Karla Del Ponte, te premten ne Tirane

Karla Del Ponte pritet te vizitoje Tiranen te premten.

Ne azhenden e kryeprokurores se Hages jane fiksuar takime me Presidentin e Republikes, Alfred Moisiu, kryeparlamentarin Servet Pellumbi, Kryeministrin Fatos Nano, ministrin e Jashtem Ilir Meta, si dhe me liderin e opozites, Sali Berisha. Del Ponte vjen ne Tirane ne nje kohe kur perfliten disa arrestime ne Kosove me akuzen per krime lufte ndaj disa pjestareve te ish-Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Muajt e fundit forcat e KFOR-it kane arrestuar ne Kosove disa ish-luftetare te UCK-se, gje e cila ka ngjallur protesta te dhunshme ne disa qytete kosovare. Testimi i opinionit te Tiranes zyrtare ne lidhje me kete ceshtje, sipas burimeve diplomatike, mund te jete edhe nje nga qellimet e udhetimit te Del Pontes ne kryeqytetin shqiptar. Kjo konsiderohet nje ceshtje e mprehte dhe delikate per qeverine shqiptare, per te cilen jo te gjithe faktoret politike shqiptare shprehin te njejtin qendrim. Vizita e se premtes, eshte e dyta qe Del Ponte, e cila ndodhet ne fund te mandatit te saj ne krye te Gjykates se Hages per krime lufte ne ish-Jugosllavi, zhvillon ne Shqiperi, qe pas luftes se Kosoves ne pranveren e 1999.



Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperui pranvera?