ndryshime rrënjësore në statut
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-02-2005, 05:20

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •