Amerikanet (meqe jetojme ketu i referohem ketyre), po mbase edhe vendet e tjera e kane zakon qe, momenti qe signifikon piken kritike te nje lidhje serioze midis nje djali dhe vajze (ne shumicen e rasteve lol) eshte kur djali i propozon vajzes, dhe mbasi/nese vajza thte PO ky i ve unazen ne gisht dhe ky moment eshte fejesa.
Puna eshte se keta e kane zakon qe cuni te ulet ne gjunje para goces kur e ben kete avaz lol
Ca mendoni per propozimin, si duhet te jete, etj etj?
Mua keto te amerikaneve, shumica e tyre me duken fallco, tip alla "parafabrikate" nga filmat e hollivudit, pra skenare shabllone. Pastaj cne qe djali te ulet ne gjunje njehere?
Nuk mjafton qe eshte djali ai qe duhet ta beje gjithmone kete pune (te mare vendimin per propozimin, dhe ta inicioje ate), por u dashka te ulet dhe ne gjunje? lol
A nuk kemi thene liri, barazi, demokraci, dhe domate turshi? PO ...atehere?
P.S. Meqenese e di qe jeni thashethemexhinj te medhenj lol, po ju pres rrugen i pari duke thene qe tema s'ka te beje fare me jeten time personale, por thjesht mu kutua nga nje foto qe vuri Kuqja tek njera teme e saj, ku dhe mund te shikoni nje ilustrim lol
http://www.forumishqiptar.com/showpo...1&postcount=11
Keshtu qe nese doni te merreni me thashetheme, meruni me kuqen, se ajo do kete pasur ndonje arsye qe e ka vene kete foto me gjithe ato komente![]()
Krijoni Kontakt