E përbashkëta e extremeve
Bonsensi ka të bëjë më tepër me kuptimin se sa me moskuptimin megjithate kto dy terma të fundit mund të konvertoheshin edhe bindje dhe detyrim.
Në rastin e pare kemi të bëjmë me parimin e demokracisë në të dytin me atë diktatorjal; parimi është i njejti kazani do mbushur e do mbushet por shtatë nga dhija e nji nga vija apo e kundërta?
Demokracia është diktaturë e ligjit, diktatura është demokraci e detyruar, zgjedhim ne ato apo na zgjedhin ato ne?
Zgjedhja jonë është fjalamane, merita jonë është vendimtare. Sidomos në demokraci por edhe nën diktaturë.
E para presupozon rregullin lirinë e ekonominë si të pranueshme të pranishme e të mirëqenë, e dyta mbush
defiçencat e nji shoqërie, si thoshte dhe Jezusi ‘’ shejtani mbush kokat e zbrazta’’
Ndërsa e para,bëhet fjalë për demokraci të vërtetë e jo pallavra njerzish që merren me politikë apo paguhen
për te, ecën me bindje sipas moralit e bonsensit e vepra e saj është produktive e progressive në përgjithësi,
e dyta,diktatura qoftë dhe e padeklaruar kompenson për vendosjen e gjendjes, të një far statukuoje, pa të cilën njerëz injorantë apo inferjorë apo të poshtër nuk munden të vegjetojnë, po as edhe tjerë.
Pamvarsisht nga aparencat, kemi nji ekuiliber dinamik e jo fort të dukshëm por dhe jo të pa ndreqshëm sado që me disa mundime, e ky është një rrealitet që imponohet dhe ose pësohet ose mësohet.
E.K.
Krijoni Kontakt